| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Albin Kurti: Pavarsia e mbikqyrur eshte pavarsi e mbikqyresit |
| Postuar mė datėn: 2007-03-31 15:03:25 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
E qetė dhe paqėsore, fillim e mbarim, u zhvillua sot nė Prishtinė protesta e qindra veprimtarėve tė Lėvizjes Vetėvendosje, qė bėnė thirrje pėr lirimin e menjėhershėm nga burgu tė kryetarit tė tyre, Albin Kurti dhe pėr tė drejtėn e vetėvendosjes dhe pavarėsinė e plotė tė Kosovės.
Protestuesit, mė tė paktė se herėt e tjera, patėn tė gjitha rrugėt tė hapura dhe pėrkujdesjen e policisė pėr sigurinė. Edhe marshimi i tyre ishte mė i shkurtėr dhe filloi nga selia e Vetėvendosjes, nė Qytezėn Pejton, deri te Sheshi Skėnderbeu. Qė aty, pasi dhanė mesazhet e tyre, protestuesit u shpėrndanė pa asnjė incident.
Nė protestė, mes folėsve tė veprimtarėve tė Vetėvendosjes u dėgjua edhe fjala e Kurtit, njė letėr e dėrguar nga burgu, sipas sė cilės pavarėsia e mbikqyrur ėshtė pavarėsi e mbikqyrėsit.
Kėrkesat pėr lirimin e Kurtit dhe tė gjithė tė burgosurve politikė u brohoritėn vazhdimisht dhe u shoqėruan me thirrjet e pasqyruara edhe nė pankartat qė mbanin protestuesit: Liri pėr Albinin, Lirojeni Albinin dhe gjithė tė tjerėt, Vetėvendosje-Vetėvendosje, UĒK-UĒK.
Protestuesit hodhėn gjithashtu parrulla kundėr UNMIK-ut dhe Ekipit Negociator.
Masat e shtuara dhe tė kujdeshme tė policisė pėr sigurinė vazhduan gjatė gjithė ditės sė sotme nė Prishtinė dhe nė kohėn e zhvillimit tė protestės. Organizimi i sotėm dukej edhe mė i mirė se ai i protestės sė kaluar, mė 3 mars, qė po ashtu ishte paqėsore, pėr dallim nga ajo e 10 shkurtit, ku si pasojė e dhunės dy protestues humbėn jetėn dhe disa dhjetra tė tjerė u plagosėn.
|
|
| Lajme.Net |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|