DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Gati pėr zbatimin e planit Ahtisaari pas shpalljes sė pavarėsisė, thonė zyrtarėt vendorė
Postuar mė datėn: 2008-01-03 16:08:56 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore


Derisa pritet qė sė shpejti Kosova ta shpallė pavarėsinė dhe tė fillojė me zbatimin e Planit tė Ahtisaarit, nė institucionet pėrkatėse thuhet se nuk do tė ketė probleme pėrsa i takon pėrgatitjes sė pakos sė domosdoshme legjislative pėr fillimin e zbatimit tė tij. Drafti i Kushtetutės ėshtė nė fazėn e korrekturės, ēėshtja e simboleve nė fazėn e pėrzgjedhjes dhe miratimit, pasi qė konkursi ka kohė qė ėshtė kryer.
Ndėrkohė qė pritet shpallja e Kosovės shtet i pavarur dhe sovran, sipas propozimit tė kryenegociatorit Martti Ahtisaari, pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės deklarojnė se tashmė ėshtė kryer njė pjesė e madhe e punės pėr sa i takon pėrgatitjes sė kornizės sė domosdoshme juridike qė parashihet nė pakon e Ahtisaarit. Akti mė i lartė juridik i shtetit - Kushtetuta, tashmė ėshtė pėrgatitur si draft dhe ėshtė nė fazėn e korrekturės, thotė kryetari i Grupit pėr Hartimin e Kushtetutės, Hajredin Kuēi. Por miratimi i saj ndėrlidhet shumė me statusin juridik dhe politik tė Kosovės, sqaron Kuēi.

“Ne duhet ta dimė fillimisht statusin dhe miratimi mund tė bėhet pėrnjėherė ose mė pastaj. Por, Kushtetuta nuk mund tė miratohet para definimit tė statusit final, e them nė kuptimin juridik. Pėr ēdo vendim politik dhe afat kohor qė kėrkohet nga ne, do ta respektojmė”, sqaron Kuēi.

Skėnder Durmishi - kėshilltar pėr media i krye-kuvendarit Kolė Berisha, thotė se kuvendi do ta procedojė shumė shpejt miratimin e Kushtetutės bashkė me procedurėn e diskutimit publik qė ėshtė e nevojshme. Po kėshtu edhe pėr ēėshtjen e simboleve, Durmishi thotė se, tashmė komisioni pėrkatės ka grumbulluar mė shumė se 3 mijė propozime pėr flamurin dhe stemėn dhe ėshtė bėrė seleksionimi i tyre.

“Ėshtė nė kompetencė tė Ekipit Negociator qė tė formojė njė juri profesionale e cila do tė pėrzgjedh nga tri propozime mė cilėsore pėr flamurin dhe pėr stemėn. Pastaj ėshtė nė kompetencė tė Kuvendit tė Kosovės qė pėrfundimisht tė vendosė, respektivisht qė tė miratojė flamurin dhe stemėn e shtetit tė Kosovės”, sqaron Durmishi.

Nuk raportohet as ngecje rreth ēėshtjes sė ligjeve tė domosdoshme. Grupi strategjik pėr transicion i Qeverisė sė Kosovės, kishte identifikuar 19 ligje qė duhet tė miratohen dhe qeveria ka punuar nė to, thotė zėdhėnėsi i Qeverisė Ēeku, Avni Arifi.

“Nga kėto 19 ligje, 8 janė finalizuar, kanė ardhur nė Zyrėn e kryeministrit, disa edhe janė aprovuar, mirėpo me njė vendim tė ri ato tė gjitha do tė grumbullohen nė Zyrėn civile ndėrkombėtare dhe atyre pritet t’iu bashkėngjiten edhe 11 ligje tė tjera tė cilat janė nė pėrfundim e sipėr”, thotė Arifi.

Kuvendi i Kosovės pat ndėrprerė shqyrtimin e kėtyre ligjeve pasi qė nuk kishte tė drejtė miratimi, pėrderisa nuk zgjidhej statusi politik i Kosovės, prandaj pritet qė ato tė aprovohen nė pako dhe me njė procedurė mė tė shpejtė, menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė, thotė Skėnder Durimishi.

Kurse Avni Arifi thotė se, sipas vlerėsimit tė ekspertėve ligjorė, puna e mbetur nė pėrfundimin e ligjeve merr njė kohė tė shkurtėr, “Dhe nuk ka asnjė shqetėsim se shpallja e vendimit pėr pavarėsimin e Kosovės do tė na gjejė tė papėrgatitur nė finalizimin e ligjeve”, thekson Arifi.

Edhe Hajredin Kuēi, i angazhuar nė Komisionin e Kushtetutės dhe atė tė simboleve thotė se nuk do tė ketė vonesa.

“Mendoj se ne do tė jemi tė gatshėm qė t’i pėrcjellim proceset vazhdimisht. Mendoj qė nė kėtė kuptim do t’i marrim vendimet adekuate dhe pėr asnjė moment nuk do tė vonohemi dhe asnjė pengesė qė ka tė bėjė me statusin final tė Kosovės, nuk do tė lejohet”, saktėson Kuēi.

Nxjerrja e akteve tė domosdoshme juridike pėr formalizimin e shtetėsisė sė Kosovės, sipas Pakos sė Ahtisaarit, do tė jetė prioriteti absolut me tė cilin do tė merret legjislatura e re e Kosovės, e dalė nga zgjedhjet e 17 nėntorit, thotė kėshilltari pėr media i kryekuvendarit Berisha, Skėnder Durmishi.

Pėrderisa zyrtarėt e institucioneve tė Kosovės, deklarojnė se gjithēka do tė jetė gati nė rrafshin juridik pėr tė filluar funksionimi i Kosovės - shtet sovran dhe i pavarur, kryetari i ri i Prishtinės, Isa Mustafa, thotė se ndėr angazhimet e tij tė para nė detyrėn e re, do tė jetė pėrgatitja e qendrės sė kryeqyteti pėr festimin e shpalljes sė pavarėsisė.

RTK
03.01.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Panonia pėrgatitet pėr luftė (2008-11-09 15:28:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Buxheti gati 1.5 miliard euro (2008-11-03 15:14:01 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fillojnė pėrgatitjet pėr GJND-nė (2008-10-15 14:49:26 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Qeveria pėrgatitet pėr mbrojtjen e pavarėsisė (2008-10-11 13:30:26 nga admin1)
[ Kultura ] Shtėpia e Alfabetit (s) bėhet gati pėr 100-vjetorin (2008-09-19 08:03:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ura mbi detin Fehmarn gati nė vitin 2018 (2008-08-26 08:58:47 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Vlerėsime negative pėr zgjedhjet nė Maqedoni (2008-06-02 16:47:59 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosove, Shtim trupash te NATO-s, 1 000 amerikane gati per ne Mitrovice (2008-03-24 06:54:29 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosova po pėrgatit Ministrinė e Mbrojtjes (2008-03-23 14:27:35 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekspertėt amerikanė: Grupi A3 gati pėr anėtarėsim nė NATO (2008-03-06 08:59:15 nga admin4)
[ Opinione ] LUFTA QĖ PĖRGATITI PAVARĖSINĖ (2008-03-01 03:47:37 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster