| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Majėr: SHBA po jep shenja tėrheqjeje nga procesi i statusit tė Kosovės |
| Postuar mė datėn: 2007-07-27 16:42:51 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Me shtyrjen 120 ditėshe, Uashingtoni po jep shenja se dėshiron tė tėrhiqet sa mė shumė nga procesi pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės dhe tė angazhojė mė shumė vendet evropiane. Kėshtu shprehet Profesori i Universitetit Kombėtar tė Mbrojtjes, Stivėn Majėr, nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės. |
|
Stiven Majer
Zėri i Amerikės: Zoti Majėr, Ekipi i Unitetit i Kosovės u takua nė fillim tė kėsaj jave me Sekretaren amerikane tė shtetit Kondolisa Rajs. Duke u nisur nga komentet si tė palės amerikane ashtu edhe atė shqiptare, si do ta vlerėsonin ju vizitėn e delegacionit kosovar nė Uashington?
Stivėn Majėr: Mendoj se Ekipi i Unitetit i Kosovės, ashtu edhe zyrtarė serbė, qė pritet tė takohen nė Uashington me zyrtarė tė lartė tė administratės, po pėrpiqen tė sigurojnė angazhimin e qeverisė amerikane, njė qeveri qė gjithnjė e mė shumė po e humbet interesimin nė kėtė ēėshtje. Administrata amerikane kishte shpresuar qė kjo ēėshtje tė ishte zgjidhur deri tani. Kjo administratė e shikon kėtė si njė ēėshtje tė administratės Klinton. Zyrtarėt amerikanė mendojnė se kanė ēėshtje mė tė mėdha pėr tė zgjidhur. Pėr sa i pėrket Kosovės, ne po shikojmė njė dobėsim tė ēėshtjes shqiptare nė Uashington. Aktualisht Uashingtoni ėshtė i predispozuar tė dėgjojė, sepse strategjia e fundit dėshtoi. Zyrtarėt amerikanė po pėrpiqen tė gjejnė njė mėnyrė pėr tė ecur pėrpara, duke kėnaqur tė dyja palėt, nė se njė gjė e tillė ėshtė e mundur. Mendoj se Shtetet e Bashkuara do tė mbėshteten mė shumė tek vendet evropiane pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Uashingtoni do tė jetė pjesė e kėtij procesi, nė Grupin e Kontaktit, por ka tė ngjarė qė tė shohim njė angazhim mė tė madh nga Bashkimi Evropian dhe pėr kėtė tanimė ka shenja. Pra me pak fjalė kemi tė bėjmė me njė gjendje, ku Uashingtoni pėrpiqet tė tėrhiqet sa mė shumė nga ky proces, ta shikojė procesin mė me paanėsi dhe tė angazhojė mė shumė vendet evropiane.
Zėri i Amerikės: Ju thoni se amerikanėt po pėrpiqen tė sigurojnė njė angazhim mė tė madh tė udhėheqėsve evropianė. Nė tė njėjtėn kohė, evropianėt duan sikur ta bindin Beogradin se e ardhnja e vendit ėshtė nė Evropė, diēka qė ėshtė thėnė edhe nga amerikanėt. A kemi kėtu tė bėjmė me njė zė tė pėrbashkėt tė tė dy palėve apo diēka tjetėr?
Stivėn Majer: Deklarata tė tilla janė bėrė edhe mė parė pėr gati 10 vjet. Nė fakt ne po shikojmė njė ndryshim tė strategjisė. Strategjia Ahtisari nuk funksionoi. Nga ana tjetėr, Serbia nuk u tėrhoq nga qėndrimi i saj. Aspekti mė i rėndėsishėm ėshtė mbėshtetja qė i dha Rusia. Tani Perėndimi po pėrpiqet tė gjejė njė strategji tė re dhe nuk dihet se ēdrejtim do tė marė ky proces. Mbetet pėr tu parė se ērol do tė luajė Grupi i Kontaktit dhe udhėheqja e Bashkimit Evropian. Unė e vė nė dyshim suksesin e argumentave, qė mund ti bėhen Serbisė, nė pėrpjekje pėr tė zbutur qėndrimin e saj lidhur me Kosovėn. Serbia ende pėrballet me vėshtirėsi, qė pengojnė antarėsinė e saj nė Bashkimin Evropian, si gjendja e ekonomisė dhe ēėshtja e kriminelėve tė luftės. Mendoj se edhe sikur Serbia tė bindet se ėshtė fare afėr marrėdhėnieve konkrete dhe anėtarėsisė nė Bashkimin Evropian, ajo nuk do tė ndryshoj qėndrim lidhur me Kosovėn.
Zėri i Amerikės: Si e shikoni ju periudhėn 120 ditėshe, e cila nė fakt nuk ka filluar ende. Ekipi i Unitetit duket se ėshtė larguar nga takimet nė Uashington me pėrshtypjen se nė fund tė kėsaj shtyrje do tė merret vendimi pėr statusin e Kosovės. Ēmund tė pritet pas 120 ditėsh?
Stivėn Majer: Periudha 120 ditėshe nuk ka filluar sepse fuqitė perėndimore, pas dėshtimit tė Planit Ahtisari, nuk janė tė sigurtė rreth drejtimit tė procesit. Ata nuk duan tė humbasin kohė nga kėto 120 ditė, ndėrsa pėrpiqen tė pėrcaktojnė kursin e sė ardhmes. Mendoj se do tė jetė shumė e domosdoshme qė si Prishtina ashtu edhe Beogradi, tė jenė lojtarė aktivė pėr tė pėrcaktuar strukturėn e bisedimeve, ndryshe nga procesi qė ēoi nė Planin Ahtisari. Ndryshe nga bisedimet e deritanishme, qė pėr mendimin tim nuk ishin negociata, por njė diktim qė iu imponua palėve, tani Prishtinės dhe Beogradit duhet tu jepet mundėsia tė ulen e tė diskutojnė ēėshtje tė rėndėsishme pėr ta dhe asgjė tė mos pėrjashtohet nga bisedimet. Sidoqoftė, nuk do tė habitesha sikur vendimi pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės tė mos merej nė fund tė shtyrjes 120 ditėshe. Kjo varet nga evropianėt, veēanėrisht nė se ata e kuptojnė se mos zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje sjell pasiguri, mund tė pasohet me akte dhune e me refugjatė. Mendoj se evropianėt do tė vazhdojnė negociatat matanė 120 ditėshit dhe kjo do tė krijojė probleme, veēanėrisht nė Kosovė.
Zėri i Amerikės: Javėn e kaluar, ēėshtja e Kosovės u zhvendos jashtė Kėshillit tė Sigurimit pėr tiu kaluar Grupit tė Kontaktit, madje tani flitet pėr njė treshe, SHBA-BE, Rusi, qė do tė kryesonin kėto bisedime. A kemi tė bėjmė kėtu me ndonjė ndryshim?
Stivėn Majer: Duke u parė thjeshtė nga aspekti ligjor, pėrgjigja ėshtė JO. Problemi me tė cilin pėrballet Bashkimi Evropian dhe perėndimi ėshtė se ata nuk mund tė mos pėrfillin Rusinė, madje ata kanė nevojė pėr Rusinė. Ekzistojnė njė sėrė ēėshtjesh, pėrveē Kosovės, tė rėndėsishme pėr fuqitė perėndimore, pėr tė cilat ata kanė nevojė pėr Rusinė, si pėr shembull sistemi i mbrojtjes nga raketat, Irani. Rusia po rigjallėrohet, ekonomia e saj po lulėzon, dhe rusėt po bėhen pėrsėri gjithnjė e mė tė rėndėsishėm dhe kjo ėshtė pikėrisht ajo qė kanė dashur rusėt. Si rezultat, pjesa mė e madhe e bisedimeve mbi Kosovės do tė zhvillohen jashtė Grupit tė Kontaktit; Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do tė takohen shpesh dhe do tė pėrpiqen tė arrijnė njė marrėveshje bashkėpunimi mes tyre dhe pastaj tė punojnė me Moskėn. Duke u nisur nga komente tė ndryshme qė kam dėgjuar, nė fund tė fundit ēėshtja e Kosovės do tė kthehet pėrsėri tek Kėshilli i Sigurimit, ku Rusia ka tė drejtė vetoje. Dhe pėr tė siguruar miratimin e Rusisė pėr kėtė ēėshtje, Perėndimit do ti duhet tė paguajė njė ēmim tė lartė.
Zamira Edwards
Zėri i Amerikės
27-07-2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|