| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » EDHE NĖ GJUHĖN DIPLOMATIKE, PSE JO HAPTAZI, SHQIPĖRI ETNIKE? |
| Postuar mė datėn: 2008-01-30 12:38:40 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Njė herė, nė njė takim privat dhe shoqėror qė kam pasur me njė politikan tė rangut tė lartė tė lidershipit kosovar, tė cilit, pėr shkaqe tė kuptueshme nuk do tia zbuloj identitetin e plotė, e pyeta si miku-mikun dhe pa dorėza: Pse politikanėt tanė kosovar dhe mjaft sosh edhe nga viset tjera tė trojeve shqiptare, nė takimet diplomatike ndėrkombėtare me delegacionet e shteteve tė huaja, nuk kanė guxim qė haptazi para tyre,ta shpalosin aspiratėn tonė historike si popull: Bashkimin e tė gjitha trojeve etnike shqiptare nė njė shtet unik, bashkim ky, qė patjetėr dikur duhet tė ndodhi nė kėto hapėsira? Ai, vetėm mė shikoi me buzėqeshje dhe pa kurrfarė hamendje u pėrgjigj shkurt dhe bindshėm: Sepse, edhe pa ju thėnė haptas, ata e dinė mirė kėtė realitet! |
|
Shkruan: Adnan Abrashi
Pas kėsaj pėrgjigje tė sinqertė tė mikut tim politikan, mbretėroi njė heshtje e nemitur e cila u thye shpejt nga po ai vetė: Kur, para disa kohe, si anėtar i njė delegacioni kosovar, pata nderin qė zyrtarisht ti bėjė njė vizitė SHBA-sė, gjatė njė takim protokollar tė mbajtur me disa kongresist, para nikoqirėve tanė tė kėtij rangu tė lartė politik dhe shtetėror amerikan, nė mes tjerash, ne tentonim qė me ēdo argument ti kundėrvihemi idesė sė propaganduar tė politikės serbe, se pas shpalljes dhe njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės si shtet, mė vonė shqiptarėt do tė kenė aspirata pėr krijimin e njė Shqipėrie tė madhe. Menjėherė pas kėtij termini tė takimit tonė zyrtar, nė njė kotej rasti tė organizuar nergut pėr ne, mu afrua njė kongresist dhe, pa njė-pa dy, ma bėri njė pyetje tė papritur pėr momentin: pse ju politikanėt shqiptar gjithnjė po tentoni qė me ēdo kusht tė na bindni se populli i juaj nuk e dėshironit bashkimin kombėtar, kur kjo ėshtė njė kėrkesė e natyrshme dhe ēdo diplomat i arsyeshėm e di mirė se njė shkrirje e tillė patjetėr duhet tė ndodhi dikur?
Nuk ka fare dyshim se kėso gafe edhe mund ti falen lidershipit tė ri dhe tė pa pėrvojė kosovar, i cili, gjithnjė para kolosėve tė huaj tė diplomacisė perfide ndėrkombėtare, po tregon ndjesinė e theksuar tė kompleksit tė vlerės sė ultė dhe inferioritetit tė tepruar. Por, kurrsesi nuk i kuptoj deklaratat tė pamatura, tė pakuptimta dhe tė panevojshme publike qė kohėn e fundit, me njė intensitet tė shpeshtuar, po i bėjnė disa pėrfaqėsues tė lartė politik tė shtetit tonė ndėrkombėtarisht tė njohur-Shqipėrisė. Njė shembull kėsisoj mė tė freskėt e kemi tek intervista e kryeministrit shqiptar, z. Sali Berisha, dhėnė kėto ditė agjencisė sė lajmeve Austriake Die APA- Austri Presse Agentur, nė tė cilėn, ai nė mes tjerash deklaronte: ...edhe pas pavarėsisė, Kosova nuk do tė bashkohet me Shqipėrinė, Ai, madje nė kėtė intervistė shkoi edhe me larg duke theksuar: ...nuk do tė ndodhė kurrė as bashkimi i tė gjithė shqiptarėve nė rajon?!!
Aspak nuk e marr vesh dot se ēfarė janė ato motive psikologjike apo politike qė e kanė shtyre kryeministrin Berisha tė bėjė njė prononcim tė tillė publik, por nėse ai pėr momentin njė veprim tė tillė e ka vlerėsuar si strategjik dhe tė nevojshėm, atėherė i them haptas se ka bėrė njė gabim trashanik dhe tė pafalshėm kombėtar, gabim ky qė nė tė ardhmen mund ti kushtoj shtrenjtė, nė rend tė parė, para elektoratit tė arsyeshėm shqiptar qė ia ka dhėnė votėbesimin tė jetė nė pushtet; e, mos tė flasim fare pėr dėmin moral tė krijimit tė njė hipoteke tė pashlyeshme nė biografinė e tij, njollė kjo qė shumė lehtė mund ta rreshtoj atė nė rangun e njė figure bashkėkohore politike me kontribut mė tė dyshimtė kombėtar.
Zoti Berisha duhet ta di patjetėr se askush nga opinioni i arsyeshėm gjithėshqiptar, si dhe ai ndėrkombėtar me pėrvojė, intimisht nuk ka besuar nė sinqeritetin e pėrmbajtjes sė saj. Pėrkundrazi, ajo nė prapavijė ka prodhuar efekte kundėrproduktive, duke e paraqitur atė si njeri hipokrit dhe burrėshtetas naiv dhe tė papjekur sa duhet pėr atė post.
E ashpėr pak, por duhet tė jetė i tillė ky vlerėsim, sepse, njė politikan i nivelit tė lartė shtetėror, alla Sali Berisha, nė kėso pyetje tė paevitueshme tė njė gazetari me eksperiencė, ose ėshtė dashur qė tė jetė konkret dhe ta shpalosi haptazi synimin tonė historik si popull pėr njė shtet etnik, ose, nėse i ka munguar ky guxim, ka mundur tė jap njė pėrgjigje me tė tėrthortė dhe mė diplomatike, duke lėnė gjithnjė tė hapėt qė kjo nė kontestin logjik tė nėnkuptohet.
Unė aspak nuk dyshoj se ky biri i Tropojės kreshnike nuk e di tė vėrtetėn paradoksale tė kėsaj deklarate, por ende nuk po mundem me i ra fije se nga cili baba sheh ka marrė bekimin pėr njė veprim tė tillė denoncues. Ishalla jo nga ata, tek tė cilėt mė shkon mendja mua nė kėto momente?!
E pra, sa pėr fund zotėri Sali Berisha, edhe pa qenė i sigurt se ky artikull do tju bie nė sy, duke mos e thėnė haptas identitetin e tij, do ta spiunojėnjė ministėr tuajin, i cili sė bashku me grupin e delegacionit tė shtetit Shqiptar, tė udhėhequr nga kryetari z. Bamir Topi, ishte kėto ditė nė vizitė miqėsore nė Kosovė. Gjatė ditės sė tretė tė qėndrimit nė vendin tonė, ky delegacion i madh shtetėrorė, nė mes tjerash vizitoi edhe Prizrenin dhe Kompleksin memorial historik tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. I entuziazmuar nga ajo se ēfarė kishte parė aty, njė ministėr i juaj aktual dhe protagonisti i kėtij spiunimi tim, deklaroi haptas para kamerave tė njė TV lokale tė Prizrenit: Pas gjithė asaj ēfarė pash nė kėtė muze, vėrtet ndjehem tepėr i emocionuar. Posaēėrisht mė la pėrshtypje harta e Shqipėrisė etnike nga ajo kohė. Eee...sa toka na ishin marrė neve nga fqinjėt! Por, nuk duhet tė ketė dyshim, do ti kthejmė patjetėr ne ato!
- Po zoti ministėr i Berishės, do ti kthejmė patjetėr ne ato!- them unė - dhe ju kisha lutur qė kėtė kėrkesė tė natyrshme tė popullit tonė, tia pėrcillni shefit tuaj kryeministėr.
I thoni atij se nė mesin e atyre shqiptuarve sikur deklaron ai tė paktė qė e kėrkojnė Shqipėrinė etnike, jeni edhe ju njė partizan i ri neofit pushtetar!
30.01.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|