| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » DIKUSH PO LYPĖ
NĖ KEK! |
| Postuar mė datėn: 2008-06-20 07:27:59 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Dikush po lypė... nė KEK! Ėshtė fjalia tė cilėn e themi secili prej nesh sė paku njėherė nė ditė, nėse jo publikisht, vetė me vete gjithqysh. Mirėpo, qė nė nismė duhet thėnė se kjo fjali ėshtė formuluar mbase jo vetėm gabimisht, kjo fjali ėshtė formuluar krejtėsisht gabimisht. Ta zėmė shumė mė mirė dhe mė logjikshėm do tė tingėllonte sikur tė thoshim; kush spo lypė...nė KEK?! Nėse jo pėr diēka tjetėr, atėherė pėr faktin se ata qė slypin ... nė KEK, do ti identifikonim shumė mė lehtė, ngase numri i tyre ėshtė jashtėzakonisht i vogėl, pėr tė mos thėnė se nuk ka tė tillė. |
|
Shkruan: Ilir Sefaj
Korporata Energjetike e Kosovės, prej vitesh ėshtė shndėrruar nė njė faktor i cili po shkakton depresion kolektiv nė vend. Nė KEK janė investuar miliona, mbase miliarda euro, dhe gjendja me furnizimin me energji elektrike kurrsesi tė pėrmirėsohet, dhe deri mė tani pėr kėtė situatė askush nuk ėshtė futur nė burg, ky ėshtė njė paradoks nė vete. Ca ditė mė parė njėfarė Donika Kada-Bujupi (deputete kjo nė Parlamentin e Kosovės, epo...) po e akuzonte qeverinė aktuale pėr gjendjen kaotike qė po mbretėron pėrsa i pėrket furnizimit me energji elektrike. Ish-zėdhėnėsja e KEK-ut po harron se nė ēfarė gjendje e ka lėnė kėtė institucion para sė tė zinte vend nė njė institucion tjetėr edhe mė tė rėndėsishėm, Parlamentin e Kosovės, e se do tė ishte pjesė e tij, as qė kishte paramenduar ndonjėherė, mirėpo furtunat tė hedhin gjithkah; a nuk ėshtė kėshtu?! Gjithsesi, kėsisoj votuam ne atėherė! Dikur zėdhėnėsja e KEK-ut, deputetja e Kuvendit tė Kosovės tani, ishte ndėr njerėzit mė tė popullarizuar nė Kosovė, ndėrsa tash pakkush e di se cili ėshtė zėdhėnės i KEK-ut, e pse ngjet kjo ėshtė fare e rėndėsishme pėr momentin, por megjithatė ėshtė njė detaj prapa tė cilit mbase edhe fshihet diēka. (Pėr mė tepėr, duket se kjo ka tė bėjė me politikat redaktuese tė mediumeve tona, tė cilat pak mund tė themi se janė tė pavarura. Temė tjetėr kjo). Ti kthehemi KEK-ut he... Ajo (pra Donika), ishte shndėrruar nė njė figurė shumė tė rėndėsishme tė jetės tonė publike, pėrkundėr faktit se pakkush do tė duhej ta njihte, nėse ne nuk do tė ishim shoqėri e paradokseve. Tė mė falni, tani do tė ndalem nė njė detaj. Nė kohėn kur znj. Kada e ushtronte profesionin e zėdhėnėses sė KEK-ut, mė pati ra nė sy njė fenomen prapė paradoksal. Nė njė restorant tė kryeqytetit tė cilin rėndom e frekuentonin dhe me gjasė vazhdojnė ta frekuentojnė hajnat mė tė mėdhenj qė ka Kosova (pa dashur ti fusė nė njė thes ata qė nuk janė tė tillė), Donika ish-zėdhėnėsja e KEK-ut, pati shtruar njė drekė pėr tė gjithė gazetarėt e mediumeve tona tė cilėt me gjasė pėrcillnin punėn e palodhshme tė KEK-ut. Kujdes! Ata pėrcillnin edhe punėn e palodhshme qe e bėnte zėdhėnėsja e kėsaj korporate, nė mėnyrė qė tė kishim njė informim sa mė korrekt rreth gjendjes me furnizim me energji elektrike nė atė kohė. Edhe pse kureshtar pėr nga natyra, kurrė nuk e pata kuptuar kėtė gjest human tė znj. Kada. Mos tė harrojmė se, valles sė humanitetit iu pati bashkangjitur edhe ministri i Ekonomisė nė atė kohė, Haki Shatri, duke i qerasur me nga njė pije gazetarėt tanė. Sa njerėz human qė jemi ne shqiptarėt- mendoja. Nuk ėshtė krejt e rastėsishme qė Nėna Tereze ishte shqiptare- erdha nė pėrfundim atė ditė. E pse gjendej autori i kėtyre radhėve nė atė restorant ditėn nė fjalė, edhe kjo ėshtė farė e rėndėsishme. Sidoqoftė, kėshtu kaluan ditėt, muajt dhe nė krye tė MEM-it erdhi njė zonjė nga radhėt e partisė nė pushtet, Justina Pula quhet ajo. Me ardhjen e saj nė krye tė Ministrisė sė Energjetikės dhe Minierave, gjendja me furnizim me energji elektrike mbeti nė tė njėjtin stad, qeveria aktuale po edhe ministrja nė fjalė po e pėrdorin njė strategji krejtėsisht tė gabuar, ata po ndajnė mjete kinse pėr riparime tė blloqeve gjeneruese ndėrsa nė fakt paratė po shkojnė nė duart e menaxherėve tė KEK-ut, dhe pėr pasojė, ne qytetarėt e rėndomtė po e vuajmė terrin. KEK-un duhet parė si preokupim imediat qeveria aktuale, duhet ndėrmarrė hapa konkret, duhet krijuar strategji tė implementueshme nė mėnyrė qė kriza aktuale pėrsa i pėrket furnizimit me energji elektrike tė tejkalohet, pėrndryshe ky terr qė e ka kapluar Kosovėn vėshtirė se do ta lė ndonjė vend pėr tė na njohur si shtet tė pavarur, ngase siē thotė populli; nata ska ispat. E derisa gjendja tė jetė kėshtu me KEK-un, nuk na mbetet tjetėr, veēse kohė pas kohė tė shfryhemi; shkofsh nė djall KEK, se na e shndėrrove jetėn nė kakė. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|