| » Opcionet për artikullin |
|
REAGIM
Tahir Gecaj
Nė gazetėn Lajm, tė datės 1 gusht 2007, zyrtari i Ministrisė sė Arsimit pėr Shkollėn shqipe - mėsimi plotėsues pėr Diasporė, Nuhi Gashi, veē tjerash, deklaronte se Papėrgjegjshmėria e prindėrve shqiptarė nė raport me nevojat kulturore - arsimore tė fėmijėve, ėshtė njė aksident kulturor, se Kjo mėrgatė ka njė shkallė arsimore nė disharmoni me interesat kulturore - shqiptare, prandaj jo gjithnjė ėshtė nė pėrputhje edhe me interesat e fėmijėve dhe tė rinjve shqiptarė se .... kėta prindėr nuk veprojnė nė pėrputhje me ruajtjen dhe zhvillimin e kujtesės nacionale, se .Shkolla shqipe nė diasporė ka si qėllim qė tė ndikojė nė formimin dhe konsolidimin e identitetit kombėtar tė fėmijėve shqiptarė... etj. Pra, sipas pikėpamjeve tė Gashit, prindėrit e fėmijėve shqiptarė tė moshės shkollore: etėrit dhe nėnat, qenkan tė papėrgjegjėsi nė raport me arsimimin e fėmijėve tė tyre, qenkan tė paarsimuar, dhe nuk vepruakan nė pėrputhje me ruajtjen e kujtesės kombėtare etj.?! Ai, pra, zyrtari i ministrisė, i jep veti tė drejtė t`i akuzojė dhe t`i ofendojė tė tė gjithė prindėrit e fėmijėve tė moshės shkollore, qė bėjnė jetėn e tyre prej mėrgimtarėsh anė e kėnd Evropės, pa e ditur fare se cilėt janė ata, tė ē`moshe janė, ē`pregatitje profesionale kanė etj. Akuzat dhe ofendimet e tilla, pos tjerash, i drejtohen njė Mėrgate, e cila, e pranuam ne a jo, gjatė dyzet viteve tė shkuara e bėri tė pamundurėn pėr vendin e vet dhe, besoj se ėshtė vėshtirė tė gjendet edhe njė shembull tjetėr nė botė, ku njė gjeneratė e tėrė njerėzėsh, mėrgimtarėsh, e ata pėr nga numri ishin e janė shumė, gjatė gjithė jetės sė tyre aktive, e ndanė pjesėn mė tė madhe tė mjeteve finansiare, tė fituara me mund e djersė, pėr popullin dhe pėr vendin e vet. Ata dhanė jo vetėm pėr tė afėrmit, por pėr tėrė popullin e Kosovės, duke filluar qė nga aksioni : Familja ndihmon familjen, nė fund tė viteve tė 80-ta tė shekullit tė shkuar, e deri nė kthimin e jetės nė Tokėn e djegur tė Kosovės rindėrtimin e shtėpive tė rrafshuara nga armata dhe policia serbe, rindėrtimin e Kosovės, pėrfshirė edhe derdhjen e mjeteve tė shumta finansiare edhe nė tė gjitha fondet tjera, qė ishin nė shėrbim apo qė supozohej se viheshin nė shėrbim qoftė tė luftės ēlirimtare tė UĒK-sė, qoftė tė veprimtarisė politike, qė, po ashtu, supozohej se vihej nė rol e nė funksion tė ēlirimit tė Kosovės dhe tė krijimit tė shtetit. Pra, nė vartėsi nga keqėsimi i gjendjes politike e ekonomike nė Kosovė, pėrkrahja e Mėrgatės shqiptare ndaj Kosovės ishte e madhe dhe e shumėnduarshme. Duke ditur se Mėrgata shqiptare nė tėrėsi, gjatė decenies sė fundit tė shekullit tė shkuar ishte finansieri kryesor i tė gjitha proceseve politike e shoqėrore, e madje edhe i vetė ekzistencės jetėsore nė Kosovė, qėndron konstatimi se gjatė asaj periudhe, e madje as mė vonė, Mėrgata nuk kishte kurrfarė ndikimi nė proceset politike e shoqėrore tė zhvilluara nė Kosovė. Pėrkundrazi ata qė i morėn, pėr vite me radhė, mjetet finansiare, e diktuan mėnyrėn e jetės dhe tė veprimit tė Mėrgatės shqiptare, duke e kontrolluar nė tėrėsi frymėmarrjen e saj. Dhe, ai paradoks nuk mund tė zbėrthehet me kurrfarė rregullash as parametrash tė shoqėrive tė organizuara demokratike. Pėrkundrazi, pasojat e atij kontrolli ndjehen edhe sot nė Diasporėn shqiptare, dhe, pa dyshim, si vazhdė e atyre pasojave janė edhe ofendimet dhe vlerėsimet paushalle drejtuar ndaj Mėrgatės shqiptare nė tėrėsi, duke e konsideruar atė si lodėr nė duart e pronarėve pėr t`u argėtuar me tė sipas huqeve e tekeve tė tyre. Mbase pėr t`i zbėrthyer sjelljet e kėtilla ndaj Mėrgatės shqiptare, duhet bėrė pėrpjekje pėr ta zbėrthyer kodin e sjelljes brenda klaneve e tarafeve patriarkalo partiake kosovare, kod ai i bartur nė Un-in individual, por edhe nė atė kolektiv tė zyrtarėve, si relikte tė Zot-shtėpive tė periudhave tė patriarkalizmit, por edhe tė paternalizmit. S`do mend se botėkuptimet e krijuara vite me radhė pėr Mėrgatėn shqiptare, ashtu siē pretendohet qė ėshtė lodėr nė duart e Zotshtėpive patriarkalo partiakė dhe, po ashtu, me njė kėmbė nė Evropė e me tjetrėn nė Kosovė, janė tė paqėndrueshme, sepse me ndėrrimin e brezave kanė ndryshuar edhe botėkuptimet nė Mėrgatėn shqiptare, ndėrkaq fillet e krijimit tė Diasporės sė shqiptarėve tė Kosovės zbresin deri nė fund tė viteve tė gjashtėdhjeta tė shekullit tė shkuar. Tashmė dihet se qė tė gjithė punėtorėt shqiptarė tė Kosovės, qė i takonin Grupit tė parė tė tė punėsuarve nė Perėndim, qoftė nga shkaku i moshės, qoftė nga puna e rėndė e krahut qė kanė bėrė pėr vite tė tėra, gjenden jashtė procesit tė prodhimit, ndėrkaq vendin e tyre e ka zėnė brezi i dytė , e nė ca raste edhe brezi i tretė, i fėmijėve tė mėrgimtarėve, qofshin ata tė lindur nė shtetet evropiane apo tė ardhur si tė mitur nga Kosova. Pra, gjeneratat e dyta dhe tė treta tė fėmijėve tė mėrgimtarėve, viteve tė fundit, janė nė proces tė marrjes ose e kanė marrė shtetėsinė e vendeve evropiane, ku jetojnė. Ai proces edhe pėrkundėr zhagitjeve e pėngesave tė natyrave tė ndryshme, ėshtė duke vazhduar, prandaj Mėgata shqiptare e Kosovės nė shtetet evropiane ndodhet nė njė periudhė tranzicioni dhe transformimi nga emigrantėt ekonomikė apo Punėtorėt nė punė tė pėrkohshme, siē thuhet zakonisht, nė qytetarė tė shtetit ku gjenden, tė etnisė shqiptare, por ky transformim nuk do tė thotė se ata janė duke ikur nga identiteti i tyre kombėtar. Ky fakt, sado i pakėndshėm e befasues, tė cilin nuk duan ta pranojnė as vetė mėrgimtarėt, por siē duket as disa prej zyrtarėve nė Kosovė, duhet tė jetė sinjal alarmi pėr organet e shtetit nė formim tė Kosovės, sinjal qė mėton pėr njė ēasje krejtėsisht tė re ndaj Mėrgatės shqiptare, njė ēasje sė cilės nuk i kontribuojnė klishetė e pranishme nė botėkuptimet e ca prej zyrtarėve tė Kosovės pėr gjendjen nė Mėrgatės shqiptare. Gjendja e tashme nė Diasporė lypset kuptuar si e pėrkohshme, si gjendje e cila s`mund tė zgjasė shumė, ndėrkaq as Mėrgata vetė e as shteti nė formim i Kosovės, nuk i kanė kėrkuar e as nuk i kanė gjetur format adekuate tė veprimit, apo thėnė ndryshe nuk e kanė siguruar shtyllėn nė tė cilėn do tė mbėshteteshin brezat e rinj dhe tė ardhshėm tė etnisė shqiptare, tė lindura, tė edukuara dhe tė shkolluara nė gjuhėn dhe kulturėn e vendit nė tė cilin kanė lindur, nė mėnyrė qė ata nė tė ardhmen, tė jenė qytetarė tė vendeve ku jetojnė, por mos ta hudhin mendesh faktin se prejardhja e tyre ėshtė shqiptare. Nė kėtė aspekt nuk janė bėrė as hapat fillestarė, nė kėtė aspekt nuk ėshtė bėrė asgjė. Nga Mėrgata shqiptare, qoftė ajo nė Evropė apo gjetiu, deri me tani nuk janė vėrejtur kurrfarė pėrpjekjesh pėr t`u vetėquajtur e as vetėdeklaruar si pjesėtarė as tė etnive tė shteteve ku jetojnė, e as tė njėfarė kombi tė preferuar nga ca intelektualė nė Kosovė, tė ashtuquajtur komb kosovar apo tė njė tjetri tė propaganduar si komb shqiptaro-arab apo islamo-shqiptar. Pjesėtarėt e Mėrgatės shqiptarė janė deklaruar e deklarohen ashtu sikundėr qė janė: fund e krye shqiptarė, dhe pėr ta ėshtė dhe do tė ngelė si gjuhė e tyre gjuha shqipe, e jo gjuha kosovare, pėr ta ėshtė dhe do tė ngelė si flamur i tyre, flamuri ynė kombėtar me fushė tė kuqe dhe me shqiponjėn e zėzė dykrenare nė mes. Ēėshtja e arsimimit plotėsues tė brezave tė rinj nė gjuhėn e tyre amtare, ėshtė shumė serioze dhe ajo, tash e nė tė ardhmen, do tė jetė peshė nė ndėrgjegje, qoftė tė prindėrve, qoftė tė asociacioneve tė ndryshme qė veprojnė nė Diasporė, e qė pretendojnė se janė duke e bėrė arsimimin e fėmijėve shqiptarė, qoftė tė Ministrisė pėrkatėse dhe tė sektoreve tė posaēme tė saj qė do tė duhej tė merren me ēėshtjen e arsimit dhe tė edukimit tė fėmijėve nė Mėrgatėn shqiptare. Edhe pse ekzistojnė mendime se prindėrit shqiptare nga shkaku i fanansimit privat pėr arsimimin plotėsues tė fėmijėve tė tyre nė gjuhėn shqipe, nuk e pėrfillin kėtė formė arsimimi dhe nuk i nxisin fėmijėt pėr tė marrė pjesė nė kurse tė tilla, bindje kjo e shprehur edhe nga zyrtari i sipėrpėrmendur, ėshtė e pakontestueshme se rol vendimtar pėr mospėrkrahjen e mėsimit plotėsuesues nė gjuhėn shqipe nga shumica prindėrve shqiptarė, ka pasur ndėrhyrja e politikės partiake nė procesin mėsimor, si rezultat i sė cilės ėshtė bėrė emėrtimi i njė numri mėsuesish-esh nė Diasporė, nė bazė tė pėrshtatshmėrisė partiako-politike, dhe tė pėrkatėsisė klanore e krahinore e jo nė bazė tė kualifikimeve shkollore. Ėshtė fakt se nė ato mjedise tė Diasporės ku nuk ėshtė ndier ndikimi i partive politike, mėsimi plotėsues zhvillohet relativisht mirė. Pra, partishmėria dhe politizimi i procesit shkollor nė Diasporė, ėshtė njė ndėr shkaqet kryesore tė mospjesėmarrjes sė fėmijėve nė mėsimin plotėsues tė Gjuhės dhe tė kulturės shqiptare.
|
|