| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MBI TĖ GJITHA ATDHEU |
| Postuar mė datėn: 2007-05-09 15:00:37 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Beqir Elshani
Gjatė ndjekjes sė kursit tė suedishtes, mėsuesja mė pyeti se ēka do tė thotė fjala paradiset, ndaj unė ia prita se pikėrisht unė banoj nė lagjen, e cila quhet Paradiset (Parajsė), dhe do tė thotė dashuri. Lidhur me parajsėn, Dervish Basha, plak 90 vjeēar nga Dardhishta e Therandės, thotė se pėrtej parajsės ėshtė ferri, prandaj pėrtej dashurisė ėshtė urrejtja. Xha Dervishi, kėshtu e thėrras unė bashkėvendėsin tim, ka njė kujtesė tė fortė dhe tregon ngjarjet e luftėrave kryengritėse tė popullit shqiptar pėr liri dhe pavarėsi kombėtare. Nė vitet e rinisė sė tij kishte takuar deputetin dhe dėshmorin e qėndresės shqiptare, Ramė Bllaca, tė cilin me hollėsi e pėrshkruan qėndrimin e tij revolucionar pėr tė mos e lėshuar Kosovėn, pėrkundėr torturimit tė egėr serb. Veē nfluturofshim nqill, pėrndryshe kurrė mos me lshu Kosovėn, kishte thėnė Ramė Bllaca, tregon xha Dervishi i emocionuar. Pastaj tregon edhe pėr rapsodin e mirėnjohur popullor, Riza Bllaca, dhe shprehimisht i lėviz gishtat nė gjoks si shenjė e instrumentit tė sharkisė. Dardhishten me Bllacėn i ndajnė malet e shpeshta me dushqe, ato pėrdoren nė ndėrtimtari. Me drurin e dushkut piqet buka e fshatarėve dhe ngrohen odat tradicionale shqiptare, ku kėndohen kėngėt e trimėrisė. Kėto male tė thella dhe tė ashpra kishin edhe njė fshehtėsi tė paskajshme, ruanin kaēakėt shqiptarė qė luftonin kundėr pushtuesit turk dhe serb. Plaku tregon se nė atė kohė odat kanė qenė shkolla pėr kalitjen e trimave shqiptarė drejt ēlirimit dhe bashkimit tė tokave shqiptare. |
|
Gjatė luftės nė Kosovė ia ka drejtuar gishtin Millosheviqit, qė tė mos e prek popullin shqiptar, tė njėjtėn gjė sot ia bėn Rugovės, dhe thotė: More ēun, mos prek nė flamur se sqorron Zoti! Ka rėndėsi qė xha Dervishi beson nė Zot, sepse ėshtė i drejtė. Ėshtė pėr vatan, jo pėr iman, siē janė disa fanatikė, tė cilėt fenė e vendosin mbi atdheun, dhe shton se pa atdhe nuk ka as gjuhė shqipe as iman. Tė tillėt, xha Dervishi i quan patriotė me bateria vezulluese. Ky plak ėshtė takuar edhe me Artisten e Popullit, Tinka Kurti, nė Malme tė Suedisė, ku edhe janė fotografuar, pėrshtypje u bėnte plisi i bardhė ndaj tė gjithė pjesėmarrėsit e nderonin.
Njė ditė erdhi njė bashkėvendės nga ana e Karadakut dhe menjėherė shprehu revoltėn pėr vrasjen e vėllezėrve irakianė nė Gjirin Persik. Karadaksi e tha mė zė tė lartė, meqė xha Dervishi nuk dėgjon mirė. Prandaj plaku ia priti: Kujdes, sepse vllaznit e tu janė shqyptart prej Kosove deri nė Ēamėri. Nė vazhdim xha Dervishi ia tregoi anekdotėn e ekzistencės: Rujma Zot, katundin, shtėpinė dhe mue! duke shtuar edhe lutjen kombėtare Rujma Zot, Kosovėn! Nė vazhdim tha se po tė brengosemi vetėm pėr fatin e atdheut dhe kombit tonė, liria dhe pavarėsia do tė ishte realitet. Shqiptarėt kishin luftuar nėn flamurin latin pėr mbrojtjen e perandorisė romake; kishin luftuar nėn flamurin yll e hėnė pėr forcimin e perandorisė osmane; kishin luftuar pėr mbrojtjen e Egjiptit nga perandoria osmane; kishin luftuar pėr ēlirimin e tėrė Gadishullit Ballkanik nga hordhitė turke; kishin luftuar nėn flamurin e internacionalizmit kundėr fashizmit gjerman dhe italian duke i ndjekur deri nė Srem dhe nė Trieste, mirėpo a do tė luftojnė ndonjėherė pėr ēlirimin e trojeve tona nga pushtuesi mė i keq se fashizmi gjerman dhe italian, besa edhe mė i keq se turku. Jo vetėm kaq, sepse nė Jugosllavinė kundėrpopullore dhe kundėrdemokratike tė Titos shqiptarėt, me duart e tyre tė ēelikta, vite me radhė kishin ndėrtuar Beogradin, qytet, i cili edhe sot nuk heq dorė pėr ripushtimin e Kosovės.
Unė e shfrytėzova rastin dhe bashkėvendėsit nga ana e Gjilanit i parashtrova njė pyetje rreth emancipimit kombėtar. E pyeta se cilėn do tė ndėrtonte mė parė nė katundin e tij: shkollėn apo xhaminė. Karadaksi, jo vetėm qė tha xhaminė, por nė mėnyrė profetike shtoi kinse xhamia ta mbron edhe shkollėn edhe vatanin. Pėrkundrazi xha Dervishi tha:
shkollėn, se mos me kan shkolla shqype, pasha Zotin, asnji shqyptar skish met nKosovė! Nė fund i tha se si nuk i paska pėrngja kreshnikut Idriz Seferi. Duket sikur mysafirit iu prish qejfi i krekosjes fetare dhe theu qafėn. Unė u habita me deklarimin atdhetar tė plakut nėntėdhjetė vjeēar dhe analfabet, kundrejt fqinjit fanatik 50 vjeēar dhe me shkollė fillore, nė shkollėn e tė cilit figuronte urtėsia e Naim Frashėrit Vetėm dritė e diturisė pėrpara do na shpjerė. Plaku ka njė tė metė, nuk di tė dallojė mysafirėt, tė gjithėve u fletė pėr heroizmin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ndonėse ka tė tillė qė janė paqistė. Ēprej asaj dite, shqiptari fanatik nuk flet me plakun. Mirėpo shqiptarėt janė tė tillė, qė pėr inate fetare dhe politike urrejnė njėri-tjetrin. Jo vetėm kaq, sepse tė tillėt pėrgojojnė kinse plaku ka shkalluar dhe flet kundra fesė. Gjė qė nuk ėshtė aspak e vėrtetė, sepse deklarimin atdhetar ia ka pranuar edhe imami shqiptar prej Shkupit, i cili nė vend tė parė vė shkollėn, pastaj xhaminė. Prandaj fanatiku nuk mund tė bėhet mė fetar se atdhetari qė lufton pėr atdhe. Nėse fanatizėm do tė thotė besim i tepruar nė dogmėn fetare dhe veprim sipas zakoneve prapanike, pėrkundrazi plaku ėshtė njė luftėtar fanatik pėr ruajtjen e gjuhės, traditės dhe folklorit kombėtar, i cili kombin shqiptar e vė mbi tė gjitha.
Jo vetėm kaq, sepse plaku ėshtė edhe ngacmues, shpeshherė nė vendlindjen e tij ngjallte bisedėn me pyetje ngacmuese. Tregon se si tė pranishmit nė odė i kishte pyetur sa fise gjinden nė Kosovė. Nė odė kishte plotė burra, ndaj kishin filluar tė numėrojnė fiset deri nė dymbėdhjetė: Berishė, Thaē, Gash, Hot, Krasniq, Kastrat
Mirėpo plaku nuk ėshtė pajtuar, duke shprehur habinė pėr deklarimin e kaq shumė fiseve shqiptare. Mė nė fund, tė pranishmit ishin bėrė kureshtar pėr tė mėsuar rezultatin. Xha Dervishi ua kishte pritur se nė Kosovė nuk gjinden mė shumė se dy fise, dhe kėta janė: fisi atdhetar dhe fisi tradhtar. Me tė shpallur rezultatin parėsor, nė shenjė mirėnjohjeje, njė profesor ie kishte puthur nė ballė, duke i thėnė: Tė lumtė, xha Dervishi, pėr rezultatin filozofik tė atdheut tonė! Profesori ishte njė nga ata mėsimdhėnėsit, qė ishte larguar si irredentist nga procesi mėsimor. Normalisht qė fjala e xha Dervishit bėnte diferencimin kombėtar, ngjashėm siē bėnte komiteti komunal diferencimin politik nė institucionet arsimore, ku mė sė shumti ndėshkoheshin pedagogėt shqiptarė.
Pėr Ditėn e Flamurit e ftova xha Dervishin nė gosti, posa ulet sytė e tij vėrtiten tek flamuri kuqezi, tek portreti i Skėnderbeut, Bajram Currit dhe Adem Jasharit. Ndonėse i moshuar me kėnaqėsi flet pėr bėmat heroike tė Adem Jasharit dhe kreshnikėve tjerė tė Kosovės qė ranė nė altarin e lirisė. Tregon se si vitin e kaluar kishte qenė nė vizitė tek vėllai i tij nė Therandė, nė odė kishte parė portretin e kryetarit Ibrahim Rugova, mirėpo mungonte portreti i komandantit legjendar tė UĒK-sė - Adem Jashari, ndaj i lėnduar nė shpirt nuk kishte pranuar tė pi kafe, dhe nė fund, i zhgėnjyer i kishte kthyer shpinėn odės.
Xha Dervishi nuk dėgjon, por sheh ēdo detaj nė programin televiziv tė Kosovės, dhe sa herė qė e sheh veteranin e UĒK-sė Sadik Halitjahėn, e drejton gishtin nė drejtim tė televizorit. Plaku tregon se Sadiku, 25 vjet mė parė, e ka nderuar me emrin e trimit shqiptar Azem Galica i Therandės. Nė vazhdim xha Dervishi tregoi pėr njė ngjarje, tė cilėn e kishte pėrjetuar nė rininė e tij. Qysh pas ēlirimit nga ana e pushtuesit gjerman, nė Kosovė filloi lufta kundėr konservativizmit dhe procesi i emancipimit tė femrės shqiptare ku kėrkohej qė gratė shqiptare ti heqin ferexhetė. Kuptohet qė emancipimi i femrės shqiptare pengohej mė sė shumti nėpėr fshatra, pėrkundėr luftės sė paepur tė njerėzve pėrparimtarė pėr heqjen e ferexhesė me burim turk. Prandaj me njė tubim tė bashkėsisė lokale xha Dervishi e kishte pėrkrahur shkollimin e vajzave krahas djemve si dhe heqjen e ferexhesė sė grave shqiptare. Menjėherė pas xha Dervishit kishte kundėrshtuar njė veteran, pėrndryshe partizan i plagosur gjatė luftės kundėr fashizmit gjerman. Veterani i luftės sė Dytė Botėrore tha se pėr kėtė ferexhe ka luftuar, pėr tė cilėn ka humbur edhe kėmbėn nė luftė. Siē dihet heronjtė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Evropė gėzonin respekt tė madh si nė pushtet, ashtu edhe nė mesin e fshatarėve, prandaj xha Dervishi ia kishte pritur: Mėkat qė ai plumb nuk tė ka godit nė kokė, nė mėnyrė qė familja jote ta fitojė lirinė, sepse autoriteti yt do ta burgos jo vetėm familjen tėnde, por edhe krejt katundin. Xha Dervishi tregon se ka pasur kėrcėnime prej atij partizani tė luftės dhe pėrkrahėsit e tij lokalistė, mirėpo falė angazhimit tė burrave u evitua grindja. Ai invalidi i luftės kishte shkuar aq larg saqė xha Dervishin e pandehte pėr tradhtar tė vendit. Mirėpo nė vend tė plakut kishin folur disa djem tė rinj, tė cilėt ia kishin demantuar veteranit tė luftės, se xha Dervishi qė lufton pėr emancipimin e femrės shqiptare quhet pėrparim dhe jo tradhti. Me tė dėgjuar kėto fjalė tė zjarrta pėrparimtare i thash se as sekretari i Komitetit Komunal, as drejtori i shkollės fillore nė atė kohė nuk e kanė pėrkrahur emancipimin e femrės shqiptare, pa lė mė ai fqinji yt partizan menjėherė pas pėrfundimit tė luftės. Nė pėrfundim u emocionova dhe ia pėrforcova bindjen se me vend e ka pasur veterani i UĒK-sė Sadik Halitjaha, por habitem si paska shpėtuar pa iu bashkėngjitur grupit revolucionar tė Adem Demaēit. Mė tė dėgjuar emrin e Adem Demaēit, xha Dervishi tregoi se i vetmi prej katundit tė tij qė e ka vizatur tribunin e shqiptarizmės, Adem Demaēin, menjėherė pas daljes prej burgut jugosllav nė qershor tė vitit 1989 nė Prishtinė. Jo vetėm kaq, sepse pas vendosjes nė Suedi tek i biri i tij, vazhdimisht ka marrė pjesė nė tė gjitha protestat shqiptare pėr ēlirimin e Kosovės nga bishat serboēetnike. Prandaj nė tė gjitha filmat dokumentarė pėr mbajtjen e protestave shihet njė kapuēbardhė, dhe ky ėshtė Dervish Basha nga Theranda.
Njė pasdite tė vjeshtės shkova tė vizitojė xha Dervishin qė kishte ardhur nga Kosova, nė dhomė ishte edhe njė bashkėvendės. Me tu njoftuar unė me tė, ai mė tha se quhet Jashareviq, kuptohet qė plaku si rrufeja ndėrhyri dhe e korrigjoi duke ia tėrhequr vėrejtjen Jashari, jo Jashareviq! Ti nuk je shka, por je shqyptar! - kėshtu i tha xha Dervishi mysafirit. Mua mė erdh keq pėr kėtė lajthitje tė pahijshme, megjithatė ma thoshte zemra se bashkėvendėsi me prapashtesėn, apo bishtin -viq kishte nevojė jo pėr kėshillė, por pėr qortim me njė dackė. Nė vazhdim xha Dervishi tregoi se Komandanti i UĒK-sė Adem Jashari duhet tė jetė i fisit Berishė. Qė tė jetė ironia mė e madhe Jashareviqi e adhuronte Tito shovinistin, por ishte i tėrbuar ndaj Enver Hoxhės. Vdiq Enveri, vdiq rinia, vdiq ushtria dhe drejtėsia - ia priti flakė e flakė xha Dervishi. Kthema Titon, unė ta falė oborrin me gjithė shtėpi! - kėshtu iu vėrsul bashkėvendėsi. Nė atė rast mu kujtuan vargjet e poetit rilindės, Filip Shiroka: Vajton shqiptari mbi vorr tė grekomanit. Ndaj i thash se Tito vdiq nga Adem Demaēi, Millosheviqi nga Adem Jashari, kėshtu qė tė vdekurit nuk ngjallen mė, kurse oborrin me gjithė shtėpi leja nipave tu, se koritesh.
Marrė nga shtypi FAKTI, 25.08.2005 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|