DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» WISNER: SHBA-TĖ KUNDĖRSHTOJNĖ COPTIMIN E KOSOVĖS
Postuar mė datėn: 2007-08-03 11:42:27 nga admin1 :: Kategoria: Intervista



Frank Wisner, i dėrguari i SHBA-ve pėr statusin


RADIO EVROPA E LIRĖ
Ambasador Wisner, cilat janė modalitetet e bisedimeve tė reja mes Kosovės dhe Serbisė dhe pas deklaratės sė kreut tė Kombeve tė Bashkuara, a mund tė themi se periudha 120 ditėshe ka filluar?

FRANK WISNER
Deklarata e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara thekson atė se pret njė raport nga treshja ndėrkombėtare deri mė 10 dhjetor. Kjo tregon se puna vec ka filluar.
Pres qė tė takohem me ambasadorin Ishinger dhe kolegun rus javėn e ardhshme nė Londėr dhe menjėherė tė udhėtojmė drejt rajonit. Topi ėshtė nė lojė, do tė thosha.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Thatė qė do vizitoni rajonin javėn e ardhshme. A planifikoni tė organizoni dhe takime tė drejtpėrdrejta mes palėve?

FRANK WISNER
Nė kėtė moment mendoj se sė pari nė tė tre duhet tė ulemi dhe tė mendojmė pėr javėt qė do vijnė. Kemi nevojė qė fillimisht tė takojmė palėt nė mėnyrė qė tė dėgjojmė dėshirat e tyre.
Nuk dua tė paragykoj dhe nuk pėrjashtoj asnjė mundėsi. Kėto janė bisedime serioze dhe ne do pėrpiqemi sė pari tė identifikojmė pikat e pėrbashkėta dhe ta cojmė rajonin drejt paqes dhe stabilitetit.
Asgjė nuk pėrjashtohet, por vetėm sa kemi filluar ndaj nuk dua tė paragjykoj formatin qė do ndiqet.

RADIO EVROPA E LIRĖ
A mund tė themi se nuk kemi tė pėrcaktuar njė format bisedimesh dhe njė agjendė gjithashtu?

FRANK WISNER
Jo nuk kemi, pėrvec se mė duhet tė them pikėn kyce. Ajo ka tė bėjė me garancitė e fuqishme qė na kanė dhėnė qeveria nė Beograd dhe autoritetet nė Prishtinė se do tė marrin pjesė nė kėtė raund bisedimesh.
Ne tre pėrfaqėsuesit dhe nė mbėshtetje tonė Grupi i Kontaktit dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i KB-sė kanė bėrė thirrje pėr njė angazhim tė shtuar gjatė javėve qė kemi pėrpara.
Ka pėr tė qenė njė pėrpjekje serioze dhe ne do shohim tė gjitha rrugėt pėr tė arritur gjėnė mė tė rėndėsishme, paqen dhe stabilitetin nė rajon.

RADIO EVROPA E LIRĖ
A mund tė na thoni se cilat janė cėshtjet pėr tė cilat do flisni nė kėtė raund, kur dihet se psh pala kosovare ka theksuar se pavarėsia ėshtė e panegociueshme...

FRANK WISNER
Tė dyja palėt, Beogradi dhe Prishtina kanė mendimet e tyre dhe do t'i jepet e drejta tė dyja palėve qė tė hedhin tė gjitha qėndrimet e tyre nė tryezėn e bisedimeve. Unė nuk mund tė them asgjė pėr qėndrimet e tyre derisa t'i dėgjoj ato.
Ajo qė dua tė nėnvizojė ėshtė se sa i pėrket cėshtjeve qė do diskutohen pėrgjegjėsia nė shkallė shumė tė madhe i takon palėve nė rajon.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Keni marrė pjesė dhe nė negociatat e drejtuara nga presidenti Ahtisaari. Cfarė do jetė ndryshe nė kėtė raund tė ri dhe cfarė ju bėn tė besoni se bashkėsia ndėrkombėtare kėtė rradhė do jetė mė e suksesshme nė gjetjen e njė zgjidhje?

FRANK WISNER
Negociatat e presidentit Ahtisaari kanė qenė shumė tė rėndėsishme, tė bėra me shumė kujdes dhe konkluzionet e tij kanė marrė njė mbėshtetje shumė tė gjerė, pėrfshi dhe atė tė qeverisė sime. Ai ka pėrcaktuar rrugėn pėrpara pėr mbrojtjen e pakicave, ka ngritur kushtet e konceptit tė pavarėsisė sė mbikqyrur. Ėshtė njė element shumė i rėndėsishėm plani i tij.
Tani plaėt do kenė njė mundėsi tė fundit pėr tė thėnė se si duan tė shkojnė pėrpara. Jam i sigurt se pala serbe dėshiron tė adresojė problemin e statusit dhe nuk kam dyshim se dhe shqiptarėt e Kosovės duan tė adresojnė tė njėjtin problem.
Ka dhe probleme tė tjera qė lidhen me marrėdhėniet e ardhshme tė Serbisė dhe Kosovės dhe se si kėto tė dyja do gjejnė veten nė rajon.
Ka shumė cėshtje qė ato mund tė ngrejnė, por dua tė theksoj se unė nuk jam duke sugjeruar ndonjė agjendė. Ėshtė pėrgjegjėsi e palėve pėr njė gjė tė tillė dhe ne na janė dhėnė garancitė se palėt do kontribuojnė nė mėnyrė serioze.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ambasador Ėisner, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara e ka bėrė tė qartė se pret njė raport nga ju dhe Grupi i Kontaktit. A do tė thotė kjo se cėshtja do kthehet sėrish nė Kėshillin e Sigurimit pas 10 dhjetorit?

FRANK WISNER
Nuk jemi ende mė 10 Dhjetor dhe kjo ėshtė njė pyetje hipotetike. Por sa i pėrket Shteteve tė Bashkuara ky ėshtė raundi pėrfundimtar i bisedimeve qė duhet tė cojė nė pėrmbylljen e cėshtjes. Ne duhet tė jemi nė gjendje qė nė fund tė 120 ditėve tė marrim njė vendim pėr statusin pėrfundimtar.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Por nėse nuk do ketė marrėveshje mes palėve, duke pasur parasysh qėndrimet e aktuale tė tyre cfarė jeni tė pėrgatitur tė bėni. Cila do jetė faza tjetėr?

FRANK WISNER
Do pėrpiqem t'i pėrgjigjem kėsaj pyetje nga pozicioni i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ky ėshtė njė forum pėr rishikimin pėrfundimtar tė cėshtjes sė Kosovės dhe mė pas do merret vendimi pėr statusin pėrfundimtar.

RADIO EVROPA E LIRĖ
A jeni tė gatshėm ta njihni pavarėsinė e Kosovės pas 120 ditėsh, cfarė ėshtė mbėshtetur dhe nga presidenti Bush edhe nėse Rusia vazhdon ta kundėrshtojė njė zgjidhje tė tillė?

FRANK WISNER
Mendoj se nė kėtė moment sė pari le tė kalojmė kėto 120 ditė. Qėndrimi i Shteteve tė Bashkuara ėshtė i qartė, sic e pėrmendet dhe ju deklaratėn e presidentit Bush nė Tiranė. Ky pozicion nuk ka pėr tė ndryshuar dhe ne fuqishėm qėndrojmė pas tij.
Por detyra e menjėhershme para nesh ėshtė t'i mbledhim palėt tė paraqesin qėndrimet, idetė, sygjerimet e tyre pėrfundimtare dhe ta pėrmbyllim kėtė cėshtje para 10 Dhjetorit.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Analistė tė ndryshėm janė shprehur se coptimi i Kosovės mund tė vihet nė tryezėn e bisedimeve, cfarė ka hasur nė shqetėsimin dhe kundėrshtimin e udhėheqėsve tė Kosovės. Nėse ky opcion vihet nė tryezė a do kundėrshtohet nga Shtetet e Bashkuara, kur dihet se si opcion ėshtė hedhur poshtė dhe nga Grupi i Kontaktit?

FRANK WISNER
Nė njė mėnyrė iu pėrgjigjėt pyetjes suaj. Grupi i Kontaktit paraqiti parimet bazė mbi tė cilat do zhvilloheshin bisedimet pėr tė ardhmen e Kosovės. Aty i thuhej jo edhe coptimit tė Kosovės.
Ne asnjėherė nuk e kemi ndryshuar qėndrimin, mendojmė se ėshtė ide shumė e keqe dhe do vazhdojmė ta kundėrshtojmė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
A jeni optiomist pėr pėrfundimin e kėtij misioni dhe a mund tė na jepni ndonjė afat kohor pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės. Do ta shohim atė kėtė vit, vitin tjetėr....

FRANK WISNER
Shpresoj qė na ėshtė lėnė kohė deri nė 10 dhjetor. Sa i pėrket Shteteve tė Bashkuara shpresojmė tė ecim pėrpara, pasi mjaft kohė ėshtė shpenzuar. Na duhet qartėsi.

Intervistoi: Ilirjana A. BAJO


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Wisner: Ecuria e procesit tė statusit pas 10 dhjetorit varet nga Prishtina dhe Beogradi (2007-08-14 13:48:38 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kryetari Haradinaj uron SHBA-tė pėr 4 Korrikun, Ditėn e Pavarėsisė (2008-07-03 09:55:30 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA-tė kritikojnė Qeverinė e Kosovės pėr njohjet e pakta tė shtetit tė ri (2008-05-26 12:23:30 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ollbrajt: Putin kėrkon tė sfidojė SHBA-tė me mosnjohjen e pavarėsisė se Kosovės (2008-04-01 03:13:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHBA-tė e njohin pavarėsinė e Kosovės (2008-02-18 11:31:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Di Carlo: SHBA-tė pėrkrahin pakon e Ahtisarit (2008-01-26 12:53:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pas zgjedhjeve presidenciale nė Serbi SHBA-tė do ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės, thotė Di Carlo (2008-01-19 13:35:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHBA-tė pro sulmeve turke nė veri tė Irakut (2007-10-30 14:27:53 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHBA-tė tė pėrkushtuara qė plani i Ahtisarit tė hyjė nė fuqi, nėse dėshtojnė negociatat, tha Di Karlo (2007-10-16 08:35:44 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHBA-tė dhe BE-ja do tė njohin edhe pavarėsinė e njėanshme tė Kosovės (2007-09-25 10:12:47 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHBA-tė dhe BE-ja do tė njohin edhe pavarėsinė e njėanshme tė Kosovės (2007-09-25 09:56:09 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster