| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Skandali me vajin, dy ngarkesa nga Greqia kaluan pa kontroll Kapshticen. Nisin hetimet |
| Postuar mė datėn: 2008-05-10 05:26:13 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
KORĒĖ-TIRANĖ, 10.05.2008
Ndersa ne Greqi plas skandali me vajin lubrifikant, dy ngarkesa me vaj kane hyre pa kontroll nga Greqia ne Shqiperi nepermjet doganes se Kapshtices ne Shqiperi. Policia e Shtetit ka nisur hetimet per 2 ngarkesa vaji te ardhura nga Greqia ne Shqiperi. Hetimet kane nisur me kerkese te drejtorise se policise se Korces, e cila dyshon se dy ngarkesa me vaj te perzjera me dioksine i jane drejtuar tregut shqiptar. Policia e Korces njofton se nga pika e kalimit kufitar te Korces kane kaluar dy ngarkesa me 120 ton vaj ne daten 27 prill dhe 2 maj te sjella nga dy firma greke, Elempho dhe Manos. Sipas tyre vaji ne doganen e Kapshtices ka kaluar tranzit, pasi zhdoganimi i tyre duhej bere ne Tirane, e cila do ta shprendante me pas ate neper tregje. Kreu i Pergjithshem i Doganave ka reaguar lidhur me ngarkesat e vajit te ardhura nga Greqia ne drejtim te Shqiperise. Perparim Dervishi u shpreh se po behen verifikimet e duhura ne pikat kufitare ne jug dhe ne ate te Tiranes, por deri tani asgje nuk eshte konfirmuar rreth kėsaj sasie vaji qe pėrflitet se ka destinacion tregun shqiptar.
Kurse Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, Emin Gjana i cili ndodhet ne Berat refuzon te flase per kete ceshtje. Jam ne Berat per nje panair, jo per vajin u pėrgjigj ai pas pyetjes nese kishte dijeni qe ngarkesa te dyshuara me vaj te perziere me lubrifikant mund te kene prekur tregun shqiptar.
(d.b/BalkanWeb) |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|