DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» “FOR EUROPEAN SERBIA”, BUT NOT WITH SLOBODAN MILOSEVIC’S NAZI-FASCIST FLAG!
Postuar mė datėn: 2008-07-07 15:21:44 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Edhe shqiptarėt e Kosovės do tė ishin pėr njė Serbi Evropiane, por pa ivica daēiqėt dhe sllavica gjukiq-dejanoviqėt e SPS-it tė kryekriminelit, Slobodan Milosheviq, dhe, pa tomislav nikoliqėt dhe aleksandar vuēiqėt e SRS-sė tė kriminelit Vojislav Sheshel, si dhe pa tė gjithė aderuesit dhe mbėshtetėsit e tyre direkt dhe indirekt, qė janė solidarizuar, i kanė ndihmuar, dhe kanė marrė pjesė nė krimet e gjenocidit tė Serbisė nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė.

*** “STRATEGJIA EVROPIANE” e qeverisė sė re serbe me nė krye Mirko Cvetkoviq :” Ardhmėria evropiane dhe mosnjohja e pavarėsisė sė Kosovės…”(Beta, Tanjug, B92,7.07.2008).

Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Si nė aspektin, politik, ashtu edhe nė atė diplomatik dhe demorkatik paqėsor, kjo strategji e qeverisė sė re tė Serbisė, do tė thotė kėtė kontraversė paradoksale: - Edhe kundėr Kosovės sė pavarur, edhe kundėr BE-sė, edhe kundėr Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, sepse mbėshtetja dhe njohja e pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė angazhim, kontribut dhe rezultat direkt historik, human, demokratik, paqėsor dhe ligjor i Amerikės dhe i Bashkimit Evropian (BE).

Prandaj, nėse Serbia nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės, ashtu sikurse Amerika dhe BE-ja, kjo, kurrė nuk do tė ketė gjasė reale, qė tė hyjė nė BE-nė si anėtare me tė njėjtin status ligjor dhe demokratik, sikurse shtetet e tjera tė kėsaj organizate rajonale (politike, ekonomike, kulturore, tregtare etj.).

Sa do, dhe si do, le tė “projektojė” dhe, le tė miratojė ligje, deklarata, memorandume, rezulta dhe kushtetuta tė reja, edhe kjo “qeveri e re” koalicioni e Mirko Cvetkoviqit, e nominuar dhe strukturuar ligjerisht dhe politikisht me bagazh dhe me hipotekė tė vjetėr nacionalsocialist tė qeverisė dhe tė SPS-it tė Slobodan Milosheviqit, pėrkatėsisht tė Ivica Daēiqit, me Kosovėn mund tė hyjė nė bisedime, vetėm atėherė, pasi atė ta ketė njohur ndėrkombėtarisht, sikurse BE-ja dhe Amerika, dhe mė se dyzet vende tė tjera tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Ndryshe, “qeveria e re” nacionalsocialiste e Ivica Daēiqit dhe, Parlamenti “demokratik” i Sllavica Gjukiq-Dejanoviq (dora e djathtė disavjeēare e SPS-it tė Slobodan Milosheviqit dhe e Ivica Daēiqit) sė bashku me aleatėt dhe me mbėshtetėsit e tyre (Rusia, Kina, Sllovakia, Spanja,Greqia, Qiproja...etj.), vetėm mund tė ėndėrrojnė, dhe tė ushqejnė iluzione tė shkreta dhe tė kota, se do tė “rifillojnė” dialogun e ri lidhur me zgjidhjen e statusit tė Kosovės, ashtu si i konvenon politikės dhe praktikės zyrtare tė Serbisė ekspansioniste dhe imperialiste, qė Kosovėn, sėrish ta kthejė nė “rezervatin” e sovranitetit kolonial tė Serbisė sė Madhe (1912-1999).

As nė kuptimin bilateral,as nė atė multilateral, mė kurrė nuk do tė vijė nė shprehje “rishqyrtimi” i statusit tė pavarur tė Kosovės, sepse ai ėshtė vulosur mė 17 shkurt 2008, duke u njohur nga mė se 43 shtete tė bashkėsisė ndėrkombėtare me nė krye Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe me Bashkimin Evropian (BE).

Njė revidim i statusit ndėrkombėtar tė Kosovės, nuk mund tė ndodhė, pėr shkak se, ai ėshtė realizuar plotėsisht nė frymėn ligjore tė sė drejtės ndėrkombėtare, dhe tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, duke marrė pėr bazė drejtėn historike dhe legjitime tė mbi dy milionė shqiptarėve (mbi 90%) nė Kosovė, e cila, kurrėnjėherė nuk ka qenė territor legal i Serbisė, as i Jugosllavisė, por vetėm “plaēkė koloniale” njėshekullore e tyre, qė nga shtatori i vitit 1912 e deri nė qershor tė vitit 1999, kur Kosova pėrfundimisht vihet nė protektoratin juridik ndėrkombėtar nga Kombet e Bashkuara, nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nga Bashkimi Evropian(BE).

Pėr njė Serbi demokratike dhe evropiane,
por pa recidiva sheshelistė dhe milloshevistė

Pa hezitim, edhe ne shqiptarėt (viktima tė terrorit dhe tė gjenocidit tė institucionalizuar dhe tė ekzekutuar tė aparatit shtetėror policor dhe militarist tė Pinoēetit serb, Slobodan Milosheviq dhe tė Darazha Mihajlloviqit-Vojislav Sheshelit...etj.) do tė ishim pėr njė Serbi demokratike, paqėsore dhe evropiane, por, jo, assesi me flamurin serbomadh nazifashist (tė shfarosjes dhe tė kolonizimit tė shqiptarėve, tė kroatėve dhe tė nacionaliteteve tė tjera joserbe) tė Slobodan Milosheviqit, tė riaktualizuar nga politika dhe nga qeveria e re e koalcionit ndėrpartiak serb, si rrjedhim i arritjes sė “paktit demokratik” tė befasueshėm tė Boris Tadiqit dhe tė Ivica Daēiqit, i cili (sė bashku me partinė e tij socialiste serbe milosheviste) qe pothuajse 20 vjet me sjellje dhe me veprime politike konkrete, ėshtė dėshmuar si antihuman, antisocialist, antidemokrat, antipaqėsor, anticivilizues dhe antievropian, sepse, pa asnjė rezervė e ka vazhduar, e ka mbėshtetur, dhe e ka zbatuar me fanatizėm politikėn dhe praktikėn e autodestruksionit serbocentrist antisemitist tė regjimit policor dhe gjenocidal tė kryetarit tė tij, Slobodan Milosheviq, si nė kuadrin e SPS-it, ashtu edhe nė ushtrimin e funksioneve tė ndryshme tė pushtetit shtetėror serbomadh (1990-2001).

Qeveria e re serbe, me sllobodanė millosheviqė tė vjetėr!?

“STRATEGJIA EVROPIANE” e qeverisė sė re serbe me nė krye Mirko Cvetkoviq :” Ardhmėria evropiane dhe mosnjohja e pavarėsisė sė Kosovės…”(Beta, Tanjug, B92,7.07.2008).

Po tė ishte gjallė, edhe Vladimir I. Lenini kėtė “strategji evropiane” tė qeverisė sė re serbe, do ta cilėsonte “ jo, njė hap para, dy prapa”, por asnjė hap para, dhe, dhjetė prapa, sepse me flamurin nacional-shovinist dhe fashist tė SPS-it tė Slobodan Milosheviqit dhe tė Ivica Daēiqit, Serbia kurrė nuk do tė hyjė nė Evropėn e integruar demokratike dhe paqėsore. Kėtė realitet, duhet ta kenė marrė nė konsideratė tė gjitha ato forca humaniste, pėrparimtare, reformatore, demokratike dhe paqėsore politike dhe jopolitike, si dhe mbarė populli serb nė Serbi, dhe jashtė saj.

Nėse kjo qeveri do tė pranohej nga forcat dhe subjketet pėrparimtare serbe, dhe nga qarqet politike dhe demorkatike tė Evropės sė sotme tė integruar, atėherė, s’ka dyshim se, bilanci i fundit i suksesit tė strategjisė politike dhe taktike tė qeverisė sė re tė Serbisė, tė drejtuar nga kryeministri Mirko Cvetkoviq, dhe nga nėnministri i tij numėr njė, Ivica Daēiq (“mali Sloba”, siē e kanė quajtur me tė drejtė disa analitikė tė politikės serbe), do tė jetė vetėm njė dėshtim-njė zero e madhe nė letėr edhe pėr politikėn dhe rendin demokratik tė Serbisė, edhe pėr strategjinė politike dhe integruese tė Bashkimit Evropian (BE).

Fundja, kėtė bankrot politik, demokratik reformues tė qeverisė sė re tė Serbisė, nė mėnyrėn mė konkrete e paralajmėron edhe ky paragraf i Programit strategjik tė qeverisė sė re tė Serbisė, kur ėshtė fjala pėr “mbrojtjen” dhe “jetėsimin” e interesit nacional dhe shtetėror tė serbėve dhe tė Serbiså: “Tė gjitha anėtarėt e koalicionit janė pajtuar se Serbia kurrė nuk do tė njohė pavarėsinė e Kosovės (kjo “strategji” antishqiptare ishte shkaku dhe pasoja pse regjimi fashist dhe gjenocidal i Slobodan Milosheviqit, e pat djegė, dhe shndėrruar nė varreza masive Kosovėn). Qeveria e re do tė pėdorė tė gjitha masat diplomatike dhe juridike pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, dhe do tė insistojė sėrish nė fillimin e negociatave me shqiptarėt e Kosovės, nė mėnyrė qė tė gjendej zgjidhja e pranueshme pėr tė dy palėt.”(Beta, B92, Tanjug, 7.07.2008).

Ja, pra, “Reformimin” dhe “demokratizimin” politik tė Serbisė prej Sllobės deri nė Sllobėn (1989-2008), e provoi edhe formimi i qeverisė sė re serbe me sllobodanė millosheviqė tė vjetėr antievropianė, sikurse qė ėshtė, edhe Ivica Daēiq (“slloba i vogėl”), kryetar i SPS-it tė Sllobodan Milosheviqit, dhe, tani nėkryetar i parė i kryeministrit tė qeverisė sė re serbe, dhe ministėr i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė.

Pa marrė parasyshė kėtė strategji dhe taktikė tė aleancės politiko-partiake tė Boris Tadiqit (kryetar i Serbisė) dhe Ivica Daēiqit; pavarėsisht nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare nė maj tė vitit 2008, si dhe, pavarėsisht nga arritja e kompromisit ndėrpartiak e partive politike,( tė cilat kanė fituar vota mė shumė nė zgjedhjet e theksuara) qė tė formohet qeveria e koalicionit me Partinė Socialiste tė Serbisė (SPS) famėkeqe tė Slobodan Milosheviqit, pėrkatėsisht tė Ivica Daēiqit (kryetar aktual i saj), Bashkimi Evropian(BE) dhe strukurat e saj nuk do tė duhej tė pranon njė qeveri tė tillė me vurratėn e zezė tė SPS-it tė Slobodan Milosheviqit, sepse njė potez i tillė politik, do tė ishte komperemtim dhe njollosje, jo vetėm pėr forcat e brendshme pėrparimtare demokratike dhe reformuese nė Serbi, por, edhe pėr vlerat universale tė humanizmit, tė demokracisė dhe tė paqes nė dimensione evropiane dhe botėrore.

Evropa dhe Kosova prioritet kontradiktor i Serbisė

-“Mosnjohja e pavarėsisė sė Kosovės”, si oreintim themelor i politikės shtetėrore tė qeverisė sė re tė Serbisė, ėshtė nė shpėrputhje, dhe nė kolizion flagrant me objektivin e “ardhmėrisė evropiane”, tė pėrcaktuar nė programin e qeverisė sė re tė Serbisė, sepse mosnjohja e pavarėrisė sė Kosovės nga ana e qeverisė sė re e kryeministrit Mirko Cvetkoviq, do tė jetė pengesa kryesore pėr “ardhmėrinė evropiane” tė Serbisė, duke qenė se Bashkimi Evropian (BE-ja) e ka njohur Republikėn e Kosovės si shtet tė pavarur dhe sovran, sė bashku me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Sė kėndejmi, edhe Evropa, edhe Amerika, edhe Shqipėria edhe shqiptarėt, duhet tė mbajnė parasysh faktin se, edhe kjo qeveri e re e Serbisė, e formuar nga koalicioni “Partia Socialiste e Serbisė(PSS) e Slobodan Milosheviqit tė vogėl, Ivica Daēiqit, Partia e Pensionerėve tė Bashkuar tė Serbisė (PPBS)-Serbia e Bashkuar, Partia Demokratike (PD) e Boris Tadiqit, dhe partitė e minoriteteve nacionale, ėshtė e re vetėm pėr nga emri i koalicionit dhe i parullės sė rreme, demagogjike dhe mashtruese “Za evropsku Srbiju”(“Pėr Serbinė Evropiane”), domethėnė, edhe kjo qeveri-produkt koalicioni, ėshtė e re vetėm pėr nga taktika, ndėrsa strategjia programore e politikės sė saj tė brendshme dhe tė jashtme, ėshtė e vjetėr, antievropiane, antishqiptare, antikroate, antimyslimane boshnjake, regresive, dhe e pandryshuar, sikurse politika dhe praktika e tė gjitha qeverive tė mėparshme tė Serbisė, duke filluar nga Slobodan Milosheviqi plak (“baba”-kryeideologu-kryeindoktrinuesi antisemitist, kryemanipuluesi, kryemashtruesi, kryendikuesi i Ivica Daēiqit) e deri te Slobodan Milosheviqi i ri, Ivica Daēiq, kryetar aktual i Partisė Socialiste tė Serbisė (SPS), pėrkatėsisht tė Slobodan Milosheviqit(1989-2008).

SPS i Slobodan Milosheviqit, pėrkatėsisht i Ivica Daēiqit
ėshtė pėrgjegjėsia, hipoteka dhe turpi mė i madh i Serbisė

Sa ia vlen tė kesh notėn maksimale (10) nga teoria e shkencave politike sikurse Ivica Daēiq (“djali” i Slobodan Milosheviqit, kryekriminel i Ballkanit, 1990-1999), kur nė praktikė dėshmohesh me notėn minimale tė dobėt, pėr shkak se problemet politike tė Serbisė, Ivica Daēiqi sė bashku me “babain” e tij, Slobodan Milosheviq, “i zgjidhėn”, duke pėrdorur mjetet dhe format antietike, antiligjore, antidemokratike, antipaqėsore dhe antipolitike: -SOPATĖN dhe KAMĖN-thikėn e vjetėr, tė ndryshkur ēetniko-fashiste dhe nacionalsocialiste pėr t’i rrumbullakėsuar objektivat prioritare strategjike tė ripėrtėrtijes dhe tė rizgjerimit tė kufijve territorialė dhe shtetėrorė tė Serbisė sė Madhe tė Ilia Garashaninit (1844).

Serbia nuk mund tė reformohet, as tė demokratizohet nė kuptimin e njėmendtė tė Bashkimit Evropian(BE) dhe tė vlerave universale tė demokracive evroperėndimore, derisa qeverinė dhe parlamentin, si dhe institucionet dhe organet e tjera mė tė larta shtetėrore dhe shoqėrore i drejtojnė recidivistėt dhe mėkėmbėsit e politikės fashistoide dhe gjenocidale tė dėshtuar tė ish-regjimit nacional-socialist tė Slobodan Milosheviqit.

Njohja dhe bashkėpunimi me njė qeverie tė tillė hibride (Partia Demokratike e tė ndjerit dr.Zoran Gjingjiq, tanimė, e pėrfaqėsuar nga Boris Tadiqi, kryetar aktuali Serbisė, dhe Partia Socialiste e Serbisė, e drejtuar dhe pėrfaqėsuar nga kryetari i saj, Ivica Daēiq, trashėgimtar i fronit despotik fashist i Slobodan Milosheviqit) nga ana e shteteve fqinje, nga BE-ja, dhe nga Amerika, do tė ishte jo vetėm e papranuar, por, njėherit, edhe akt antihuman, antiligjor dhe antidemokratik, dhe mbi tė gjitha, do tė ishte njė akt i turpshėm, ofendues dhe absurd ndaj tė gjitha viktimave tė gjenocidit serb nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė, kur, tanimė, si Evropa, ashtu edhe Amerika, dhe e tėrė bota e di se, pikėrisht Partia Socialiste Serbe (Socijalisticka Partija Srbije), me nė krye Slobodan Milosheviqin dhe me “djalin” e tij, Ivica Daēiq, ishin bashkėfajtorė, bashkpunėtorė, bashkėpjesėmarrės, bashkėproejktues, “bashkarkitektė”, bashkideatorė, bashkėmiratues dhe bashkekzekutues kryesorė tė strategjisė sė propagandės, tė politikės dhe tė diplomacisė terroriste gjenocidale zyrtare tė Republikės sė Serbisė pėr vrasjen e qindra-mijėra viktimave tė pafajashme civile kroate, myslimane dhe shqiptare nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė(1992-1999).
____________

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] MR.UKSHIN HOTI DHE KONTRIBUTI I TIJ I VEĒANTĖ PĖR REPUBLIKĖN E KOSOVĖS (2008-06-30 12:30:15 nga admin1)
[ Histori ] Arvanitasit dhe kontributi nė kryengritjen kombėtare tė Greqisė (2008-05-23 12:28:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] "Pėr momentin ndarje e butė e Kosovės" (2008-03-26 03:51:16 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Ererat e forta demtojne rrjetin distributiv te KEK-ut (2008-01-28 14:46:41 nga admin4)
[ Kultura ] Kontributi i At Vinēenc Malaj nė fushėn e bibliotekave (2007-12-25 08:47:36 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Pavarėsia duhet tė na gjejė tė gatshėm me tė gjitha atributet shtetėrore, deklaron Surroi nė Prekaz (2007-08-19 08:56:13 nga admin4)
[ Kultura ] KONTRIBUTI I AKADEMIK REXHEP QOSJES NĖ NGRITJEN E KUADROVE SHKENCORE NĖ FUSHĖN E FOLKLORISTIKĖS (2007-06-17 10:24:52 nga admin1)
[ English ] NOT INDEPENDENCE, BUT THE PARTITION OF ALBANIAN KOSOVA WOULD HAVE CAUSED DISASTER IN BALKANS (2007-06-02 06:27:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Limaj:Pakoja e Ahtisaarit pėrmban substancėn e shtetit tė Kosovės, me tė gjitha atributet e tij (2007-03-09 06:30:34 nga admin1)
[ Kultura ] Tribut pėr poetin e talentuar shkodran Frederik Reshpja (2007-01-23 16:13:55 nga F.Smajli)
[ Lajmet kryesore ] Skualifikohet notuesi serb pėr veprim politik (2008-03-21 05:15:34 nga admin4)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster