| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Komente pėr skandalin e titujve dhe virusin vdekjeprurės |
| Postuar mė datėn: 2006-12-18 09:05:42 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pėrmbledhje e gazetave britanike
Gazeta THE TIMES boton nė faqe tė parė njė shkrim nė lidhje me hetimet qė po zhvillon lidhur me skandalin e dhėnies sė titujve tė nderit disa biznesmenėve qė kanė dhėnė donancione pėr dy partitė mė tė mėdha gjatė fushatės elektorale.
Gazeta shkruan se po hetohen disa kėshilltarė tė kryeministrit si dhe zyrtarė tė partisė sė tij labursite.
Sipas kėsaj gazete, hetimi tashmė ėshtė zgjeruar pėr tė pėrfshirė edhe akuzėn se mund tė ketė pasur njė pėrpjekje pėr tė fshehur gjurmėt.
Gazeta citon burime tė prokurorisė tė kenė thėnė se ky nuk ėshtė njė hetim parlamentar dhe tė gjithė ata qė nuk bashkėpunojnė me policinė, kryejnė njė shkelje penale.
Nė faqe tė saj tė parė kjo gazetė boton edhe njė fotografi ku paraqitet grafikisht njė variant i ri i virusit MRSA, qė ėshtė vdekjeprurės.
Gazeta THE INDEPENDENT i kushton kėtij virusi qė njihet si PVL tė gjithė faqen e parė.
Kjo gazetė shkruan se njė infermiere dhe njė pacient kanė vdekur nga ky virus nė njė spital nė Anglinė Qendrore.
Gazeta shkruan se ėshtė hera e parė qė virusi vdekjeprurės PVL shkakton pasoja fatale nė njė spital dhe kjo ka vėnė nė alarm autoritetet e shėndetėsisė.
E pėrditshmja THE GUARDIAN faqen e saj tė parė ia kushton hetimeve qė po zhvillohen nė Britani lidhur me akuzėn se njė pėrfaqėsues i partisė nė pushtet nė Ugandė ka arritur tė depėrtojė nė Ministrinė e Brendshme nė Britani pėr tė bllokuar kėrkesat pėr azil tė kundėrshtarėve tė regjimit tė Ugandės.
Gazeta shkruan se John Guma Komvisva ėshtė pezulluar nga detyra e tij nė Home Office deri nė pėrfundimin e njė hetimi tė brendshėm.
Gazeta thotė se ai i ka mohuar akuzat duke i quajtur ato 'krejtėsisht fallse dhe dashakeqe'.
'The Guardian' thotė se ai ka dhėnė dorėheqjen nga posti i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė degės sė Britanisė tė Lėvizjes pėr Rezistencėn Kombėtare, qė ėshtė nė pushtet nė Ugandė.
Nė faqen e saj tė parė kjo gazetė boton edhe njė fotografi tė aktorit tė komedisė sė njohur 'Little Britanin', Matt Lucas nė cereominė e nėnshkrimit tė njė partneriteti civil me tė dashurin e tij, Kevin Mcgee.
Gazeta THE DAILY TELEGRAPH nė njė nga faqet e saj tė brendshme ndalet nė valėn e pritshme tė emigrantėve nga Bullgaria dhe Rumania, pas 1 Janarit kur kėto dy vende do tė anėtarėsohen nė Bashkimin Evropian.
Kjo gazetė shkruan se shumė nga traditat qė kanė kėto dy vende do t'i pėrkasin historisė, teksa 30 milionė banorėt e tyre i pret njė jetė krejt e ndryshme.
Dhe pėr ta ilustruar kėtė gazeta boton njė fotografi ku tre fermerė po therin njė derr nė oborrin e shtėpisė.
"Bashkimi Evropian nuk do ta lejojė kėtė familje apo familjet e tjera qė t'i therin derrat nė kėtė mėnyrė", shkruan kjo gazetė britanike.
Ajo boton edhe kufizimet dhe rregullat se si shtetasit e kėtyre vendeve mund tė gjejnė punė nė Britani.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|