| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Frid: Do tė ketė negociata tė kufizuara, rezultati final pavarėsia |
| Postuar mė datėn: 2007-07-10 07:32:46 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nėnsekretari amerikan i Shtetit Daniel Frid, paralajmėroi dje nė Prishtinė njė fazė tė re tė bisedimeve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.
Sipas tė gjitha gjasave ajo qė do tė ndodh nė tė ardhmen ėshtė njė raund i ri i negociatave, tė kufizuara saktėsisht nė kohė dhe me rezultatin final, pavarėsinė tha Frid gjatė vizitės sė sotme nė Prishtinė.
Rezultati pėrfundimtar pėr Kosovėn do tė jetė pavarėsia dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė vazhdojnė mbėshtetjen pėr procesin e definimit tė statusit. Kėtė garanci tė presidentit amerikan Xhorxh Bush e pėrsėriti disa herė gjatė vizitės sė djeshme nė Prishtinė nėnsekretari amerikan i Shtetit Daniel Frid. Megjithėkėtė, sipas tė gjitha gjasave, tha Frid, nė proces do tė ketė negociata tė reja ashtu siē ka paralajmėruar fillimisht presidenti francez Nikolas Sarkozy.Qeveria jonė beson se rruga mė e mirė pėrpara ėshtė njė periudhė e kufizuar e negociatave, nga e cila do tė dalė rezultati mė i mirė pėr njerėzit e kėtij viti tha Frid. Ai tha se ende nuk dihen shumė detaje por rezultati do tė jetė pavarėsia.Ka shumė mėnyra pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės dhe ka disa qasje interesante nė rast se Beogradi tregohet i interesuar pėr ti diskutuar. Ekipi i unitetit nė Prishtinė ėshtė shumė i qartė se nuk do tė bėjė kompromise pėr objektivin e tyre. Unė jo vetėm qė e respektojė kėtė, por presidenti Bush e ka thėnė se pavarėsia ėshtė qėllimi tha Frid. Pas takimit me tė, nė emėr tė ekipit negociator tė Kosovės, presidenti Fatmir Sejdiu nuk u pėrgjigj drejtpėrdrejt rreth negociatave tė reja. Por, ai tha se Prishtina do tė vazhdojė bashkėpunimin me bashkėsinė ndėrkombėtare. Ka pėrpjekje pėr njė rezolutė tė re nė KS qė do tė ishte rruga mė e mirė. Ka ide qė i keni dėgjuar edhe nė kohėn e samitit tė G8-ės qė tė ketė edhe njė proces tė bisedimeve shtesė. Ajo qė ne e themi ėshtė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e panegociueshme, pėr ne ėshtė me rėndėsi qė do tė jemi palė konstruktive nė proces nė bashkėpunim me SHBA dhe vendet e BE-sė pėr tė pėrmbyll kėtė rrugė jo tė lehtė tha Sejdiu. Zyrtari amerikan gjatė konferencės sė pėrbashkėt pėr shtyp me presidentin Sejdiu lėvdoi angazhimet e deritashme dhe pėrkushtimin e lidershipit kosovar. Ai tha se respekton qėndrimin e tyre pėr arritjen e synimit pėrfundimtar, por gjithashtu kėrkoi qė ata tė vazhdojnė tė tregohen tė pėrgjegjshėm dhe tė pėrmbahen nga aktet e njėanshme. Deklarimet unilaterale tė bazuara nė frikė apo mungesė besimi nuk do tė ndihmonin ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės. Qėndrueshmėria, vendosmėria dhe pėrkushtimi pėr parime demokratike ėshtė rruga pėrpara tha Frid. Pėrfaqėsuesi amerikan tha se kosovarėt mund tė kenė besim tė plotė nė qėndrimet e Uashingtonit dhe premtimet e presidentit Bush, sipas tė cilit nė fund Kosova do tė jetė e pavarur.Gjatė takimit me ekipin negociator ai ka paraqitur edhe ftesėn pėr vizitė nė Uashington tė anėtarėve tė ekipit negociator. Vizita do tė realizohet kah fundi i muajit dhe nė agjendė ėshtė edhe takimi me Sekretaren Amerikane tė Shtetit Kondoliza Rajs.
10 Korrik 2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|