| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » "
Kujdesuni pėr mendimin tuaj, sepse jeni pėrgjegjės para historisė
" Hasan Prishtina |
| Postuar mė datėn: 2008-06-13 03:19:15 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ramadan PLLANA
...Megjithatė, rruga jonė kombėtare, gjuha dhe identiteti, do tė vazhdojnė tė ecin pėrpara o z. Spahiu!
(Reagim ndaj fushatės sė Nexhmedin Spahiut, si dhe sivėllait tė tij, Migjen Kelmendit, qė po punojnė sė mbari pėr krijimin e gjuhės dhe kombit kosovar).
Pėr ēdo shqiptar qė i thotė bukės bukė dhe ujit ujė ky marifet i zotėrinjve Spahiu dhe Kelmendi, ėshtė dredhi kombėtare dhe shėrbim nė dobi tė qarqeve kundėrshqiptare e, nė radhė tė parė shovinistėve serbė, thėnė troē; ėshtė fund e krye tradhti kombėtare.
Nuk kam pėr qėllim, as pretendoj, qė tė lodhem pėr njė analizė, tė kėtyre prapėsive shkencore, sepse unė respektoj me besnikėri, aq sa kam mundėsi, tė gjitha pėrpjekjet e popullit tonė gjatė historisė sė vet, tė larė me gjak, tė arriturat dhe sukseset pėr liri e pavarėsi, pėr njė gjuhė e kulturė tė pėrbashkėt, me nė kulm tė kurorės sė kėtyre pėrpjekjeve- themelimin e shtetit shqiptar (1912) si dhe pėr njėsimin e gjuhės letrare mė 1972.
Tani, kompetencat pėr ndryshime progresive, tė gjuhės dhe identitetit kombėtar u mbetėn ta zhvillojnė mė tej, Akademive dhe institucioneve gjithėkombėtare e jo si tu teket individėve narkotikė siē janė Nexhmedin Spahiu e Migjen Kelmendi!
Qėllimi im ėshtė, njėkohėsisht, qė tu tregoj Nexhmedin Spahiut dhe Migjen Kelmendit dhe tė tjerėve si kėta qė ua bėjnė iso-n se: medaljet e kombit, gjuhės, kulturės dhe identitetit shqiptar janė kėto kurora: Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), Kongresi i Alfabetit (Manastir 1908), Kongresi i Elbasanit (1909), Shkolla Normale e Elbasanit(1909), Pavarėsia (1912), Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės( 1968), Kongresi i Drejtshkrimit (1972), e shumė e shumė tė tjera, tė fituara me shumė pėrpjekje, mund e gjak, etj. etj, e jo pėrēapjet tuaja pseudoshkencore djallėzore kundėrkombėtare, pa e derdhur as pikėn e gjakut, as djersėn e ballit.
Unė, nuk u drejtohem atyre « me doktorate tė shkencave politike », siē shprehet Spahiu, po atyre shokėve e miqve tė thjeshtė, qė mė pyesin se ēka « filozofon » ky analist!
Meqenėse, unė nuk jam kompetent, as analist, siē e ceka mė lart por, jam nxėnės besnik i kėtyre institucioneve, po i japi tė drejtė vetes qė tė shėrbehem me vlerėsimet shkencore; vlerėsime kompetente mbi tė cilat ti o shkretan, hedh vrer e helm ashtu si vepruan dhe po veprojnė armiqtė shekullor pandalshėm!
Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės, shėnon momentin kulmor dhe zgjidhjen ideale tė pėrpjekjeve qė janė bėrė nė Kosovė, nė Maqedoni e nė Malin e Zi pėr njėsimin e shkrimit e gjuhės letrare shqipe.
Vendimet e saj historike ishin nė vazhdėn dhe nė pėrputhje tė plotė me strategjinė kombėtare nė fushė tė gjuhės dhe pėrbėjnė njė hallkė tė domosdoshme tė kėsaj strategjie: nė raport me Kongresin e Manastirit ajo shėnon, pas njėsimit tė alfabetit nė kėtė kongres, atė tė njėsimit tė shkrimit, duke shkuar me njė orientim tė qartė shkencor po nė atė rrugė qė ishte projektuar nga ai Kongres i cili miratoi njė alfabet prej 36 shkronjash qė u pėrgjigjen 36 fonemave zanore dhe bashkėtingėllore, duke hequr dorė nga disa veēori themelore fonetike tė gegėrishtes, siē ishin hundorėsia dhe gjatėsia e zanoreve, ēka mund tė realizohej mė sė miri nė Projektin e Rregullave tė Drejtshkrimit (Tiranė, 1967) dhe deri diku edhe nė Ortografinė e Prishtinės (1964); nė raport me Komisinė Letrare tė Shkodrės Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės vazhdoi frymėn e asaj Komisie pėr afrimin e dy varianteve letrare dhe "pėr njė ortografi sa mė tė pėrbashkėt pėr tė dy dialektet", duke miratuar Rregullat e drejtshkrimit tė botuara nė Tiranė (1967); nė raport me Kongresin e Drejtshkrimit (Tiranė, 1972). Konsulta e Prishtinės, pesė vjet pėrpara kėtij Kongresi, "i dha realisht pėrmasa kombėtare gjuhės letrare tė njėsuar", pėrmasa kėto qė nė tė vėrtetė asaj i ishin dhėnė qė nė Kongresin e Manastirit; (shih edhe S.Mansaku, "Identiteti gjuhėsor i shqiptarėve dhe gjuha standarde", nė Tė drejtat e njeriut 1(41) 2005); gjithashtu Konsulta e Prishtinės ishte njė parapėrgatitje dhe njė mbėshtetje e suksesit tė Kongresit tė Drejtshkrimit qė do tė mbahej nė Tiranė pas pesė vjetėsh.
Nė Kongresin e Drejtshkrimit tė mbajtur nė Tiranė mė 1972, morėn pjesė njė shumėsi gjuhėtarėsh, akademikėsh dhe lėvruesve tė shqipes, mė tė njohurit pėr kohėn. Nga tė gjitha trojet shqiptare. Nga Shqipėria, nga Kosova, nga Ilirida, nga Mali i Zi, etj. Kongresi i Drejtshkrimit i 1972-ės, pasqyron njė tė arritur tė padiskutueshme nė ēdo dimension. |
|
Nė rend tė parė, Kongresi i Drejtshkrimit ėshtė njė kristalizim i tė gjitha pėrpjekjeve tė vazhdueshme tė patriotėve tė zjarrtė tė shqipes, qė nga Kongresi i Manastirit, nė tė cilin u njėsua alfabeti konvencional i shqipes.
Nė rend tė dytė, Kongresi i Drejtshkrimit i Tiranės, pėrben njė tė arritur nė jetėn sociale, shkencore dhe nė ēdo aspekt tjetėr tė jetės pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodhen.
Fill pas kėsaj ngjarje tė shėnuar nė mbamendjen historike, do tė rilindin qindra mijėra vepra letrare, romane, punime shkencore tė arrira, studime tė shumanshme etj.
Pa u thelluar nė analiza, se si na lanė nė gjysmė tė rrugės, tė trasuar nga rilindėsit tanė, diplomacia dhe faktori i jashtėm nė ndėrmjetėsimin dhe ndėrhyrjen e tyre arbitrare, pas luftės sė famshme qė bėri UĒK-ja, po na dėmton gjithmonė nė pėrpjekjet tona pėr bashkim e emancipim kombėtar drejt arritjes sė standardeve dhe civilizimit evropian, aty ku e kemi edhe vendin, duke na e mohuar tė drejtėn natyrore mbi shprehjen e lirė kolektive atė tė parimin mbi vetėvendosjen e popujve.
- Nė kėto pengesa , nė emėr tė demokracisė, shprehjes sė lirė, analizave individuale,na dalin pėrpara edhe elementė pakurrizorė autoktonė, siē jeni edhe ju. Kėshtu, sot e tėrė Shqiperia Natyrale, megjithė gjakun e derdhur dhe pėrpjekjet e idealistėve, ėshtė e plagosur e helmuar, e copėtuar e ndarė deri nė kockė, dhe prapė ka tentativa, qė t“i hedhin baltė, e ta pėrēajnė mė shumė se qė e kanė katandisur politikajtė pakurrizorė qė nuk ua prishin fare planet djallėzore, me Pakon e Ahtisarit nė Kosovė, me Marrėveshjen e Ohrit nė Maqedoni, me Marrėveshjen e Konēulit e cila ndikoi nė mbetjen e Kosovės Lindore nėn Serbi, me mohimin e tė drejtave kombėtare nė Mal tė Zi, etj. Ju, analistė politikė, me sivėllezėrit tuaj nė shtetin amė, vetėm bėni sehire e krijoni huti nė kėtė gjendje amullie qė gjendet aktualisht kombi ynė.
- Pėr kėtė temė kishte qenė shumė me rėndėsi qė ju tė lexoni mbarė historinė e popullit shqiptar, pastaj pėr ta bėrė njė analizė edhe pėr aktualitetin e popullit tonė. Sa pėr fillim po jua pėrkujtoj disa nga citatet e ca personaliteteve kombėtare, mendimet e tė cilėve janė gjithnjė aktuale:
"Mjerė ai qė nuk e kupton se vetėm lufta pėr liri e drejton qėllimin e jetės sė njeriut!".
Abdyl Frashėri
"....folklori do tė bashkojė shqiptarėt dhe populli do tė rrėmbejė edhe njėherė shpatat luftarake...."
De Rada
"Kjoftė mallkue kush qet ngatėrrime nėr kta vllazen shoq me shoq, kush na ndanė me gjuhė e shkrime ēka natyra vet e pėrpoq!
Mjedja
- Po, Evropa atėherė,
Ishte djall dhe pėr lumė.
Priste Ruson“ dhe Volterė
Ta zgjonin nga i madhi gjumė!
Naim Frashėri
Po sot, Shqipni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,
Shkon bota sipri, me kambė tė shklet
e njė fjalė tė ambėl askush s'ta flet!
Pashko Vasa
Rilindėsit tanė, me kėto mėsime e veprime e ringjallėn , e mbollėn dhe e ngulitėn kujtesėn, vetėdijen dhe me kėtė edhe bėnė tė mundshėm emancipimin dhe formimin e kombit shqiptar.
Pasi ti lexojmė me vėmendje kėto mendime tė ndritshme mund tė konstatojmė se, megjithė pėrparimin dhe civilizimin evropian qė ėshtė bėrė nė tė gjitha fushat jetėsore, pėr ne shqiptarėt fati historik po ka shumė ngjashmėri e sotmja me tragjikėn e asaj kohe; kur janė shkruar kėto mendime, me situatėn nė tė cilėn gjendemi, si popull me nivelin mė tė ulėt nė Evropė, pikėrisht duke na «rrxuem pėrdhe » e njė fjalė tė ambél askush sta flet»! ...dhe derisa nuk na mundėsohet e lejohet e drejta e patjetėrsueshme, e drejta natyrore pėr tė qenė tė lirė, dhe sovran nė trojet tona, e drejtė e njohur dhe e garantuar nė dokumentet themelore tė OKB-sė, nė Parimet bazė tė Drejtave tė Popujve mbi Vetėvendosjen; nuk do tė ketė paqe e lumturi nė ketė pjesė tė Ballkanit.
Populli shqiptar prapė u dashka, nė shekullin e XXI qė tė bėhet kurban i paqes pėr hir tė lakmive serbe dhe mbėshtetėsve tė tyre, edhe pas kėtij gjenocidi e pastrimi etnik qė na u bė nė dekadėn e fundit tė shekullit tė kaluar!
Jo, zotėrinj «analistė» e sehirxhinj!
Ju, gaboheni me pretendimet tuaja pėr formim tė njė kombi «kosovar» me identitet pa identitet- identitet tė njė qytetari hibrid qė as klonimi i njė laboratori shkencor nė botė, nuk do ta provokonte qė ta krijojė!
Ku keni parė e dėgjuar ju qė njė gjuhė e njė populli tė tjetėrsohet e tė ndahet nga gjuha e nėnės?! Nė Evropė, qė thirreni nė emėr tė normave tė demokracisė dhe civilizimit tė saj?! Mos u mundoni tė na hedhin hi syve! Evropianėt i kanė njėsuar gjuhėt e veta ēysh nė shekujt e XVIII e XIX , dhe francezi flet frėngjisht , si nė Francė, nė Belgjikė, Zvicėr, Luksemburg, Kanada, etj. Nė Belgjikė, p.sh. nuk ka gjuhė belge, si qė nuk ka gjuhė zvicerane nė Zvicėr, gjuhė kanadeze nė Kanada etj.; po ashtu nuk ka gjuhė austriake, zvicerane, etj. po ka gjuhė gjermane. Ju do tė bėheni mė evropianė se evropianet duke zbuluar gjuhėn dhe identitetin kosovar! Edhe arabėt, qė jetojnė nė Afrikė e Azi, kanė njė gjuhė arabe e jo gjuhė marokene, algjeriane, egjiptiane, siriane, irakiane, jemenite, palestineze , etj. Kėshtu edhe anglishtja flitet nė Britaninė e Madhe. SHBA, Kanada, dhe nė Australi e Zelandė tė Re. Keni dėgjuar ju se ata kanė zbuluar ndonjė gjuhė qė i dallon kėto nė kėto vende?! Keni dėgjuar se flitet kanadisht, australisht, neozolamdisht, etj. Na tregoni njė shembull?
Zotėrinj largpamės e « analistė » tė politikės ditore; njė histori qė ekziston nė shoqėrinė tonė, Historia magistrate vitae est, historia qė ėshtė mėsuesja e jetės na ka mėsuar se Ballkani do tė jetė fuqi baroti dhe se Evropa kurrė nuk do tė ketė paqe e rehati gjersa mos tė zgjidhet ēėshtja e shqiptarėve nė pėrgjithėsi -Kėtė, ua ka thėnė diplomacisė sė Fuqive tė Mėdha, Abdyl Frashėri i Madh dhe luftėtarėt e Lidhjes Shqiptare sė Prizrenit para, tani e 130 vjet pėrpara, kėtė ua ka pėrsėritur edhe Ismail Qemali i urtė, bashkė me Hasan Prishtinėn, mė 1912, kėtė ua ka treguar edh Avni Rrustemi nė Paris, mė 1920, kėtė ua tregoi edhe Adem Jashari legjendar, nė fund tė dekadės sė shekullit qė e lamė pas, i cili duke kėnduar kėngė pėr Ēerēiz Topullin, ra nė altarin e lirisė, duke lėnė porosinė e madhe pėr vazhdimin e luftės deri nė fitoren pėrfundimtare, bashkimin e tė gjitha trojeve etnike shqiptare. Prandaj, neve na e kėrkon gjaku i atyre qė ranė qė ta mbrojmė identitetin tonė kombėtar, aq tė pastėr e aq tė vendosur pėr tė qenė kėta qė jemi shqiptarė. Ky ėshtė udhėrrėfyesi ynė.
Po, gjithė kėtė rrugė tė gjatė e tė mundimshme nuk e kishin tė shtruar me lule, ata u vranė e u persekutuan nga regjimet e atėhershme, qė ishin tė huaja e tė tmerrshme pėr ata shqiptarė qė donin tė mendonin, tė mėsonin e tė vepronin shqip. Ata, pėr tė arritur deri te njė bashkim i mirėfilltė ia shtruan veti kėtė detyrė kombėtare me njė devizė tė fuqishme kombėtare: Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria! Kėshtu, ata, shpejt do tė ngulitin nė shpirtin e shqiptarit, shqiptarizmin, kjo vetėdije manifestohej nė ngjarje tė ndryshme nė tė cilat njė shqiptar, do ta ndiente veten sė pari shqiptar, para se tė ishte mysliman apo i krishterė, toskė apo gegė, kosovar apo ēam,etj. Rilindėsit mė tė ditur, siē ishin Naum Veqilharxhi,
Jani Vreto, vėllezėrit Frashėri, Koto Hoxhi, Theodor Haxhi Filipi, Pashko Vasa, Jeronim De Rada, arbėreshėt e Italisė, nga gjaku e nga zemra, Camarda, Eelena Gjika (Dora D“Isra), Helena Gjika nga Rumania, Zef Serembe, arbėreshėt e Greqisė me Panajot Kupitorisin, Anastas Kulluriotin, etj., nuk luftonin pėr njė skaj apo krahinė shqiptare, po pėr tėrė Shqipėrinė. Ku i thonė bukės bukė, e ujit ujė.
Zef Jubani, nga Shkodra mė 1871, me rastin e botimit tė njė pėrmbledhjeje tė kėngėve popullore tė Shqipėrisė sė veriut nė parathėnien e vet do tė deklaronte nė Trieste, se: shqiptarėt, me gjithė ndryshimet fetare, ishin tė njė gjaku, tė njė gjuhe me zakone dhe aspirata tė pėrbashkėta!...
Poashtu, edhe Thimi Mitko nga Korēa mė 1878, qė e botoi njė pėrmbledhje me kėngė dhe kallėzime popullore pėr tė ngritur vetėdijen kombėtare. Nė vitet e fundit tė dekadės sė gjashtė Kristoforidhi, Pashko Vasa, Hoxhė Hasan Tahsini, dhe Ismail Qemali u pėrpoqėn pėr ta zyrtarizuar formimin e njė shoqėrie kulturore shqiptare.
Papa Kristo Negovanin, do ta vriste, mė 12 shkurt 1905, me tė pabesė kisha ortodokse greke pėr tė vetmen arsye se ky u mėsonte shqiptarėve tė besimit ortodoks gjuhėn shqipe.
Loni Logori do t“ia kushtonte kėto vargje elegjiake, dėshmorit tė gjuhės shqipe:
Papa Kriston e vranė,
Dhe sra pėr tė njė kambanė!
Por malet e Shqipėrisė,
Dhe shpellat e malėsisė,
Thėrrisnin anė e mbanė,
Papa Kriston e vranė!
- Gjithashtu, edhe nė Kongresin e Manastirit, apo Kongresin e Alfabetit siē u quajt ndryshe, qė u mbajt mė 14 nėntor tė vitit 1908, nuk morėn pjesė vetėm pjesėtarėt e njė besimi apo tė njė krahine, po ishin 150 delegatė nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, nė krye tė tė cilėve ishin Mithat Frashėri, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Parashqevi Qiriazi si sekretare e Komisionit, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, etj, etj.
Nė jehonėn e formimit tė alfabetit shqip Ndre Mjedja do ti shprehte kėto vargje frymėzimi:
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe mshungullon!
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
Pa da zemrėn ma ngushėllon!
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
Janė njė komb, mu da sduron!
Fund e maje nji asht Shqipnia,
E njė gjuhė t gjith na bashkon!
Edhe linguistėt e njohur evropianė, studiuesit e vėrtetė shkencorė, qė dhanė njė kontribut tė madh pėr albanologjinė,siē ishin Bopp, Pedersen, Jokli, nxėnės i tė cilit ishte edhe Eqrem Ēabej ynė, tė gjithė arritėn nė pėrfundim shkencor se:
Shqiptarėt pėrbėjnė njė komb tė dalluar, nga mė tė vjetrit nė Evropė, dhe nuk janė njė pėrzierje e ēoroditur siē mendonin armiqtė e tyre!
Po ju ore z. Spahiu, Kelmendi & Co, pse nuk bėheni shkencėtarė tė vėrtetė po ēoroditeni kur mendoni, siē mendojnė e dėshirojnė armiqtė tanė!
Unė, pėr nė pėrfundim tė kėtij reagimi; pėr lexuesit e sinqertė do ta kisha kėtė porosi-mėsim; qė na e la shkencėtari, i dituri, gjuhėtari e enciklopedisti mė i madh i tė gjitha kohėrave tė kulturės shqiptare, rilindasit tonė tė madh, Sami Frashėri:
Kush tė na qėndrojė pėrpara e tė na ndalojnė nė kėtė rrugė tė shenjtėruar, ta shtyjmė, ta rrėzojmė, ta shkelim e tė shkojmė tutje.
Zvicėr, mė 12 qershor 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|