| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » ORGANIZATA PĖR DEMOKRACI, ANTIKORRUPSION DHE DINJITET ĒOHU! |
| Postuar mė datėn: 2007-02-09 13:01:45 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
ANALIZĖ E PAKOS SĖ AHTISAARIT
Hyrje
Kjo analizė e Propozimit Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės (Dokumenti i Ahtisaarit) do tė zbėrthejė Dokumentin duke u nisur nga premisat qė dalin nga anekset dhe nenet e Dokumentit pėr tė argumentuar se vlerėsimet dhe qėndrimet e Grupit Negociator tė Kosovės (GN) janė mė shumė dėshira tė pabazuara dhe interpretime tė lira sesa studim real i substancės sė Dokumentit tė Ahtisaarit. Nė pėrgjithėsi Dokumenti i Ahtisaarit legjitimon strukturat paralele tė serbėve nė Kosovė, legjitimon prezencėn e Serbisė nė Kosovė dhe u jep shtytje kėrkesave separatiste tė tyre. Sė pari, propozimi krijon mundėsinė pėr komunat serbe qė tė krijojnė njė lloj entiteti tė pavarur nėpėrmjet njė organi ndėrkomunal me tė drejtė vendim-marrjeje duke krijuar njė nivel tė mesėm qeverisjeje dhe, sė dyti, krijon mundėsinė e lidhjes institucionale tė kėtij entiteti me shtetin serb duke anashkaluar institucionet qendrore kosovare. Kėshtu nė Kosovė me kėtė dokument po krijohet entiteti serb i cili nuk ėshtė i lidhur me Prishtinėn si qendrėn e tij, ku ekziston njė mungesė e theksuar e subordinimit tė njėsive lokale tė pushtetit ndaj qendrės, gjė qė krijon kushte pėr krijimin e njė entiteti serb me mundėsi tė lidhjes direkte me Serbi. Poashtu, ēėshtja e mohimit tė sovranitetit tė Serbisė ėshtė njė gjė qė nuk mund tė konstatohet nga Dokumenti, por edhe nuk ka ndonjė dispozitė qė domosdoshmėrisht ēon drejt pavarėsisė sė plotė tė Kosovės.
Sovraniteti i dyfishtė
Argumenti kryesor i Grupit Negociator nė favor tė pakos sė Ahtisaarit ka qenė fjalia se me kėtė pako hiqet sovraniteti i Serbisė mbi Kosovėn. Nocioni i sovranitetit shumė shpesh ėshtė thjeshtuar dhe keqinterpretuar nga politikanėt kosovarė, tė cilėt pėr gjithė kohėn e negociatave nuk luajtėn rolin e pėrfaqėsuesve tė Kosovės por mė shumė u shfaqėn si pėrfaqėsues tė UNOSEK-ut dhe Ahtisarit pėr marrėdhėnie me publikun kosovar. Pra, brenga e tyre ishte krijimi i njė opinioni pozitiv pėr procesin e negocimeve, njė proces tėrėsisht jotransparent dhe jodemokratik, dhe kėshtu GN nė shumicėn e rasteve ka shtrembėruar shumė fakte prej tė cilave mė kryesori ėshtė shtrembėrimi i nocionit pavarėsi dhe sovranitet.
Grupi Negociator ka pohuar nė vazhdimėsi se dokumenti i Ahtisaarit nuk e njeh sovranitetin e Serbisė mbi Kosovė dhe kur ka pėrmendur kėtė ka argumentuar me faktin se nė kėtė dokument nuk ėshtė pėrmendur sovraniteti serb, sikundėr qė ėshtė pėrmendur nė Rezolutėn 1244 dhe nė dokumentet tjera qė i kanė paraprirė kėsaj rezolute. Argumenti i parė qė mund tė pėrdoret kundėr kėtij konstatimi eluziv natyrisht ėshtė fakti se mospėrmendja e sovranitetit serb nuk ėshtė domosdoshmėrisht mohim i kėtij sovraniteti. Nuk mund tė ketė njė vend pa sovranitet, por vetėm mund tė ketė vend me sovranitet ose me sovranitet tė dyfishtė. Pėr tia mohuar sovranitetin njė vendi ndaj njė territori duhet pohuar sovranitetin e njė vendi ose autoriteti tjetėr ndaj po tė njėjtit territor, ose duhet pranuar sovraniteti i dyfishtė. Kjo ka ngelur krejtėsisht e pasqaruar me Pakon e Ahtisaarit, ēfarė krijon paqartėsi dhe pasiguri nė lidhje me status.
Pėrveē interpretimit euforik tė GN-sė rreth supozimit pėr mohimin e sovranitetit tė Serbisė mbi Kosovėn nė vazhdimėsi ėshtė bėrė edhe njė interpretim tepėr i ngushtė i sovranitetit si koncept. Shumė shpesh sovraniteti ėshtė kuptuar vetėm si e drejtė e Kosovės pėr tė aplikuar nė organizma ndėrkombėtare, pėr tė pasur disa organe qendrore, njė gjysmė-ushtri tė veten si dhe ndonjė element qė nė tė vėrtetė janė pjesė e sovranitetit por qė nė asnjė mėnyrė nuk pėrbėjnė tėrėsinė e sovranitetit tė njė vendi tė pavarur. Pėrveē kėtyre elementeve, sovraniteti pėrfshinė edhe aftėsinė e shtetit pėr tė ushtruar pushtetin e vet nė tėrė territorin e tij. Nė qoftė se organet qendrore si Gjykata Supreme, Kuvendi apo Administrata Tatimore nuk janė nė gjendje tė ushtrojnė autoritetin e tyre nė tėrė territorin e Kosovės, atėherė ai vend nuk mund tė pretendojė se ka sovranitet dhe, pėr mė keq, nuk mund tė funksionojė lirshėm si njė territor kompakt.[1] Bartėsi i kėtij pushteti nė aspektet mė kryesore tė rregullimit tė jetės publike, siē janė pėr shembull aspektet mė tė rėndėsishme si mbrojtja e rendit, ligjit dhe sigurisė, definimi i njėsive lokale tė pushtetit dhe i kompetencave tė tyre, duhet tė jetė njė organ qendror ligjvėnės, i cili nė vendet me sistem parlamentar siē pretendon tė jetė Kosova, ėshtė Parlamenti. Pushteti i njė shteti nuk pėrbėn asgjė veēse zbatimin e vendimeve tė ligjvėnėsit dhe ekzekutivit nė njė linjė subordinuese drejt njėsive mė tė ulėta tė pushtetit. Vendimet merren me shumicė votash dhe nga ligjvėnėsi kalojnė tek organet ekzekutuese pėr zbatim. Kjo aftėsi ėshtė mohuar nė njė masė tė konsiderueshme me Dokumentin e Ahtisaarit duke qenė se ligjvėnėsi nuk ka mundėsi tė vendosė me shumicė votash pėr njė sėrė ēėshtjesh nė lidhje me komunat, tė cilat ēėshtje praktikisht kanė tė bėjnė me sovranitetin e shtetit. Kėto ēėshtje kėrkojnė edhe shumicėn e votave tė komuniteteve qė nuk janė shumicė nė Kosovė.
Ēėshtja komplikohet kur kemi parasysh sesi janė zhvilluar marrėdhėniet nė Kosovė nė shtatė vitet e fundit nė trekėndėshin shqiptarė-serbė-ndėrkombėtarė. Pėr tėrė kėto vite administrimi ndėrkombėtar nuk ėshtė arritur integrimi i pakicės serbe nė jetėn publike dhe institucionale nė Kosovė. Nuk ka asnjė arsye apo argument shtesė qė tregon se pakica serbe do integrohet nė institucionet kosovare nesėr. Kuptohet qė njė pjesė tė fajit pėr mosintegrim bartin shqiptarėt si popull shumicė nė Kosovė, mirėpo aspak mė tė pafajshėm nė kėtė drejtim nuk janė Serbia dhe UNMIK-u. Edhe kur ka pas qėllime tė sinqerta tė integrimit tė tyre, Serbia ka bėrė ēmos qė serbėt lokal tė mos integrohen nė institucione duke i kėrcėnuar me ndėrprerje tė pagave apo tė neutralizimit politik tė ndonjė lideri serb lokal. Duke manipuluar mė serbėt lokal Serbia ka arritur qė tė imponohet si lojtar kyē nė Kosovė dhe nė zgjidhjen e problemit tė saj. Nė tė njėjtėn kohė, UNMIK-u pėr tė mos dėshtuar si mision ka ushtruar presion mbi palėn shqiptare, si palė mė e dobėt, pėr tė integruar serbėt dhe ka pranuar pothuajse ēdo kėrkesė tė Serbisė. Nė kėtė mėnyrė ėshtė krijuar njė situatė ku Serbia ka arritur qė tė kthejė autoritetin dhe sovranitetin e saj nė pjesė tė Kosovės, kryesisht tė banuar me serbė. Dokumenti i Ahtisaarit ia njeh Serbisė kėtė tė drejtė duke pranuar realitetin nė terren dhe nėse miratohet ky dokument nė Kėshill tė Sigurimit tė OKB-sė dhe Kosovės i njihet pavarėsia nga shtetet veē e veē, atėherė realiteti nė terren do tė jetė ai i sovranitetit tė dyfishtė mbi Kosovėn, nga Serbia dhe vetė Kosova.
Pikat kontestuese tė Ahtisaarit
Janė disa pika nė Dokumentin e Ahtisaarit tė cilat Grupi Negociator i Kosovės do duhej ti kontestonte dhe tė kėrkonte rishikim tė tyre apo edhe ti refuzoj sepse kėto pika i mundėsojnė Serbisė qė tė pengojė funksionimin e rrjedhshėm dhe normal tė institucioneve tė Kosovės. Siē u tha edhe mė lart, bazuar nė kėto shtatė vite administrimi ndėrkombėtar por edhe tė pėrvojave tė mėhershme tė Kosovės me Serbinė, ajo do tė mundohet qė tė dėshmojė me ēdo kusht se intervenimi ndėrkombėtar nė Kosovė ka qenė gabim, se pėlqimi i Serbisė pėr ēfarėdo qė ndodh nė Kosovė ėshtė parakusht pėr sukses, se shqiptarėt janė tė paaftė pėr shtet dhe mbrojtje tė pakicave, etj. Pėr tė shmangur vazhdimin e status-kuos dhe pėr tė mos ia lejuar Serbisė mbajtjen e Kosovės peng tė sajin, GN duhet tė kontestojė dhe refuzojė pikat qė dėmtojnė funksionimin e Kosovės si shtet normal.
1.Decentralizimi
Pika 3.7, a), e Aneksit I tė Dokumentit tė Ahtisaarit thotė se votat e komuniteteve qė nuk janė shumicė nė Kosovė kėrkohen pėr ligjet qė ndryshojnė kufijtė e komunave, themelimin ose shpėrbėrjen e komunave, definimin e fuqisė sė komunave dhe tė participimit tė tyre nė bashkėpunim ndėrkomunal dhe jashtė kufijve tė vendit. Nė asnjėrėn nga kėto fusha ligjvėnėsi i Kosovės nuk mund tė merr vendim me shumicė votash, por i duhet domosdoshmėrisht vota e dy tė tretave tė pakicave. Kjo qartazi paraqet njė mohim tė sovranitetit tė Kosovės ndaj territorit tė vet duke qenė se organet qendrore nuk kanė mundėsi kontrolli ndaj njėsive lokale qeverisėse jo vetėm nė raporte tė brendshme, por as nė raporte jashta vendit. Nė anėn tjetėr, duke pasur parasysh praktikat e deritashme tė komunave serbe nė Kosovė posaēėrisht faktin se kėto komuna dhe pėrgjithėsisht komuniteti serb nė Kosovė janė subordinuar kryesisht ndaj Beogradit, ėshtė krejtėsisht e logjikshme se sovraniteti nė Kosovė do tė ndahet ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve. Praktikat e deritashme tregojnė se serbėt do tė vazhdojnė tė qeverisin nė mėnyrė tė njėanshme nė komunat qė u pėrkasin, ndėrsa nė ligjvėnėsin e Kosovės do tė kthehen herėpashere eventualisht pėr tė zhbllokuar ndonjė vendim qė ėshtė nė favor tė tyre, ndėrkohė qė do tė sabotojnė dhe bojkotojnė tė gjitha ato qė nuk iu interesojnė. Pėr mė shumė, nė dokument nuk specifikohet ēfarė ndodh kur nė kuvend nuk arrihet kuota e nevojshme e dy tė tretave tė votave tė komuniteteve joshqiptare pėr tė kaluar njė ligj. A mos do tė thotė kjo se njė ligj mund tė bllokohet nė pafundėsi?
Kėto veprime nė raport me organet qendrore tė Kosovės nė tė kaluarėn serbėt e Kosovės i kanė bashkėrenduar me autoritetin e Beogradit dhe nuk ka arsye tė besohet se kjo praktikė nuk do tė vazhdohet. Nė kėtė formė praktikisht Beogradi do tė ketė mundėsi direkte nė ushtrimin e pushtetit tė tij nė Kosovė, kėshtu qė njė pjesė e mirė e pushtetit nė Kosovė do tė ndahet ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. Nėse kjo ėshtė kėshtu, atėherė pohimi i GN-sė se ėshtė mohuar sovraniteti serb nė Kosovė nuk ėshtė i vėrtetė.
Sa i pėrket integrimit tė serbėve lokal nė Kosovė, dispozitat e Dokumentit tė Ahtisaarit, nė krahasim me ato tė Kornizės Kushtetuese, nė tė vėrtetė i keqėsojnė prospektet pėr integrim tė territorit tė Kosovės dhe krijojnė mundėsi pėr krijimin e njė entiteti tė pavarur serb me mundėsi tė lidhjes direkte me Serbinė. Pika 9.1.2, Aneksi III, u jep mundėsinė komunave qė tė krijojnė organe partneriteti me tė drejt vendimmarrjeje. Kjo nė praktikė shumė lehtė mund tė shndėrrohet nė njė entitet. Vendimet dhe aktivitetet e kėtyre entiteteve duhet vetėm tė raportohen tek autoritetet qendrore, ndėrkohė qė autoriteti qendror nuk ka ndonjė mekanizėm pėr tė parandaluar ndonjė veprim kundėrkushtetues tė komunave dhe kėtyre partneriteteve-entiteteve. Nė anėn tjetėr, pika 10.1 e po kėtij Aneksi krijon mundėsinė pėr entitetin serb qė tė krijojė lidhje direkte me shtetin serb. Tė gjitha kėto vendime dhe marrėdhėnie mund tė krijohen pavarėsisht nga pushteti qendror dhe kjo natyrisht pėrbėn njė fakt shtesė pėr mundėsinė e ushtrimit tė sovranitetit serb nė Kosovė. Mbi kėto aktivitete dhe mbi pranimin e ndihmave financiare nga Serbia, ėshtė paraparė vetėm njoftimi i Ministrisė sė Pushtetit Lokal dhe jo ndonjė lloj leje pėr kėtė. Pėr ndihmat financiare komunat nuk kanė ndonjė obligim ti raportojnė pushtetit qendror, por vetėm asambleve tė tyre komunale.
Kėtu faktikisht ėshtė krijuar ai niveli i tretė apo i mesėm i qeverisjes qė GN nė mėnyrė tė pandėrprerė e ka mohuar. Po ofrohet mundėsia qė tė krijohet njė entitet i pavarur serb i lidhur pėr institucionet qendrore kosovare me fije tė holla por shumė fuqimisht i lidhur me Serbinė.
2. Certifikimi i Kushtetutės
Kushtetuta ėshtė akti themelor pėr rregullimin e njė shteti. Zakonisht kushtetuta ėshtė produkt i njė plebishiti (plebiscite) ose referendumi. Nė tėrė botėn demokratike kushtetuta miratohet nga populli nė referendum; kjo bile ndodh edhe nė vendet totalitariane qoftė edhe sa pėr sy e faqe. Me dokumentin e Ahtisaarit, kosovarėt jo vetėm se nuk do tė kenė mundėsinė tė vendosin pėr kushtetutėn e tyre me referendum, por as me shumicėn e votave tė pėrfaqėsuesve tė tyre. Kushtetuta e ardhshme e Kosovės duhet tė certifikohet nga Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar (PCN) dhe mėpastaj vetėm formalisht tė miratohet nga Kuvendi i Kosovės. Pėrveē kėsaj, Dokumenti i Ahtisaarit pėrcakton se nė rast se ka ndonjė konflikt mes dokumentit tė tij dhe Kushtetutės sė ardhshme tė Kosovės, Dokumenti i Ahtisaarit do tė sundojė mbi Kushtetutėn. Akoma mė e komplikuar bėhet ēėshtja kur i shton kėsaj edhe pikėn 10.1 tė Aneksit I, qė praktikisht pamundėson amandamentimin e Kushtetutės nga Kuvendi i Kosovės pėrveē nė rastin kur pėr kėtė ekziston edhe vullneti i komuniteteve qė nuk i takojnė shumicės.
Dmth, kėtu po bėhet njė shkelje e dyfishtė e vullnetit tė popullit shumicė: njėherė duke injoruar tėrėsisht vullnetin e tij pėr njė dokument qė i rregullon dhe i pėrcakton tė drejtat dhe obligimet e tij ndėrqytetore dhe karshi institucioneve tė vendit dhe, herėn e dytė, duke e bėrė njė shumicė prej 90 pėrqind tė varur, pėr tė mos thėnė peng, nga pakicat qė pėrbėjnė vetėm 10 pėrqind tė popullsisė sė pėrgjithshme. Mos-hedhja nė referendum e kushtetutės ėshtė shumė shqetėsuese pėr tė ardhmen e kėtij vendi dhe pėr tė ardhmen e demokracisė nė kėtė vend. Nėse ndėrkombėtarėt shkelin parimet elementare tė demokracisė atėherė ēfarė mund tė pritet nga politikanėt kosovarė tė cilėt do duhej tė mėsonin nga kėta ndėrkombėtarė, sidomos kur misioni ndėrkombėtar ėshtė kėtu pėr tė na mbikėqyrur nė rrugėn tonė drejt konsolidimit tė demokracisė dhe sundimit tė ligjit. Kjo mėnyrė e miratimit tė kushtetutės ėshtė vetėm edhe njė indikator se status-kuoja do vazhdojė nė Kosovė sepse tė rikujton miratimin e Kornizės Kushtetuese. Pėr mė shumė, kjo simbolizon tėrė procesin negociator i cili ėshtė pėrcjellė me njė mungesė tė plotė transparence dhe mosmarrje parasysh tė interesave tė popullatės shumicė, gjė qė paraqet edhe njė shkelje tė rėndė tė parimit mė elementar tė demokracisė.
3. Drejtėsia
Nga Dokumenti i Ahtisaarit, gjegjėsisht Pika 1.3 e Aneksit IV, shihet se gjasat janė reale tė krijohen gjykata tė reja pėr komuna tė reja me shumicė serbe. Kjo do tė thotė se ėshtė shumė i mundur edhe njė riorganizim i gjykatave nė atė mėnyrė qė sipas tė gjitha gjasave mund tė krijohen edhe njė ose mė shumė gjykata tė qarkut pėr rajonet me shumicė serbe. Nė kėtė kontekst, pika 1.2 e Aneksit IV jo vetėm qė del absurde, por edhe krijon njė rrezik tė madh tė humbjes sė mundėsisė pėr tė kontrolluar ligjshmėrinė e vendimeve tė organeve pėr partneritet tė komunave dhe tė vetė komunave pėr arsyen qė vijon:
Pika 1.2 e Aneksit IV pėrcakton qė 15% ose sė paku dy gjyqtarė tė secilės gjykatė tė qarkut duhet tė jenė nga komunitetet qė nuk e pėrbėjnė shumicėn nė Kosovė. Kjo praktikisht do tė thotė se gjyqtarė nga pakicat do tė ketė edhe nė ato gjykata tė qarkut ku nuk ka serbė fare ose numri i tyre ėshtė i papėrfillshėm, por nė anėn tjetėr krijon mundėsinė qė ndonjė gjykatė e qarkut tė mos ketė asnjė gjyqtar nga komuniteti shumicė, pra ai shqiptar. Ēka do tė thotė kjo kur ndėrlidhet me pikėn 10.4 tė Aneksit III mbi decentralizimin?
Pika 10.4 Aneksi III parasheh se vendimet e komunave apo tė organeve pėr partneritet tė komunave mund tė rishikohen nga Ministria e Pushtetit Lokal pėr tė parė nėse kėto vendime janė nė pajtim me kornizėn qendrore ligjore. Sipas po tė njėjtės pikė Ministria mund tė suspendojė ndonjė vendim pėr kooperim (me shtetin Serb v.j.) nė rast se ndonjė thyerje serioze e ligjit nuk mund tė riparohet ndryshe. Kėtė vendim pėr suspendim komuna mund ta apelojė nė Gjykatėn komunale nėn juridiksionin e sė cilės gjendet komuna nė fjalė. Duke marrė parasysh se Pika 1.2 e Aneksit IV nuk obligon gjykatat e qarkut qė patjetėr tė ketė gjyqtar nga shumica shqiptare, mund tė ndodhė fare lehtė qė ankesėn e njė komune serbe ta shqyrtojė njė gjykatė krejtėsisht serbe. Nė kėtė rast praktikisht pushteti i qeverisė qendrore do tė mbaronte kėtu.
Ajo qė komplikon akoma mė shumė kėtė fushė ėshtė fakti se Rregullorja 2006/18 mbi Kornizėn e Sistemit gjyqėsor nuk do tė ndryshojė dhe as nuk do tė shfuqizohet as pas pėrfundimit tė mandatit tė UNMIK-ut dhe as pas futjes nė fuqi tė Kushtetutės sė ardhshme tė Kosovės.
4. Strukturat e sigurisė
Dokumenti i Ahtisaarit nuk parasheh formimin e njė ushtrie pėr Kosovėn. Interpretimi i GN-sė se Forca e Sigurisė e Kosovės (FSK) ėshtė njė ushtri e ardhshme kosovare ėshtė, si edhe shumė interpretime tjera tė Dokumentit, mė shumė njė dėshirė sesa njė aspiratė e bazuar nė kornizėn pėr statusin e ardhshėm. Pika 5.2 e Aneksit VIII pėrcakton qė KSF duhet tė ketė vetėm 2,500 pjesėtarė dhe tė jetė e armatosur me armė tė lehta, pa armė tė rėnda siē janė tanket, artileria ose aftėsi tjera ofensive. Tė gjitha pikat e Artikullit 5 tė Aneksit VIII e pėrcaktojnė KSF-nė me njė fizionomi dhe mision krejtėsisht tė njėjtė me TMK-nė. Nė anėn tjetėr, ėshtė caktuar qė TMK-ja tė shpėrbėhet nė njė afat prej njė viti qė nga hyrja nė fuqi e Dokumentit tė Ahtisaarit. Ky ėshtė krejtėsisht reflektim i kėrkesave serbe pėr mospėrfshirjen e strukturave tė ish-UĒK-sė nė asnjė forcė tė sigurisė nė Kosovė. Prandaj, edhe deklarimet e Kryeministrit dhe tė GN-sė se do tė bėhet pėrfshirja e TMK-sė nė KSF janė pjesė e demagogjisė dhe e interpretimeve tė tyre domosdoshmėrisht pozitive tė Dokumentit me qėllim qė ta bėjnė tė pranueshme pėr kosovarėt. Kėtu do duhej shtruar pyetja, nėse u lejuaka pėrfshirja e pjesėtarėve tė TMK-sė nė FSK pse nuk ndodhi njė transformim i TMK-sė nė FSK nė mėnyrė qė tė plotėsohen premtimet qė u janė dhėnė me vite kosovarėve se TMK-ja ėshtė ushtria e ardhshme e Kosovės?
Tutje, ėshtė shumė i njėanshėm qėndrimi i Dokumentit tė Ahtisaarit qė tė kėrkohet shpėrbėrja e TMK-sė pa sanksionuar strukturat paralele qė serbėt i krijuan nė vendbanimet e tyre, tė cilat ata vazhdojnė ti shohin si forca pėr sigurinė e vendbanimeve tė tyre. Struktura tė ashtuquajtura tė sigurisė qė veprojnė nė Mitrovicė tė njohura si Rojet e Urės qė nė fakt ėshtė MUP-i serb dhe struktura tjera nė rajonet tjera tė populluara me serbė do duhej tė shpėrbėheshin me kėtė Dokument tė Ahtisaarit.
5. Pėrfaqėsuesi ndėrkombėtar civil
Aneksi IX i Dokumentit tė Ahtisaarit pėrmbledh tė gjitha kompetencat e UNMIK-ut nėn ombrellėn e Pėrfaqėsuesit Ndėrkombėtar Civil (PNC). Nė anėn tjetėr Dokumenti i Ahtisaarit do tė jetė njė dokument suprem edhe pas futjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės. Sipas pikės 1.1 tė Aneksit I, Dokumenti i Ahtisaarit ka superioritet nė raport me Kushtetutėn e Kosovės. Nė anėn tjetėr autoriteti suprem nė Kosovė do tė jetė PNC, i cili praktikisht do tė shfaqet si njė zėvendėsim i PSSP-sė dhe kompetencat qė dalin nga Artikulli 2 i Aneksit IX pėrfshijnė saktėsisht tė njėjtat kompetenca sikur PSSP-ja. Asnjė lloj kushtetute e as vendim i institucioneve kosovare nuk mund tė ketė efekt mbi kompetencat, autorizimet dhe kohėzgjatjen e PNC. Grupi Drejtues Ndėrkombėtar do tė vendosė kur duhet tė pėrfundojė mandati i misionit ndėrkombėtar nė Kosovė dhe pėr kėtė nuk ka asnjė lloj limiti kohor.
Pėrderisa misioni i ardhshėm ndėrkombėtar ėshtė i mirėseardhur nė fushėn e sundimit tė ligjit duke pas parasysh se kjo fushė nė Kosovė ėshtė pothuajse nė pikėn zero, nė anėn tjetėr, fuqia supreme dhe finale e misionit ndėrkombėtar dėmton demokratizimin e Kosovės. Kjo ndodh pėr dy arsye: njė, sepse misioni nuk pėrqendrohet nė tė drejtat e njeriut por nė tė drejtat e pakicave duke shmangur vėmendjen nga problemet e shumicės dhe, dy, sepse ia mundėson lidershipit kosovar ashtu sikurse shtatė vitet e fundit qė tė shfajėsohet pėr keqmenaxhim pėr shkak tė mungesės sė kompetencave.
Konkluzion
Dokumenti i Ahtisaarit ka aspekte pozitive tė cilat pėrmirėsojnė jetėn e pėrgjithshme nė Kosovė, siē janė e drejta pėr tu anėtarėsuar nė organizata ndėrkombėtare, transferimi i disa kompetencave tė UNMIK-ut te organet kosovare dhe, mbi tė gjitha, shėnon njė pėrparim drejt zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės. Mirėpo, problemet tė cilat u ngritėn nė kėtė analizė tė cilat dalin nga Dokumenti i Ahtisaarit vėshtirėsojnė jetėn nė Kosovė nė aspekte tjera, nė raste tė caktuara duke e bėrė edhe mė tė komplikuar sesa qė ka qenė. Funksionimi i lirshėm dhe normal i Kosovės vėshtirėsohet duke legalizuar strukturat paralele serbe tė cilat e ruajnė sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn dhe krijojnė njė entitet tė pavarur serb i cili nuk i jep llogari Prishtinės si qendėr tė veten por lidhet direkt me Serbinė. Sistemi i vendimmarrjes komplikohet jashtėzakonisht shumė. Nė kėtė mėnyrė Kosovės i pamundėsohet funksionimi i rrjedhshėm dhe normal pasiqė autoritetet qendrore nuk do tė kenė shtrirje nė tėrė territorin e vendit. Pasqyrė e sė ardhmes sė Kosovės me kėtė dokument janė shtatė vitet e vėshtira tė status-kuos me UNMIK-un. Grupi Negociator duhet tė luftojė pėr tė ndryshuar kėto pika pėr tė futur Kosovėn me tė vėrtetė nė rrugėn e pavarėsisė dhe sovranitetit tė plotė. Pėrndryshe Kosova po futet nė qorrsokak dhe drejt vazhdimit tė status-kuos ashtu sikurse ka ndodhur me Bosnjėn qė 12 vite pas pėrfundimit tė luftės.
[1] Shih raportin e Organizatės ĒOHU! Korrupsioni dhe Krimi i Organizuar: Reflektimi nė Negociatat pėr Status
Shkurt 2007
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|