| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Genc Kondi
Ka marrė pėrmasa mė tė mėdha skandali me misrin shterp, i zbuluar sė pari para pak ditėsh nga fermerėt e Pajovės, nė rrethin e Peqinit. Me sa duket, kjo nuk ka qenė njė zonė e veēuar, nė tė cilėn ėshtė konstatuar se fara e misrit qė ėshtė pėrdorur prej tyre, nuk sjell prodhimin normal tė pritur. Gjatė ditės sė djeshme, problemi ėshtė konstatuar edhe nė rrethin e Matit. 162 fermerė nė kėtė rreth, deri tani janė ankuar se fara qė ata kanė blerė dhe mbjellė nė tokat e tyre, nuk ka dhėnė prodhim (kokėrr), por vetėm masė vegjetative. Fermerėt deklarojnė se tė gjithė ata e kanė blerė farėn nga firma shpėrndarėse Agro-Blend, e njėjta firmė qė kishte shitur farė misri edhe pėr fermerėt e komunės sė Pajovės, tė cilėt protestuan dy ditė mė parė. Njė fermer nė rrethin e Matit, tregon se farės dhe bimės i janė bėrė tė gjitha shėrbimet e parashikuara nga kodi agroteknik, por sėrish nuk ka pasur prodhim. Fermerėt kanė thėnė se pėr ta, misri ėshtė mjet jetese, nė radhė tė parė pėr ushqimin e bagėtive, por edhe pėr pėrdorim nga njerėzit dhe shitje nė treg. Nėse nuk dėmshpėrblehen, ata parashikojnė tė pėrballen me vėshtirėsi tė shumta ekonomike.
Pronari i Firmės Agro-Blend, njėkohėsisht edhe kreu i Bashkisė sė Vorės, Fiqiri Ismaili, u shpreh ditėn e shtunė pėr televizionin News 24 se problemi mund tė ketė lindur si shkak i kushteve atmosferike, duke mos pasur njė ide tė qartė pėr fenomenin. Ismaili pranoi se njė pjesė e farės sė misrit ka rezultuar me probleme. Ai deklaroi se 10 ton, nga 200 ton farė misri e importuar nga Franca, ka rezultuar me probleme sa i takon pjalmimit. Kemi mbi 10 ditė qė kemi konstatuar probleme me kėtė farė misri, e cila ėshtė importuar nga Franca, nga kompania mė e madhe e importimeve tė farėrave nė Europė, Lima Gree, e cila ėshtė njė kompani shumė serioze pėr farėn e misrit. Nė kėtė stad ėshtė shfaqur njė problem me pjalmimin, i cili nuk realizohet. Kjo firmė ka shitur mbi 200 ton farė misri nė Shqipėri dhe kemi tė bėjmė me njė kontingjent prej 10 tonėsh, i cili ka paraqitur probleme me pjalmimin, - tha ai. Ismaili shtoi se ky kontingjent prej 10 tonėsh ėshtė shitur nė rrethet Burrel, Peshkopi, Elbasan, Peqin dhe Gramsh. Fermerėt matjanė, ashtu si edhe ata tė Pajovės, deklaruan se do tė zhvillojnė protesta masive, pėr tė kėrkuar kompensim pėr shpenzimet shumėmilionėshe tė bėra, por qė u shkuan dėm. |
|