| » Opcionet për artikullin |
|
Pjesė nga libri Pena tė arta franceze pėr shqiptarėt (1332-2007) Udhėpėrshkrime, portrete, letėrsi, art e kulturė Nga Fotaq Andrea
Drenica, Kosovė, gusht-shtator 1999
[...] Shkova pėr herė tė parė nė luginėn e Drenicės. Bardhyl Marmuti mė kish bindur tė shkoja sa mė shpejt. Ishte njė nga tė parėt kosovarė qė kish marrė armėt, zėdhėnėsi i luftėtarėve tė UĒK-sė, njė njeri qė shpesh e kishim parė e dėgjuar nė ekranet tona tė televizionit. Mė shpjegoi gjėrat nė njė frėngjishte tepėr tė pastėr : Kurrė skeni pėr tė kuptuar asgjė nė Kosovė pėr aq kohė sa nuk do ndėrmerrni kėtė vizitė, pėr aq kohė sa nuk do keni parė pasojat e masakrės. Flisni me tė mbijetuarit e familjes Jashari dhe do tė kuptoni arsyet e thella tė kėsaj lufte.
Ish drejtues studentor i Universitetit tė Prishtinės, lindur nė krahinėn e Tetovės, nė Maqedoni, Marmuti kish kaluar shumė vite mėrgim nė Zvicėr, duke organizuar financimin e luftės sė armatosur. Gėzonte emėr tė mirė si njeri i shkathėt pėr tė pėrdorur si konceptet e sociologjisė politike ashtu dhe armėt, dhe njerėzit qė i pėrdorin ato. Duke mė marrė pėr tė vizituar familjen Jashari, ishte njė veprim i bukur politik. [...]
Njė orė rrugė me Tojotėn e bardhė tė Kombeve tė Bashkuara, mbi rrota tė larta, tė parehatshme. Se kisha pranuar veturėn e blinduar nė kėtė rast. Kaluam pėrgjatė uzinash tė ngjashme me tėrė ato tė vendeve tė Lindjes, prodhimi i tė cilave ėshtė shumė mė pak nga ndotja qė lėshojnė. Nė majė tė kodrave, vegjetacioni bėhej mė i dendur. Ēetat kishin zėnė fill aty, drejtuar nga njerėz, fama e tė cilėve pėr dhunė e guxim nuk duhet pėrsėritur mė nė Kosovė.
Pas njė kthese rruge tė zbrazur, mė priste njė demonstrim ushtarak, dy anėt e rrugės zėnė nga ushtarė tė UĒK-sė me uniforma - gardhinė luftarake nderimi -, dhe nga njerėz e fėmijė qė tundnin flamujt e vegjėl tė luftės. Nė kilometrat e fundit para fermės Jashari, turma kish vėrshuar gjithandej mbi rrugė. Kėta vullnetarė kishin paguar ēmimin e gjakut. Shtėpitė e tyre tė djegura nga tėrė anėt lartoheshin si dėshmitare tė tmerrit qė i kishte pushtuar. Mesazhi drejtuar pėrfaqėsuesit tė autoritetit ndėrkombėtar ishte i qartė : nė Drenicėn e ēliruar nga forcat e veta, pushteti nuk i pėrkiste askujt tjetėr veē UĒK-sė.
Nė fund tė rrugės, para njė grupi godinash tė rrėnuara, njė siluetė e kėrrusur na priste. Ushtarakėt dhe vajzat qė tundnin buqeta dukej sikur po na shpinin drejt asaj figure tė palėvizur. Burri na priti si nė paradė dhe na puthi sipas mėnyrės shqiptare nė cepat e buzėve, duke na shtrėnguar fort nė trupin e tij kockor. Kryembuluar me njė qeleshe tradicionale pėrreth sė cilės mbėshtillej njė shami, ai na drejtoi drejt njė shtėpie tė ulėt, fasada e sė cilės ishte bėrė shoshė nga plumbat dhe nga predha tė kalibrit mė tė rėndė, shtėpi qė me sa duket ishte kursyer mė shumė nga tė tjerat. Njerėz tė moshave tė ndryshme na prisnin vendosur nė hark rrethor, mustaqemėdhenj, mjekėroshė si dhe njė qė si kish mbirė edhe qimja nė faqe. Na i paraqitėn si paria e luginės, tė mbijetuar tė ēetės, lidhur me politikėn.
Nė dhomėn e vogėl tė mbinxehur nga fryma e pjesėmarrėsve, qilima tė vjetėr ishin vėnė njėmbinjė, enkas pėr ne. U mbėshteta me kurriz mbi njė mur tė dobėt qerpiēi, dhé e gėlqere pėrzier, qė kish rėnė copa-copa pėrkrah tė mbijetuarit tė familjes Jashari dhe Bardhyl Marmutit. Pėrballė nesh, njė portret i madh i Adem Jasharit, heroi i Kosovės, rebeli, vetė ai qė me sakrificėn e tij kishte shpėrthyer revoltėn. Ulur, kėmbėt kryqėzuar nėn vithe, nė atė qėndrim qė tėrė myslimanėt e botės e parapėlqejnė, por qė pret qarkullimin e gjakut dhe tė detyron tė kalosh nga njėri vith nė tjetrin kur rri shumė palėvizur, burri, krahėt e nderura, pėllėmbėt drejt qiellit, psalti fjalė qė i merrja me mend dhe qė Bardhyli mi pėrkthente. Kujtoi sakrificėn, pėrmendi martirėt e familjes, pėrshėndeti mikun. E tėrė kjo, nuk kish tė bėnte aspak me njė ceremoni fetare, por me njė nderim pagan e militant, sikurse kish ndodhur nė rastin e Izetbegoviēit, disa vite mė parė nė Sarajevė. Kėta kosovarė tė sotėm, sikurse boshnjakėt dje, kanė luftuar mė shumė pėr dinjitet, pėr pavarėsi gjithashtu, sesa pėr njė islam tolerant, tė cilit nuk i referohen kurrė, por qė e mishėrojnė aq mirė. U preka mė shumė nga sa e prisja. Mė kot pėrpiqesh tė mbash paanėsinė, ti caktosh vetes pėr detyrė qė tė ruash balancėn tė barabartė midis antagonistėve, ndėrkohė qė pamja e mjerimeve tė thella dhe e sakrificave tė bėra nga mė fisnikėt e luftėtarėve tė njė kauze mė shkakton tronditje tė thellė. Premtova atėherė, duke ngecur nė fjalė, qė kurrė nuk do harroj ata tė vrarė dhe guximin e tyre, se do vazhdoj luftėn pėr njė Kosovė tolerante dhe tė lirė. Nuk shkova mė tej. Tė gjithė donin tė mė dėgjonin atė ēast tė pėrmendja pavarėsinė. Nuk e pėrmenda. Nuk do ta bėja kurrė gjatė misionit tim, edhe pse thellė nė vetvete mendoj se ėshtė e vetmja zgjidhje, aq e rėndė ėshtė urrejtja midis dy bashkėsive. Zgjidhje kjo e pėrkohshme, sepse mė vonė, falė njė afrimi tė domosdoshėm me Bashkimin Evropian, gjithēka mund tė bėhet e mundur. Evropa, ja leva e fuqishme qė duhet tė pėrdorim pėr tė fituar paqen nė kėtė Ballkan tė copėtuar. Pas kėsaj vizite nė Drenica dhe pas Grackos, tė gjitha vendimet politike qė do merrja, krejt strategjia qė do pėrpunoja me Kofi Ananin do tė udhėhiqeshin nga ky orientim.
Pas ceremonisė sė pijeve, ēajit dhe ujit tė gazuar, na u desh tė jepnim intervista pėr shtypin lokal. Ēdo shprehje duhej peshuar pėr tė mos shkaktuar asnjė reagim, pėr tė mos ngjallur zemėrimin e tė nguliturve serbė dhe pėr tė shmangur shpėrthimin e njė ekzodi tė ri apo ndezjen e njė dhune tė re. Me Millosheviēin nė pushtet, detyra ishte relativisht e lehtė : akuzoja milicitė dhe regjimin. Askujt skish pse ti mbetej hatri. E megjithatė, e dija se zyrtarėt asgjė nuk mund tė bėnin pėr tu ndalur dorėn serbėve nė numėr shumė tė madh qė morėn pjesė nė kasaphanė, tek pandehnin se po bėnin njė veprim tė shenjtė, njė detyrė historike. Ata qė, nė krejt Jugosllavinė e vjetėr e fillojnė fjalinė nė tė tashmen pėr ta pėrfunduar nė tė shkuarėn, duke iu referuar pėrherė ustashėve, turqve dhe ēetnikėve... Shkuam tek banesat e tjera, ku nuk kishin mbetur veēse gėrmadha. Pėrpara tmerrit, u bėmė gojėkyēur. E megjithatė kisha parė tashmė fasada bėrė shosh deri nė atė pikė, mure tė vrimuara si dantellė. Mu kujtua Bejruti, Monrovia, Vukovari dhe sidomos Osijeku e Serbrenica... Tė njėjtat plumba, e njėjta dehje pėr krim, i njėjti zell pėr tė masakruar civilė, egėrsi, barbari mendimi, bllokim i arsyes : gratė dhe fėmijėt e tė gjitha moshave vihen nė kėtė shėnjestėr : zhdukja e racės me rrėnjė.
Nė dhomėn e fundit tė shtėpisė sė fundit, ku nuk kish mbetur mė veēse njė skulpturė e stėrzgjatė dhe e tejdukshme, nė lavdi tė urrejtjes, nuk mund tė hynim tė gjithė. Aty, mbi njėzet anėtarė tė familjes Jashari i kishin grumbulluar pėr ti grirė me kallashnikov, bebe dhe foshnja nė duart e nėnave, copa eshtrash dhe mishi qė varej mureve nė forcėn e goditjes. Pasandaj, i vunė flakėn gjithēkaje, njė paēamur i tėrė vdekjeje qė pėrpėlitej ende nga disa jetė tė pambaruara.
Kishim ngrirė krejt nga tmerri. Ndenjėm pėr njė kohė tė gjatė tė heshtur. Zhurma e disa aparateve fotografikė tė kosovarėve na u bė e padurueshme. Dolėm mė nė fund nga ferma, gjithsekush duke ecur mė vete.
Kujtesa e zjarrit
Njė kodėr e vogėl vinte e pėrfundonte butė pėrpara fermės martire. Turma ishte mbledhur atje, renditur pėrballė varreve. Asgjė nuk ishte parashikuar nga ana jonė, por komandanti lokal i UĒK-sė kishte organizuar gjithēka. E pamundur ti shmangesha. Sė bashku me Eric Chevallier, Bardhyl Marmutin dhe komandantin lokal Remi, kalova pėrpara tetėmbėdhjetė varreve tė hapura para pak kohėsh. Vendosa mbi secilėn prej tyre nga njė buqetė me lule fushe. Varri i fundit pėrpara shtėpisė ishte ai i Adem Jasharit, portreti i tė cilit, si luftėtar mjekėrosh me pamje tė ashpėr do tė mė ndjekė gjatė dy vjetėve qė do tė vazhdojė misioni im.
U ndala gjatė, dhe thashė disa fjali pėr tė shprehur urrejtjen time kundėr dhunave dhe dėshirėn pėr paqe tė bashkėsisė ndėrkombėtare, ndjenjė e pėrforcuar nga ajo vizitė e paharrueshme. Pėrmenda disa nga tė rėnėt qė ua dija emrat. Aty mora atė zakon pėr ti pėrfunduar fjalimet e mia me njė fjali shprese dhe faljeje nė serbisht dhe njė tjetėr njė shqip.
Pas atyre orėve qė na i bėnė zemrat copė, Eriku dhe unė u larguam. Pa marrė parasysh mendimin e sigurimit tonė, u ndalėm nė njė fshat aty pranė, qė milicėt serbė tė Millosheviēit e kishin shkretuar. Ishte njė sprovė edhe mė e dhimbshme duke u pėrjetuar larg turmės nė atė muzg qė po binte mbi luginė.
Njė shesh i vogėl gėrmadhė ku luanin disa fėmijė para njė muri tė shembur tė njė ferme. Hymė nė oborr, pa paralajmėruar askėnd. Grupi i vogėl i adoleshentėve na shoqėroi. Njė burrė pa dhėmbė u shfaq, i dashur, nga njė shtėpi barkēarė. Tha emrin. Ishte vėllai i tė zotėrve tė fermės tė vrarė, axha i fėmijėve tė djegur pėr sė gjalli, mik i kaidėve tė martirizuar, e vetmja shenjė islamizmi nė atė luginė.Vetėm rrėnoja, as edhe njė spastrim: krimi ishte i kohėve tė fundit, ndihej era kufome, djegie, vrasje, dhe ajo erė qė mjekėt e njohin ndėr gjithēka : era e gjakut tė freskėt.
Plaku na shoqėroi pėrmes njė kopshti tė vogėl drejt banesės kryesore, ku nuk kishin mbetur veēse pjesė muresh tė nxira, na shpjegoi se rrinte vullnetarisht nė fermė, nė nderim tė familjes sė tij tė vrarė, edhe pse askush nuk ndalej aty. Tė afėrmit, siē tha, i ishin masakruar gjatė raprezalieve qė bėnin rregullisht milicėt serbė dhe policia. I mblidhnin fshatarėt e kapur nė rrethinė dhe i fusnin nė njė dhomė tė vetme pėr ti vėnė pasandaj zjarrin. Adoleshentėt na ndiqnin me kukurisje gazmore sa herė qė fliste plaku.
Nė dhomė, ajri tė shkaktonte menjėherė tė vjellėt, erė mishi tė djegur. Muret qenė kruajtur nga thonjtė e tė torturuarve, rrobat e djegura tė tė cilėve ishin bėrė pirg mbi dysheme. Njė tokėz rripi, syze pluskonin, pėrzier me mbetje eshtrash, dhėmbė...
Eriku, interpreti ynė, dy roje tė sigurimit dhe unė nuk guxonim tė bėnim pėrpara. Adoleshentėt nuk bėzanin. Sa ishin kur ndėrruan jetė tė djegur pėr sė gjalli? Mbi dyzet, nga tė cilėt njėzet e pesė fėmijė, tha roja plak. Kurrė nuk do dihet me saktėsi, aq shumė kufoma njerėzore qenė shkrirė, gjer aty sa nė dhomėn e poshtme, gjaku dhe lėngėrimi kishin pėrshkuar dyshemenė dhe dukej ende e pėrmbytur toka nė bodrum nga njė magmė qė se prekje dot me kėmbė. Nja dy gogla tė kaltėrreme tėrhoqėn vėmendjen e Erikut, i cili u pėrkul pėr tė mbledhur dy copėza tė koaguluara : zaret e shkrirė tė fėmijėve tė masakruar.
Gjatė misionit tonė nė Kosovė, i ruajtėm kėto zare fėmijėrie e tmerri. Shpesh, nė ēaste dyshimi, ndrojazi e nė nderim, merrja e mbaja nė dorė atė brum xhami tė paformė e tė ngjyrosur. [...]
Marrė nga libri i Bernard Kushnerit,
Luftėtarėt e paqes, Grasset, Paris, 2004
|
|