DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» AJO ĒKA NDODHI ME 10 SHKURT NĖ PRISHTINĖ, ISHTE KRIM(!)
Postuar mė datėn: 2007-02-13 21:20:51 nga admin2 :: Kategoria: Opinione

KOMENT I DERVINA.COM

Duhet thėnė qė nė fillim se ajo ēka ndodhi me 10 Shkurt 2007 nė Prishtinė, ėshtė Krim me plotė kuptimin e fjalės.
Ėshtė Krim sepse nuk ka ndodhur rastėsisht, pa qėllim ajo qė ndodhi, por ishte e pėrgatitur qė mė parė nga kuzhinat djallėzore tė UNMIK-ut dhe shėrbyesve qorre tė tyre SHPK-sė! Ishte Krim sepse u derdh gjak i pafajshėm, u shuan jetė njerėzish, u rrahėn dhe u maltretuan shumė tė tjerė pa ndonjė shkak tė arsyeshėm! Pos tjerash, ishte vendim i marrė nga kreu politik, po ashtu edhe nga Grupi i Unitetit, zaten kėta e kishin bėrė tė njohur se do ta pėrdorin forcėn pa asnjė hezitim!
Dihet qysh mė herėt, se UNMIK-u, Grupi i Unitetit, Qeveria e shumė parti politike, kanė pas urrejtje meskine e tė papėrmbajtur ndaj Lėvizjes qytetare Vetėvendosja. Dhe kur dihet edhe ky fakt, mund tė themi pa dyshim, se kjo ishte hakmarrje ndaj Vetėvendosjes pėr demonstratat e mėhershme e sidomos ndaj demonstratės sė 28 Nėntorit tė vitit tė kaluar.
Pse gjithė kjo urrejtje ndaj njė Lėvizjeje qytetare qė lufton me mjete paqėsore demokratike, pa armė pėr ēėshtjen e drejtė tė popullit tė vet, dhe si tė thuash ka mbetur e vetmja forcė opozitare nė Kosovė? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė! Sepse kanė frikė nga kundėrshtarėt, nga ata qė i demaskojnė burokracinė e tyre. Nuk ju duhet opozitė, kėshtu janė mėsuar e adaptuar! Duan tė jenė vetėm ata. Pastaj kanė frikė, sepse e dinė mirė qė janė futur nė gjynahe, sepse e dinė mirė se e kanė tė pamundur t'i lajnė kėto gjynahe. Sepse e dinė mirė, se kanė gėnjyer gjithė kohen dhe janė tė detyruar tė gėnjejnė edhe nė tė ardhmen, derisa tė munden! Thėnė shkurt, kanė dėshtuar nė Misionin qė me dėshirė e kanė marrė pėrsipėr. Prapė lind pyetja: Po pse kanė dėshtuar? Kanė dėshtuar sepse janė shkėputur qysh moti nga populli dhe hallet e tij! Ēdo politikė qė shkėputet nga populli ėshtė e destinuar tė dėshtojė.
UNMIK-u, qė prej fillimit ėshtė kujdesur pėr tė pėrzgjedhė politikanė tė dėgjueshėm, servilė dhe i ka joshur me poste e mundėsi tė mėdha korruptimi, me qėllim qe tė mos kenė mundėsi tė rezistojnė ndaj vendimeve tė tyre dhe nė kėtė mėnyrė tė bėjnė politikė pa telashe. Tek e fundit, aq ju bėn tė huajve se ēka dhe si do tė duket nesėr Kosova. Luksi i madh i elitės sonė politike nė njė Kosovė tė varfėr qė krahasohet me shtetet e varfra afrikane, e dėshmon vetėdijen dhe ndėrgjegjen shumė tė ultė tė tyre. Sikur tė ishin tė ndėrgjegjshėm, tė pastėr dhe njėmend tė angazhuar pėr kauzėn tonė jetike, nuk do ta kishim kėtė situatė qė e kemi.
Ne kishim menduar se regjimet e tipit Millosheviē kishin marrė fund njėherė e pėrgjithmonė nė Kosovė. Ne kishim menduar se jemi futur nė rrugėn e lirisė dhe demokracisė dhe dihet se nė demokraci bėhen edhe protesta, lejohen dhe merren parasysh edhe mendimet ndryshe, policia nuk ndėrhynė pa arsye, por vetėm nė raste ekstreme, ku ėshtė mė e ēmueshme jeta e qytetarit se ēdo gjė tjetėr! Por me 10 Shkurt 2007, UNMIK-u me argatėt e tyre shqipfolės, na treguan se sa larg jemi nga liria e vėrtetė e nga demokracia qė aq shumė e zėnė nė gojė! Na treguan se ata janė si regjimi i Millosheviēit, bile edhe mė keq, dhe na treguan se janė tė gatshėm tė shkojnė deri nė polpotizėm tė vrazhdė. Derisa policia e vendeve tė ndryshme tė Evropės dhe tė botės kanė probleme me disa tė rinj, tė cilėt pėrdorin alkoolin dhe lėndė tė ndryshme narkotike, policia e instaluar nė Kosovės ka probleme me popullin shqiptar vetėm e vetėm pse kėrkon Liri dhe Pavarėsi me anėn e demonstratave paqėsore. Jo vetėm kaq, sepse ky popull i shtypur njė shekull tė plotė nga Serbia, pas fitores sė Pavarėsisė, mėton tė kėndellet nga plagėt e rėnda tė marra nga pushtuesi serb. Prandaj, rinia shqiptare e shtypur nga lufta afatgjate serbe, e uritur; rinia pa aktivitete, pa punė dhe pa ardhmėri tė lumtur nė vendlindjen e tyre, nuk ka zgjidhje tjetėr pos fitores sė lirisė dhe pavarėsisė me anėn e demonstratave tė qeta.
Kjo rini e Kosovės me 90 pėr qind shqiptarė quhet Lėvizja pėr Vetėvendosje, qė ka lindur nga gjiri i popullit tė vuajtur, tė traumatizuar dhe tė rraskapitur njė kohė tė gjatė nga lufta kriminale serbe. Lėvizja Vetėvendosje nuk ėshtė themeluar pėr tė bėrė aleancė me qeveritarėt qė paguhen mirė, me pronarėt e privilegjuar qė nuk e kuptojnė skamjen e popullit, por ėshtė themeluar pėr tė realizuar vullnetin e popullit shqiptar drejt Vetėvendosjes. Lėvizja kėrkon respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave qytetare pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Prandaj, Vetėvendosja duke demonstruar nė rrugėt e Prishtinės kundėr diskriminimit tė popullit u rrah me shkopinj, u tymos me gaz lotsjellės, por edhe u qėllua me predha tė policisė sė UNMIK-ut dhe tė ShPK-sė. Papritmas njė grua, udhėheqėse e Shoqatės pėr tė pagjeturit shqiptar, e goditur nga shkopinjtė e policisė u shtri nė asfaltin e pėrgjakur. Ajo tetė vjet me radhė me njė regjistėr tė madh kėrkon tė afėrmit e familjeve shqiptare, pėr tė cilėn vetėm Serbia kriminale i di se ku gjinden. Prandaj, nėse Beogradi hesht pėr qėllime raciste, nuk do tė heshtin tė afėrmit e qytetarėve tė zhdukur nė luftė, nuk do tė hesht kombi shqiptar i Shqiperisė Etnike. Me dhjetėra demonstrues filluan tė rrėzohen nė tokė, goditjet ajėr tokė tė policisė sė UNMIK-ut e realizuan skenarin. Populli shqiptar kurrė nuk ka besuar qė policia e UNMIK-ut do tė sulmojė dhe do tė qėllojė me predha dhe nė mėnyrė tė pakontrolluar e qė rezultoi me dy tė vrarė dhe 80 qytetarė tė plagosur. Tmerri nuk mbaroi me kaq, sepse njėsitė speciale tė ShPK-sė hynė me dhunė nė zyrėn e Lėvizjes Vetėvendosje, ku arrestuan udhėheqėsin, Albin Kurti dhe maltretuan edhe disa aktivistė tjerė tė Lėvizjes. Kuptohet qė policia nuk ka nevojė tė di pėr aktivitetin revolucionar tė Vetėvendosjes, se siē thotė populli shqiptar, ēdo gjė qė gjendet nė zyrėn e Vetėvendosjes, gjendet te populli i pakėnaqur i Kosovės. Ata duke shkatėrruar zyrat modeste tė Vetėvendosjes nė tė gjitha qytetet e Kosovės, treguan se janė kundėr lirisė, demokracisė dhe pavarėsisė sė plotė tė Kosovės. Kurrė nė historinė e saj tė bujshme Prishtina nuk ka pėrjetuar mė shumė gaz lotsjellės se me 10 Shkurt 2007. U pėrdoren edhe fishekė qė janė tė ndaluar me konventat ndėrkombėtare qė prej vitit 1974.
Ndėrsa populli po maltretohej e po vritej, udhėheqėsit politikė tė Kosovės nuk guxuan tė dalin para demonstruesve pėr t'u thėnė ndonjė fjalė, ndonjė shpjegim dhe ta vėzhgonin vetė situatėn. Ata e panė mė tė udhės qė me helikopter tė KFOR-it tė nisen nė ekskursion nė Mitrovicėn veriore tė spastruar nga shqiptarėt, ndėrsa tė tjerėt nuk e prishnin fare rehatinė e tyre luksoze! Hipokrizinė e tyre tė vėrtetė, pushtetarėt e treguan po atė ditė, duke i dėnuar demonstruesit e duke i akuzuar pėr eskalimin e dhunės, e nga ana tjetėr arsyetonin ndėrhyrjen shtazarake tė policisė. Disa shkuan aq larg si zėdhėnėsja e Qeverisė U. Lama saqė kėto demonstrata i kualifikoi si tė nxitura nga Beogradi. Vlerėsime tė pa baza dhe qesharake si kėto, na kujtojnė kohen e titistėve tė Sinan Hasanit e Ali Shukriut. Kjo mė sė miri tregon se sa meskine janė qėndrimet e tyre dhe sa shume janė futur nė absurditet.
Hipokrizinė dhe pėrgjegjėsinė e tyre, mė sė miri e dėshmuan autoritetet e Kėshillit pėr Mbrojtjen e Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut me seli nė Prishtinė, tė cilat kishin qenė prezentė gjatė gjithė kohės sė demonstratave. Ata me tė drejt theksuan se, shkaktarė tė dhunės nė demonstratat e 10 - Shkurtit e qė rezultoi edhe me tė vdekur ishin "Grupi i Unitetit". KMDLNj po ashtu dėshmoi se asnjė institucion apo individ, nuk ishte i kėrcėnuar nga protestat e Vetėvendosjes, por situatėn e kanė eskaluar vetė forcat policore. Ky grup totalitar qė ka uzurpuar tė gjitha institucionet e Kosovės, pėrfshi edhe parlamentin, e tė cilat institucione i ka zhveshė nga ēdo e drejtė vendimi duke i shndėrruar nė vasalė tė tyre.
Asnjė shenjė respekti e dhimbjeje pėr tė plagosurit e tė vrarėt nuk u shpreh nga Grupi i Unitetit e shumė politikanė e parti tjera, pėrveē 2-3 vizitave nė familjet e tė vrarėve tė cilat i bėnė jo nga dhembja e pėrgjegjėsia, por vetėm pėr marketing politik. Kryetari Sejdiu me paturpėsi deklaroi se nuk e ndjen veten aspak pėrgjegjės pėr Krimin qė ndodhi mbi popullin, tė cilit i takon e qė nga taksat e edhe kėtyre njerėzve mbanė familjen e tij.
Pėr shtrembėrimin e fakteve e realitetit nė Kosovė, elita politike i ka nė dispozicion pothuajse tė gjitha mjetet e informimit qoftė ato elektronike, qoftė tė shkruara, tė cilat i mbanė rreptėsishtė nėn censurėn e vet! Nuk ke ēka sheh e ēka lexon tjetėr nė kėto mjete informuese pėrveē propagandės sė UNMIK-ut dhe tė politikes ditore, gjithēka qė shihet e shkruhet, sė pari kalon nėpėr filtrin e tyre dhe pastaj emitohet ajo qė ju shkon apetitit tė tyre. Mund tė konstatojmė se, kėto mjete tė informimit janė po ashtu kontribuuese tė situatės shpėrthyese nė Kosovė, ndaj e mbajnė njė pjesė tė fajit pėr informim jo tė drejt, joprofesional tė opinionit tė gjerė.
Pėr krimin qė ndodhi me 10 Shkurt, duhet tė japin pėrgjegjėsi shumė njerėz, nuk mjafton vetėm njė dorėheqje formale e njė ministri tė papėrgjegjshėm. Ekipi i Unitetit mundohet qė me njė dorėheqje t'i vejė kapak kėsaj pune nė mėnyrė tė paturpshme. Ky ekip despotėsh, po mundohet qė ta linēojė njėherė e mire udhėheqėsin e Vetėvendosjes - Albin Kurti, dhe po orvatet t'i bėjė ndonjė proces tė montuar politikė. Me sa duket kanė vendosė, qė tė zhyten edhe mė shumė nė krime dhe ta rrisin zemėrimin e popullit edhe mė shumė, derisa vullkani popull t'i pėrfshijė pėrpara. Ata qė ndezin zjarr dhe i frynė zjarrit, do tė digjen vetė nė te. Sidoqoftė, javėt dhe muajt e ardhshėm do tė jenė edhe mė tė nxehtė dhe tė paparashikueshėm dhe fatkeqėsisht jemi tė detyruar t'u bėjmė sfidė...!

Koment i dervina.com
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] KOSOVA MĖ LEHTĖ DHE MĖ SHPEJT MUNDET TĖ RIBASHKOHET ME REPUBLIKĖN E SHQIPĖRISĖ SE SA AJO TĖ BĖHĖT SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN…! (2008-11-13 15:17:11 nga admin1)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Stubb hodhi poshtė krahasimet mes Kosovės dhe rajoneve tė Gjeorgjisė (2008-09-28 02:36:56 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia kundėr Rusisė, s'do tė njohė rajonet e Gjeorgjisė (2008-09-24 08:57:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nju Jork, Sarkozi: Njohja e Kosovės, nė tė mirė tė rajonit (2008-09-24 02:35:00 nga admin4)
[ Opinione ] DIPLOMACIA ANTIKOMBĖTARE E SALI BERISHĖS SIKURSE AJO E ERIK HONEKERIT! (2008-08-14 13:42:38 nga admin1)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-07-21 15:59:18 nga admin1)
[ Histori ] A E DI TI MĖSUESI GREK PANAJOTIS KOKKALIS? (2008-05-19 05:12:20 nga admin4)
[ Opinione ] QĖ NGA AJO NATĖ NUK U PAMĖ MĖ KURRĖ ME FADIL VATĖN (2008-04-23 03:40:13 nga admin4)
[ Opinione ] GJENDJA E TENDOSUR NĖ KUFI ME MAQEDONINĖ, MUND TĖ MERR PĖRMASA RREZIQESH TĖ REJA NĖ RAJON! (2008-04-20 05:34:42 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KE-Davis: Rajoni nuk eshte destabilizuar pas shpalljes se pavaresise se Kosoves (2008-04-17 05:33:49 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster