DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Illyria, ditari i shqiptarėve tė Amerikės
Postuar mė datėn: 2006-10-21 20:40:46 nga Arben Dervina :: Kategoria: Diaspora
Intervistė e redaktorit tė seksionit shqip tė gazetės Illyria, Dalip Greca dhėnė Zėrit tė Amerikės....
Kėto ditė u mbushėn 15 vjet nga dalja e numrit tė parė tė gazetės Illyria e cila botohet nė qytetin e New York-ut. Illyria botohet dy herė nė javė nė shqip dhe nė anglisht. Ajo ka njė numėr tė madh lexuesish jo vetėm tek shqiptarėt e Amerikės, por dhe tek diaspora shqiptare nė vende tė ndryshme tė botės. Nėpėrmjet faqeve tė Illyrisė shqiptarėve qė jetojnė jashtė vendit u jepet rasti tė lexojnė nė shqip informacione nga Shqipėria, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga e gjithė diaspora shqiptare.
Botuesi i Illyria-s ėshtė Ekrem Bardha. Pėr tė biseduar mė gjerė mbi aktivitetin e gazetės Illyria ne kemi sot tė ftuar pėr njė bisedė me telefon nga New York-u njėrin prej redaktorėve tė Illyrisė, Dalip Greca. - Mirėmbrėma Dalip! - Mirėmbrėma Laura! Nė rast se mund tė themi qė gazeta juaj ka njė objektiv, cili ėshtė ky objektiv ose mision. - Misioni i Illyrisė mbetet ai i ditėve tė para tė krijimit tė saj kėtu e 15 vjet tė shkuara, tė mbajė bashkė shqiptarėt, t’i informojė shqiptarėt dhe tė jetė njė ditar i hapur pėr shqiptarėt e Amerikės dhe mė gjerė, pra tė shkruajė jetėn e shqiptarėve duke pasqyruar aktivitet e tyre nė Amerikė, por dhe duke shėrbyer si njė urė lidhjeje me trojet amtare, me vendlindjet e shqiptarėve qė kanė emigruar kėtu. – Mes shqiptarėve tė Amerikės ka ende njė pėrēarje politike qė pasqyron natyrisht debatet e ashpra politike qė zhvillohen nė Shqipėri, nė Kosovė apo nė Maqedoni. Cili ėshtė pozicioni i gazetės suaj nė raste tė tilla? - Illyria qė nė editorialin e parė tė saj tė 21 qershorit tė vitit 1991 shkruante: "Shqiptarė tė jemi bashkė, tė ndarė do tė humbasim". Ky ėshtė mesazhi qė ėshtė pėrcjellur nė 15 vite dhe kėtu ėshtė kapur fort edhe sot gazeta Illyria. Pėr kėnaqėsi tė lexuesit qė nuk e ka pasur nė dorė gazetėn do tė thosha se shėrben si njė matės i vlerėsimit tė saj thėnia e shkrimtarit Ismail Kadare i cili ka shkruar: "Nė kėto kohė pasionesh shpesh herė tė mbrapshta, Illyria ka meritėn tė mos ndikohet prej tyre, tė jetė e paanshme dhe tė ketė tė shenjtė vetėm njė pasion: Lirinė dhe lumturinė e popullit shqiptar…" Pra kjo ėshtė esenca. Kjo ėshtė edhe kėrkesa e botuesit tė Illyrias, z. Ekrem Bardha:Jo njėanshmėri nė gazetė! Kombi mbi tė gjitha! Ne perpiqemi qė tė mos kemi anėsi nė pasqyrimin e informacionit. Ne u japim lexuesve tanė atė ēka ndodh, kur ndodh dhe si ndodh, por siē e thatė edhe ju ka dhe zėnka, ka dhe mėrira. Ne perpiqemi qė ato t’i shmangim. Shqiptarėt, sidomos ata qė janė nė emigracion, mendojnė se nuk ka ēfarė u duhet sherri nė kėto kohė bashkimi, kur shumė probleme tona kombėtare janė ende tė pazgjidhura ose nė rrugėn e zgjidhjes.Edhe kur grinden ne u themi:Sherret na ndajnė, le tė jemi bashkė pėr tė mirėn e kombit! – Dalip, sa e vėshtirė ėshtė mbijetesa pėr gazeta tė tilla qė i shėrbejnė njė komuniteti tė caktuar nė Amerikė? - Ėshte shumė e vėshtirė, sidomos tani nė kushtet edhe tė konkurrencės, ku kėtu nė diasporė ka dhe gazeta tė tjera nė gjuhėn shqipe, kur kanė hyrė edhe televizione nga Shqipėria, nga Kosova, dhe Illyria duhet tė mbijetojė duke i qėndruar fort pėrvojes sė saj, pra duke qenė njė ditar i hapur pėrmes pasqyrimit te aktiviteteve nė kohėn qė zhvillohen. Sidoqoftė ne kemi njė redaksi shumė tė vogėl e cila arrin qė tė realizojė pasqyrimin e jetės sė shqiptarėve. Efikasitetin e njė redaksie tė vogėl ne e kemi rritur me njė infrastrukturė tė zgjeruar tė bashkėpunėtoreve tanė tė cilėt shtrihen nga New York-u nė tė gjithė cepat e Amerikės, do tė thosha kudo ku jetojnė shqiptarėt. Sidomos ne i kemi tė dubluar korrespondentėt tanė atje ku ka shumė shqiptarė si psh nė New York, ku pėrveē redaksisė e cila ėshtė vendosur nė Manhattan, gati nė tė gjitha qytezat ne kemi bashkėpunėtorėt dhe korrespondentėt tanė.Do tė pėrmendja kėtu: Rozi Theohari, Kolec Traboini, Thanas e Julia Gjika dhe Alfred Lela nė Masaēusets, Shkrimtari Gjekė Marinaj nė Dallas, Mira Pėrzhita, Vjollca Mala, Riza Milla nė Chikago, Zef Pėrgega, Zef Lleshi, Rafael Floqi, Redin Hafizi, Mensur Spahiu, Pjetėr Jaku, Dhori Thanasi nė Miēigan, Anila Coiniku dhe Gazi Buxheli nė Kliveland, Albana Mėlyshi, Pal Ndrecaj, Merita Bajraktari, Elmira Muja, Rafaela Prifti, Pandeli Simsia, Kozeta Zylo, nė Nju Jork e tė tjerė. Gjithandej pra ne arrijmė tė marrim informacionin pėrmes korrespondentėve tanė.Illyria ka rreth vetes gazetarė profesionistė. Ka ndėr ta qė prej vitesh mbajnė edhe rubrika tė veēanta, siē ėshtė rasti i Albana Mėlyshi Lifschin, e cila ka krijuar rreth gazetės njė numėr shumė tė madh lexuesish nė rubrikėn shumė tė lexuar:Ēėshtje tė Emigracionit". Kėshtu jemi pėrpjekur ta lehtėsojmė disi punėn e redaksisė qė siē e thashė ėshtė shumė e vogėl, ėshtė simbolike krahasuar me faqet e gazetės. Gazeta ka marrdhėnie shumė tė mira me tė gjitha organizatat dhe shoqatat qė veprojnė nė SHBA. Veēojmė kėtu Vatrėn me gazetėn e saj Dielli, Lidhjen e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikan, Shoqatėn Camėria, Lidhje Demokratike tė Kosovės, Miqtė e TMK-sė, institucionet fetare etj. - Keni ju korrespondentė edhe nė vende tė tjera tė botė, nė vende europiane e kam fjalėn ku ka shqiptarė? – Illyria tani ka korrispondentėt e saj nė Francė, Vasil Qesari e Aleko Likaj, qė na sjellin zėrin e shqiptarėve tė Francės, nė Londėr Muhamet Veliu, nė Zvicėr Agim Shehu, Enver Robellit, Shefqet Dibrani, Engjėll Shehu, nė Athinė Dritan Haxhia, nė Selanik Gjergj Gambeta, nė Gjermani Arben Ēokaj e Sabri Kiēmari, e do tė vazhdoja me njė numėr tė tjerė korrespondentėsh tanė tė cilėt pasqyrojnė jetėn e emigracionit si Saimir Lolja nė Kanada, Bujar Zhuri nė Norvegji, Eugjen Merlika nė Itali, madje kemi edhe ne Zelandėn e Re e nė Turqi. – Gjendja nė rajonet ku jetojnė shqiptarėt nė Ballkan ėshtė qetėsuar mjaft krahasuar qoftė dhe me njė dekadė mė parė. A jeni tė shqetėsuar se kjo mund ta ulė numrin e lexuesve shqiptarė tė gazetės? - Ky shkak, pėrbėn dhe nuk pėrbėn njė rrezik. Unė mendoj se shqiptarėt janė tė etur pėr tė thithur informacion nga vendlindja.Dhe ne e plotėsojmė kėtė me korrespondentėt dhe analsitėt tanė si:Ali Podrimja,Besim Muhadri, Migena Allrati, Alma Tabaku, Ekrem Kryeziu, Rexhep Torte e shumė tė tjerė. Shqiptarėt qė jetojnė nė Amerikė ose nė vende tė tjera, janė shumė tė lidhur me vendlindjen. Ndoshta jemi populli mė i veēantė qė ēdo informacion qė vjen nga vendlindja ne duam ta thithim patjeter. - A keni problem leximin e gazetės nga tė rinjtė shqiptaro-amerikanė? – Ky ėshtė njė problem mė vete dhe pėrbėn vėrtetė shqetėsim. Brezi i ri, veēanėrisht ai qė po shkollohet nė Amerikė, ka prirjen e integrimit tė menjėhershėm, gjė qė mund tė ēojė nė asimilim. Pėr ta shmangur kėtė ne jemi pėrpjekur qė tė lidhemi me qendrat shkollore ku janė shqiptarėt, me kolegjet dhe tė nxisim krenarinė e tė qenit shqiptar. Shpeshherė ne pasqyrojmė aktivitetet qė ndodhin, sidomos nė New York, por edhe nė shtetet e tjera. Ne pėrpiqemi qė tė gjithė aktivitetet e tyre t’i sjellim nė faqet e gazetės. Nuk ėshtė kėnaqėsi thjesht publikimi i njė fotografiė ku ata do tė shohin veten. Tjetėr, ne pėrpiqemi qė tė shkruajmė pėr studentėt mė tė mirė shqiptar nė shkollat amerikane. Ėshtė fakt se diaspora shqiptare ka shumė studentė shqiptarė qė dallohen nė shkollat amerikane, por pėr mė tė mirėt ne shkruajmė nė faqet e gazetės Illyria. Redaksia bėn pėrpjekje qė studentėt t’i ketė dhe bashkėpunėtorė dhe kemi arritur njė sukses, qė ndoshta ėshtė minimal tani pėr tani, por shpresojmė qė ai tė rritet nė tė ardhmen. Dikur gazeta tė tilla tė shqiptaro – amerikanėve si "Dielli" kanė tėrhequr figura tė tilla, pena tė fuqishme do tė thoja si Fan Noli, Konica, Sotir Peci. A pėrpiqeni ju qė nė gazetėn tuaj tėtėrhiqni figura intelektualėsh? – Ėshtė kėnaqėsi qė gazeta Illyria vazhdon tė ketė pena qė peshojnė nė diasporėn shqiptare.Thashė pak mė parė se ne kemi prurje tė shkėlqyera nga Shoqata e Shkrimtarėve, por edhe jasht saj. Do tė pėrmendja kėtu: Prof. Sami Repishti, i cili ka 15 vjet qė ndjek Illyrian, them kėshtu sepse ai e ka shkruar editorialin e parė tė Illyrias dhe vazhdon tė bashkėpunojė ende. Po kėshtu mund tė pėrmendja Prof. Peter Prifti, shkrimtarin Naum Prifti, Anton Ēefa, Gjekė Marinaj, Ramiz Gjini, Kolec Traboini, Rozi Theohari e tė tjerė. Kemi lidhje shumė tė mira edhe me gazetėn Diellin, siē kemi lidhje shumė shumė tė mira dhe me Zėrin e Amerikės, por edhe me gazeta tė tjera, siē ėshtė Bota Sot. Gazetės sonė i jep ushqim tė vazhdueshėm Ismail Kadareja, Dritėro Agolli, qė janė Honorary Members. Pėr Illyrinė nuk ka shumė rėndėsi se nga ėshtė shkrimtari apo bashkėpunėtori, nė ē’pozicion partiak ėshtė ai. Pėr ne ka rėndėsi pesha e penės, pesha e letrave. Dhe kėta lloj njerėzish ne pėrpiqemi t’i kemi nė gazetėn tonė. A pėrhapet dhe lexohet gazeta juaj nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni? – Gazeta ėshtė nė internet, ka website-in e saj dhe mund tė lexohet direkt pėrmes njė abonimi vjetor. Ndėrsa fizikisht gazeta shkon nė institucionet, megjithėse kemi dhe disa abonentė qė duhen pėrgėzuar, sidomos nė rajonin e Korēės, Shkodrės, Tiranė e nė rajonin e Maqedonisė. -Zoti Greca, ju faleminderit pėr intervistėn. - Ishte kėnaqėsia ime.

Ju faleminderit juve! -

Intervistoi pėr Zėrin e Amerikės, Laura Konda
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] Ditari i ambasadorit rus: Biseda e Titos me Enverin pėr Kosovėn (2007-12-14 20:12:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nga Ditari - Shtrembėrimi i drejtėsisė (2007-04-11 13:08:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ponosh: Nuk duhet lejuar qė situata tė eskalojė nė Ballkan (2008-08-29 10:27:38 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kundėr projektrezolutės pėr Gjeorgjinė (2008-08-28 15:46:26 nga admin4)
[ Kultura ] Si tė evitoni kancerin nė stomak (2008-08-28 15:36:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Situatė delikate nė Mitrovicė (2008-08-28 14:56:18 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria dėnon njohjen e Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė nga Rusia (2008-08-28 14:54:12 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kushner: Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė shpikur (2008-08-28 14:51:08 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbia ndėrron qasjen: synon pjesėmarrje nė vendosjen e EULEX-it nė Kosovė (2008-08-28 14:44:05 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Publikohen emrat e 10 tė ngarkuarve me punė nė ambasadat e para tė Republikės sė Kosovės (2008-08-28 14:40:31 nga admin1)
[ Kultura ] PAKOJA E AHTISARIT DHE SĖMUNDJET KRONIKE TĖ SAJ NDAJ VENDIT TONĖ (2008-08-28 02:45:42 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster