Shkruan: Abdullah Zeneli, shkrimtar
Dhe ska kund nė faqe bote tė jenė penistė vetėm aparatēikė tė djeshėm dhe tė sotėm. Ky yni, madje u pėrpoq tė lakonte koti emrin e disidentit mė tė madh shqiptar, legjendės sė gjallė, shkrimtarit tė ditėve tė para tė Rilindjes sė Kosovės, laureatit tė Ēmimit Saharov... por qė nuk u duk te kėta eunukė bashotėr e ēapriqėr nė konsumin e tyre tė radhės: Libri i Pavarėsisė.
Sali Bashota dhe Basri Ēapriqi me Librin e Pavarėsisė janė si engjėlli dhe djalli, antipodėt e demagogjisė letrare jo pa ndikim nė thikashpinat e letėrsisė mė tė re shqiptare!
Sali Bashota dhe Basri Ēapriqi lauruan me ēmimet mė demagogjike tė radhės Enver Gjerqekun dhe Agim Devėn bashkė me mendimtarėt e tyre. Gjerqeku, delegati i devotshėm pėr ruajtjen e mosshpėrbėrjes sė ish-LKJ-sė nė kongresin e katėrmbėdhjetė (20-22 janar 1990), bashkė me Karakushin dhe Morinėn kishin qepur gojėt pėr atė ēpo ngjante nė Kosovė. Deva shkruante e botonte vargje qė i lejonin censorėt e shtetit si Podrimja, Rrahmani, Hamiti etj...
Tė kujtojmė vargun e Devės (nuk po pėrmendi atė kallaballėk librash e fjalėsh pėr diktatorin e sistemin se si pėrballon kalemi), anėtarin e devotshėm tė PEN-it kosovar, tė propozuarin e tyre pėr ēmimin e pėrdhosur Azem Shkreli tė ministrisė sonė tė famshme tė (jo)kulturės dhe lejuar nga censori Podrimja, shkruar njėzet vjet mė parė nė librin USA dhe Musa (Rilindja, Prishtinė, 1987, fq 60): qeni Regan.
Po, po, pa fije turpi: qeni Regan...
Bashota e Ēapriqi pėr konsum tė tyre karriere keqpėrdorėn emrin e bacės Adem (Demaēi) pikėrisht nė njė transmetim tė drejtpėrdrejtė tė RTK-sė, mu para presidentit dhe kryeparlamentarit, mu para njė ministri a deputeti, mu para militantėve tė tyre qė skanė lidhje me realitetin letrar kosovar...
Bashota e Ēapriqi, kėta pashallarė tė rinj, (keq)pėrdorin pa fije turpi, si tua kishte falur baba universitet e bibliotekė, media e ministri, demagogė e apologjetė pėr njė tė vėrtetė: konsumin politik aspak patriotik!
Dhe habitemi pėrse kjo varfėri shpirtėrore, pėrse ska lexues, pėrse ska zhvillim e mirėqenie, pėrse ska unitet brenda krijuesish, pėrēarė pikė e pesė nga kėta meskinė pėrrallisjesh Bashota e Ēapriqi... e shumė pėrse tė tjera, kur ata i ke edhe nė universitet, edhe nė bibliotekė, edhe nė kėshilla, edhe nė PEN, edhe nė shumė nė tė tjera... tė kudondodhurit censorėt e sotėm!
Po a nuk do tė duhej tė fillonte jetėn Libri i Pavarėsisė pikėrisht nė Muzeun e Pavarėsisė, ish-selinė e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės?
Pyetja nuk do shumė koment, as pėrgjigje tė njėanshme:
Muzeu i Pavarėsisė iu mor arbitrarisht Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, tė cilėt sot e gjithė ditėn janė nė rrugė, pa selinė e vet, pa pėrkrahje tė institucioneve tona, madje tė injoruar skajshmėrisht, duke e keqpėrdorur katėrcipėrisht emrin e saj pėr tė zhvatur objekte nga privatizimi, si ai i ish-Unionit... Ata qė mundėsuan kėtė privatizim sot janė edhe ministra, por ja qė nuk brengosen fort pėr fatin e shkrimtarėve.
Ish-selinė atėbotė e kishin frekuentuar, zhvatur e pėrdorur trampolinė pehlivanllėqesh politike dhjetėra personalitete jo pa ndikim nė hierarkinė politike tė Kosovės, por asnjėri as u kujtua dhe as kujtohet pėr fatin e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.
Goditjen mė ēnjerėzore Lidhja nuk e mori as nė periudhėn e rezistencės paqėsore as nė kohėn e luftės sė shenjtė tė UĒK-sė, as nė rinisjen e saj tė pasluftės, por nė kohėn kur kryetar i saj ishte Adem Demaēi: iu morėn manifestimet, iu mor objekti, iu ndėrprenė fondet, iu censuruan veprimtaritė nga mediat, qė nga televizioni publik e tutje...
Mosprania e bacės Adem la shumė tė nėnkuptonte, por keqpėrdoruesit a thua (s)dinė ti bėjnė mirė llogaritė si Pilati kur fėrkonte duart...
Ajme Libri i Pavarėsisė! |