| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Avokatėt e Kosovės vepruan me dinjitet, profesionalizėm dhe pėrgjegjėsi etike, thotė Albin Kurti |
| Postuar mė datėn: 2008-02-08 13:55:24 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Me lirimin tim nga burgu, gjyqi i padrejtė i UNMIK-ut u dorėzua para vetėdijes morale parimore tė avokatėve tė Kosovės. Kėshtu ėshtė shprehur sot nė njė takim pėr media udhėheqėsi i lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, vetėm 24 orė pas lirimit tė tij nga gjyqi, nė mungesė tė avokatit mbrojtės. Sipas Kurtit, trupi gjykues i UNMIK-ut i udhėhequr nga Mauricio Salustro, ka pezulluar rastin duke e liruar nga burgu deri kur tė gjejnė njė mėnyrė tjetėr pėr ta dėnuar. Ashtu sikurse qeverisja e UNMIK-ut nė Kosovė, edhe procesi kundėr meje ishte i padrejtė, andaj dje sėrish u bė e qartė se zyrtarė tė UNMIK-ut montuan proces kundėr meje, ka thėnė lideri i Vetėvendosjes, Albin Kurti. |
|
Sidoqoftė, dje ndodhi hapi i parė nė kėtė drejtim sepse veprimi parimor i avokatėve dėshmoi se ligji i padrejtė mund tė pezullohet nga padėgjueshmėria paqėsore. Vetė fakti qė mua mu pamundėsua ēdo mundėsi pėr ankesė dhe zhdėmtim tregon pėr mungesėn e llogaridhėnies sė regjimit tė UNMIK-t, ka thėnė Kurti.
Kurti vlerėsoi se avokatėt e Kosovės dje vepruan me dinjitet, profesionalizėm dhe sipas pėrgjegjėsisė etike.
Ata bėnė tė qartė se refuzojnė ti kontribuojnė padrejtėsisė sė UNMIK-ut. Ata nuk iu nėnshtruan kėrcėnimeve dhe pėrpjekjeve detyruese tė padinjitetshme dhe joprofesionale tė gjykatėsit Salustro, pėr fajėsimin e tyre lidhur me ndėrprerjen e procesit. Nė vend tė kėsaj avokatėt e Kosovės u ngritėn kundėr pushtetit suprem tė UNMIK-ut, dhe me kėtė rast fituan, ka theksuar Kurti.
Sipas Kurtit, misioni i ri i BE-sė, i cili do tė vjen nė Kosovė, do tė jetė nė dėm tė shtet-bėrjes sė Kosovės dhe se do tė jetė vetėm zbatim i Pakos Ahtisaari dhe i rezolutės 1244. Sipas tij mė mirė do tė ishte qė ky mision nė pėrbėrje tė vet tė kishte staf akademik sesa gjyqtarė, prokuror e polic.
08.02.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|