| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » BĖRJA E SHTETIT TĖ KOSOVĖS |
| Postuar mė datėn: 2008-02-16 15:06:33 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Vetė statusi i ri i Kosovės, "pavarėsia e mbikėqyrur" e saj do tė pėrbėjė njėrėn prej sfidave mė tė mėdha pėr Kosovėn. Edhe pse thuhet se nuk ekziston mundėsia e pėrsėritjes sė UNMIK-ut nėpėrmjet BE-sė, ėshtė fakt i pamohueshėm se nė Kosovė do tė ketė njė prani tė fuqishme civile ndėrkombėtare, e cila pėr kohėn se sa do tė jetė "e instaluar" nė Kosovė, do tė mund tė krijonte "njė mentalitet tė ri varėsie tė saj". Nuk do tė dėshironim qė nė Kosovė "tė pėrsėritet shembulli i Bosnjės" dhe qė ajo prani civile ndėrkombėtare "tė krijojė" nga Kosova njė shtet jofunksional dhe, nė mungesė tė sovranitetit nė kuptimin e tij tė shprehur mė lart, nė Kosovė "tė krijohet ndjenja e tė qenit shtet", pa mundėsinė e funksionimit tė tij nė kuptimin e plotė; "tė krijohet ndjenja e tė qenit i pavarur", pa mundėsinė e shprehjes sė saj nė kuptimin e plotė; "tė krijohet ndjenja e "tė veshurit me pushtet", pa mundėsinė e ushtrimit tė tij nė kuptimin e plotė. |
|
Shkruan: Akademik Esat STAVILECI
Kosova do tė ballafaqohet me problemin e shtrirjes sė juridiksionit tė institucioneve tė saj, qoftė nė Veriun e Kosovės, qoftė nė enklavat serbe, pėr shkak "tė presionit tė pushtetit tė Beogradit" pėr "padėgjueshmėri" ndaj tė parave qė do tė mund tė shpinin nė "izolim tė territoreve tė Kosovės" ku jetojnė dhe ku do tė jetojnė serbėt, nė bazė tė projektit territorial dhe etnik tė decentralizimit, duke "ruajtur varėsinė nga Beogradi" dhe duke "mos e pėrmbyllur kapitullin" e pozicionimit politik tė Serbisė ndaj Kosovės. Pra, sfidė mė vete do tė jetė si tė vendoset zbatimi i ligjeve unike tė Kosovės nė ato "pjesė tė territorit tė Kosovės", nėse popullata nė to do "tė vazhdojė tė jetė e kthyer me sy e veshė nga Beogradi", e jo nga "qendra" nė Prishtinė.
Vrojtimet e para
Nėse tė pėrkufizosh shtetin do tė thotė "tė shpjegosh ēdo tė thotė fjala shtet", problemi ėshtė i zgjidhur. Megjithatė, pėrkufizimi i shtetit ėshtė njė problem shumė mė kompleks, se nė dukje tė parė, ndėrsa edhe mė komplekse ėshtė bėrja e shtetit, duke pasur parasysh faktin se "midis fjalės dhe asaj qė tregon ajo, midis emrit dhe objektit, largėsia ėshtė e madhe". Tė gjera dhe tė larmishme janė konceptet, si "mjete" ose "instrumente" pėr tė kuptuar fenomenet nė lidhje me shtetin dhe bėrjen e tij. Ky mėsim do tė duhej tė kihej parasysh edhe nė Kosovė, e cila gjendet para "shpalljes sė pavarėsisė".
Pėrkufizimi
Tė pėrkufizosh shtetin do tė thotė, sė pari, tė caktosh "kufijtė" e tij, sepse "njė koncept i papėrkufizuar, ėshtė nė radhė tė parė, njė koncept pa fund". Sipas Fjalorit Politik tė Oxfordit (1996), shteti (state) ėshtė "njė tėrėsi e dallueshme institucionesh politike, qėllimi i veēantė i tė cilave ėshtė organizimi i sundimit, nė emėr tė interesit tė pėrbashkėt, brenda njė territori tė caktuar". Brenda botės "njėjtėsohet njė numėr i madh shtetesh" sipas epokave tė ndryshme dhe sipas hapėsirave tė ndryshme historike qė shpie te njė pėrfundim i qartė se "shteti jashtė kohės dhe jashtė hapėsirės nuk mund tė kuptohet". Ēėshtė e vėrteta, koha "shpreh vazhdimėsinė e ekzistencės sė shtetit qė nga lindja e tij", ndėrsa hapėsira "shpreh mėnyrėn e vendosjes sė shtetit nė njė territor tė caktuar".
Bėrja e shtetit si proces
Asnjė shtet nuk ka ekzistuar para se tė formohet si i tillė, ndėrsa bėrja e tij ėshtė njė proces dhe Kosova "po kalon nėpėr tė". Para Kosovės po shtrohet pyetja: Si tė bėhet shteti, qė tė funksionojė si i tillė? Pyetja shtrohet duke marrė parasysh, nga njėra anė, mundėsitė, ndėrsa, nga ana tjetėr, kufizimet qė po i bėhen Kosovės nė bėrjen e shtetit. Ēthotė teoria? Ajo thekson se shteti ėshtė, nė radhė tė parė, njė organizatė shoqėrore, qė ka pushtetin, qė shtrihet nė territor tė caktuar dhe qė popullsia nė atė territor sillet sipas rregullave qė i pėrcakton pushteti shtetėror.
Siē u theksua, sė pari, shteti ėshtė njė organizatė shoqėrore. Ky sqarim bėhet pėr tė kuptuar faktin se "shteti nuk ka ekzistuar nė tė gjitha fazat e zhvillimit tė shoqėrisė", pra se themelimi i shtetit, vetvetiu, ėshtė njė proces shoqėror. Nuk ka asnjė dyshim se "nėpėr atė proces" po kalon sot edhe Kosova dhe se ai proces shoqėror "arsyeton bėrjen e shtetit tė Kosovės". Me kėtė rast, duhet tė kihet parasysh, gjithanshmėria dhe gjithėpėrfshirja e njohurive tė proceseve shoqėrore nė Kosovė dhe nė lidhje me Kosovėn, si nė tė kaluarėn, ashtu edhe nė tė tashmen, veēanėrisht realitetet e reja tė krijuara nė tė.
Sė dyti, u tha se njė organizatė shoqėrore nuk mund tė veprojė pa pushtet. Nė fakt, ajo edhe themelohet pėr tė disponuar pushtetin. Pushteti pėrcakton formėn dhe strukturėn e saj. Pra, shteti, si organizatė shoqėrore, ėshtė "bashkėsi funksionesh". Pikėrisht nė kėtė element tė shtetit lindin problemet qė mund tė ngadalėsojnė dhe vėshtirėsojnė bėrjen e shtetit nė Kosovė.
Nuk ka shtet, nė kuptimin e tij tė plotė:
1. Pa marrjen e pėrgjegjėsive tė plota pėr tė qeverisur me tė
Misioni i OKB-sė nė Kosovė (UNMIK), qė prej vitit 1999 "synon tė krijojė institucionet shtetėrore nė Kosovė", edhe pse dhe vetė ėshtė ndodhur pėrballė kontradiktave lidhur me statusin e mandatit tė vet. Nė pyetjen se si "tė pajtohen" kėto dy skajshmėri, bashkėsia ndėrkombėtare mund dhe duhet tė pėrgjigjet me kalimin e pushtetit nė institucionet e Kosovės dhe, kėshtu, tė pėrmbushė njėrin ndėr kushtet themeltare pėr bėrjen e shtetit nė Kosovė. "Rezervimi i pushtetit" nė duar tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe ushtrimi i njė pjese shumė tė rėndėsishme tė tij nga njė mision i ri civil ndėrkombėtar qė do tė zėvendėsojė UNMIK-un, do tė ngadalėsojė dhe vėshtirėsojė bėrjen e shtetit nė Kosovė. Pra, vetėm marrja e pėrgjegjėsive tė plota nga ana e institucioneve tė Kosovės dhe ndėrtimi demokratik i tyre do tė mund "ti jepnin kuptimin e plotė" shtetit tė Kosovės.
2. Pa sigurimin dhe garantimin e tėrėsisė territoriale
Njė problem tjetėr qė mund tė ngadalėsojė dhe vėshtirėsojė bėrjen e shtetit tė Kosovės ėshtė ai i dėmtimit tė mundshėm tė tėrėsisė territoriale tė saj, nėse do tė mungojė shtrirja dhe kontrolli i institucioneve tė shtetit tė Kosovės, qoftė nė veriun e Kosovės, qoftė nė "enklavat serbe", tė etabluara si "komuna me shumicė serbe".
3. Pa supremacion tė Kushtetutės ndaj rregullave tė tjera
Nė bėrjen e shtetit, Kosova do tė pėrballet me "njė numėr rregullash" qė, gjithashtu, mund ta ngadalėsojnė dhe vėshtirėsojnė atė. Ato rregulla, nė formė parimesh, tė pėrmbledhura nė Pakon e Ahtisaarit, dhe tė zbėrthyera si "tė drejta dhe detyra" tė institucioneve vendore nė ligjet e Kuvendit tė Kosovės me tė cilat do "tė mbikėqyret" pavarėsia, nuk i sigurojnė Kushtetutės sė Kosovės primatin e "aktit tė parė dhe themeltar juridik", veēanėrisht jo tė aktit burimor tė shtetit me tė cilin shprehet vullneti i shtetasve tė tij, nė kuptimin e plotė.
4. Pa funksionalizimin e tij
Mungesa e funksionalizimit tė shtetit mund tė pėrbėjė sfidėn tjetėr qė mund tė ngadalėsojė dhe vėshtirėsojė bėrjen e shtetit tė Kosovės. Kosova ndien nevojėn pėr shtet funksional, e jo pėr njė shtet tė "tipit tė Bosnjės", qė funksionon me shumė ngadalėsi dhe vėshtirėsi. Nė Kosovė nuk do tė mund tė qėndronte njė shtet i cili do "tė prodhonte" kontradikta politike e shoqėrore, por vetėm njė shtet ligjor, thellėsisht demokratik, nė tė gjitha pėrmasat e tij. Prandaj, nė funksionimin e tij, shteti i Kosovės do tė duhej tė mbėshtetej nė "bėrthamėn e demokracisė", e cila "balancėn e koparticipimit tė pakicės demografike" nė pushtetin politik, do tė mund "ta vendoste me respektimin e realitetit demografik tė tė gjithė territorit".
5. Pa sovranitet
Njė shtet qė "nuk mvishet me sovranitet" kėrcėnon me rrezikun qė tė prodhojė e tė thellojė kundėrthėnie tė ndryshme politike e shoqėrore. Gjendja e sovranitetit, nė fakt, konsiderohet si "pavarėsi faktike e shtetit nė marrėdhėniet politike me shtete tjera". Edhe pse sovraniteti sot nuk ka njė "vlerė absolute", ēfarė e kishte mė parė, atė e karakterizojnė "pavarėsia ndaj pushtetit tė ēdo shteti tjetėr"; "mungesa e ēdo kufizimi formal pėr pushtetin shtetėror nė nxjerrjen e ligjeve"; "epėrsia e pushtetit shtetėror, nė territorin ku ai shtrihet, mbi ēdo pushtet tjetėr". Nė tė vėrtetė, sovraniteti nėnkupton kėrkesėn e shtetit pėr vetėqeverisje tė plotė. Kosova do tė pėrballet me "mungesėn e sovranitetit", tė shprehur nė tri karakteristikat e tij, sepse institucionet e saj nuk do tė jenė "autoritet i fundmė politik qė nuk i nėnshtrohen asnjė pushteti mė tė lartė pėr sa i pėrket marrjes dhe zbatimit tė vendimeve politike", duke pasur parasysh njė prani, relativisht tė fuqishme ndėrkombėtare, ushtarake e civile nė Kosovė, me fuqi ekzekutive dhe me fuqi tė interpretimit tė mandatit tė vet.
Shqetėsimet
Edhe mė parė, madje shumė herėt (Revista "E drejta", Prishtinė, nr.1-2/2003), jemi shprehur skeptik ndaj projektit tė decentralizimit dhe jemi deklaruar kundėr decentralizimit territorial dhe etnik. Decentralizimi nė Kosovė, "ėshtė menduar" tė bėhet "me qėllim tė integrimit tė pakicės serbe nė institucione", por "veshja e tij" me "petkun etnik" kėrcėnon me rrezikun qė "tė shpie nga ēintegrimi". Modeli i decentralizimit do tė duhej tė ishte: shoqėrisht i pranueshėm; politikisht i pėrshtatshėm; profesionalisht racional; organizativisht funksional, dhe, para sė gjithash, dhe, mbi tė gjitha, etnikisht i hapur. Pikėrisht pėr shkak tė projektit tė decentralizimit, tė ndėrtuar mbi parimin territorial dhe etnik, Mitrovica dhe veriu i Kosovės do tė mund tė pėrbėnin njė problem mė vete, pavarėsisht nga statusi i ri i Kosovės. Gjendja nė terren do tė mund tė kėrcėnonte me rrezikun e "pėrligjjes sė saj". Nuk do tė dėshironim qė aty tė ndodhte ndonjė "Republika Srpska" tjetėr. Shembulli i Bosnjės ėshtė ende shumė i freskėt dhe sinjifikativ. Pra, nėse Kosova do "tė pavarėsohej" me njė etnitet serb nė veriun e saj, ajo zgjidhje do tė mund tė pėrligjte, herėt a vonė, ndarjen dhe do tė mund tė paraqiste njė hap drejt "legalizimit tė strukturave paralele shtetėrore serbe nė njė pjesė tė territorit tė Kosovės". Kjo zgjidhje, nė vend se tė mėnjanonte ose zvogėlonte tensionet ndėretnike, do "ti ēonte ato" nė "shkallėn mė tė lartė".
Krijimi i zonave tė mbrojtura pėr rreth "kishave dhe manastireve serbe" do tė mund tė pėrbėnte njė kapitull tjetėr problemesh nė "Kosovėn e pavarur". Vendosja e zonave tė mbrojtura pėr rreth "kishave dhe manastireve serbe" pėrkon me pikėpamjen e pseudoshkencės serbe pėr Kosovėn si "djep i Serbisė dhe shtetit serb", edhe pse, siē e kemi argumentuar dhe faktuar edhe nė shkrime tė mėhershme, posesivizmi serb ndaj Kosovės nuk qėndron shkencėrisht dhe ėshtė i pathemeltė, qoftė "nė aspektin metodologjik tė cilėsimit tė karakterit etnik kombėtar tė territorit", qoftė "nė aspektin e sė vėrtetės materiale historike".
Problem mė vete nė "Kosovėn e pavarur" do tė mund tė pėrbėnte dhe zbatimi i tė ashtuquajturit "diskriminim pozitiv i minoriteteve", veēanėrisht i pakicės serbe qė, nė tė vėrtetė, pėrmban njė "katalog privilegjesh" tė cilat, ndėr tė tjera, nė rastin e aplikimit tė procedurės sė votimit tė dyfishtė (sipas modelit tė "Marrėveshjes sė Ohrit") do tė mund tė prodhonin bllokadė tė punės sė Kuvendit tė Kosovės, me implikime tė rėnda politike.
Niveli shumė i ulėt i zhvillimit ekonomik ėshtė shqetėsues pėr tė ardhmen e Kosovės. Menjėherė pas vendosjes sė statusit tė ri, Kosova do tė trashėgojė shifrat e tashmė shumė tė larta tė papunėsisė (rreth 70%), me shkallė shumė tė lartė tė varfėrisė. Kosova do tė ballafaqohet me shpenzime shumė tė rritura buxhetore, ndėrkohė qė do tė ketė njė buxhet qė nuk ka ndryshuar shifrat disa vjet.
Vrojtimet mbyllėse
Kosova po jeton nė pritje tė statusit tė ri politik tė saj, pėrkatėsisht tė pranimit tė sinjaleve nga SHBA-ja dhe BE-ja pėr "shpalljen e pavarėsisė" nga ana e Kuvendit tė saj. Qytetarėt e Kosovės, veēanėrisht klasėn politike "e ka kapluar" euforia dhe ajo sikur mė shumė ėshtė "e preokupuar" me "shpalljen e pavarėsisė" se me "bėrjen e saj", pa vrarė mendjen se bėrja e shtetit tė Kosovės ėshtė mė shumė se deklarimi pėr tė.
Vetė statusi i ri i Kosovės, "pavarėsia e mbikėqyrur" e saj do tė pėrbėjė njėrėn prej sfidave mė tė mėdha pėr Kosovėn. Edhe pse thuhet se nuk ekziston mundėsia e "pėrsėritjes sė UNMIK-ut nėpėrmjet tė BE-sė", ėshtė fakt i pamohueshėm se nė Kosovė do tė ketė njė prani tė fuqishme civile ndėrkombėtare e cila, pėr kohėn se sa do tė jetė "e instaluar" nė Kosovė, do tė mund tė krijonte "njė mentalitet tė ri vartėsie tė saj". Nuk do tė dėshironim qė nė Kosovė "tė pėrsėritet shembulli i Bosnjės" dhe qė ajo prani civile ndėrkombėtare "tė krijojė" nga Kosova njė shtet jofunksional dhe, nė mungesė tė sovranitetit nė kuptimin e tij tė shprehur mė lart, nė Kosovė "tė krijohet ndjenja e tė qenit shtet", pa mundėsinė e funksionimit tė tij nė kuptimin e plotė; "tė krijohet ndjenja e tė qenit i pavarur", pa mundėsinė e shprehjes sė saj nė kuptimin e plotė; "tė krijohet ndjenja e "tė veshurit me pushtet", pa mundėsinė e ushtrimit tė tij nė kuptimin e plotė.
Kosova do tė ballafaqohet me problemin e shtrirjes sė juridiksionit tė institucioneve tė saj, qoftė nė veriun e Kosovės, qoftė nė enklavat serbe, pėr shkak "tė presionit tė pushtetit tė Beogradit" pėr "padėgjueshmėri" ndaj tė parave qė do tė mund tė shpinin nė "izolim tė territoreve tė Kosovės" ku jetojnė dhe ku do tė jetojnė serbėt nė bazė tė projektit territorial dhe etnik tė decentralizimit, duke "ruajtur vartėsinė nga Beogradi" dhe duke "mos e pėrmbyllur kapitullin" e pozicionimit politik tė Serbisė ndaj Kosovės. Pra, sfidė mė vete do tė jetė si tė vendoset zbatimi i ligjeve unike tė Kosovės nė ato "pjesė tė territorit tė Kosovės", nėse popullata nė to do "tė vazhdojė tė jetė e kthyer me sy e veshė nga Beogradi", e jo nga "qendra" nė Prishtinė.
Edhe njė problem tjetėr me tė cilin mund tė pėrballet "Kosova e pavarur" nuk bėn tė anashkalohet e tė mos merret parasysh. Bėhet fjalė pėr mundėsinė e ngadalėsimit dhe vėshtirėsimit tė punės sė Kuvendit tė Kosovės nė nxjerrjen e ligjeve, pėr shkak tė kushtėzimit tė miratimit tė disa prej tyre me procedurėn e "votimit tė dyfishtė".
Mė nė fund, mungesa e njė rezolute tė re tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, me tė cilėn do tė zėvendėsohej Rezoluta 1244 e tij do tė mund ta ngadalėsojė dhe vėshtirėsojė "veshjen e Kosovės" me subjektivitet tė plotė politik, juridik- kushtetues dhe ndėrkombėtar dhe, pėr pasojė do tė mund tė zvarritej gjatė anėtarėsimi i Kosovės nė OKB, Bashkimin Evropian dhe NATO, qė pėrbėjnė synimet e ēdo shteti tė ri. Mungesa e atij subjektiviteti, vetvetiu, do ta bėnin pavarėsinė, mė shumė "tė varur" se "tė mbikėqyrur", dhe sovranitetin, mė shumė "tė synuar" se "tė realizuar". |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|