DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Shtet pėr pushtet apo pushtet pėr shtet?!
Postuar mė datėn: 2008-09-04 08:59:26 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Afrim Morina

Nė njė tryezė tė rrumbullakėt qė ėshtė organizuar nė qershorin e vitit 1999, ku temė trajtimi ka qenė funksionaliteti i Qeverisė, pata thėnė se duhet krijuar pushtet pėr shtet, e jo shtet pėr pushtet. Kjo paksa krijoi huti dhe u mor si lojė fjalėsh, por pas njė shpjegimi qė bėra tė pranishmit mu duk se e kuptuan.

Gjithė kjo kohė e kaluar, qė nga ajo ditė, nė praktikė nuk u dha pėr tė kuptuar se isha kuptuar drejtė. Ne shtetin e kemi pas tė fiksuar nė mendjen tonė qė nė vitet nėntėdhjeta, por asnjėherė nuk kemi krijuar pushtet qė do tė punonte pėr tė funksionalizuar shtetin qė nė hapat e parė tė jetės sė tij. I vetėdijshėm se nuk ishim njohur nga asnjė shtet pata kėrkuar qė tė krijohet pushteti prej njerėzve meritor dhe profesional, qė shqiptarėve asnjėherė nuk u kanė munguar.

Qė nga ajo tryezė e deri sot, shqiptarėt kaluan nėpėr shumė beteja politike, qė dolėn mė tė vėshtira se ato gjatė luftės dhe nė kėto beteja ne po dalim tė humbur, mu pse asnjėherė nuk kemi krijuar pushtet pėr shtet. Ne sikur u dorėzuam para diplomacisė botėrore, qė mė tepėr ėshtė nė favorin sllav se sa nė tė drejtėn e deklarimit tė kombeve duke u mbėshtetur nė tė drejtėn e vetėvendosjes.

Ne vet mohuam Qeverinė e Pėrkohshme tė Kosovės, si bėrthamė e parė e artikulimit tė pushtetit. Ne vet pranuam tė hyjmė nė strukturat e UNMIK-ut pa u hamendur se ēka do tė bėhet nė perspektivė. Ne vet pranuam Rezolutėn 1244 pa e zbėrthyer atė se ēka ngėrthen nė vete. Ne vet pranuam tė hyjmė nė strukturat e pėrkohshme tė vetėqeverisjes, duke u krekosur se jemi ne pushteti dhe gjithnjė po vet kemi tumirė rregulloret e nxjerra nga UNMIK-u duke mos bėrė kundėrshtime, me moton tė kemi sa mė shumė ligje qė mbulojnė fusha tė ndryshme tė jetės. Po me kėtė moto kemi pranuar edhe Kornizėn Kushtetuese dhe i kemi bėrė qejf vetit, sikur nė fund tė viteve tė tetėdhjeta garnitura politike, qė krekosej se kemi kushtetutė mė tė mirė se shumė vende tė botės. Ne vetė pranuam tė hyjmė nė bisedime tė Vjenės pėr tė ardhur deri kėtu ku jemi me njė pako tė Ahtisarit, e cila u zbėrthye dhe u shndėrrua nė Kushtetutė. Edhe tash punojmė si shtet pa pushtet.

Sikur tė ishim tė vetėdijshėm gjatė tė gjitha fazave tė kaluara pas lufte, pra tė kishim krijuar pushtet pėr shtet, me siguri shumė gjėra do t“i kishim kaluar dhe pėrfitimet kombėtare do tė ishin shumė mė tė mėdha dhe nuk do tė kishim kėto mėdyshje se kah duhet ecur nė tė ardhmen. Nuk do tė kishim dilema se ku do tė na shpie kjo rrugė tė cilėn qeveritarėt po na e trasojnė.

Po nė kėtė qorrsokak kanė mbetur edhe sot qeveritarėt dhe gjithė elita politike, sepse ka dėgjueshmėri tė tepruar, apo edhe mund tė jetė ndonjė marrėveshje tejet sekrete pa tė drejtė tė publikohet dhe pėr kėtė tė mėsohet pas njė gjysmė shekulli dhe i pėrmbahen asaj, pėr tė parė gjeneratat qė do tė vijnė pas nesh, se nė ēfarė bataku tė ndyrė kemi hyrė me vetėdije, prandaj edhe nuk kemi dallim tė madh nė mes opozitės dhe qeveritarėve nė planin kombėtar, sepse tė dyja palėt janė tė vetėdijshme pėr kėtė dhe janė tė lidhur me kėrpesh djalli. Opozita edhe kur del nė opinion duket sheshit se ka filluar fushatė elektorale dhe kritikat i drejton nė fusha tė rangut tė katėrtė dhe tė pestė, sepse edhe ajo dikur kishte qenė nė pushtet dhe prijatare e valles me moton e Anton Pashkut “melodi e huaj me fjalė shqipe” (Gof)

Shumė pluhur bėhet pėr mosnjohje nė planin ndėrkombėtar tė Republikės sė Kosovės, madje nė kėtė grackė kanė rėnė edhe shumė analitik tė mirėfilltė, tė cilėt nė njė farė forme kanė qenė edhe promotor (shtytės) tė proceseve kombėtare, duke harruar se njohja qė na ėshtė bėrė, ka tė bėjė me njohje tė Pakos sė Ahtisarit. Prandaj edhe opozita e vetėdijshme pėr kėtė, por pėr konsum politikė, mundohet tė trumbetojė pėr ngathtėsi tė qeveritarėve nė planin ndėrkombėtar, pėr tė joshur dhe mbushur mendjen shteteve tė ndryshme pėr tė na njohur. Harrojnė tė gjithė se Pakoja e Ahtisarit, alias Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, si medaljon ėshtė e varur nė Rezolutėn 1244 dhe kjo Rezolutė nėnkupton protektoratin dhe kėtė formė tė mbikėqyrjes shumė shtete prezentė nė pėrbėrje tė UNMIK dhe EULEX e kanė njohur, prandaj disa shtete nuk e shohin tė rrugės tė marrin pėrgjegjėsi mė tė mėdha financiare pėr ne me njohjen e kėsaj pakoje. Po tė ishte njohje e njėmend e Republikės sė Kosovės shtet i pavarur dhe sovran, pra ajo qė trumbetohet nga politika e jonė ditore, por edhe ajo analitike, atėherė do tė kishim reagime tė ndryshme, pra shtetet tė cilat nuk do ta njiheshin Kosovėn si shtet do tė largonin pjesėtarėt e tyre nga misioni civil, policor dhe ushtarak.

Ėshtė edhe njė element bukur i fort pėr tė kuptuar se pėr kėnd e bėjnė politikėn qeveritarėt dhe opozitarėt. Kohėve tė fundit aktuale ėshtė hapja e “ambasadave” dhe emėrimi i “ambasadorėve” nė disa shtete mė me ndikim pėr Ballkanin dhe shqiptarėt. Pse bėhet kjo lojė dhe a nuk u vjen turp gjithė elitės politike tė dalin kaq qesharak, jo vetė para bashkėkombėsve tė vet, por edha para diplomacisė ndėrkombėtare?! Kėta e dinė mirė se u ka dhėnė e drejta vetėm e hapjes sė zyrave diplomatike, madje as nė nivel konzulatash, si rang i dytė i diplomacisė. Kjo lojė e fundit rreth kėtij fenomeni jep pėr tė kuptuar se ne ndėrkombėtarisht nuk jemi njohur, por ėshtė njohur Pakoja Ahtisarit dhe pa e pėrmbushur gjithė atė pako me legjislaturė, me ndėrtim kibuqesh pėr serbėt- kolonė, pa njohjen e autonomisė sė serbėve nė tokat e pushtuara shqiptare (trumbetimi pėr enklava) nuk do tė kemi njohje tė saj tė mėtejshme, pos aty kėtu tė ndonjė shteti qė kanė ndikim shtetet tė cilat ishin dhe janė pėr pakon e Ahtisarit. E njėjta gjė po na ndodh edhe me “Ministrin e Mbrojtjes” tė z. Mujota, kur tė gjithė e dinė se nuk do tė kemi ushtri, por kėtė ushtri sikurse edhe shtetin i kemi tė fiksuara nė kokė pushtetarėsh dhe shėrbėtorėve tė tyre dhe tė ndėrkombėtarėve. Mu pėr kėtė njeriu mė i apostrofuar pėr legjimitetin e pjesėve tė pushtuara tė Kosovės, Veton Suroi me moton e decentralizimit, u pa nga tė gjithė dhe nuk morri vizėn e deputetit nė Parlament, por edhe bėmat e sotme tė qeveritarėve dhe opozitarėve, tė cilat u thanė mė lartė, janė shumė tė dukshme dhe vėshtirė e kanė tė kalojnė pa u ndėshkuar nga vota e shqiptarėve.

Politika amerikane ishte shumė e qartė pėr pėrgjegjėsinė qė kishte marrė nė kėtė hapėsirė shumė tė ēmuar gjeostrategjike dhe gjeopolitike dhe mu pėr kėtė paraqiti disa rezoluta nė Kėshillin e Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė na hequr medaljonin nga qafa qė na e la tė varur Ahtisari me pakon e vetė, pra Rezolutėn 1244, por pa sukses, ndėrsa ne tė etur pėr shtet nuk i dhanė zor pushtetarėt ta ndihmonin atė edhe me veprime konkrete nė bėrjen e shtetit funksional.

Edhe nė kėtė kohė tė pėrzierjes sė kompetencave ndėrmjet UNMIK dhe EULEX qeveritarėt tanė duhet tė kalojnė nė pushtetar dhe tė marrin timonin nė duart e veta, pėr tė shtrirė pushtetin nė gjithė hapėsirėn e Kosovės dhe tė kontrollojnė situatėn, tė jetė funksionale vija kufitare, tė jetė gjithė jeta nėnė kontroll, tė mos lejoj juridiksioni i Beogradit tė veprojė nė hapėsirėn tonė. Ti tregohet ēdo pėrfaqėsuesi ndėrkombėtar, qoftė nė cilėsinė e misionarit kėtu apo dhe tė ndonjė delegacioni, se nėse takohen me Ministrin pėr Kosovė tė Qeverisė sė Beogradit do tė jetė person i pa dėshiruar (non grata) pėr pushtetin e Kosovės dhe qytetarėt e saj, ēdo zyrtar i Beogradit qė shkel tokėn e Kosovės pa paralajmėrim dhe pa lejen e pushtetit tė Kosovės nėpėrmjet protokolleve ndėrshtetėrore do tė arrestohet dhe do tė trajtohet si qytetar ilegal nė kėtė hapėsirė. Tė mos ketė asnjė takim pa prezencėn e pushtetarėve me pushtetin e Serbisė dhe atė me protokoll dhe pėr gjėrat tė cilat prekin interesin nacional tė merret pėlqimi prej parlamentit. Ministria e Punėve tė brendshme tė shtrijė funksionalitetin nė gjithė territorin e Kosovės, tė ketė nėnė kontroll tė gjithė nėpunėsit civil dhe uniformėn dhe zėri komandues nga lartė tė arrijė nė ēdo pikė kontrolli.

Ministria e mbrojtjes tė krijohet dhe tė pėrgatitet tereni pėr regrut tė rijė nė shėrbim tė atdheut, se pa njė rini tė ushtruar dhe tė pėrgatitur ushtarakisht nuk do tė kemi siguri tė atdheut nė kėtė pjesė tė trazuar tė Evropės, ku sheshit po shihet se sa tė tjerėt investojnė nė kėtė fushė. Ndėrsa ne as qė ēajmė kokėn pėr sigurinė e atdheut.

Pushteti duhet mundėsuar punėn e gjykatave nė ēdo komunė dhe pėr ata tė cilėt nuk do tė binden tė lejojnė punėn e institucioneve tė merėn masa nė pėrputhshmėri me Kodin penal. Kryetari i Komunės sė Skenderajt u burgos se kishte rėnė ndesh me ligjin, pse tė mos burgosėn edhe kryetarėt komunave tjera tė cilėt ndalojnė funksionalitetin e ligjit, madje komunat ku ata udhėheqin i kanė shpallur pashallėqe tė veta. Kėtė duhet shpjeguar edhe ndėrkombėtarėve dhe duhet bėri tė ditur se do tė veprohet nė harmoni me ligjin, sepse ēdo qytetar i Kosovės ėshtė i barabartė para ligjit, e ai qė nuk do pėr tė respektuar kėtė mundėt pėr tė lėshuar Kosovėn dhe tė shkojė aty ku do tė mirėpritet. Ka mbetur edhe pak kohė pėr tė funksionuar si pushtet pėr shtet, e jo siē po funksionon sot shteti pėr pushtatarėt.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Tirana zyrtare mbėshtet “JO”-nė e Prishtinės (2008-11-18 05:51:32 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR MBĖSHTETJEJE (2008-11-16 17:14:36 nga admin1)
[ Opinione ] KRYEMINISTRI THAQI- po mbron Kushtetutėn e Kosovės! (2008-11-15 14:26:40 nga admin1)
[ Opinione ] KOSOVA MĖ LEHTĖ DHE MĖ SHPEJT MUNDET TĖ RIBASHKOHET ME REPUBLIKĖN E SHQIPĖRISĖ SE SA AJO TĖ BĖHĖT SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN…! (2008-11-13 15:17:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Bruksel pranon tė ketė pranuar kushtet e Serbisė pėr misionin EULEX (2008-11-08 17:25:30 nga admin1)
[ Opinione ] SHTETI I KRIMIT (2008-11-08 01:05:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] BE pranon kushtet e Serbisė pėr misionin EULEX nė Kosovė (2008-11-07 11:04:47 nga admin4)
[ Opinione ] Shqiptarėt duan tė jenė bashkė nė njė shtet tė pėrbashkėt (2008-11-05 16:41:28 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA do tė vazhdojė mbėshtetjen pėr Kosovėn (2008-11-04 15:04:55 nga admin1)
[ Intervista ] Adem Demaēi - Nė Kosovė pushtetin nuk e ka politika kosovare, por ndėrkombėtarėt! (2008-11-02 17:31:10 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shteti nuk qenka vetėm njė nocion letrar apo nocion vetėm qė shkruhet (2008-11-01 01:33:52 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster