| » Opcionet për artikullin |
|
Treshja ndėrkombėtare pėr statusin e Kosovės po pėrgatitet t'u paraqesė palėve njė propozim tė ri tė quajtur "status neutral", qė synon normalizimin e marrėdhėnieve mes Prishtinės dhe Beogradit, tha mbrėmė nė Uashington pėrfaqėsuesi europian nė Treshen diplomatike, Volfgang Ishinger.
Ishinger tha se propozimi i ri mund tė ēonte nė njė marrėveshje qė do tė normalizonte marrėdhėniet mes Kosovės dhe Serbisė por ku nuk do tė thuhej asnjė fjalė e vetme pėr statusin. "Marrėveshja pėr 'statusin neutral' do tė ishte njė ofertė ndaj tė dyja palėve pėr tė krijuar marrėdhėnie, pavarėsisht se ēfarė mund tė vendoset sot ose nesėr pėr statusin e Kosovės. Mes Serbisė dhe Kosovės sot nuk ekzistojnė marrėdhėnie pasi Kosova ėshtė nėn administrimin e OKB sė ndėrsa Serbia e konsideron Kosovėn si pjesė tė territorit tė saj, pra mes tyre nuk ekzistojnė pėrpjekje bashkėpunimi pėr asgjė", ka thėnė Ishinger nė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės". Ishinger thotė se Treshja ka qenė e suksesshme nė punėn pėr pėrgatitjen e kėtij propozimi por, shtoi se ėshtė e paqartė nėse propozimi do tė ketė dritėn jeshile nga kryeqytetet pėrkatės. Nėse po, atėherė ai do t'u paraqitet palėve. Megjithėse hollėsitė pėrfundimtare nuk janė pėrpunuar ende, tha Ishinger, por shtoi se kjo do tė ishte njė marrėveshje bashkėpunimi dhe konsultimi nė njė numėr aspektesh, si ekonomia, tregtia dhe parandalimi i krimit. Nė marrėveshje do tė pėrcaktoheshin detyrime pėr Kosovėn qė ajo tė konsultohej me Serbinė pėr ēėshtjen e pakicave dhe tė kufirit tė pėrbashkėt, gjėra qė janė nė interesin e tė dyja palėve. "Mendoj se do tė ishte shumė nė interes tė Serbisė, sidomos tė serbėve nė Kosovė, qė tė merrnin obligime nga autoritetet e Kosovės pėr mirėqenien e tyre. Ky ishte vetėm njė shembull, por mendoj se ka interesa tė rėndėsishėm qė mund tė plotėsohen pėrmes njė marrėveshjeje tė tillė tė statusit neutral. Ajo qė nuk mund tė bėjė njė marrėveshje e tillė ėshtė se nuk zgjidh mosmarrėveshjet mbi statusin. Por ne do tė shikojmė se si do tė reagojnė palėt ndaj kėtij propozimi". Ishinger pranon se ndėrmjetėsimi mes Prishtinės dhe Beogradit ka qenė njė proces i vėshtirė dhe deri tani tė gjitha propozimet janė hedhur poshtė. "Ne si treshe e kemi pėr detyrė tė shqyrtojmė bashkė me palėt, me Serbinė dhe me shqiptarėt e Kosovės, ēdo alternativė tė mundshme. Nėse modeli i Hong Kongut, siē u quajt ai, ėshtė i pranueshėm pėr tė dyja palėt, atėhere shumė mirė. Pėr fat tė keq, deri tani, tė gjitha propozimet interesante ose janė hedhur poshtė nga tė dyja palėt ose nga njėra palė dhe kjo e ka bėrė shumė tė vėshtirė punėn tonė si negociatorė". Ishinger tha se ndėrsa nė dy muajt e parė tė bisedimeve shtesė propozimet kanė ardhur nga vetė palėt, tani janė ndėrmjetėsit ata qė po dalin me ide tė reja. Por siē tha, propozimet duhet tė jenė tė peshuara mirė dhe tė kenė shanse pėr sukses, pėrndryshe pozita e ndėrmjetėsuesve ndėrkombėtarė do tė dobėsohej, tha Ishinger. Ishinger tha se nuk dėshiron tė shprehė hamendje se ēdo tė ndodhė nėse pėrpjekjet e ndėrmjetėsimit dėshtojnė. "Kemi edhe plot njė muaj pėrpara dhe unė nuk jam pa shpresė se mund ta zgjidhim kėtė ēėshtje. Mendoj se do tė ishte mjaft nė interes tė Serbisė, tė Kosovės, tė Bashkimit Europian dhe tė Rusisė qė ēėshtja tė zgjidhet me bisedime". Njė konflikt i zgjatur, tha Ishinger, nuk ėshtė as nė interes tė Rusisė, duke kėrkuar nga Rusia qė t'i bėjė presion Serbisė. "Pikėpamja ime ėshtė se nėse duam ta zgjidhim kėtė ēėshtje, duhet t'u bėjmė presion tė dyja palėve. Pa presion nuk do ta zgjidhim dot", shprehet nė fund Ishinger nė kėtė intervistė.
14.11.2007 |
|