DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Perėndimi, Rusia dhe Gjeorgjia
Postuar mė datėn: 2008-09-11 00:02:31 nga admin2 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Eugjen Merlika

“Nė luftė vendosmėri, nė humbje qėndresė, nė fitore shpirtmadhėsi, nė paqe dashamirėsi” - Uinston Ēėrēill Gushti 2008, me ngjarjet e njohura nė republikėn e Gjeorgjisė shėnoi njė kthesė tė fortė nėntėdhjetė gradė nė ecurinė e marredhėnieve ndėrevropiane e mė gjėrė.

Nėse mė 12 shtator 2001 presidenti Bush u shpreh se “qė sot asgjė nuk do tė jetė mė si mė parė”, ka shumė mundėsi qė edhe 8 gushti 2008, me ndėrhyrjen e trupave ruse nė Gjeorgji, tė shkaktojė njė kataklizmė nė raportet e Rusisė me botėn perėndimore. Nuk ėshtė thjesht vetėm njė hipotezė e mundėshme, ka gjasė tė jetė njė realitet qė kthen mbrapa e vė nė pikpyetje shumė nga parimet, mbi tė cilat ėshtė vėnė n’udhė proēesi i sistemimit t’Eurazisė nė mijėvjeēarin e tretė.

Ashtu sikurse nėntė vite mė parė, ndėrhyrja ushtarake e NATO-s nė Sėrbi u duk se do tė shėnonte fillimin e njė epoke nė tė cilėn luftėrat do t’ishin jo vetėm instrument i mbizotėrimit t’interesave tė njė shteti apo njė grupi shtetesh, por do tė kishin edhe motive etike e humanitare, sot ndeshemi me njė proēes tė kundėrt, qė na kujton strategji e politika tė dy shekujve tė shkuar. Zhvillimi i ngjarjeve tashmė ėsht’i njohur. Si pasojė e trazirave tė shkaktuara nė Osetin’ e Jugut nga elementė filorusė, qeveria gjeorgjane ndėrhyri me forcat ushtarake e policore. Pasuan pėrleshje e pati tė vrarė e tė plagosur, simbas rusėve me qindra, simbas organizmave ndėrkombėtare 47 vetė.

Menjėherė ndėrhyri ushtria ruse qė, me tanket e saj, pushtoi jo vetėm Osetin’e Jugut por edhe njė pjesė tė mirė tė Gjeorgjisė deri 30 km. larg kryeqytetit. Nė teritoret e pushtuara dhuna e rusėve me uniforma kundrejt popullsisė vendase nuk njohu kufij. U aktivizua diplomacia ndėrkombėtare, kryesisht Franca si kryetare e rradhės e BE, por edhe SHBA. Presidenti Sarkozi shkoi urgjentisht nė Moskė e nė Tbilisi, duke paraqitur njė plan paqeje prej gjashtė pikash, pėr tė cilin mori miratimin e dy Vendeve nė konflikt.

Plani parashikonte tėrheqjen e trupave ruse nga i gjithė territori gjeorgjan, por ditėt kalonin dhe tanket mbeteshin nė vend qėndro. U alarmua Evropa qė nuk ka njė zė tė vetėm nė kundėrveprim e nė ndėrpretim tė ngjarjeve. Ndėrsa Polonia, Ukraina dhe Vendet Baltike i dėshmojnė solidaritetin e tyre tė plotė Gjeorgjisė, duke ēuar nė Tbilisi drejtuesit e tyre kryesorė, ministri i jashtėm italian kėrkon “maturi” mbasi, thotė ai: “nuk mund t’i lejojmė vetes luksin e humbjes sė Rusisė”.

SHBA nxitojnė tė pėrfundojnė me Varshavėn marrėveshjen pėr sistemin antiraketė qė do t’instalohet nė Poloni, ndėrsa kancelarja gjermane nė Tbilisi flet hapur pėr futjen e shpejtė tė Gjeorgjisė nė NATO, gjė qė tingėllon si njė farė autokritike pėr stopin e saj e tė Sarkozit presidentit Bush nė Bukuresht prillin e shkuar. Ministri i jashtėm i Francės flet pėr “ sanksione” ndaj Rusisė e nuk mungojnė edhe propozimet pėr nxjerrjen e Rusisė nga G8. Rusia kundėrpėrgjigjet me arrogancėn e superfuqisė, ndėrpret marredhėniet me NATO-n e tregohet e vendosur tė rifillojė garėn e armatimeve e, madje, tė vendosė raketat nė Kaliningrad, pika mė perėndimore e territorit tė saj, vendlindja e filozofit tė njohur gjerman Emanuel Kant.

Siē shihet atmosfera politike nė kontinentin e vjetėr ėshtė tepėr e rėndė, me re tė zeza qė nuk premtojnė asgjė tė mirė. Nė njėzet vitet e fundit ndryshimet n’Evropė kanė qėnė tė pėrmasave gjigande. Shėmbja e mureve dhe hedhja nė kosh e ideologjive kanė ndryshuar rrėnjėsisht edhe pamjen gjeopolitike tė kontinentit. Zonat e influencės, mbeturina tė prirjeve perandorake tė Fuqive tė Mėdha deri nė mbarimin e luftės sė dytė botėrore, i a kanė lėshuar vendin njė farė zgjedhjeje historike tė popujve.

Evropa, si pasojė e prirjeve properėndimore tė ish Vėndeve tė bllokut komunist, shkon ngadalė drejt krijimit tė njė bashkwsie demokratike e cila, pėr herė tė parė nuk ka nė bazėn e saj fitoren e ushtrive e vullnetin e perandorėve. Kėta ndryshime tė befasishme, nė njė farė mėnyre, kanė qėnė traumatike pėr ish Fuqitė e Mėdha qė e shohin veten tė privuar nga aureola e madhėshtisė s’atyre qė vendosnin, pa asnjė brejtje ndėrgjegjeje, fatin e popujve duke u nisur vetėm nga interesat e tyre tė ngushta.

Fuqit’e vjetra koloniale, nė dhjetėvjeēarėt e parė tė pasluftės sė dytė, me hir apo pahir u detyruan tė lėshojnė kolonit’e tyre e tė mėsohen me gjėndjen e re. Sendėrtimi hap mbas hapi i Evropės sė bashkuar u dha atyre stimuj tė rinj e vizione mė demokratike nė pėrceptimin e problemeve botėrore. Kėshtu ato qenė tė pėrgatitur tė pranojnė e tė inkurajojnė ndryshimet nė pjesėn lindore tė kontinentit, kur kėto ishin paqėsore, por mė pak tė prirur pėr tė njohur shpėrbėrjet me forcė tė federatave, siē ishte rasti i Jugosllavisė.

Me pėrkrahjen e fuqishme tė SHBA ndryshimet nė Lindje qenė njė hap cilėsor pėrpara nė drejtim tė triumfit tė lirisė e demokratizimit t’atyre Vendeve, tė dala nga gjysėm shekulli diktature komuniste. Rrėzimi i Murit tė Berlinit shėnoi krijimin e njė Evrope tė re, larg skemave dyshekullore tė traktateve e vendimeve tė konferencave qė nga Vjena e deri tek Jalta. U duk se nė kėtė proēes kolosal shndrrimesh do tė hynte edhe Rusia qė, nė vitet e para 90, jepte shenja premtuese tė demokratizimit tė saj. Ajo pranoi me gjakftohtėsi shpėrbėrjen e BRSS dhe shpalljen e pavarėsisė sė ish republikave sovjetike.

Gjendja katastrofike ekonomike dhe dalja nė skenė e forcave liberale ndihmuan proēesin e ndryshimit tė vijės politike e qėndrimin konstruktiv nė synimin e Evropės pėr tė shtrirė institucionet e saj demokratike deri te Uralet. Por ky qe vetėm njė iluzion qė duroi pak vite. Presidenti Boris Jelcin, i ndodhur nė vėshtirėsi si pasoj’e skandaleve korruptive tė familjarėve tė tij, u detyrua tė thėrresė njė ish oficer tė shėrbimeve sekrete, Vladimir Putin, e, nė kėmbim tė sigurisė pėr veten dhe familjarėt, t’a emėrojė kryeministėr. Pak nga pak ky mori nė dorė frenat e shtetit, filloi tė kufizojė nė mėnyrė tė ndjeshme liritė demokratike, sidomos tė shtypit, asgjėsoi nė mėnyra qė i pėrshtateshin profesionit tė tij kundėrshtarėt politikė, vuri nė funksionet kryesore tė shtetit e t’ekonomisė kolegėt e dikurshėm, u mundua tė kontrollojė proēeset ekonomike nė Rusi e tė “rikthejė” prestigjin e humbur tė saj n’arenėn ndėrkombėtare.

Politika e Putinit pati efekte pozitive pėr stabilitetin e shtetit, por sigurisht shėnon hapa mbrapa nė demokratizimin e mirėfilltė tė Vendit tė vet. Ky stabilitet i brėndshėm, i ndihmuar nga njė pėrmirėsim i ndjeshėm i buxhetit tė shtetit, si pasojė e ngritjes stratosferike tė ēmimeve tė naftės e tė gazit nė tregun botėror, u projektua nė njė konceptim tė ri tė rolit tė Rusisė nė botė e nė ringjalljen e synimeve hegjemoniste tė mbifuqisė tradicionale.

Shpėrbėrja e BRSS qe si njė kockė qė i mbeti nė fyt ish presidentit rus e kastės sė re nė Kremlin, aq sa tė deklaronte nė prillin e 2005 se “ ajo ėshtė katastrofa m’e madhe e gjithė shekullit tė njėzetė.” Kjo shprehje ėshtė kyēi pėr tė shpjeguar e parashikuar tė gjitha ngjarjet e pritme nė atė pjesė tė rruzullit. Shpėrbėrja e BRSS nuk ishte tjetėr veēse sendėrtimi i ėndrrave pėr liri e pavarėsi tė popujve qė bėnin pjesė nė atė qė quhej “njė burg popujsh”, nė Rusinė e carėve apo, akoma mė keq, nė Bashkimin e sovjetėve.

Emėrtimi i sendėrtimit tė kėsaj ėndrre si katastrofa mė e madhe e njė shekulli, i cili nuk ka tė barabartė nė historin’e njerėzimit pėrsa i pėrket numurit tė tragjedive e viktimave tė tyre, mė duket se ėshtė demostrimi nė shkallėn mė tė lartė i njė cinizmi, qė i kalon shumė kufijtė edhe mė tė skajshėm tė natyrės njerėzore. Ky koncept, i kthyer nė njė strategji tė mundėshme nė planet e njė klase sunduese tė njė superfuqie bėrthamore, ėshtė nė gjėndje tė turbullojė ėndrrat, jo vetėm t’atyre qė jetojnė nė kufijt’e Rusisė, por tė gjithė banorėve tė planetit. Kriza gjeorgjane ka si nėnshtresė tė saj pikėrisht kėtė mendėsi, qė me kohė mund tė ēojė nė njė synim tė pėrcaktuar pėr tė rikrijuar, nė forma e mėnyra tė ndryshme, atė bashkėsi qė u shpėrbė mė 1990-91.

Po tė analizojmė me vėmėndje faktet, madje duke u munduar pėr tė parė edhe pėrtej tyre, do tė vemė re se ngjarjet e Gjeorgjisė ishin tė parafabrikuara. Mjaft prej shtetarėve e komentuesve politikė nė Perėndim pėrgjegjėsin’e ngjarjeve i a lėnė Kryetarit tė shtetit gjeorgjan, Sakashvili, duke shtuar se kundėrveprimi i rusėve ishte “i tepruar”. Njė vėzhgues i mprehtė dhe i paanshėm i ngjarjeve nuk do t’a quante rastėsi organizimin e protestave nė Skinvali, por do t’a shihte atė si njė karem qė i hidhej peshkut pėr tė rėnė nė grep. Thuhet se amerikanėt e kishin kėshilluar Sakashvilin tė mos i pėrgjigjej provokacioneve, por deri ku mund tė bashkėjetohet me trazirat nė njė shtet normal? Plani rus, i huajtur nga arsenali i plotė i GPU sė staliniane, funksionoi mė sė miri dhe nė pak orė njė kolonė prej 150 tankesh u fut, pa i hyrė ferrė nė kėmbė, nė territorin e njė shteti sovran.

A ishte vetėm njė ndėshkim pėr veprimet e aparatit ushtarak gjeorgjan nė Osetin’ e jugut, njė masė mbrojtėse ndaj mijra qytetarėve filorusė tė kėtij rajoni, apo njė demostrim force e “diplomacisė sė kanonierave”, e vlefshme pėr Sakashvilin, e jo vetėm pėr tė? Pėrgjigja erdhi shpejt me shpalljen e pavarėsisė sė Osetisė sė jugut dhe tė Abkazisė nga autoritetet filoruse t’atyre dy krahinave dhe njohjen e menjėhershme tė Moskės. Pėr tė justifikuar veprimin merret si shembull Kosova dhe njohja e pavarėsisė sė saj nga SHBA dhe BE. Skenari i parapėrgatitur ēohet nė fund, qėllimi ėsht’i qartė: t’i hiqen administrimit tė Gjeorgjisė, njė Vend jo shumė miqėsor ndaj Rusisė, krahinat e sipėrpėrmendura nėpėr tė cilat kalon rrjeti trasportues i naftės e gazit pėr Turqi e Perėndim. Objektivi i ēastit ėshtė arritur, sinjali ėshtė dhėnė, pėrballimi me botėn perėndimore ka rifilluar, demagogjia ėshtė kthyer nė nivelet e sistemit komunist. Nė gjithė kėtė proēedurė bie nė sy njė farė diletantizmi politik i shoqėruar nga kundėrthėnie e dukėshme argumentash. Pėr tė ligjėsuar pavarėsinė e dy krahinave gjeorgjane nxirret nė skenė Kosova dhe pavarėsia e saj, e kundėrshtuar me tė gjitha mjetet nga Rusia.


Por Kosova dhe dy krahinat gjeorgjane kanė histori tė ndryshme e bashkohen vetėm nė njė pikė, nė dėshirėn pėr tė qėnė rė pavarur. Kosova ėshtė njė territor i banuar prej mijėvjeēarėsh nga popullsi autoktone, ilire dikur, arbėr e shqiptare mė pas, nė shumicėn dėrmuese tė saj qė i kalon 90%, pėrqindje qė nuk arrihet nga rusėt nė Abkaci dhe Oseti. Kosova mė 1912 bėnte pjesė nė shtetin e porsashpallur shqiptar, duke pasė qenė njė ndėr katėr vilajetet shqiptare t’inkuadruara nė perandorinw turke dhe kaloi nė zotėrimin sėrb si pasojė e njė pushtimi ushtarak, tė ligjėsuar nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr mė 1913. Osetia dhe Abkazia, me njė histori tė lashtė qė ze fill nė legjendat greke, nė periudha tė ndryshme kanė qenė pjesė tė Gjeprgjisė, por edhe principata nė perandorinė bizantine e mė pas turke. Popullsia ėsht’e krishterė por edhe myslimane.

Rusia ka shtrirė zotėrimin e saj n’ato treva nga fundi i shek.18, duke shpėrngulur atje edhe popullsin’e saj, dukuri e vazhduar edhe nga regjimi bolshevik qė, shpėrnguljen e banorėve nga Rusia e thellė drejt periferive, e kishte njė formė strategjike tė kontrollit tė territorit, por edhe njė mėnyrė pėr tė larė hesapet me kozakėt antikomunistė. Kosova shpalli pavarėsinė, tė njohur nga SHBA dhe Evropa, mbas njė mandati disavjeēar tė OKB-sė mbi tė e mbasi organizmat ndėrkombėtare, qė funksiononin nė territorin e saj, e quajtėn t’arrirė misionin e tyre e Vėndin t’aftė tė respektojė tė gjitha parametrat e demokracisė. Pavarėsia e Kosovės ishte bijė e vullnetit shekullor tė popullit tė saj pėr vetėvendosje, por njėkohėsisht edhe e terrorit sėrb tė Millosheviēit mbi atė popullsi, qė u rrezikua tė shpėrngulej e gjitha. Rusia aso kohe e miratoi nė heshtje atė terror, pėr tė protestuar me forcė ndaj ndėrhyrjes sė NATO-s e bllokuar me veton e saj tė gjitha rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit, me pėrjashtim tė 1241, qė nuk njihte pavarėsinė.

Rusia qė sot njeh pavarėsin’e dy krahinave gjeorgjane, n’emėr tė sė drejtės sė popujve pėr vetvendosje, po t’ishte e sinqertė dhe koherente nė politikėn e saj, duhet t’a kishte rrėmbyer mė parė atė flamur, t’i kishte dhėnė pavarėsinė Ēeēenisė e tė mos ngrinte mure pėr Kosovėn. Dihet mirė si pėrfundoi e para e se si po instrumentalizohet e dyta.


Meqėnėse nė politikėn e Rusisė vazhdon tė mbizotėrojė hipokrizia komuniste veprimet e saj tė fundit nė Gjeorgji kanė dy qėllime kryesore: tė destabilizojnė ish republikėn sovjetike jo filoruse dhe tė rrėzojnė presidentin e saj qė, simbas Medvedevit, Kryetar i Rusisė, “ėshtė vetėm njė kufomė politike”, por edhe tė masin pulsin e Perėndimit se deri ku ai do tė mos kundėrshtonte ringjalljen afatmesme e afatgjatė tė ish BRSS nė skenėn ndėrkombėtare. Ditėt e fundit udhėheqėsi i liberalėve nė Parlamentin evropian, Graham Vatson, nė njė intervistė pėr njė tė pėrditėshme italiane, shprehej kėshtu: “ Mund tė kuptohet njėlloj, edhe se larg, se ēfarė ndodh atje. Njė maēok ėshtė duke lojtur me njė mi. Njė maēok i madh qė quhet Rusi me njė mi qė quhet Evropė...”.

Rusia ėshtė e vetėdijshme pėr dobėsit’e Evropės dhe bėn levė mbi interesat ekonomike tė disa prej shteteve mė tė fuqishme tė saj, pėr tė ēuar pėrpara projektet e saj. Evropa nuk don ta humbasė iluzionin e saj se Rusia ėshtė partneri strategjik, pa tė cilin nuk mund tė zgjidhen problemet e mprehta tė botės sė sotme, dhe vazhdon tė predikojė “maturi” e tė bėhet “ndėrmjetėse” nė zgjidhjen e krizės, duke i ardhur rrotull asaj, por duke mos e pėrballuar nė thelbin e saj qė ėshtė refuzimi i gjigantit tė Lindjes pėr tė pranuar statu-quon dhe evolucionin demokratik nė kah antirus tė ish provincave tė perandorisė.


Gjeorgjia ėshtė vetėm hallka e parė e njė kundėrproēesi historik qė, jo pa tė drejtė, shumkush e krahason me krizėn e Sudeteve tė vitit 1938 dhe qėndrimin anglo-francez t’asaj kohe. Askush nuk mund tė pėrcaktojė qartė pėrfundimin e pėrpjekjeve t’Evropės pėr tė “urtėsuar” ariun rus por, sigurisht, skeptiēizmi ėshtė i detyrueshėm kur kihet parasysh se sa mund t’i besohet premtimeve politike tė njė shteti qė drejtohet sot nga ish funksionarėt e GPU-sė, majės sė diamantit tė diktaturės komuniste. Ai shtet ka vėnė nė programin e fshehtė tė tij jo vetėm rikrijimin e ish Bashkimit sovjetik, por edhe rishkrimin e historisė botėrore me tezėn e re se “ E gjithė Evropa, Azia e deri n’Alaskė ishin ruse”, se “rusishtja ishte gjuha e titanėve”, “ajo qė flitej prej tė gjithėve para kullės sė Babelit”.

Nė njė bisedė me filozofin e njohur francez Bernard Henri Levy presidenti Gjeorgjan Sakashvili shprehet: “Problemi i vėrtetė ėshtė ai qė ėshtė nė lojė nė kėtė luftė. Putini e Medvedevi kėrkonin njė pretekst pėr tė na sulmuar. Pėrse? E para: jemi njė demokraci e pra mishėrojmė, pėrsa i pėrket daljes nga komunizmi, njė alternativė putinizmit. E dyta: jemi Vendi ku kalon BTC, naftėsjellėsi qė lidh Bakunė me Ceihanin nėpėrmjet Tbilisit; nėse biem, nėse Moska vė nė vendin tim njė funksionar tė Gazpromit, ju evropianėt do tė jeni tė varur qind pėrqind nga rusėt pėr furnizimin energjitik.


E treta: shikoni hartėn. Rusia ėshtė aleate e Iranit. Edhe fqinjtė tanė armenė nuk janė larg iranianėve. Merrni me mėnd nėse nė Tbilisi do tė vendoset njė regjim pėrkrahės i Rusisė. Do tė kishim njė vazhdimėsi gjeostrategjike qė do tė shkonte nga Moska nė Teheran. Shpresoj qė NATO-ja t’a kuptojė”. Sigurisht ka njė instinkt vetėmbrojtjeje nė kėtė paraqitje tė thjeshtėzuar tė problemit, por ėshtė vėshtirė tė kundėrshtohet vėrtetėsia e argumenteve. Nėse n’Evropė e mė gjėrė ka nga ata shtetarė, komentatorė e qytetarė qė i besojnė mė shumė teorisė sė “rrethimit” tė Rusisė e kundėrveprimit tė saj “tė ligjshėm” ndaj tij, duke akuzuar, si gjithmonė, Amerikėn e Bushit pėr “gabimet” e saj tė panumurta, do t’ishte fatale pėr t’ardhmen e kontinentit sikur kėto konsiderata dashamirėse tė bėheshin vija zyrtare politike e BE.

Do tė ēonin nė shkėputjen e Evropės nga SHBA dhe nė shkėrmoqjen e vetė asaj mbasi ata popuj, qė kanė provuar pėr gjysėm shekulli nė lėkurėn e tyre tiraninė ruso-komuniste, nuk mund tė pranojnė sot tė rrezikojnė lirinė e fituar sepse dikush nga liderėt e Evropės ėshtė bėrė rrogtar i Gazpromit, apo dikush tjetėr mik vetiak i Putinit. NATO dhe Evropa e bashkuar janė shtrirė deri nė kufijt’e Rusisė, jo pėr prirjen e tyre pushtuese, por pėr vullnetin e lirė dhe vendosmėrinė e popujve kufitarė tė saj pėr tė lidhur me ta garancin’e tyre si shtete tė lira e sovrane. Dėshira pėr liri e atyre popujve nuk mund tė vihet nė lojė nga “ realpolitika” tradicionale e njė pjese tė politikės evropiane. Mė pėlqen t’i mbyll kėto shėnime mbi njė aspekt tepėr tė rėndėsishėm tė kėtyre ditėve nė jetėn ndėrkombėtare me mendimet e dy personaliteteve tė njohura evropianė si ish Presidenti i Ēekisė Vaclav Havel dhe filozofi e politologu francez Bernard Henri Levy. “BE ka frikė tė bėjė njė hap mė tė vendosur, pėr tė mos dėmtuar marredhėniet e tij ekonomike me Rusinė.... Duket se nafta ėshtė mė e rėndėsishme se tė drejtat e njeriut dhe sovraniteti i njė Shteti”. Ėshtė njė konstatim i hidhur e sarkastik i njėrit prej simboleve tė demokracisė, arkitektit tė “revolucionit kadife” tė Pragės, fytyrės evropiane tė Vendeve tė Lindjes, qė shpreh gjėndjen shpirtėrore t’atyre qė, pėr gjysėm shekulli, idealizuan Evropėn e lirė e shpresuan nė tė.... “Sa i pėrket ndihmės sė ligjėshme pėr rusofonėt, dridhemi para idesė sė pėrdorimit tė saj kur tė jenė rusofonėt e Ukrainės, tė Vendeve baltike apo tė Polonisė tė quhen tė kėrcėnuar nga ndonjė “vullnet genocid”.


Ėshtė amerikani Riēard Hollbruk, njė diplomat i kalibrit tė madh e pranė Barak Obamės, tė ketė fjalėn e fundit: “Nė kėtė ēėshtje ndjehet njė erė e keqe paqtimi tė shtrėnguar dhe marrėveshjeje tė Mynihut”. O jemi tė zotėt tė ngremė me tė vėrtetė zėrin e t’i themi mjaft Putinit nė Gjeorgji ose njeriu qė ka ndjekur, simbas vetė fjalėve tė tij, deri nė hale civilėt ēeēenė, do t’i japė tė drejtė vetes tė bėjė tė njėjtėn gjė me cilindo fqinj tė tij. Kėshtu do tė ndėrtohen Evropa, paqja dhe bota e nesėrme?” pyet politologu francez, njė nga zėrat mė tė fuqishėm kritikė t’Evropės sė sotme. Pyetja troket jo vetėm nė dyert e sallave tė komandimit tė institucioneve evropiane, por edhe nė trurin e ndėrgjegjen e qytetarėve t’Evropės qė duhet tė ndėrgjegjėsohen se ēasti historik me tė cilin pėrballohen mund tė jetė fatal edhe pėr ta. ...

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Nėse SHBA vė raketat, ato i vė edhe Rusia (2008-11-11 16:26:02 nga admin2)
[ Opinione ] RUSIA NĖ LUFTĖ „DIPLOMATIKE“ KUNDĖR KOSOVĖS DHE EVROPĖS! (2008-09-17 09:40:29 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kėrcėnon mburojat raketore amerikane (2008-09-11 06:40:47 nga admin4)
[ Opinione ] KUR SERBIA DHE RUSIA DO TA NJIHNIN KOSOVĖN SHQIPTARE? (2008-08-31 15:36:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosaēov: Rusia mund tė njohė Kosovėn (2008-08-29 18:18:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kundėr projektrezolutės pėr Gjeorgjinė (2008-08-28 15:46:26 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria dėnon njohjen e Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė nga Rusia (2008-08-28 14:54:12 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Rusia nuk do ta njohė Kosovėn (2008-08-27 02:49:09 nga admin2)
[ Opinione ] RUSIA, DINOSAURI I BOTĖS SĖ FTOHTĖ (2008-08-11 15:09:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Rusia pėrzihet nė punėt e brendshme tė Kosovės (2008-07-02 15:55:06 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Lavrov: Rusia vazhdon te kundershtoje pavaresine e Kosoves (2008-05-14 12:21:39 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster