DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Judah: Kushtetuta s'mund tė zbatohet nė gjithė territorin
Postuar mė datėn: 2008-06-16 15:46:22 nga admin1 :: Kategoria: Intervista

"Liderėt kosovarė thonė se Kushtetuta zbatohet nė tėrė territorin e Kosovės, por, nė fakt, ēdokush e di se kjo nuk ėshtė e vėrtetė", thotė Tim Judah, nė njė intervistė dhėnė Radios Evropa e Lirė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Judah, Kosova tani ka Kushtetutėn e saj, por cilat janė sfidat qė ju i shihni nė zbatimin e saj?


TIM JUDAH
Natyrisht, sfidat janė tė shumta. Dhe nė kėtė kuadėr, sfida mė e madhe do tė jetė si tė ndalet ndarja e Kosovės, nėse ėshtė e mundshme. Nė afatin e shkurtėr, kjo mbase nuk do tė jetė e mundshme dhe Kushtetuta nuk do tė mund tė ofrojė pėrgjigje nė kėtė drejtim.

Ēėshtja e dytė ėshtė se nuk ėshtė aspak e qartė se kujt do t'i takojė autoriteti vendimtar. Nė njėrėn anė ėshtė Zyra Civile Ndėrkombėtare, e cila thotė se ėshtė ajo e cila ka autoritetin nė Kosovė, por nė anėn tjetėr ėshtė edhe Misioni i Kombeve tė Bashkuara, i cili gjithashtu pohon tė njėjtėn gjė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė kėtė kuadėr, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara ka dėrguar planet e tij pėr rikonfigurimin e UNMIK-ut. Si e shihni ju kėtė rikonfigurim?

TIM JUDAH
Nė fakt, duket se kėto plane nuk tingėllojnė si plane, ashtu siē duken nė shikim tė parė. Njerėzit kanė folur pėr plane, por aty nuk ka gjė konkrete. Tė marrim si shembull pozicionin e misionit evropian EULEX dhe vendosjen e misionit tė drejtėsisė dhe policisė sė Bashkimit Evropian.

Zoti Ban nė letrėn qė ia ka dėrguar presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, ka thėnė se synon tė bisedojė me Bashkimin Evropian pėr njė rol tė sforcuar tė EULEX-it nė Kosovė.

Por, nė letrėn qė ia ka dėrguar presidentit tė Serbisė, Boris Tadiq, ai nuk ka folur pėr njė rol tė sforcuar, por vetėm se synon tė flasė me Havier Solanėn pėr kėtė gjė. Tash pėr tash, me sa e shoh unė, nuk ka marrėveshje pėr EULEX-in qė tė fillojė tė veprojė nė Kosovė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Disa kanė thėnė se kombinimi midis Bashkimit Evropian dhe Kombeve tė Bashkuara mund tė prodhojė krizė dhe lėmsh nė aranzhimet institucionale. A do tė pajtoheshit?

TIM JUDAH
Unė mendoj se aktualisht ėshtė lėmsh, por, megjithatė, nuk jam aq pa shpresa sa tė tjerėt. Nė fund, unė mendoj se mund tė dalė diēka konstruktive nga i gjithė ky konfuzion.

Unė mendoj se Ban Ki Moon po synon tė krijojė njė bilanc tė ri politik forcash nė Kosovė, tė ngjashme me situatėn aktuale, ku tė gjithė liderėt mund tė shtirren para popullatės sė tyre pėr gjėra tė cilat nuk janė tė vėrteta.

Tė marrim si shembull parlamentin serb nė Kosovė; kjo do t'i ndihmojė liderėt nė Serbi qė tė pohojnė se Kosova nuk ėshtė e pavarur, gjė qė nė fakt pjesa dėrrmuese e saj ėshtė e pavarur.

Nė anėn tjetėr, liderėt kosovarė do tė thonė se Kushtetuta zbatohet nė tėrė territorin e Kosovės, por nė fakt ēdokush e di se as kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Kushtetua mund tė zbatohet nė pjesėn dėrrmuese tė Kosovės, por jo nė gjithė territorin e saj.

Prandaj, do tė ketė pėrpjekje pėr tė lėnė hapėsirė interpretimesh mbi kėtė ēėshtje, duke e vėnė EULEX-in nėn ombrellėn e Kombeve tė Bashkuara, nė mėnyrėn qė ata tė cilėt duan, mund tė thonė se Kėshilli i Sigurimit ka autoritetin vendimtar mbi EULEX-in, por urdhrat do tė vijnė nga Brukseli.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Komuniteti serb nė veri tė Kosovės ka paralajmėruar formimin e parlamentit paralel. Udhėheqėsit e kėtij komuniteti tashmė kanė konstituuar pushtetin lokal, me gjithė kundėrshtimet e autoriteteve ndėrkombėtare. Ēfarė do tė thotė kjo pėr funksionimin e Kosovės si shtet i ri?

TIM JUDAH
Do tė thotė se do tė ketė fusha tė caktuara nė tė cilat autoritetet nė Kosovė nuk do tė mund ta ushtrojnė pushtetin.

Kjo, nė fakt, pak a shumė ėshtė e ngjashme me situatėn qė po mbretėron nė veri qė prej vitit 1999. Thjesht, nėnkupton njė konsolidim tė situatės sė krijuar qė nga viti 1999.

RADIO EVROPA E LIRĖ
E pėrmendėt mė herėt rrezikun e ndarjes, por a nuk mendoni se kjo mund tė ndikojė edhe nė rajonet tjera, se me njė hap tė kėtillė mund tė hapet ajo qė njihet si Kuti e Pandorės?

TIM JUDAH
Nė parim, po, keni tė drejtė. Por, nė fakt, deri mė tash, ka qenė njė situatė relativisht e qetė nė pjesėn tjetėr tė rajonit.

Megjithatė, mendoj se ende askush nuk ėshtė duke biseduar pėr ripėrcaktimin e kufijve nė kuptimin ligjor, por edhe fizik. Dhe kėtu qėndron dallimi. Ende nuk kemi arritur nė kėtė periudhė dhe mbase nuk do tė arrijmė kurrė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Judah, ēėshtja e njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės duket sikur ėshtė ngrirė. Si do ta vlerėsonit ju kėtė proces dhe ēfarė duhet bėrė nė tė ardhmen?

TIM JUDAH
Unė mendoj se Serbia, duke iu falėnderuar nė masė tė madhe Rusisė, ėshtė dėshmuar mė e suksesshme se qė ka guxuar tė shpresojė, pėr tė bindur vendet e ndryshme qė tė mos e njohin Kosovėn.

Natyrisht, vendet e rėndėsishme, siē janė Shtetet e Bashkuara dhe 20 nga 27 vendet anėtare tė Bashkimit Evropian, e kanė njohur tashmė, por njėkohėsisht njė numėr vendesh gjithashtu tė rėndėsishme nuk e kanė bėrė kėtė gjė.

Prandaj, mendoj se duhet bėrė mė shumė nga ana e Kosovės pėr tė bėrė pėrpjekje qė kjo situatė tė ndryshojė dhe tė shtojė numrin e vendeve qė e njohin shtetin e Kosovės.


Arbana Viqishiqi
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Judah: Serbia do tė vazhdojė konsolidimin e kontrollit nė Kosovė (2008-05-12 15:49:23 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Judah: Serbia do tė vazhdojė rrugėn pėr konsolidimin e kontrollit nė Kosovė (2008-05-12 08:41:44 nga admin1)
[ Intervista ] JUDAH:“KA PAK GJASĖ PĖR NDARJE TANI, POR ĖSHTĖ MUNDĖSI PĖR MĖ VONĖ” (2007-08-13 17:54:03 nga admin1)
[ Opinione ] Asambleja serbe dhe kushtetuta e Kosovės (2008-06-29 10:12:06 nga admin1)
[ Opinione ] PSE DO TĖ DĖSHTOJĖ KUSHTETUTA E AHTISARIT? (2008-06-19 04:54:49 nga admin4)
[ Opinione ] KUR NGA NJĖ LETĖR E “ DOVLETIT” RRĖZOHET PĖR DHE KUSHTETUTA E NJĖ SHTETI ”SOVRAN”! (2008-06-15 06:39:32 nga admin4)
[ Opinione ] KUSHTETUTA QYTETARE APO ETNIKE? (2008-06-14 17:11:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi: Kushtetuta do tė jetė e plotfuqishme nė tėrė territorin e Kosovės (2008-06-03 15:50:52 nga admin4)
[ Opinione ] NASRADINI DHE KUSHTETUTA E KOSOVĖS (2008-04-15 13:47:57 nga admin4)
[ Opinione ] KUSHTETUTA ANTIDEMOKRATIKE DHE ANTISHQIPTARE E AHTISARIT (2008-04-10 05:17:09 nga admin4)
[ Opinione ] KUSHTETUTA – UDHĖZIM ADMINISTRATIV PĖR PLANIN E AHTISAARIT (2008-04-09 17:20:55 nga admin1)

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster