| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MBISHKRIMI I PLLAKĖS SĖ GJETUR NĖ NĖ FORINĖ TĖ GOSTIVARIT |
| Postuar mė datėn: 2007-07-22 04:03:30 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
᾿Αννία τῷ υἱῷ
᾿Επικάδῳ μνή-
μης χάριν
Ėshtė njė mbishkrim varri nė greqishten e vjetėr nė formė kushtimi, qė nė shqip do me thėnė:
Ania, tė birit Epikado, nė kujtim
Nga stili dhe sidomos nga teknika e shkrimit tė gėrmave nė gurin mund tė datohet midis fundit tė shekullit tė II-tė dhe gjysmės sė parė tė shekullit tė III-tė.
Prof. Giuseppe Roma, profesor i arkeologjisė sė krėshterė nė Universitetin e Kalabrisė (Kozencė), me origjinė arbėreshe.
Shpeshė herė historia ka nevojė pėr logjikėn e thjeshtė pėr tė kuptuar dokumentet gjysmake qė na kanė lėnė njerėzit nė lashtėsi.
Pėr tė kuptuar se ēfarė shkruhet nė fillim duhet tė analizojmė figurėn qė kemi pėrpara sepse do ta kemi mė tė thjeshtė pėr tė zbėrthyer fjalinė.
Pėrpara nesh kemi figurėn e njė njeriu me veshė tė dala, me njė gėrshetė nė anėn e djathtė, flokėt na pasqyrohen nė lartėsi mė tė madhe se balli, ballin e ka tė ngushtė, qafėn e ka tė gjatė dhe tė hollė, po ashtu ėshtė e mbuluar me veshje.
Karakteristikat e gjinisė femėrore nė figurat e lashta tė gdhendura na janė pasqyruar shumė herė me veshje, me gėrsheta, me ballė tė ngushtė dhe flokėt mė tė larta se balli dhe veshėt e dala. Ndėrsa tek figurat e meshkujve nuk i kanė kėto karakteristika.
Pėr tė kuptuar se bėhet fjalė pėr njė vajzė tė re autori na e tregon me pasqyrimin e qartė tė shenjave si: gėrshetin e vogėl nė anėn e djathtė, me qafėn e hollė dhe pak tė gjatė, fytyrė tė rrumbullakosur, veshėt e dala shumė.
Po ashtu e dallojmė nga fillimi i fjalisė me emrin ANNIA. Lind pyetja pse ANNIA dhe jo ANNA. Nė gjuhėn greke fėmijėt thirren nė emėr me pėrkėdhelje si p.sh. MIHALAQI, PETRAQI, ANNIA, DHIMITARQI, JANAQI, ELENAQI, etj. Kėshtu edhe sot grekėt i thėrrasin fėmijėt deri rreth moshės 18 vjeēare. Ndėrsa tė rriturit thirren-MIHAL, PETRO, ANNA, DHIMITĖR, JOANI, ELENA, etj. Pra emrin nė pllakė ėshtė pėrkėdhelės qė tregon se bėhet fjalė pėr njė vajzė tė re (ndoshta 10-16 vjeēe).
Sa pėr zbėrthimin e fjalėve unė nuk jam gjuhėtar, por duhet tia lėmė specialistėve gjuhėtar mendimet pėrfundimtare. Por duhet tju kujtoj se shpeshherė specialistėt ia fusin kot. Paditur shumė sekrete tė njerėzve nė lashtėsi.
|
|
FIGURA ME SHENJAT E SAJA TĖ DALLUESHME
Vėrtetė historia ka nevojė pėr dokumente, por kryesisht ka nevojė edhe pėr njė logjikė tė thjeshtė. Bota pėr disa vite ėshtė mashtruar prej keq interpretimeve tė grekėve pėr historinė e pellazgėve, sidomos nė greqishten e lashtė, por viteve tė fundit janė botuar shumė libra tė specialistėve tė huaj si francezė, anglezė, amerikanė tė cilėt kanė nxjerrė pėrfundimin se, ajo, gjuha e vjetėr greke, nuk ėshtė e grekėve tė sotėm, por e pellazgėve qė trashėgimtarė mė tė afėrt tė tyre janė shqiptarėt e sotėm me gjuhė dhe zakone.
Shqiptarėt nė lashtėsi kanė pasur zakon qė tė shkruanin me shkurtesa me njė shkrim tė veēantė nga tė tjerėt, prandaj neve sot e kemi tė vėshtirė tė kuptojmė kėto shkrime, prandaj specialistėt kanė ndeshur shumė lloj shkrimesh tė shqiptarėve. Kėtė gjė e ndeshim edhe sot nė tė folmen e fshatrave shqiptarė ku fshati nga fshati qė janė larg vetėm 2-3 km kanė dialekte tė ndryshme nga njėri-tjetri.
E rėndėsishme ėshtė tė zbėrthejmė dhe tė kuptojmė kėto shkrime, nuk duhet tė ketė rėndėsi se nė ēgjuhė ėshtė shkruar, dhe se kush e vėrteton tė vėrtetėn.
ARBEN LLALLA, HISTORIAN |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|