DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Qosja: POLITIKĖ E PAMORALSHME
Postuar mė datėn: 2007-10-20 05:48:39 nga admin4 :: Kategoria: Intervista

Fjalėt e forta dhe punėt e buta

1. Profesor, definimi i pavarėsisė sė Kosovės dhe njohja e saj nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare,rezulton se nuk ėshtė kaq e thjeshtė. Sipas jush, ēfarė ka gabuar faktori shqiptar nė Kosovė, por edhe ai nė Shqipėri, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė mos lėshonin kaq shumė...?

- Krijimi i shteteve tė reja kurrė nuk ka qenė njė punė e thjeshtė. Pavarėsisht pėr ēfarė qėllimi bėhet, lufta ėshtė fatkeqėsi, sjell vdekje, shkatėrrime, dhembje, por lufta ka krijuar shtetet. Numri i shteteve tė krijuara nė mėnyrė paqėsore ėshtė tepėr i vogėl. Kosova e ka bėrė luftėn pėr tė qenė shtet. Dhe, e ka fituar kėtė luftė bashkė mė forcat e NATO-s. Meqenėse KFOR-i dhe administrata e OKB-sė nė Kosovė janė vendosur me rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, pėr statusin e Kosovės tani vendoset nė kėtė Kėshill, qė pėrbėhet prej anėtarėsh me interesa, ideologji dhe politika tė ndryshme. Dhe, kjo lejon mundėsi pėr ndėrlikime gjatė vendosjes pėr ēėshtje tė ndryshme.
Punėt rreth statusit tė Kosovės janė ndėrlikuar mbas refuzimit tė Rusisė qė tė pajtohet me Planin e Ahtisarit. Faktori shqiptar nė Kosovė ka gabuar kur caktimin e statusit tė Kosovės e ka parė dhe e ka paraqitur si njė punė tė lehtė e tė thjeshtė. Faktori shqiptar nė Kosovė dhe nė Shqipėri vazhdon tė harrojė se, si i thonė njė fjale, ta shpallėsh qėllimin tė sendėrtuar para se tė jetė bėrė ai, do tė thotė t’i bėsh shėrbim tė keq qėllimit. Faktori shqiptar, si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri, vazhdon t’i ketė fjalėt e forta e punėt e buta, nė vend se tė ngjante e kundėrta: nė vend qė t’i kishte fjalėt e buta e punėt e forta. Faktori shqiptar nė Kosovė ka gabuar pse grupin pėr bisedime e ka pėrbėrė si grup partiak e jo si grup kombėtar dhe shtetėror. Ēėshtja e statusit tė Kosovės s’ėshtė ēėshtje partiake po kombėtare dhe shtetėrore. Ky faktor ka harruar se nuk ėshtė e rėndėsishme vetėm ēka thuhet, por edhe kush i thotė ato qė thuhen.

Mbi lėvizjen e kufirit
2. Ndarja e Kosovės po shikohet gjithnjė e mė shumė si njė variant i mundshėm, edhe pse shumė nga qarqet e Kosovės, po edhe ndėrkombėtarėt e mohojnė herė pas here. Sa e rėndė ėshtė shkėputja e njė pjese tė rėndėsishme pėr Kosovėn, siē ėshtė Veriu i saj?

- Edhe para viteve nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar, kur ēėshtja e Kosovės ishte bėrė ēėshtje ndėrkombėtare, nga intelektualė dhe analistė tė ndryshėm nė ish-Jugosllavi dhe nė botė flitej pėr ndarjen e Kosovės. Ndarja shihej si zgjidhje e pėrhershme, historike e ēėshtjes sė Kosovės, domethėnė e konfliktit shqiptaro-serb. Kush i ka lexuar kujtimet e ambasadorit amerikan nė Beograd, Cimerman, do tė shohė se ndarja e Kosovės atėherė pėrcaktohej nė pėrpjesėtime tė papranueshme pėr ne. Unė, personalisht, e shihja,”ndarjen” nė pėrpjesėtim me numrin e banorėve nė Kosovė: shqiptarėve do t’u takonte aq sa janė nė Kosovė, domethėnė rreth 90 pėr qind, kurse serbėve rreth 10 pėr qind - aq sa ishin nė Kosovė.
Sot, sa mund tė gjykohet nga shkrime tė ndryshme nė shtypin nė botė dhe nė Serbi, askush nuk flet pėr ndarje tė tillė si para luftės. Tani folja ndarje futet nė thonjėza. Tani flitet pėr lėvizje tė kufirit midis Kosovės dhe Serbisė. Analistėt amerikanė “ndarjen”, nė tė vėrtetė “lėvizjen” e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė e quajnė modifikim i kufirit. Serbėve, nė njėrėn dhe shqiptarėve, nė anėn tjetėr, do t’u takonte aq sa ishte pėrqindja e tyre nė Kosovė nė prag tė luftės.
Sipas deklaratės sė anėtarit, duket mė pėrfaqėsues tė Treshes nė bisedimet midis Prishtinės dhe Beogradit, Volfgang Ishinger, Grupi i Kontaktit do tė pranonte ēdo zgjidhje me tė cilėn do tė pajtoheshin tė dy palėt e kjo domethėnė edhe me “ndarjen”, lėvizjen, modifikimin e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė. Zyrtarėt tanė nė Prishtinė dhe nė Tiranė u ngritėn shumė zemrueshėm kundėr idesė sė “ndarjes”, lėvizjes, modifikimit tė kufirit . Ē’ėshtė e vėrteta, zyrtarėt nė Tiranė u ngritėn kėshtu vrullshėm mbasi pritėn disa ditė, dhjetė – pesėmbėdhjetė ditė, se ēka do tė thonė vendet e Grupit tė Kontaktit. Nuk mė duket politikisht e arsyeshme ngritja e tillė e pezmatuar ndaj njė ideje reale a utopike, pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Ideja e lėvizjes sė kufirit midis Kosovės dhe Serbisė ėshtė ide qė shumė mė tepėr pėrfaqėson interesat e shqiptarėve sesa tė serbėve. Do tė mendojmė, kėshtu, realisht, nė qoftė se nuk harrojmė se faktorėt ndėrkombėtarė nuk do tė lejojnė qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhet nė mėnyrėn: tė gjitha pėr njėrėn palė e asgjė pėr palėn tjetėr.
Nuk ėshtė e ēuditshme, prandaj, pse zyrtarėt serbė edhe mė vendosmėrisht se zyrtarėt tanė u ngritėn kundėr idesė sė”ndarjes” sė Kosovės dhe ata ngrihen kundėr kėsaj ideje sepse e dinė se nuk mund tė flitet mė pėr ndarje, por pėr lėkundje tė kufirit midis Kosovės dhe Serbisė. E dini si e tha peshkopi i Kosovės, Artemije: “mė e mirė ėshtė pėr serbėt pavarėsia e Kosovės qė nuk do ta pranojmė kurrė sesa ndarja me tė cilėn do tė pajtoheshim. Atė qė nuk e pranon mund ta kthesh njė ditė, kurse atė qė e pranon nuk mund ta kthesh kurrė”!
Lėvizja e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė, qė do tė bazohej nė pėrqindjen e popullsisė shqiptare, nė njėrėn anė dhe serbe, nė anėn tjetėr,nė prag tė luftės dhe qė do tė sillte edhe lėkundje vullnetare tė kėsaj popullsie, do tė ishte zgjidhja pėrfundimtare, historike e ēėshtjes sė Kosovės. Dhe, kjo zgjidhje do tė varroste pėrgjithmonė iluzionet e peshkopit Artemije dhe tė tjerėve, shumė tė tjerėve, qė mendojnė si ai nė Serbi, kurse do ta bėnte tė mundshme vetėvendosjen, domethėnė bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė pa pengesa nga ana e faktorėve ndėrkombėtarė. Pėr kėtė arsye kundėrshtimet e pezmatueshme qė iu bėnė idesė sė “ndarjes”, domethėnė tė lėvizjes sė kufirit midis Kosovės dhe Serbisė nga ana e disa ministrave dhe intelektualėve tanė, mė duken tė pamenduara mirė. Njėri nga shkrimtarėt tanė deklaroi, mbasi dėgjoi si reagoi Tirana zyrtare, se ideja e ndarjes sė Kosovės ėshtė ide e rrezikshme sepse – tha ai- rrezikon rajonin dhe, madje Evropėn! Pse? Pse lėvizja e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė do tė rrezikonte rajonin dhe Evropėn? Sepse, na pėrgjigjet ky shkrimtar, duke pėrsėritur klishenė zyrtare, shembullin e ndarjes sė Kosovės do ta ndiqnin edhe tė tjerė nė rajon dhe nė Evropė. Dhe, ashtu Evropės do t’i hynte flaka!
E po si mund tė flitet ashtu? Pse nuk mendohet pak mė qetė, mė racionalisht? Nė qoftė se Prishtina dhe Beogradi do tė pajtoheshin pėr lėvizje tė kufirit midis Kosovės dhe Serbisė pse tė ngrihet kush kundėr pajtimit tė tyre. Po tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė thonė se do tė ishte mė sė miri qė tė gjendet zgjidhje rreth sė cilės do tė pajtoheshin tė dy palėt. Pse do tė rrezikonte rajonin dhe Evropėn pajtimi i shqiptarėve dhe serbėve pėr lėvizjen e kufirit midis Kosovės dhe Serbinė? Nė qoftė se hungarezėt e Rumanisė, turqit e Bullgarisė, baskėt e Spanjės kanė kushte gjeografike dhe arsye etnike pėr tė kėrkuar lėvizje kufiri, por kėtė nuk e pranojnė rumunėt, bullgarėt e spanjollėt gjendja e tyre mbetet siē ėshtė sot dhe marrėveshja shqiptaro-serbe nuk ka se si t’u fusė zjarrin Rumanisė, Bullgarisė e Spanjės. Faktorėt ndėrkombėtarė e me ta edhe ne po themi se rasti i Kosovės ėshtė rast i veēantė, i pangjashėm me raste tė tjerė. Dhe, vėrtet ėshtė rast i veēantė. Pse atėherė tė mos i lejohet ta tregojė kėtė veēanėsi edhe me tė drejtėn e lėvizjes sė kufirit me Serbinė nėse pajtohet edhe Serbia. Domethėnė, lėvizja e kufirit midis Kosovės dhe Serbisė, pėr tė cilėn do tė pajtoheshin shqiptarėt dhe serbėt, nuk ka se si tė rrezikojė rajonin dhe Evropėn, nuk ka sesi tė ndezė zjarr askund pėrpos nė kokat letrare! Apo jo.


AKADEMIK REXHEP QOSJA

Pėr ēka s’do tė bisedohet
3. Ekipi i Unitetit ka paraqitur platformėn e tij, ku ka vendosur tri pika tė panegociueshme: 1. asnjė diskutim pėr pavarėsisė; 2. asnjė diskutim pėr integritetin territorial tė Kosovės dhe 3. asnjė diskutim pėr shtyrjen e afatit. A ėshtė e mjaftueshme kjo platformė dhe si e gjykoni ju atė?

- Fjalė tė forta. Prej fillimit tė bisedimeve pėr statusin, Ekipi i Unitetit i ushqen qytetarėt e Kosovės me deklarata pėr ato qė nuk do tė bėjė dhe pėr ato qė nuk do tė ngjasin e, pastaj, i bėn ato qė i ka mohuar dhe ndodhin ato qė kanė thėnė se nuk do tė ndodhin! Ekipi i Unitetit e di, besoj, se nė Rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit 1244 shkruan se pas njė kohe do tė bėhen bisedime (apo do tė mbahet konferencėn ndėrkombėtare – nuk mė kujtohet sigurt si thuhet) pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Ata qė shkojnė nė bisedime e dinė se nė bisedime mund tė shfaqen mendime, ide, propozime, tė hapen ēėshtje jo vetėm nga Ti,por edhe nga Ai dhe jo vetėm nga Ti dhe Ai, por edhe nga organizuesit, mbikėqyrėsit, monitorizuesit e bisedimeve. Tri ēėshtjet pėr tė cilat Ekipi i ynė i Unitetit thotė se nuk do tė bisedojė tingėllojnė mirė, premtueshėm pėr ne, por ē’tė bėjmė kur pėrfaqėsuesit tonė do tė pranojnė qė tė bisedojnė pėr tė tria sidomos nė qoftė se ashtu kėrkon Treshja e Grupit tė Kontaktit. E ajo mund tė kėrkojė. Po pėr ēka do tė bisedojnė ata nėse jo pėr statusin?

4. Nė njė deklaratė tė paradokohshme, ish-Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, propozoi shkėmbimin e pjesės veriore tė Mitrovicės me Luginėn e Preshevės. A ju duket ky njė “pazar” i arsyeshėm?

- Propozimi ėshtė interesant,gjithsesi i arsyeshėm, por, si duken punėt, i pasendėrtueshėm. Kush i njeh programet kombėtare serbe, veēanėrisht ato tė Vasa Ēubrilloviqit, e di se Lugina e Preshevės konsiderohet luginė me rėndėsi tė madhe strategjike, qė lidh Serbinė me Luginėn e Vardarit. Vėshtirė se Serbia do ta pranonte shkėmbimin qė propozon ish-kryeministri ynė i ēmuar, Bajram Rexhepi. Dhe, pse mė nė fund, ta pranojė? Serbia mendon tė mbajė edhe Luginėn e Preshevės, edhe Mitrovicėn Veriore, me Kolashinin dhe Zubin Potokun. Mė nė fund, ajo ato ėshtė duke i mbajtur! Pėr ta bėrė Serbinė qė t’i lėshojė ato duhet njė luftė e re! Por, koha e luftave njėherė pėr njėherė ka kaluar...

Arsyet e vetos ruse
5. Profesor, sipas tė gjitha gjasave, Rusia nuk do tė japė votėn e saj nė Kėshillin e Sigurimit dhe gjėrat do tė mbeten sėrish ashtu siē kanė qenė. Si mund tė lėvizet, sipas mendimit tuaj, nė shpalljen dhe njohjen e pavarėsisė sė Kosovės si dhe njohjen e kėtij realiteti tė ri nė aspektin e ligjit ndėrkombėtar, pra nė organizatat pėrkatėse ndėrkombėtare?

-Ėshtė ditur prej ditės sė parė kur ka shfaqur mospajtim me Planin e Ahtisarit se Rusia nuk do tė japė votėn e saj pėr pavarėsinė e Kosovės, qoftė edhe ashtu tė mbikėqyrur dhe tė ndarė pėrbrenda siē parashihet nė atė Plan. Kush i ka pėrcjellė deklaratat e zyrtarėve, tė numrit mė tė madh tė zyrtarėve serbė dhe tė anketave tė opinionit serb pėr qėndrimin ndaj ardhmėrisė sė Kosovės, ka mundur tė konstatojė se Serbia ishte nė prag tė pajtimit me, si thonė serbėt, humbjen e Kosovės. Rusia ishte ajo qė e nxiti politikėn e tanishme vendosmėrisht mospajtuese tė Serbisė me pavarėsinė e Kosovės! Rusia e nxiti rikthimin e ashpėrsuar tė politikės tradicionale serbomadhe ndaj Kosovės! Nuk do tė duhej tė harrojmė se Rusia ka nxitur kryengritjen e parė serbe mė 1805 dhe tė dytė mė 1812, luftėn kundėr Turqisė nė vitet 1876-1878 dhe dėbimin e shqiptarėve prej Nahijes sė Nishit dhe,mė nė fund, luftėrat ballkanike. Nė ato kryengritje dhe luftėra serbe nė shekullin 19 oficerėt rusė ishin oficerė vullnetarė. Dhe, tė gjitha kėto Rusia i bėnte atėherė pėr nevojat e veta politike dhe strategjike. Edhe tani, pėrkrahja qė Rusia i jep Serbisė duke mos e pranuar pavarėsinė e Kosovės nė tė vėrtetė ėshtė politikė mbi tė gjitha pėr nevojat politike dhe strategjike tė vetė Rusisė. Ariu polar do tė tregojė se ėshtė zgjuar.
Mė pyesni si tė ecet pėrpara? Kėshilli i Sigurimit nuk krijon shtete - kjo duhet tė dihet. Ne duhet ta shpallim vetė pavarėsinė. Dhe, kėtė duhet ta bėjė Kuvendi i ri, pra i riu, menjėherė teksa tė kryhen bisedimet me Beogradin. Sa mė shumė tė shtyhet dita e shpalljes sė pavarėsisė aq mė shumė mund tė ndėrlikohen punėt.

6. Gjithashtu profesor, ka zėra, tė pakėt pėr momentin, por siē duket po shtohen, qė flasin pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Si i komentoni kėto zėra?

- Janė zėra qė flasin pėr diēka qė do tė ndodhė njė ditė, sado po shtohet numri i feudalėve dhe bujkrobėrve tė tyre, qė e kundėrshtojnė deri nė vetėmohim njė ide tė tillė. Leverditė politike, partiake, lokale e tė tjera i bėjnė kėta tė ēohen kundėr njė ideje qė qe gati njė shekull e gjysmė e ka lėvizur pėrpara historinė shqiptare.

Integrimet dhe ēintegruesit
7. Ndėrkaq, si e shikoni ju nė tė ardhmen shtetin e Kosovės nė marrėdhėniet me Shqipėrinė, Maqedoninė (ku gati 30 % ėshtė e banuar me shqiptarė), Serbinė (ku ndodhet Lugina e Preshevės e banuar me shqiptarė) dhe Malin e Zi, ku gjithashtu jeton njė numėr i konsiderueshėm shqiptarėsh? Cila, sipas jush,duhet tė jetė platforma e veprimit ndėrshqiptar nė tė ardhmen pėr integrimin e faktorit shqiptar nė rajon?

- Edhe sot po shohim se sjelljet e Shqipėrisė zyrtare ndaj Kosovės dhe ndaj shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe sjelljet e Kosovės ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve tė tjerė nė Ballkan i pėrcakton politika e faktorėve ndėrkombėtarė, nė radhė tė parė e SHBA-ve dhe e Bashkimit Evropian ndaj tyre. Po mirė. Tani, pėr fat, nuk po mendojmė si dikur, as me kokėn e Italisė, as me kokėn e Jugosllavisė, as me kokėn e Bashkimit Sovjetik, as me kokėn e Kinės pėr veten, pėr identitetin tonė politik nė Ballkan. Tani po mendojmė me kokėn e vendeve mė tė zhvilluara dhe demokratike: tė Amerikės dhe tė Evropės, sado nuk do tė ishte keq qė, bile, pėr identitetin tonė kulturor dhe politik tė mendojmė pak mė shumė edhe me kokat tona. Ajo qė Ju quani platformė e veprimit ndėrshqiptar, sipas mendimit tim, do tė duhej tė pėrbėhej prej pėrpjekjesh tė programuara, tė organizuara mirė, racionalisht, tė ligjėsuara, pėr integrimin shqiptar, pėr krijimin e lidhjeve sa mė tė zhvilluara, sa mė tė gjithanshme, sa mė tė forta kulturore, ekonomike, tregtare, turistike, politike e tė tjera e kjo domethėnė tė krijimit tė hapėsirės kulturore, ekonomike dhe, pse jo, politike gjithėkombėtare. Kusht pėr sendėrtimin e kėtyre lidhjeve, tė kėsaj hapėsire, ėshtė ndėrtimi i rrugėve, nė radhė tė parė i rrugės Durrės - Kukės – Prizren; Prizren – Pukė – Shkodėr - Ulqin; Deēan – Plavė e Guci; Guci – Vermosh – Shkodėr e i rrugėve tė tjera qė lidhin krahinat dhe qytetet shqiptare. Me rėndėsi jetike pėr integrimin dhe zhvillimin e gjithanshėm tė shqiptarėve do tė ishte ndėrtimi i hekurudhės Prizren – Kukės-Tiranė-Durrės.
Ne sot, mjerisht, dėgjojmė vetje qė flasin pėr rolin, thonė ata, kolonial tė kulturės qė krijohet nė Tiranė ndaj kulturės sė Kosovės!

Dėgjojmė vetje qė do tė donin tė kėputen lidhjet shpirtėrore midis shqiptarėve tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės: tė kėputen lidhjet qė krijon gjuha e pėrbashkėt letrare, gjuha standard! Ne sot dėgjojmė vetje qė do tė donin tė krijohej njė komb tjetėr nė Kosovė, i ashtuquajturi komb kosovar dhe, ashtu, shqiptarėt nė Ballkan tė ndaheshin nė dy kombe! Dėgjojmė dhe ēka nuk dėgjojmė. Nuk mund tė thuhet se vetjet e kėtilla nuk kanė edhe ndonjė institucion pas shpinės dhe nuk mund tė thuhet se vetjet e tilla nuk kanė edhe grupe politike partiake pas shpinės. Dhe, pėr kėtė arsye nuk mund tė thuhet se zėrat e tillė nuk mund tė ndikojnė aspak nė ngadalėsimin e procesit tė integrimeve shqiptare . Dėshtimi i tyre, ndėrkaq, ėshtė i pashmangshėm. Nė historinė e popullit gjithmonė nė fund dėshtojnė shprehėsit e interesave tė ngushta, lokale, qofshin ato politike, ideologjike, ekonomike, fetare e tė tjera, me tė cilat cenohen interesat e pėrgjithshme.

8. Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr Planin e propozuar nga Presidenti Ahtisari dhe a mendoni se viti 1998 do ta gjejė Kosovėn tė pavarur?

- Ėshtė shkruar shumė nė gazeta dhe ėshtė folur mė shumė nė mediat elektronike pėr kėtė Plan. Kam shkruar edhe unė. Nė situatėn e pėrbėrė rreth statusit tė Kosovės, Plani i Ahtisarit paraqitet si njė dhuratė pėr ne nga ata faktorė ndėrkombėtarė qė, megjithatė, synojnė zgjidhje tė drejtė pėr Kosovėn – e zgjidhje e drejtė, sado jo edhe historike, e ēėshtjes sė Kosovės konsiderohet pavarėsia e Kosovės. Nuk do tė duhej tė mos shihnim dhe tė mos thoshim se Plani i Ahtisarit e ndan Kosovėn pėrbrenda, e bėn Kosovėn politikisht dhe kushtetutare - juridikisht Kosovė tė dy entiteteve. Sipas Planit tė Ahtisarit Kosova do tė jetė protektorat i Bashkimit Evropian dhe vetėm mbasi tė hiqet ky protektorat – kush e di kur – Kosova do tė mund tė quhet realisht e pavarur. Pra, Kosova realisht e pavarur, Kosova pa status protektorati, domethėnė sovrane, do tė bėhet mė vonė se me 2008.

9. Profesor, sa informacion keni pėr zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe shoqėrore nė Shqipėri dhe si i gjykoni ato?

Pluralizmi i totalitarizmave
Zhvillimet nė Shqipėri pėrpiqem t’i pėrcjell rregullisht. Tė fillojmė nga zhvillimet politike. Nė Shqipėri, sipas mendimit tim, sot pėr sot monizmi totalitar ėshtė zėvendėsuar nga pluralizmi i totalitarizmave. Nė Kuvendin e Shqipėrisė sot pėr ēdo gjė vendosin dy parti: vendosin herė njėra e herė tjetra ose nė marrėveshje a nė mosmarrėveshje njėra me tjetrėn.
Kuvendi i Shqipėrisė nė thelb ėshtė, prandaj, njė gjysmėkuvend, kurse demokracia e rrėgjuar nė procedurė jo rrallė tė cenuar.
Deputetėt e tjerė, tė partive tė tjera tė vogla nė atė gjysmėkuvend, mė sė shpeshti janė tė pėrdorur prej atyre dy partive.
Populli, sovrani i vėrtetė, ėshtė plotėsisht i pėrjashtuar nga mundėsia e ndikimit nė vendimarrje dhe nga mbikėqyrja e pushtetit!
E, nė qoftė se demokracinė e quajmė jo vetėm procedurė, por edhe ēka do tė duhej tė ishte – marrėdhėnie mes njerėzve, humanizėm, atėherė ne mund tė flasim vetėm pėr njė minimum tė demokracisė. Apo pėr njė demokraci rurale edhe ashtu tepėr tė shpėrdorur si nė Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe nė Kosovė.
Nė politikėn shqiptare nė Shqipėrinė shtetėrore, nė Kosovė e nė Maqedoni ngjet ajo qė Darendorfi e quan harlisje e shpirtrave tė kėqij! Kush mund tė presė demokraci, njerzillėk, pėrgjegjshmėri, drejtėsi, ndėrgjegje prej shpirtrave tė kėqij tė harlisur? Askush me mend nė kokė. Politika qė bėjnė kėta shpirtra tė kėqij, tė harlisur, gjithnjė me disa pėrjashtime, ėshtė thellėsisht e pamoralshme.

Oligarkitė partiake
Tė vazhdojmė me zhvillimet aktuale ekonomike. Relievin politik dhe ekonomik tė Shqipėrisė (dhe tė Kosovės) e pėrcaktojnė oligarkitė partiake. Ato e kanė bėrė parim politik, natyrisht tė mbuluar me fraza demagogjike, gllabėrimin. Kėto oligarki, me ministritė e tyre, nė kabinetet e tyre, dhe jashtė kabineteve tė tyre, bėjnė betejat pėr ēdo prokurim, pėr ēdo tender, duke filluar nga ēdo tualet i ri e deri te ēdo kilometėr rrugėsh pėr asfaltim, pėr ura, pėr korrent, pėr naftė, pėr cigare, pėr telefonitė, pėr institucionet e arsimit, tė shkencės e tė kulturės, pėr firmat e ndryshme shtetėrore, pėr ēdo mall me akcizė dhe pa akcizė!
Kėto oligarki partiake nuk kanė vetėdije pėr shėrbim shtetėror dhe nuk kanė vetėdije elementare pėr drejtėsi sociale, pėr njė ndarje sadopak tė drejtė tė pasurive tė pėrbashkėta, publike.
Kryeministri i Shqipėrisė pa pushuar bėrtet kundėr korrupsionit, por familjarėt e tij janė gjithnjė e mė tė pasur, kurse Shqipėria, si u dėshmua me tė dhėna nga njė organizatė ndėrkombėtare mė 26 shtator, kampione e korrupsionit nė Ballkan!
E gjithė kjo veprimtari e quajtur plaēkitje, korrupsion, nepotizėm, luks zyrtar, kontrabandė dhe trafikim ėshtė mbuluar me solidarėsi klanesh dhe me shkėlqim tė rrejshėm patriotik. Pėr herė tė parė nė historinė shqiptare hajdutėt e pasuruar sa ēel e mbyll sytė zėnė vendet e para nė radhėt e patriotizmit!
Pjesėtarėt e kėtyre oligarkive i kanė mėsuar do fraza pėr politikėn, demokracinė, ekonominė, politikėn rajonale me tė cilat u servilizojnė disa faktorėve ndėrkombėtarė, do fraza qė u pėlqejnė veshėve tė Amerikės e tė Evropės, por duke i shqiptuar kėto fraza vazhdojnė tė bėjnė ēdo gjė nė njėmendėsinė shqiptare!
Dhe, kėshtu do tė vazhdojnė derisa shqiptarėt tė mos mėsojnė qė prej pushtetit tė kėrkojnė shumė mė tepėr sesa tė mos jenė tė rrahur, tė burgosur, tė shfrytėzuar, tė ēuar pėr punė nė botė, tė pėrbuzur – si gjithmonė deri tani.
Tė kalojmė nė zhvillimet aktuale shoqėrore. Shoqėria shqiptare vazhdon tė jetė thellėsisht e ndarė. Kjo shihet si nė Kuvendin e Shqipėrisė ashtu edhe nė ato tė Kosovės dhe tė Maqedonisė dhe kjo shihet nė debatet politike dhe intelektuale nė mediat elektronike.
Shoqėria shqiptare, me njė pėrqindje tė madhe tė qytetarėve, vazhdon tė jetė shoqėri e zhgėnjyer dhe e dėshpėruar. Ikja jashtė Atdheut, gjithmonė dhe pėr ēdo kė e dhembshme, nė njėrėn anė dhe vetėvrasjet e vrasjet e shpeshta si kurrė pėrpara, nė anėn tjetėr, janė dėshmi e kėsaj.
Nuk kemi sistem vlerash. Diēka qė ēmohet si vlerė nė njė anė, pėrbuzet, shpallet jo vlerė a kundėrvlerė nė anėn tjetėr.
Mosdurimi, jotoleranca e ndėrsjellė jo vetėm politike dhe ideologjike karakterizojnė jetėn tonė!
Shpifjet, gėnjeshtrat, denoncimet janė mjeti i shpeshtė i shprehjes sė mosdurimit dhe jotolerancės jo vetėm politike dhe ideologjike.
Tė gjitha kėto plus brutalitetet karakterizojnė edhe debatet midis intelektualėve.
Sjellje, veprime, paraqitje, mendime tė njerėzve tė shtresave tė ndryshme, tė privuara prej skrupujsh mė tė domosdoshėm, ka aq shumė saqė njeriu pushtohet prej mėdyshjes: nė mos shoqėria shqiptare ėshtė shoqėri e paetikė.
Shumė nga ato qė dėgjohen, shumė nga ato qė shihen dhe shumė nga ato qė bėhen nė jetėn tonė politike dhe nė jetėn tonė kombėtare nė pėrgjithėsi dėshmojnė se ne me njėrėn kėmbė jemi ende nė nivelin e dytė tė , si e quajnė sociologėt bashkėkohorė, qenies psiko-sociale e kjo domethėnė nė nivelin e qenies karakteristike pėr tribalizmin, kurse me kėmbėn tjetėr nė nivelin e tretė e kjo domethėnė nė nivelin e qenies psiko-sociale qė e karakterizojnė egocentrizmi i skajshėm, dhuna nė marrėdhėniet shoqėrore, lufta darviniane pėr ekzistencė, korrupsioni, vjedhja dhe plaēkitja!Ky ėshtė nivel nė tė cilin, pra, mungojnė rendi dhe drejtėsia, nė tė cilin nuk funksionon shteti i sė drejtės.
Ėshtė e qartė: gati njėqind vjet pas krijimit tė shtetit, ne ende nuk kemi arritur tė ndėrtojmė shoqėri qytetare.
E di se nuk do ta pres ndėrtimin e saj!

Shteti partiak dhe demokracia
10. Tani Shqipėria ka njė president tė ri. Si e vlerėsoni procesin e zgjedhjes sė tij? Po figurėn e z. Bamir Topi? Po punėn e qeverisė “Berisha”?
-Procesi i zgjedhjes sė kryetarit tė ri tė Shqipėrisė mė ėshtė dukur si tė gjitha proceset e tjera politike nė Shqipėri: i komplikuar, dhe i lėnduar prej sjelljesh shpesh tė padėshiruara, por, nė fund, u quajt demokratik edhe prej atyre qė menjėherė pas zgjedhjes sė kryetarit nuk e quajtėn tė tillė. E besoj se ndėrruan gjuhė, nėse jo edhe mendje, se ashtu porositėn faktorėt ndėrkombėtarė. Nė qoftė se ka pasur njė marrėveshje qė kryetari i Shqipėrisė tė zgjidhet me bashkėmarrėveshjen, me konsensusin e dy palėve, atyre nė pushtet dhe atyre nė opozitė, atėherė kjo bashkėmarrėveshje u shkel. Dhe, u shkel sepse Shqipėria sot ėshtė shtet njėpartiak, natyrisht njėpartiak jo si nė kohėn e komunizmit, dhe jo me pasojat njėpartiake tė kohės sė komunizmit. Shqipėria ka sot kryetarin e shtetit, kryetaren e Kuvendit dhe kryeministrin – tė gjithė tė njė partie. E kjo parti, Partia Demokratike e Shqipėrisė, ka arritur tė krijojė qeverinė nė sajė tė koalicionit me njė varg partish tė tjera tė djathta apo tė qendrės sė djathtė. Si nuk u bė qė bile njėri prej kėtyre posteve t’i jepet ndonjėrės nga partitė e koalicionit! Deri ku shkon partishmėria dogmatike e kryeministrit tė Shqipėrisė, pos kėtyre tri posteve, e tregojnė edhe zgjedhjet e tanishme nė zonėn 31 tė Tiranės. Bėri ēmos qė ta kandidojė pėr deputet anėtarin e Partisė Demokratike nė vend se tė tregohej sadopak mė zemėrgjerė ndaj partive tė koalicionit dhe tė pajtohej me kandidimin e njė politikani tė njė partie tjetėr: tė Dashamir Shehut.
Kryetarin e ri, Bamir Topin, megjithėse bashkėpunėtor i njeriut pėr tė cilin nuk kam mirėkuptim – i Sali Berishės, e shikoj me njė simpati kur e kur tė shprehur. Ėshtė njė nga pėrjashtimet e dėshiruara nė Partinė Demokratike, qė kujdeset tė dallojė prej kryetarit tė partisė sė cilės i takon. E, dallon, para sė gjithash, me sjellje dhe gjykime tė matura, jokonfliktuoze, racionale, demokratike. Do t’i shėrbejė mirė Shqipėrisė nė qoftė se u rri larg infarkteve politike tė kryeministrit, nė qoftė se nuk pajtohet me pėrpjekjen e tij pėr rrėgjimin e reformės sė gjyqėsorit nė qėrim tė hesapeve me kryeprokuronin publik, Teodori Sollakun, nė qoftė se nuk pajtohet me totalitarizmin e tij partiak, nė qoftė se nuk pajtohet me politikėn e tij dėmtuese ndaj studimeve shqiptare, nė pėrgjithėsi, nė qoftė se ruhet prej prirjeve autoritare tė kryeministrit, i cili nuk ngurron tė fusė hundėn staliniane edhe nė punėt e krijimtarisė shkencore dhe artistike. E tė tjera.

Mjeshtėria e frikėsimit
Ēka mendoj pėr punėn e qeverisė “Berisha”? Berisha? Fenomen qė flet pėr tė dhe fenomen qė flet edhe pėr ne. I vdekur politikisht dhe moralisht pas tragjedisė nė tė cilėn e futi Shqipėrinė nė vitin 1997, ai u kthye ngadhėnjimtar nė pushtet nė vitin 2005! Askund nė botėn demokratike njė rikthim i tillė politik nuk do tė mund tė ngjante. Ai u rikthye dhe “i shkeli” tė gjithė: intelektualėt, biznesmenėt, pronarėt e medieve, me pėrjashtim tė Top Chanel-it, opozitarėt me pėrjashtim tė disa prijėsve opozitarė. Intelektualėt e korruptuar politikisht dhe servilė alla Kadare janė bėrė telallė tė tij, tė tjerėt, tė “pavarurit’ janė strukur me shpresė se ashtu tė heshtur, do tė shpėtojnė prej shpifjeve, denoncimeve dhe ndotjeve prej partizanėve tė tij nė media! Si ėshtė e mundshme kjo? Sali Berisha i bėn tė gjitha tė mundshme: edhe tė pamundshmet nė botėn normale, demokratike. Ai, vetėm ai, e ka kuptuar se si, me ēka arrihet sigurt nė pushtet nė jetėn tonė. Ai, vetėm ai, e ka kuptuar se kujt dhe pse ia varim ne qafėn nė pushtet! Ai, vetėm ai, e ka kuptuar se nė jetėn tonė nuk arrihet nė pushtet dhe nuk mbahet pushteti pa shumėfytyrėsi, pa papėrgjegjshmėri, pa mashtrime, pa britmė frikėsuese, pa dhunė despotike orientale! E shihni ē’bėn ai nė Kuvend, nė tė vėrtetė nė gjysmėkuvendin e tij nė krye me zonjushėn Topalli, qė pėr nga vrazhdėsia politike ėshtė bėrė kopja e tij? Bėrtet kryeministri nė atė gjysmėkuvend, kėrcėnon, shantazhon, thotė tė pavėrteta, fyen, cenon, pėrdhos ndere e dinjitete! Dhe, vazhdon tutje. Shqipėria nė terr nė dimėr dhe nė verė! Kryeqyteti pa ujė nė verė dhe nė vjeshtė! E kryeministri vazhdon tutje i paprekur: askush nuk kėrkon llogari prej tij po vetėm prej disa ministrave tė tij. Hajde, thuajmani atė shtet nė botė nė tė cilin do tė mund tė vazhdonte tė kryeministronte njeriu politik nėn qeverisjen e tė cilit popullin e pllakosin njė terr i tillė dhe njė etje e tillė!

Dhe, kriza politike njėra pas tjetrės!
Tragjikomeditė qė nėn mandatin e Sali Berishės po i shkaktohen Shqipėrisė janė tė ndryshme, por Sali Berisha vazhdon tutje si despotėt nė kalė tė shalės. Ai, vetėm ai e ka kuptuar mirė se ne durojmė e duam nė pushtet vetėm mjeshtrit e teknologjisė sė agresivitetit politik! E shkollėn e kėsaj mjeshtėrie Sali Berisha ka pasur ku ta mėsojė! Ishte nxėnės i shkėlqyeshėm.

A rishkruhet historia?
11.Prej disa ditėsh, nė Shqipėri ėshtė hapur njė debat i ri.Qeveria ka vendosur rishikimin e historisė.Sa i vlefshėm ėshtė njė debat i tillė?Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė nisėm? Nėse historia duhet rishikuar, sipas jush, cila ėshtė periudha mė problematike dhe mė e errėt e saj?
-Sa mė kujtohet, kryeministri i Shqipėrisė ka kėrkuar, nuk e di nė mbledhje tė qeverisė apo para gazetarėve, jo qė tė rishikohet po qė tė rishkruhet historia e Shqipėrisė. Shqiptarėt e tjerė, qė jetojnė jashtė Shqipėrisė shtetėrore, pėr fat, i ka lėnė pa kėtė dhuratė tė tij. Nga shkrimet qė kam lexuar pėr kėtė kėrkesė tė tij dhe nga debatet televizive qė kam parė pėr kėtė kėrkesė nuk mė ka rėnė nė sy qė ndonjė historian apo autor tjetėr tė jetė marrė me nocionin rishkrim. Ē’do tė thotė nocioni rishkrim nė pėrgjithėsi? Dhe, ēdo tė thotė ky nocion nė fjalėsin e kryeministrit nė veēanti? Tė rishkruash diēka nuk do tė thotė tė rishikosh. Tė rishkruash historinė e Shqipėrisė nuk do tė thotė tė rishikosh historinė e Shqipėrisė. Tė rishkruash historinė e Shqipėrisė do tė thotė t’ia fillosh kėsaj historie prej tė parės, tė bėsh njė histori qė ndryshon qind pėr qind nga historia e derisotme. Kur Sali Berisha kėrkon tė rishkruhet historia e Shqipėrisė ai nė tė vėrtetė kėrkon qė tė hidhet poshtė ēdo gjė qė ėshtė shkruar deri sot pėr kėtė histori dhe tė shkruhet historia siē dėshiron ai. A ėshtė e mundshme kjo? Unė them: jo. Historia e Shqipėrisė sot nuk mund tė rishkruhet: historia e Shqipėrisė sot, nė shumė pika, pėr shumė ēėshtje, rrjedha, dukuri, etapa e periudha, figura, veprime, veprimtari, masa, politika, zhvillime, ngjarje mund tė korrigjohet, ndryshohet, thellohet, pasurohet, por jo edhe tė rishkruhet – si do tė donte ai me suflerėt e tij. Ēdo brez e shkruan historinė e vet tė popullit tė cilit i takon, por e shkruan duke u mbėshtetur edhe nė historiografinė e brezave paraardhės, duke shfrytėzuar frytet e punės sė tyre, pėrvojėn e tyre, tė dhėnat e tyre. Nga krahėt e brezave tė pėrparshėm, sidomos nga krahėt e brezit paraardhėsit, ne shohim mė qartė, mė thellė dhe mė larg.
Historia e letėrsisė shqipe, fjala vjen, e shkruar pas Luftės sė Dytė Botėrore, ėshtė njė histori me shumė tė meta nė metodologji, nė shikime, nė interpretime, nė shpjegime dhe nė vlerėsime. Nė tė, disa autorė janė mbiēmuar pėr arsye politike e disa, po ashtu pėr arsye politike dhe ideologjike, janė mohuar plotėsisht. Por, megjithatė, ajo ėshtė njė histori pa tė cilėn nuk mund tė ecė sigurt pėrpara asnjė historian bashkėkohor i letėrsisė shqipe. Nė tė gjejmė lėndėn, datat, titujt, jetėshkrimet e shkrimtarėve, tė dhėnat pėr fatin e veprave tė tyre, pėr lidhjet me letėrsi tė huaja, pėr lidhjet me letėrsinė popullore e tė dhėna tė tjera qė na bėjnė tė mundshme tė shkojmė tutje nė shpjegimin historiko – letrar tė letėrsisė shqipe. Njė historian i ndershėm, i ndėrgjegjshėm i letėrsisė shqipe, prandaj, nuk mund tė mos u jetė mirėnjohės atyre qė e kanė shkruar kėtė histori dhe nuk mund tė mos thotė se Dhimitėr Shuteriqi ishte njė historian shumė i merituar i letėrsisė shqipe dhe i shkrimeve shqipe. Me gjithė dallimet dhe mospajtimet metodologjike dhe ideologjike qė kisha me tė unė pėrkulem para emrit tė tij dhe e quaj historian i madh i letėrsisė shqipe dhe i shkrimeve shqipe. Puna e tij kėrkimore shkencore mė ka kursyer shumė kohė e shumė mund qė do tė duhej tė bėja po tė mos ishin studimet e tij. Tė shkruash historinė e letėrsisė shqipe do tė thotė pashmangshėm t’i referohesh themeluesit tė saj: Dhimitėr Shuteriqit.
Historia e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve para Luftės sė Dytė Botėrore ishte njė histori e personalizuar, njė histori, e shikuar nga pikėpamja shkencore, pothuaj diletante, por kjo histori e personalizuar doemos u ka hyrė nė punė historianėve tė pasluftės, tė cilėt historinė e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve e kanė bėrė shkencė: shkencė tė ēmuar nė atdhe dhe shkencė tė ēmuar nė Ballkan dhe nė Evropė. Aleks Buda, Hasan Ceka, Ignjac Zamputi, Arben Puto, Kristo Frashėri, Skėnder Anamali, Stefanaq Pollo, Ali Hadri, Ligor Mile, Kasėm Biēoku, Kristaq Prifti, Selami Pulaha, Gazmend Shpuza, Paskal Milo, Selim Islami, Muzafer Korkuti, Franēesk Prendi, Neritan Ceka e tė tjerė, kanė bėrė punė, vėrtet, tė madhe historiografike. Ata na e kanė mėsuar historinė. Ata na kanė bėrė tė vetėdijshėm pėr tė kaluarėn tonė, pėr trojet tona, pėr humbjet dhe fitoret tona, pėr gėzimet e pakta dhe dhembjet e shumta historike. Ata na e kanė formuar krenarinė kombėtare – historike. Nė simpoziume, nė konferenca dhe nė kongrese ballkanologjike dhe evropiane ata e kanė pėrfaqėsuar me dinjitet shkencor shkencėn historiografike shqiptare dhe me dinjitet qytetar popullin shqiptar. Mė kujtohet: historianėt dhe arkeologėt e popujve tė Jugosllavisė, me gjithė mosdurimin politik, dhe, ndoshta, jo vetėm politik, pėr Shqipėrinė i pėrmendnin me shumė nderim emrat e historianėve shqiptarė, duke shquar pėrgatitjet e tyre impresive, nė shkrimet pėr tubimet shkencore nė tė cilat merrnin pjesė bashkė.

Gabimet, shtrembėrimet dhe mėnjanimi i tyre
Tė gjitha kėto nuk duan tė thonė, ndėrkaq, se nė studimet e tyre,se nė historiografinė e derisotme tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve nuk ka tė meta – tė vogla dhe tė mėdha. Historiografia shqiptare, nė pjesėn e saj mė tė madhe, ishte historiografi metodologjikisht dogmatike. Pėr shkaqe ideologjike dhe politike nė tė zotėrojnė shikime tė ngushta, paraqitje bardhė – zi, shpjegime dhe vlerėsime anshėm subjektive. Rrjedha dhe ngjarje historike rrėgjohen nė luftėn e klasave! Disa figura historike glorifikohen,kurse disa tė tjera pėrjashtohen plotėsisht. Glorifikimet dhe mohimet, shikimi klasor, patosi dhe retorika ideologjikisht tė ngjyrosura janė tė metat, qė, mjerisht, e shėnojnė historiografinė tonė sidomos prej kohės sė Skėndėrbeut e deri sot, kurse historiografinė e periudhave mė tė reja aq mė shumė. Kuptohet, historia e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve duhet tė lirohen prej kėtyre tė metave. Dhe,ajo tani e pesėmbėdhjetė vjet ėshtė duke u liruar. Dėshmi e kėsaj janė veprat kapitale Historia e popullit shqiptar e botuar mė 2002 dhe Dilemat e Arbėrit e Pėllumb Xhufit e botuar mė 2006. Pėrvoja moderne evropiane metodologjike, interpretuese dhe shpjeguese e historiografisė shqiptare ėshtė gjithnjė e mė e dukshme dhe gjithnjė e mė frytdhėnėse.
Por, kur kryeministri i Shqipėrisė kėrkon qė tė rishkruhet historia e Shqipėrisė, ai nuk i ka parasysh kėto tė sipėrtheksuarat: ai ka parasysh qė njė dogmė e shkuar tė zėvendėsohet me njė dogmė tjetėr. Kėrkesa e tij,prandaj, ėshtė njė kėrkesė me prejardhje tė njohur: ėshtė kėrkesė staliniste. Janė tė njohura kėrkesat e Stalinit pėr rishkrimin e historisė ruse e sovjetike. Ku nė botėn demokratike kryeministrat u vėnė kėrkesa shkencėtarėve, ani shkencėtarėve tė shkencave shoqėrore? Hajde, mendojini kryeministrat a kryetarėt Romano Prodi, Angela Merkel, Zhak Shirak, Gordon Braun, Karamanlis duke kėrkuar prej historianėve qė ta rishkruajnė historinė e shteteve tė tyre? Jo. Kjo nuk mund tė ngjajė. Qė tė rishkruhet historia e vendeve tė tyre, e popujve tė tyre i lejojnė vetes tė kėrkojnė sot vetėm edhe Llukashenkoja i Bjellorusisė,Kim Xhong Illi i Koresė Veriore, Berdimuhamedovi i Turkmenistanit dhe Sali Berisha ynė.
Shpėtona, Zot, prej tyre!
Ju po pyetni se cila periudhė e historisė sė Shqipėrisė ėshtė mė problematike, mė e errėt, domethėnė mė njėanshėm e trajtuar dhe e shpjeguar?
Po tė krahasojmė historiografinė tonė me historiografitė e popujve tė tjerė evropianė, tė shkruara, ta themi, sipas metedologjisė sė zbatuar nė shkollėn franceze tė Mark Blokut, do tė themi, si u theksua edhe mė parė, se historiografia jonė nė pėrgjithėsi ėshtė shumė e thjeshtėsuar. Thjeshtėsimet mė tė mėdha, paraqitjet mė subjektive, madje edhe shtrembėrimet mė tė theksuara vėrehen nė periudhėn midis dy luftėrave botėrore,sidomos tė kohės sė mbretėrimit tė Ahmet Zogut dhe nė periudhėn e komunizmit. Do tė ēuditeni,besoj, nė qoftė se u thuhet se thjeshtėsime, paraqitje subjektive, shtrembėrime, madje, falsifikime vėrehen po aq shumė edhe nė njė pjesė tė historiografisė sė kėtyre 16-17 vjetėve tė fundit, nė tė cilėn historia e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve nė pėrgjithėsi rishkruhet ashtu si ē’do tė donte kryeministri i sotėm i Shqipėrisė. Shikojini historitė pėr shkolla tė mesme! Sa shumė janė tė pushtuara prej njėanshmėrive, shtrembėrimeve, kur e kur gėnjeshtrave dhe falsifikimeve! Nė njėrėn prej tyre kemi dy faqe himnizim pėr partitė politike qė ishin vetėm njė opozitė e gjorė ndaj regjimit tė Millosheviqit,kurse vetėm dy rreshta pėr UĒK-nė. I lexoni artikujt dhe shkrimet e tjera tė ndryshme pėr formimin e partive dhe lėvizjet politike nė Shqipėrinė shtetėrore e nė Kosovė pas viteve nėntėdhjetė? I shikoni filmat e ndryshėm dokumentarė pėr ato ngjarje dhe pėr lėvizjen politike nė Kosovė prej vitit 1981 e deri nė kohėn tonė? Gėlojnė nga tė pavėrteta. Njėanshmėri, shtrembėrime, tė pavėrteta, fshehje tė pavėrtetave, falsifikime, glorifikime nė njėrėn e mohime nė anėn tjetėr, aq mė shumė mund tė vėrehen nė historitė e letėrsive pėr shkollat e mesme e nė libra leximi! Njėanshmėritė, thjeshtshpjegimet, shtrembėrimet, tė pavėrtetat, nė historiografinė e kohės sė komunizmit bėhen brenda njė sistemi metodologjik, shpjegues, vlerėsues. Dhe, kanė njė dinjitet intelektual. Njėanshmėritė, shtrembėrimet, tė pavėrtetat dhe falsifikimet qė po bėhen nė historiografinė shqiptare, tė rishkruar sipas kėrkesės sė kryeministrit,janė tė pasistem, janė anarkike.

Mungon dinjiteti intelektual.
12. Debati pėr rishikimin e historisė, siē duket, do tė kėrkojė edhe saktėsimin e Ditės sė Ēlirimit tė Shqipėrisė, 28 apo 29 Nėntor 1944...
S’e di ēka mund tė saktėsohet nė njė datė tashmė tė saktėsuar: tė saktėsuar me tė dhėna qė sjellin sytė, veshėt dhe mendja.
13. Ėshtė kthyer sėrish nė skenė njė tjetėr debat i kahershėm, ai pėr hapjen e dosjeve tė periudhės sė diktaturės.Si e gjykoni rikthimin e kėtij debati 17 vjet pas rrėzimit tė diktaturės nė Shqipėri?

Sa dėgjoj dhe lexoj, tani nė skenėn politike dėgjohet edhe debati pėr hapjen e dosjeve pėr vitin 1997.Dosjet do tė duhej tė ishin hapur deri tani edhe pėr periudhėn e diktaturės komuniste, edhe pėr periudhėn e despotizmit tė Sali Berishės. Pse nuk janė hapur mė parė? Ėshtė pritur, ndoshta, qė tė bėhen pastrimet e duhura nė arkiva e nė dosje.E dėshmi tė kėtyre pastrimeve tashmė janė botuar nė trajtė libri.

Qytetėrimi ynė plural
14. Njė vit mė parė, debati mbi qytetėrimin evropian tė shqiptarėve pati jehonė tė gjerė dhe provokoi pėrfshirjen nė tė tė personaliteteve tė shquara tė kombit shqiptar. Tani, njė vit mė pas, si e vlerėsoni ju atė debat, protagonist i tė cilit ishit edhe vetė ju?

Nuk ishte ky debat mbi qytetėrimin evropian tė shqiptarėve po debat mbi qytetėrimin e shqiptarėve, e, ky qytetėrim deri sot ėshtė njė qytetėrim plural: qytetėrim evropian dhe oriental njėkohėsisht. Shkencėtarėt perėndimorė kėtė pluralizėm nuk e theksojnė vetėm pėr qytetėrimin tonė, por pėr qytetėrimin ballkanik nė pėrgjithėsi. Ata thonė: qytetėrimi evropian ėshtė mė i cekti nė Ballkan. Nė qoftė se mund tė thuhet kėshtu pėr qytetėrimin e grekėve, rumunėve, kroatėve, bullgarėve, serbėve, ēka mund tė thuhet pėr qytetėrimin tonė? Mund tė thuhet se qytetėrimi evropian te ne ėshtė shumė mė i cekėt se te grekėt, rumunėt, kroatėt, bullgarėt a serbėt sepse e bėn ashtu tė cekėt pikėrisht pėrbėrėsi oriental. Dhe, kjo e vėrtetė s’duhet tė shqetėsojė kė: sepse tė gjitha qytetėrimet janė vlera tė njerėzimit.
Nė debatin pėr identitetin tonė u bėnė pėrpjėkje qė ēėshtja e qytetėrimit tonė,e kulturės sonė,e feve tona, e identitetit tonė tė vihet nė shėrbim tė politikės ditore. Metodė e vjetėr staliniste: ēdo gjė nė shėrbim tė politikės! Nė ēdo anė politikė! Kudo politikė! Ata qė letėrsinė dhe shkencėn i politizojnė edhe sot si dje, ata nuk mund tė mos e bėnin politikė edhe debatin pėr ēėshtje tė identitetit, i cili do tė duhej tė ishte vetėm intelektual dhe shkencor.
Debati tregoi se niveli i debateve tona intelektuale, si i debateve nė politikė, vazhdon tė jetė i paracaktuar: pėrkatėsitė politike, partiake dhe fetare pėrcaktojnė, nė tė vėrtetė cenojnė tė vertetėn dhe tė drejtėn nė ato debate.
Debati tregoi se njohuritė tona pėr ēėshtje tė ndryshme, tema tė ndryshme, dukuri tė ndryshme tė pėrgjithsme janė ende tė pakta, tė cekta dhe tė njėanshme. E kuptueshme: pėr 15 vjet nuk mund tė kompensohen mungesat qė ka shkaktuar izolimi i ynė pothuaj njėshekullor nė shkencė, nė letėrsi, nė arte, nė kulturė nė pėrgjithėsi.
Debati tregoi se jo intelektuali po paraintelektuali ynė qoftė shkrimtar, publicist e akademik, e quan tė ligjshme gėnjeshtrėn nė qoftė se e sheh se ėshtė pėr tė e dobishme.
Debati tregoi se vrazhdėsia, egėrsia zhvlerėson jo vetėm debatin politik, po edhe debatin tonė shkencor dhe intelektual.
Debati tregoi se gatishmėria e shumė vetjeve tė klasės sonė politike dhe intelektuale pėr tė ndėrruar fytyrė orė e ēast dhe pėr tė servilizuar i paraqet tė gėnjeshtėrta edhe gjykimet tona nė shkencė e jo vetėm nė politikė. Pjesėmarrės nė debat u dėrrmuan duke bėrtitur se Evropa ka njė identitet (njė qytetėrim, njė kulturė e njė fe), ndėrsa pėr intelektualė, shkencėtarė dhe politikanė evropianė, Evropa sot pėrcaktohet si pėrmbledhje e veēantė identitetesh. Nuk ka popull evropian, por popuj tė Evropės. Apo jo?
Debati pati edhe dy tė mira tė veēanta: e para,e ndali turrin e garave dhe propagandave fetare nė radhė tė parė tė fesė katolike dhe fesė myslimane, qė pashmangshėm do tė ushtronin ndikim shpėrbėrės nė njėsinė tonė shpirtėrore dhe kombėtare nė pėrgjithėsi, dhe, e dyta, i komprometoi pėrpjekjet e Ismail Kadaresė dhe tė tjerėve si ai pėr t’u paraqitur ēka nuk ishin nė kohėn e diktaturės dhe pėr tė retushuar, nė tė vertetė pėr tė ndryshuar tė kaluarėn ideologjike dhe politike staliniste, me ēka ėshtė deformuar shumė shkenca jonė e letėrsisė. U komprometua posaēėrisht raciami i Ismail Kadaresė si dukuri kundėrhumane, por edhe kundėrkombėtare. Jo mė pak u komprometua edhe poltronizmi i tij i ēuar, si shkroi kėto dotė njė publicist nė Prishtinė,deri nė perfeksion: poltronizmi i tij i treguar nė jetė e nė vepėr, qė aq shumė e ka diskredituar personėn e tij publike dhe cenon dinjitetin e intelektualit shqiptar.

15. Keni folur shumė pėr moralin intelektual. Ēfarė keni parasysh me kėtė?
E kam parasysh atė qė e thotė aq bukur Sartri: “Intelektuali ėshtė pėrgjegjės ndaj sė vėrtetės... Nė qoftė se duam ta shpėtojmė njeriun nuk na mbetet gjė mė e rėndėsishme sesa t’i dhurojmė atij fuqi mohuese – t’i dhurojmė atij mundėsinė qė t’i thotė Jo ēdo gjėje qė nuk ėshtė e vėrtetė”.
Mund tė shkruash libra shkencorė dhe letrarė, mund tė kesh jo njė po tri fakultete; mund tė jesh anėtar jo i njė, po i pesė akademive shkencore, por nėse s’ke karakter tė qėndrueshėm, nėse s’ke parime, nėse nė vend se me kokėn tėnde mendon me kokat e pushtetarėve, nėse tė vėrtetat e tė drejtat ua flijon levėrdive vetjake, ti s’je intelektual po rrospihe shkencore a letrare.

16. Flitet pėr njė zbehje tė rolit tė intelektualėve dhe tė mendimit tė tyre nė tė dyja anėt e kufirit shqiptar. Ēfarė sjell kjo,sipas jush, nė zhvillimet e nxehta politike shqiptare?

Intelektualėt e margjinalizuar
Njerėzit e politikės dhe shumica e mediave kanė arritur t’i margjinalizojnė intelektualėt nė jetėn tonė shoqėrore. Dhe, intelektualėt sikur janė pajtuar me kėtė fat! Ata nuk e kryejnė rolin qė nė kėtė kohė, nė tė cilėn ende nuk janė zgjidhur as ēėshtja jonė kombėtare,as ēėshtja demokratike, as ēėshtja sociale, objektivisht u takon. Njerėzit e politikės – kjo lėndė harxhuese, kanė arritur kėshtu ta lėnė popullin shqiptar pa mendimin, pa rolin e elitės! Nė vende tė tjera kjo nuk ngjet. Po jap njė shembull se sa vendimtar mund tė jetė roli i intelektualėve nė historinė e njė vendi. Nė Rusi, diku nga gjysma e viteve nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar, kryetari Jelcin ishte nė bisedime me zyrtarė japonezė pėr t’u dhėnė atyre njė ishull a disa ishuj atje afėr Japonisė. Ky pazar i shqetėsoi intelektualėt rusė. Dhe, rreth njėzet akademikė tė shquar i bėnė njė letėr Jelcinit, nė tė cilėn, pėrpos tė tjerash, i thanė: ata ishuj nuk ia ke sjellė ti Rusisė dhe ata ishuj nuk mund t’ia tjetėrsosh Rusisė. E qartė, zoti Jelcin? Kryetari Jelcin e kuptoi kumtin dhe e ndėrpreu pazarin me zyrtarėt japonezė pėr ishujt – fryte tė imperializmit rus. Mbaj mend kur kryetari i Shqipėrisė, Sali Berisha, e furnizonte Serbinė me naftė edhe pse Serbia ishte vėnė nėn bllokadė ekonomike nga OKB-ja. Dhe, mbaj mend kur Sali Berisha thoshte se mė e madhja qė iu takon shqiptarėve tė Kosovės ėshtė autonomia sepse Kosova ėshtė djep i binjakėve shqiptarė dhe serbė, por nuk u gjetėn intelektualė qė t’ia ēojnė njė letėr atij qė tė mos e furnizonte Serbinė me naftė dhe qė tė mos e mohonte tė drejtėn e shqiptarėve pėr pavarėsi tė Kosovės. As sot nuk po gjenden intelektualė, tė bashkuar, qė t’i thonė atij se pėr shkencat nė pėrgjithėsi dhe pėr shkencat albanologjike nė veēanti dinė mė shumė se ai dhe mbrojnė mė pėrgjegjshėm se ai ato dhe interesat e kulturės shqiptare,prandaj le t’i lėrė rehat e tė shikojė punėt qė duhet tė shikojė.

17. Ēfarė mendoni se u mungon letrave shqipe?
Shkrimtarėve tanė, shumicės sė tyre, u mungon vetėdija kritike pa tė cilėn letėrsia edhe mė tej do tė vuajė prej himnizimeve mė pak a mė shumė folklorike. Dhe, shkrimtarėve tanė, ndoshta numrit mė tė madh tė tyre, iu mungon njohja e letėrsisė moderne, sidomos e romanit modern dhe postmodern. Pėr kėtė arsye letėrsia jonė, nė njė pjesė tė saj tė madhe, vazhdon tė jetė tradicionalisht realiste e kjo domethėnė mė pak a mė shumė anakronike.

Ēka ngjau nė Institutin Albanologjik
18. Para pak kohe nė Institutin Albanologjik ndodhėn ngjarje qė jehuan shumė nė opinionin kosovar dhe nė diasporė, megjithėse nė mediat e Shqipėrisė nuk u komentuan shumė. Ēka nė tė vėrtetė ngjau nė Institut?
Si duket jo palidhje me ofensivėn e kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, kundėr Akademisė sė Shkencave dhe studimeve shqiptare nė Shqipėri, nė Prishtinė u bėnė pėrpjekje pėr ndryshimin e qėllimit pėr tė cilin ėshtė themeluar Instituti Albanologjik e qė ėshtė: studimi i kulturės materiale dhe shpirtėrore tė popullit shqiptar jo vetėm nė Kosovė po nė pėrgjithėsi. Nė kundėrshtim me ligjin nė fuqi, nė Ministrinė e Arsimit, tė Shkencės dhe tė Teknologjisė u modifikua statuti i ri pa pyetur fare organet pėrkatėse tė Institutit, siē ėshtė Kėshilli Shkencor, nė tė cilin Institutit, pos tė tjerash, i pėrcaktohen si qėllim edhe studimet sociologjike dhe politike – pėr ēka tash e shumė vjet ekziston njė Institut nė Kosovė. Nė tė vėrtetė, synohej qė Instituti tė futej nė duart e njė tarafi partiak shkencor dhe, mandej, tė mund tė pėrdorej pėr betejat e filluara tani e sa kohė pėr ndryshimin e gjuhės standarde apo,madje, pėr krijimin e gjuhės sė dytė standarde dhe pėr krijimin e kombit tė ri, kosovar, si dhe pėr pėrfitime tė ndryshme vetjake. Pėr kėto qėllime nė Institut u vendosėn tė ashtuquajturat masa tė dhunshme.
Hulumtuesit shkencorė dhe personeli administrativ i Institutit,numri mė i madh i tyre, prej fillimit refuzuan pajtimin me masat e dhunshme. Por, kur nė kuadrin e kėtyre masave tė dhunshme ndodhi thyerja e kabinetit tė Ymer Jakės dhe kabinetit tė Rexhep Qosjes, u kuptua plotėsisht se pėr ēka ishte fjala. Nė tė vėrtetė, thyerja e kėtyre kabineteve e demaskoi qėllimin e projektuesve tė pushtimit tė Institutit prej tarafit, qė po arrin tė bėjė mjaft uzurpime dhe shpėrdorime nė shkencėn e nė kulturėn tonė. Numri mė i madh i punonjėsve tė Institutit doli nė protestė. Thyerja e kabineteve (me punėtorė tė marrė nė pazar tė Prishtinės) ishte njė vandalizėm i pashembulltė, qė nuk e bėri as pushteti serb kur nxori prej Institutit punonjėsit e tij disa vite para luftės. Kjo nga punonjėsit e Institutit u pėrjetua si fyerje e rėndė ndaj Institutit dhe punės sė tij shumėvjeēare. Ishte ky njė veprim i ēmendur, unė them i bėrė pa dijen e ministrit tė Arsimit, tė Shkencės e tė Teknologjisė, Agim Veliu, veprim qė mund tė ishte shumė komprometues pėr kulturėn tonė, pėr liritė dhe tė drejtat e njeriut nė Kosovė. Merreni me mend: njė profesor universiteti i pėrdorur dhe i sakrifikuar prej tarafit nė fjalė, dhe njė studiues i folklorit e urdhėrojnė dhe e mbikėqyrin thyerjen e kabineteve tė studiuesve tė letėrsisė dhe tė kulturės shqiptare, nė tė cilėt punohet dyzet vjet dhe futjen e librave dhe tė lėndės sė arkivave tė tyre nė thasė najloni pėr t’u hedhur diku tjetėr! Nė atė kabinet, nė tė cilin punoj prej vitit 1967, kur ėshtė rithemeluar Instituti, unė i kam shkruar me stilograf dhe shumė, shumė herė nė makinė tė shkrimit tė gjitha veprat e mia me pėrjashtim tė dy tė parave. Nė atė kabinet janė shkruar Historia e letėrsisė sė Rilindjės nė tri vėllime, monografitė pėr Naimin dhe Asdrenin, studimet dhe trajtesat pėr tė gjithė shkrimtarėt e vjetėr, shkrimtarėt midis dy luftėrave botėrore dhe shkrimtarėt e sotėm pėr tė cilėt kam shkruar. Nė atė kabinet janė shkruar tė gjitha veprat e mia pėr ēėshtjen e Kosovės dhe ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi dhe shumė deklarata, rezoluta, protesta, pėrkujtesa nė emėr tė Institutit, tė Akademisė sė Shkencave e tė Arteve tė Kosovės dhe studentėve tė Kosovės kundėr dhunės sė shtetit serb nė Kosovė, tė cilat u janė dėrguar shtetarėve tė ndryshėm botėrorė dhe institucioneve botėrore. Nė atė kabinet janė shkruar romanet e mia dhe dramat e mia. Pėr tė shkruar Historinė e letėrsisė sė Rilindjes, monografitė pėr Naimin dhe Asdrenin dhe pėr tė bėrė studimet dhe trajtesat pėr tė gjithė shkrimtarėt me tė cilėt jam marrė ėshtė dashur tė bėj shumė punė. Nė atė kabinet, prandaj, ishin sistemuar detyrimisht tė gjitha fotokopjet dhe filmat e botimeve tė para tė veprave tė rilindėsve, tė shkrimtarėve tė vjetėr dhe tė shumė shkrimtarėve midis dy luftėrave botėrore, tė bėra nė Tiranė, nė Bukuresht, nė Athinė, nė Stamboll, nė Sofje dhe, madje,nė Konstancė. Nė atė kabinet gjenden skeda dhe shėnime tė punės sime dyzetvjeēare; dorėshkrimet e veprave tė mia; versionet e ndryshme tė shkruara nė makinė shkrimi tė veprave tė mia tė ndryshme; lėndė arkivore tė ndryshme: korrespodenca, artikuj tė ndryshėm tė shkruar pėr Kosovėn dhe pėr mua nė shtypin jugosllav; fotografi tė shumta;mjetet me tė cilat punoj: stilografė, lapsa kimikė, lapsa tė zakonshėm,goma, gėrshėrė, syze, thjerrėza, vizorė. Dhe, rreth 1600 libra tė ndryshėm. Dhe, tė gjitha kėto, gjithė kėto vepra dhe gjithė kėtė arkiv vetjak, ushtruesit e masave tė dhunshme kishin vendosur qė, me katėr punėtorė tė marrė nė pazarin e Prishtinės, t’i fusin, dhe po i fusnin, nė thasė najloni, qoftė edhe duke i pėrdhosur nė dyshemenė e kabinetit, dhe duke i nxjerrė prej kabinetit! A ėshtė e mundshme tė ngjajė kėsi vandalizmi nė Kosovė? Nė Kosovėn demokratike – tė pasluftės? A ėshtė e mundshme qė ky vandalizėm tė ndodhė me dijen e Ministrisė sė Arsimit, tė Shkencės dhe tė Teknologjisė?

Reagimi i fuqishėm i opinionit liridashės
Si u mor vesh kjo, reagimi mospajtues i opinionit me masat e dhunshme dhe thyerjen e kabineteve tė Ymer Jakės dhe tė Rexhep Qosjes ishte i fuqishėm. I paparashikueshėm pėr projektuesit e dhunės. U shkruan dhe u botuan shumė e shumė artikuj; u dhanė informata nė radio e nė televizione. Nė disa ueb sajte u paraqitėn shumė, shumė reagime. Nė tė gjitha shkrimet, informatat dhe artikujt nė gazeta e nė ueb sajte u shpreh pezm ndaj masave tė dhunshme nė Institut dhe ndaj thyerjes sė kabineteve shkencore. Shumė qytetarė dhe shoqata u solidarizuan me punonjėsit e Institutit dhe u shprehėn tė gatshėm t’i bashkohen protestės sė tyre. Posaēėrisht pėrshtypjelėnėse ishin reagimet e bashkėkombasve tanė nė Evropė dhe nė SHBA. Reaguan parti politike, sidomos vendosmėrisht reaguan Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe Partia Demokratike e Kosovės. Shumė shpejt dhe shumė vendosmėrisht reagoi Qeveria e Kosovės, dhe kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku. E kuptueshme: luftėtari pėr lirinė e Kosovės dhe pavarėsinė e saj nė luftė e quajti obligim moral tė mbrojė liritė dhe tė drejtat e qytetarėve tė saj edhe tani nė paqen e shpėrdorur prej shpėrdoruesve tė saj. Kryeministri Agim Ēeku kėrkoi tė ndėrpriten masat e dhunshme nė Institut dhe tė largohen ushtruesit e kėtyre masave. Dhe, kjo kėrkesė u realizua shpejt. Reaguan ata qė gjithė jetėn e kaluan duke reaguar kundėr tė kėqijave qė cenuan popullin shqiptar nė Kosovė dhe qė u ēuan nė luftė pėr lirinė e saj. Reagimet e tyre, ishin ngushėllim i madh pėr punonjėsit e Institutit. Falėnderimi ėshtė mė e pakta qė iu detyrojmė. Edhe kryesia e LDK-sė, nė mbledhje pėr tė cilėn nuk u dha informatė, shprehu mospajtim me sjelljen ndaj Institutit, ndaj Ymer Jakės dhe ndaj meje. Kryetari Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Kolė Berisha, shprehėn mospajtim me ato veprime, duke i quajtur tė papranueshme dhe tė dėmshme pėr Kosovėn. Integritetin moral tė dėshmuar nė punėn e tyre politike Agim Ēeku, Fatmir Sejdiu dhe Kolė Berisha e dėshmuan edhe nė rastin e Institutit. E mbrojtėn Institutin prej dhunės sė njerėzve, tė cilėt kurrė s’kanė sakrifikuar gjė pėr Kosovėn, por po pėrpiqen si tė zhvasin sa mė shumė prej Kosovės dhe e mbrojtėn politikėn e Kosovės prej njė komprometimi tė rėndė qė do t’i sillte dhuna ndaj shkencės dhe krijuesve shkencorė.

Mėsimi qė do mėsuar
Sjelljet e dhunshme ndaj Institutit mund tė bėheshin tepėr komprometuese pėr demokracinė tonė tė re nė kohėn kur vendoset pėr statusin e Kosovės. A mund tė lejojnė Kombet e Bashkuara qė nė protektoratin e tyre, ndaj institucioneve shkencore, ndaj shkencės dhe shkencėtarėve tė bėhej ēka kishin bėrė vetėm Inkuizicioni nė Mesjetė dhe Stalini e Gebelsi nė shekullin 20! Fatmirėsisht kėto sjellje tė dhunshme u ndaluan, por kjo nuk do tė thotė se projektuesit e pushtimit tė Institutit do ta ndalin plotėsisht avazin.Jo. Por, Kosova liridashėse, tė besojmė, nxori njė mėsim prej atyre qė ndodhėn nė Institutin Albanologjik dhe nuk do tė lejojė mė kurrė vandalizma tė tillė.

19.10.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Rexhep Qosja: Berisha ka qėllime te zeza kundėr Akademisė (2008-01-04 08:58:04 nga admin4)
[ Intervista ] Akademia, Qosja: Berisha po gabon (2007-12-30 10:22:25 nga admin4)
[ Intervista ] Qosja: Tė mos qendrojmė indiferentė pėr ēėshtjen e Kosovės veriore (2007-12-28 13:43:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Qosja: Zgjedhjet, tė rėndėsishme pėr Kosovėn (2007-11-15 12:31:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Qosja: Kosova do te bashkohet me Shqiperine (2007-10-01 12:57:41 nga admin4)
[ Intervista ] REXHEP QOSJA: MJESHTĖRIA E FRIKĖSIMIT (2007-09-30 17:40:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Qosja: Policia nderkombetare dhe politikanet e Kosoves jane diskredituar me qendrimin ndaj protestuesve (2007-02-13 06:10:12 nga admin1)
[ Opinione ] QOSJA: Kadare foli me klishetė staliniste (2006-11-19 06:52:40 nga Besnik Krasniqi)
[ Opinione ] ALTERNATIVA POLITIKE EULEX-IT-2- SERBOMADH- REFERENDUMI (2008-11-14 15:56:22 nga admin1)
[ Opinione ] Dorėheqjet si akte morale, pėr t’i bėrė vend politikės kombėtare (2008-11-14 05:51:00 nga admin1)
[ Opinione ] HIPOKRIZIA POLITIKE E BE-sė! (2008-11-13 15:24:36 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster