| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KOSOVA SHTET I PAVARUR |
| Postuar mė datėn: 2008-02-22 12:05:20 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Krejt natyrshėm, krejt lirshėm dhe arsyeshėm, vetėkuptohen emocionet e shqiptarėve nė Kosovė, Shqipėri, Greqi, Maqedoni, Serbi, Mal tė Zi, nė Amerikė e Australi, nė Evropė e Azi, dhe kudo ku janė ata nėpėr botė!
Qė nga kohėt e mes historisė e mitologjisė, qė nga koha kur kronikėt e rastit kanė lėnė diēka tė shkruar nė gurė e letėr pėr ne, qė nga Lufta e Kosovės e nė vazhdim, nga lufta e Gjergj Kastriotit, e Ali Pashė Tepelenės, e Lidhjes sė Prizrenit e Rilindjes dhe independencės sė njė copė tokash shqiptare e deri tek lufta heroike e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė krye me Komandantin tonė Legjendar Adem Jasharin edhe me tej deri tek ditėt e sotme, kur Kosova u shpall shtet i pavarur, kanė kaluar shekuj tė rėndė robėrie pėr ne, tė cilėt kanė lėnė po aq plagė tė thella nė shpirtin tonė. |
|
Shkruan: Mehmet BISLIMI
Shekuj qėndrese pėr liri, shekuj lumenjsh me gjak, me lot, me plagė, me sakrifica sublime, qė populli ynė i ka bėrė pėr lirinė e vet, mė rėnie e ngritje heroike...
Shqiptarėt rezistuan shekuj dhunimi, burgosje, persekutime, shtypje e mjerimi. Kėta shekuj tė gjatė robėrie, ishin shekuj qėndrese e pathyeshmėrie, shekuj triumfi e ngadhėnjimi deri tek realizimi i pjesshėm i aspiratave tė popullit tanė! Kjo rrugė e gjatė, shqiptarėt nuk i lodhi, nuk i zmbrapsi, nuk i tjetėrsoi, nuk i asimiloi, nuk i nxori nga uni i vet, pra ne, as edhe njė herė nuk mohuam pėrkatėsinė tonė kombėtare. Kjo rrugė e trasuar breza me radhė, qė nga koha kur u krijua dielli e kėtej, ne e kemi thėnė gjithmonė e me krenari: Jemi shqiptarė e tė tillė do mbesim!...
Kjo krenari kombėtare na mbajti gjallė e tė fortė si shkėmbi gjatė udhėtimit tonė nėpėr shtigjet e lirisė, shqiptarėt me punė e sakrificė, mė luftė e pėrpjekje triumfuan mbi tė ligėn, mbi tė ultėn, mbi tė zezėn robėri qė kaq gjatė na kishte ngėrthyer!
Data, 17 shkurt 2008, mbase, shpejt e me kohė, do ti takojė tė kaluarės sė lavdishme, ashtu sikur i takon sot 28 nėntori i vitit 1912. Pa dyshim se shqiptarėt do ta kenė njė datė mė tė madhe njė ditė! Pėr kėtė, duhet punė e pėrkushtim, meqė sot bota ėshtė mė ndryshe, ėshtė demokratike e liridashėse, ka vizion tjetėr mė tė qartė e mė tė avancuar pėr lirinė e popujve, me ēka ia shton lumturinė dhe shpresat pėr ditė mė tė mira njerėzimit. Prandaj, shqiptarėt kudo qė janė, duhet tė jenė shumė tė pėrkushtuar pėr tė ndėrtuar dhe pėrparuar shtetin e vet- URIME KOSOVĖ!
Sot, jemi kėtu ku jemi, nuk duhet tė harrojmė pėr as njė ēast ndihmėn e nėnės Shqipėri qė bėri nder shekuj pėr bijtė e saj. Bėri aq sa mundi, qė nga qeveria e Ismail Qemalit e deri tek kjo e Salih Berishės. Nėna Shqipėri, pranoi dhe u dha strehė bijve tė saj, i ndihmoi ata me bukė e kripė, me pėrkrahje morale e materiale, mė ngritjen e fuqishme tė zėrit, pėr tė na mbrojtur, me vepra konkrete, po pėr aq sa ishin mundėsit e saj. Ajo nuk i mohoi bijtė e vet as njė herė, dhe u pėrpoq qė obligimet tė ligjshme ti kryej me nder ndaj popullit tė saj, mbetur peng tė hipotekave tė fuqive tė mėdha, madje tė ndarė edhe nga trungu i vet. Sot mes Shqipėrisė dhe Kosovės u thye edhe njė mur nė Evropė, qė ishte vu, si ai i Berlinit dikur, pra u thye muri qė Serbia kishte ngritur mes popullit shqiptarė pėr rreth njė shekull me radhė- URIME SHQIPĖRI, URIME SHQIPTARĖ!
Nuk duhet tė harrojmė as edhe njė herė, bijtė e bijat mė tė mirė tė kombit, qė gjakun e tyre tė njomė e derdhen nė altarin e lirisė sė atdheut; Ushtria Ēlirimtare e Kosovės i vuri themelet pėrfundimtare tė lirisė sė Kosovės, liri kjo e pėrpjekjeve tona shekullore, qė mbi kėshtjellėn e vet si simbol mbanė tė bardhė si dėborė plisin e Komandantit Legjendar Adem Jashari!
Pėr as njė ēast nuk duhet harruar miqtė tanė tė botės pėrparimtare, tė cilėt ngritėn fuqishėm zėrin e arsyes pėr tė mbrojtur popullin shqiptarė tė Kosovės nga gjenocidi dhe shfarosja, qė aparati diktatorial i pushtetit Serb- Millosheviqian po ushtronte mbi ne.
Bota pėrparimtare mbėshtetur fuqishėm nga forcat alete nė krye me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Anglisė, Francės, Gjermanisė dhe tėrė Evropės, mė nė fund shqiptarėve ua njohėn tė drejtėn pėr tė jetuar tė lirė nė tokat e veta, dėnuan pushtuesin Serb gjakatar, dhe kėshtu sollėn nė vend tė drejtėn morale e cila ishte shkelur para mė se njė shekulli, me tė dyja kėmbėt, po nga vet disa prej kėtyre fuqive tė mėdha!
Ky gabim u pėrmirėsua, pa ēka se haraēin e madh e paguan shumė shtrenjtė shqiptarėt!
Kosova, sa herė qė do tė kujtojė pavarėsinė e saj, pėr herė e me respektin mė tė madh pėr qėndrimin e tyre njerėzor pėrballė ēėshtjes sonė kombėtare, do tė kujtoi: Bill Klintonin, Toni Blerin, Medlin Ollbrajt, Xhorxh Bushin, Uesli Klarkun, Ulliam Walkerin, Shein, Hollbrukun, e dhjetėra personalitete tjerė tė botės sė lirė e tė civilizuar dhe demokratike, qė dhunės serbe i prenė rrugėn.
Sot Shqipėria dhe Kosova kanė pėr obligim dhe detyrim moral, demokratik e kombėtar, qė vėllezėrit tanė, tė mbetur ende peng i kohės, ti mbrojnė e ti pėrkrahin nė tė drejtat e tyre legjitime pėr tė jetuar tė lirė e tė pa cenuar nė tokat e tyre, ti pėrkrahin nė tė drejtėn e tyre nė shkollim, emancipim, tė drejtėn e tyre historike pėr integrim kombėtare, tė drejtėn e tyre pėr komunikim ndėr shqiptarė, nė synimeve e tyre drejt bashkėsisė sė familjes sė madhe Evropiane, tė drejtėn e tyre pėr tė jetuar tė lirė, dhe ta ngrehin kurdoherė zėrin e arsyes nė mbrojtje tė tyre, nė tė gjitha kohėrat dhe rrethanat, kur atyre ju cenohen tė drejtat mė elementare.
Serbia, as sot nuk po bindet me realitetin e ri, por po e vazhdon rrugėn e ish diktatorit, sipas devizės: Serbia kundėr tė gjithėve!. Ata, urrejtjen e tyre patologjike e zbrazėn nė mėnyrėn mė tė vrazhdėt, kundėr Sllovenisė, Kroacisė, Bosnjės, Kosovės, qė kushtoi edhe me miliona jetė! Edhe sot, kjo urrejtje e trashėguar, sikur i ka verbuar ata: Serbia, proteston e shfaqė dhunė kundėr Amerikės, Francės, Anglisė, Gjermanisė, Austrisė, Holandės!... vallė kaq thellė i paska rrėnjėt urrejtja serbe kundėr tė gjithė tė tjerėve?! Serbia, do tė duhej tė pranonte njė herė e mirė se ambiciet e sė kaluarės pėr tė mbajtur popuj tė tjerė tė shtypur e tė pushtuar janė anakronike, ajo ėndėrr e trishtueshme duhet ti takojė sė kaluarės, po aq tė trishtueshme. Kėtė trishtim qė Serbia e mbolli tek tė tjerėt pėr vite me radhė, tani mė ėshtė koha qė ajo ta vejė nė muzeun e turpit tė kombit tė vet. Ky trishtim i takon asaj, dhe vetėm asaj!... Serbia, se mė parė do tė duhet qė ta njoh shtetin e ri tė Kosovės, sa mė parė do tė duhej qė popullit shqiptar ti kėrkojė falje pėr dhimbjet dhe vuajtjet qė i ka shkaktuar pėr mė se njė shekulli rresht.
Shqiptarėt, duke qenė shumicė absolute nė shtetin e Kosovės, duhet tė tregojnė menēuri dhe pjekuri politike, dhe tė sillen me dinjitet ndaj tė gjitha pakicave nė Kosovė. Kush mė shumė se ne shqiptarėt nė lėkurėn tonė e kemi pėrjetuar tmerrin dhe dhunėn, vuajtjet dhe padrejtėsitė mbi kurriz, prandaj shqiptarėt nuk guxojnė nė as njė rast, qė atė tė cilėn e kanė urryer deri dje, dhe atė qė e kanė luftuar e dėnuar deri dje mė shumti, sot ta zbrazin mbi serbet, apo mbi tė tjerėt tė cilėt, po e njohin ngadalė dhe do ta njohin realitetin e ri nė shtetin e Kosovės e cila ėshtė e zotuar se do tė jetė shtet i tė gjithėve dhe i barabartė pėr tė gjithė.
Pa dyshim se ligji do tė zotėroi nė Kosovė, dhe duhet tė jetė shumė i pa mėshirshėm ndaj tė gjithė kriminelėve, hajdutėve, keq pėrdoruesve, dhe rrėnuesve tė imazhit tė mirė tė Kosovės.
Populli i Kosova, si kurrė mė parė, nė mėnyrėn mė dinjitoze dhe nė mėnyrėn mė tė civilizuar, pa as mė tė voglin ekses, ka shpallur dhe ka festuar shtetin e vet tė shumėpritur me shekuj.
Kosova do tė jetė shtet, ku popujt e saj do tė ndihen tė qetė dhe tė lirė nė shtėpitė e veta dhe nė tėrė territorin e saj. Andaj mos harroni, dhe mos u gėnjeni, deri tė shteti i mirėfilltė i Kosovės, ka edhe shumė pėr t u bėrė!
Fati historik!
Shumė kush do tė thotė se; ishte fati historik, ishin koincidencė edhe emrat e pėrveēėm, ku rastisi qė tė mbesin nė historinė mė tė re tė Kosovės! Jo, kjo nuk qėndron.
Historia e Kosovės nuk ka mbaruar, ajo sa po ka filluar, Kosova ka rrugė tė gjatė pėr tė bėrė drejt shtet bėrjes sė vėrtetė, drejt zhvillimit, pėrparimit, drejt integrimit ndėrkombėtarė, por edhe brendakombėtarė e territorial, gjithandej ku shtrihen shqiptarėt, pėr tė jetuar ata tė qetė e tė lirė, pėr tė zhvilluar e mėkėmbur qenien e tyre!
Ishin kėta, pra pikėrisht kėta, bartėsit e luftės Ēlirimtare nė rrafshin kombėtar, qė nga Lidhje e Prizrenit, edhe mė tej e deri te gjeneratat e sotme, tė cilėt nėn kushtrimin e Komandantit Legjendar Adem Jashari u rreshtuan dhe vepruan devotshėm nė ballė tė tyre edhe Kryeministri Hashim Thaēi, Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi e qindra bijė tė tjerė tė shqiptarisė, nė mesin e tė cilėve sot, shumė i ka marrė pėrjetėsia shqiptare nė gjirin e vet valė!
Ka ndėrgjegje, ka moral, ka drejtėsi, ka ligj, ka zot, ka vetėdije, taban kombėtar dhe tė gjitha kėto bėnė qė mos tė mallkohet historia, prandaj do tė ishte e pamundur qė tė ndodhet ndryshe.
Atė ditė, po fliste gjaku i derdhur i shqiptarėve pėr liri, nė emėr tė kėtij gjaku dhe tė aspiratave tė popullit tonė, qė pa dyshim se u realizuan pjesėrisht, atė ditė, pra me 17 shkurt 2008, nė zemėr tė Kosovės, po fliste Kryeministri i shtetit tė Kosovės- Hashim Thaēi!
Kosova shtet i lirė dhe i pavarur, urime shqiptarė kudo qė jeni!
22. 2. 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|