| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » POPULLI DUHET TĖ MERR FATIN, NĖ DUART E VETA, SA MĖ PARĖ! |
| Postuar mė datėn: 2007-09-26 10:39:40 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Sejdi Veseli
E tėra qė ka mbetur ėshtė ajo qė tė vijė ushtria serbe nė kufirin Kosovė-Shqipėri dhe atėherė do tė jetė vonė, prandaj ju thėrras qė kėtė kohė, e cila ėshtė koha jonė, tė pushojmė ta gėnjejmė popullin se Kosova ėshtė e lirė, sepse po tė ishte e tillė pėr tė nuk do tė vendosej diku tjetėr.
Adem Demaqi
Pėrditė e mė tepėr po u del boja, tė gjitha atyre pėrpjekjeve tė disa letėrnxirėsve tė porositur, (tė cilėt nuk duanė tė shohin tej hundės sė tyre) pėr ti paraqitur si mbjellės tė defetizmit, tė gjithė ata qė pėrpiqen pėr tė pėrshkruar realitetin ashtu siē dhe ėshtė, nė tė cilin po frymojmė, duke shprehur publikisht shqetėsimin nė rritje tė popullit, pėr mos punėn pėr ndryshimin e tij, nga kinse institucionet e Kosovės, tė cilat thirren nė verdiktin e votės sė lirė tė tij. Sepse, pasqyrimi i gjendjes reale, i rreziqeve shumė serioze qė i kanosen njė populli, duke i propozuar atij format dhe mjetet me tė cilat duhet tė shėrbehet pėr tė tejkaluar atė gjendje dhe pėr tu pėrballur me sukses tė plotė me tė gjitha rreziqet qė i kanosen, nuk mund tė cilėsohet mbjellje e defetizmit, pos grishje pėr tu bashkuar, mobilizuar dhe vepruar si njė trup i vetėm.
Nuk mund tė vihet nė dyshim, se gjendja aktuale, shumė e rėndė, tė cilėn po e pėrjeton mbi shpatullat e tij populli shqiptar, nuk ka pikur nga qielli. Ajo ėshtė produkt i paudhėsive tė pushtetit absolutist tė kolonizatorit unmikistanez dhe Yess-menve tė tyre shqipfolės.
Tė gjitha lojėrat qė u luajtėn dhe qė vazhdojnė tė luhen me durimin e popullit shqiptarė, qė prej pėrfundimit tė luftės tė armatosur ēlirimtare, tė cilėn u detyrua ta bėj dhe qė e pėrfundoi me ngadhėnjimin e Ushtrisė sė tij ēlirimtare ndaj forcave pushtuese serbo-ēetnike, pėrbėjnė edhe njė kapitull shumė tė hidhur pėr kėtė popull liridashės.
U dėshmua mė se populli shqiptar nga veprimtaria eajkės sė klasės politike, e cila ėshtė koncentruar nė tė ashtuquajturin
Grupi i Unitetit dhe pėrreth tij, nuk i ka as gjasat minimale pėr tė dalė faqebardhė nga kjo gjendje dhe pėr tė ēarė drejt ditėve mė tė mira, pėr tė cilat ka aspiruar me shekuj.
Do tė ishte iluzion tė pritet, nga shumica e atyre qė pėrbėjnė njė klan, siē ėshtė Grupi i Unitetit dhe bishtat e tij, se do ti prijnė popullit drejt realizimit tė plotė tė aspiratės sė tij tė natyrshme, pėr tė cilėn u detyrua tė derdhė lumenj gjaku! Aq mė tepėr, kur dihet, se shumica e kėtyre pėrfaqėsuesve tė popullit, jo vetėm se nuk kanė gatishmėri pėr tė sakrifikuar miqėsinė me partneret e tyre ndėrkombėtar, por as qė kanė kaēik pėr ti prirė drejt zgjidhjes sė plotė dhe pėrfundimtare tė ēėshtjes kombėtare, por pėr ti pėrkeqėsuar proceset nė kėtė drejtim, po!
Faktet flasin vetė!
Duke iu referuar fakteve tė shumta, vetėm prej dekadės sė fundit tė shekullit tė kaluar, nuk na mbetet tjetėr pos tė konstatojmė edhe pse me keqardhje, se fillimisht klasa e djathtė politike shqiptare dhe mė vonė edhe ajo e majta, pėr hir tė fitimit tė simpative pėr veten e tyre nga globalistėt, hoqėn dorė nga tė gjitha kėrkesat, tė cilat kishin tė bėnin me zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare. Thėnė shkurt, pėr tu treguar mė katolik se Papa, hoqėn dorė nga ribashkimi kombėtar dhe ribėrja e Shqipėrisė Natyrale. |
|
Interesave tona njerėzore dhe kombėtare po u kanosen serish, rreziqe reale dhe shumė serioze. Nėpėr kancelarit ndėrkombėtare dhe veēanėrisht nėpėr ato evropiane, po qarkullojnė skenarė tė pėrpiluar sipas ideve tė ultra-shovinistėve tė Beogradit dhe nėn regjinė e Kremlinit pėr ricopėtimin e trojeve tona dhe pėrgatitjen e njė Sollanie shqiptaro-serbe!
Koha nuk pret, duhet tė veprojmė!
Por si tė veprojmė parashtrohet pyetja?
Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: Sa mė parė, duhet tė marrim fatin e tonė, nė duart e tona!
Gjatė realizimit tė kėsaj detyre me rėndėsi jetike pėr ne, duhet tė kemi kujdes tė madh, qė tė mos bėjmė gabime, tė cilat mund tė na dėmtojnė. Marrja e fatit tė vendit nė duart e popullit, duhet tė bėhet, duke u shėrbye me format dhe mjetet demokratike tė lejueshme nga konventat ndėrkombėtare!
Siē po shihet, tjetėr rrugė nuk na ka mbetur!
Ky ėshtė i vetmi itinerar tė cilin jemi tė detyruar ta pėrshkojmė, pėr ti evituar rreziqet reale dhe shumė serioze, tė cilat po i kanosen tė sotmes dhe tė ardhmes tonė, qė pėr nga ashpėrsia sa vinė e rriten. Por, duhet ta kemi mė se tė qartė, se evitimi me sukses tė plotė i kėtyre rreziqeve, mund tė bėhet vetėm kur ta bėjmė realitet bashkimin e potencialit tonė mendor, material dhe veprues, nė kuadėr tė njė organizimi vėrtetė mbarėkombėtar, tė vendosur pėr tė ndėrmarrė tė gjitha veprimet e nevojshme, pėr tė realizuar aspiratat e tij mė madhore, tė drejtat njerėzore dhe kombėtare.
Pėrballė kėtyre rreziqeve nuk na mbetet tjetėr, pos tė fillojmė menjėherė me tė gjitha pėrgatitjet konkrete dhe nė pėrputhje me standardet mė tė avancuara demokratike tė kohės pėr thirrjen, organizimin dhe mbajtjen e njė protestė e madhe paqėsore popullore, e cila do tė bllokonte institucionet kinse vendore me njė kėrkesė tė vetme: shpėrndarjen e tyre dhe largimin e menjėhershėm tė unmikistanezėve nga Kosova, pėr tu zėvendėsuar nga Qeveria e Shpėtimit Kombėtar. Kjo Qeveri do tė formohet nga organizatorėt e protestės, nga kuadrot e pėrzgjedhura gjatė fazės pėrgatitore tė saj, tė dėshmuara, si nė aspektin profesional, ashtu dhe nė atė moral dhe kombėtar.
Kohėzgjatja e kėsaj proteste paqėsore popullore do tė jetė me afat tė pacaktuar. Ajo, do tė zgjatė deri nė momentin e pėrmbushjes sė kėrkesės tė saj tė vetme. Menjėherė pas pėrmbushjes sė kėsaj kėrkese, demonstruesit do tė vihen nė shėrbim tė Qeverisė sė Shpėtimit Kombėtar.
Njė pjesė e pėrzgjedhur, nė mėnyrė tė organizuar dhe me disiplinė, do tė mobilizohet nė kuadėr tė TMK, e cila nuk do tė quhet kurrė mė me kėtė emėrtesė. Ndėrsa, pjesa tjetėr, gjithashtu e pėrzgjedhur, do tė mobilizohet nė kuadėr tė organeve tė rendit. Kėto dy struktura tė sigurisė, fillimisht do tė kryejnė tė gjitha detyrat qė u parashtrohen nga Qeveria e Shpėtimit Kombėtar, pėr tė mbrojtur rendin dhe integritetin territorial tė vendit, ndaj rreziqeve tė jashtme, sidomos nga ato qė janė tė bashkoordinuara me veprimet nga brenda...
Pjesa tjetėr e demonstruesve (jo vetėm e demonstruesve, por edhe e popullit), gjithashtu me disiplinė shembullore do ti kthehet veprimeve tė zakonshme tė punės, duke qėndruar nė gatishmėri tė plotė pėr tiu pėrgjigjur nė afatin mė tė shpejt thirrjes sė Qeverisė sė Shpėtimit Kombėtar.
Qeveria e Shpėtimit Kombėtar, me aktin e parė tė saj, do ta pezulloj tė ashtuquajturin Grupi i Unitetit, ndėrsa nė paraqitjen e parė publike do tė kėrkojė me vendosmėri nga bashkėsia ndėrkombėtare, konkretisht nga Evropa plakė, qė tė korrigjoj padrejtėsitė qė bėri ndaj popullit tonė nė tė kaluarėn, nė pazarllėqet e fuqive tė mėdha qė u zhvilluan nė tryezat e pėrgatitura prej saj.
Me bashkimin tonė rreth njė qėllimi tė vėrtetė kombėtar, do ti detyrojmė tė tjerėt qė tė merren mė seriozisht me problemin tonė. Por duhet ta kemi parasysh se bashkimi vetėm deklarativ i popullit tonė dhe nėn kumbarinė e miqve tė huaj, pa u shprehur vendosmėria pėr tė sakrifikuar ēfarė ėshtė e domosdoshme, pėr realizimin e qėllimit tonė tė vėrtetė, tė plotė njerėzor dhe kombėtar, qė edhe ne tė konsumojmė tė drejtėn universale pėr tė vetėvendosur pėr tė sotmen dhe tė ardhmen tonė para faktorėve ndėrkombėtar, siē edhe po ndodhė aktualisht, nuk do ēojė ndonjė peshė nė kandar.
Kėrkesa jonė, sidomos ajo nė adresė tė Evropės Plakė, duhet tė ketė formėn e njė ultimatumi. Nėpėrmjet saj duhet tua bėjmė tė qartė tė gjithėve, se nėse nuk korrigjohen padrejtėsitė historike qė na u bėnė nė tė kaluarėn, do tė na detyrojnė dhe pėr ēka jemi tė vendosur, qė tė pėrdorim tė gjitha mjetet e domosdoshme, pėr ti rikthye tė drejtat tona, tė cilat na u rrėmbyen nga hegjemonistėt nė bashkėfqinjėsi dhe qė u legjitimuan nėpėr pazarllėqet qė u bėnė nėpėr kancelaritė e Evropės Plakė, sipas ēmimeve tė diktuara nga Rusia.
Se kėrkesa pėr konsumimin e tė drejtave universale, njerėzore dhe kombėtare tė popullit shumicė tė Kosovės, i cili pėrben afro 95% tė popullit tė saj, duke shprehur gatishmėrinė pėr tė garantuar respektimin e tė drejtave tė minoriteteve (tė cilat pranojnė tė bashkėjetojnė me shqiptarėt), sipas standardeve mė tė avancuara demokratike, tė cilat aplikohen nė shumicėn e shteteve tė Bashkėsisė Evropiane dhe SHBA, nuk mund tė mbetet peng e huqeve tė minoritetit serb, i cili nuk pėrbėn as 5% tė popullit tė Kosovės. Aq mė tepėr, kur dihet se pjesa dėrmuese e kėtij minoriteti nuk janė banorė autokton tė Kosovės, por kolonė tė vonshėm, tė cilėt i solli pushteti okupues serboēetnik nga Lika, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe nga Vrraka e Mbishkodrės, jo pse ua deshi tė mirėn, por pėr qėllime tė serbizimit tė Kosovės nėpėrmjet tė kolonizimit tė saj nė vazhdimėsi dhe, qė dyshohet me bazė, se gjatė luftės nė Kosovė, shumica e kėtij minoriteti ka vepruar aktivisht nė radhėt e makinerisė vrastare serboēetnike. Pėr ēka duhet tė pėrgjigjen para organeve tė drejtėsisė kosovare, pse jo, edhe nėn mbikėqyrjen e ekspertėve ndėrkombėtar tė gjyqėsisė.
Gjithashtu, duhet ta kenė tė qartė tė gjithė ata tė huaj dhe vendor, tė cilėt me njėfarė traktati pėr miqėsi, po pėrpiqen tė harrojnė krimet qė janė bėrė ndaj popullatės tė paarmatosur civile shqiptare, se do tė bėhen pėrpjekjet e pėrqendruara dhe nė vazhdimėsi, pėr ti nxjerrė para drejtėsisė tė gjithė ata qė i urdhėruan, mbėshtetėn dhe kryen kėto krime.
Mos tė mashtrohet askush nga ata qė kryen krime, sidomos ndaj popullatės sė paarmatosur civile, se erdhi apo nuk erdhi pėr tė jetuar nė Kosovė, nuk do ti shpėtojė ballafaqimit me drejtėsinė pėr barbaritė qė ka bėrė. Me siguri, edhe drejtėsia jonė do tu referohet edhe metodave shumė efikase tė pėrdorura nga ajo izraelite, pėr gjetjen, kapjen dhe sjelljen e kriminelėve para organeve tė drejtėsisė!
Prishtinė, 25 shtator 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|