DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» MATERIAL PĖR GAZETARĖ
Postuar mė datėn: 2008-10-12 06:40:11 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore





● Veprimet agresive tė Serbisė qoftė nė terren, qoftė nė arenėn ndėrkombėtare, qėllim final e kanė ndarjen e Kosovės;

● Varianti serb pėr ndarjen e Kosovės do tė kishte konsekuenca tė paparashikueshme nė Ballkan. Po tė bėheshin ndryshimet e kufijve nė pėrputhje me parimin e sė drejtės sė kombeve pėr vetėvendosje, ēdo gjė do tė rregullohej si ėshtė mė sė miri; por varianti serb i ndarjeve ėshtė shumė i rrezikshėm;

● Qeveria e Kosovės duhet domosdo ta rishqyrtojė politikėn e saj ndaj Serbisė;

● Duke e ditur gjendjen e institucioneve tė Kosovės, si dhe qėndrimet e drejtuesve aktualė tė kėtyre institucioneve, Lėvizja pėr Bashkim kėrkon nga institucionet e Kosovės jo revidimin e politikės sė tyre nė pėrputhje me tė mundshmen, por vetėm nė pėrputhje me tė domosdoshmen;

● Nė raport me veriun e Kosovės Qeveria e Kosovės duhet tė kėrkojė reciprocitet nė zbatimin e tė drejtave tė shqiptarėve qė jetojnė nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė me serbėt qė jetojnė nė veriun e Kosovės;

● Qeveria e Kosovės tė mos e fillojė decentralizimin e paraparė nga Pakoja e Ahtisarit pa u njohur Kosova si shtet nga ana e Serbisė.

Avni KLINAKU
Kryetar i Lėvizjes pėr Bashkim

12.10.2008



Pėrshėndetje tė gjithėve!

E kemi thirrur kėtė konferencė pėr media pėr shkak tė shqetėsimit nė lidhje me ofensivėn mė tė re serbe ndaj Kosovės si nė planin e brendshėm ashtu edhe nė planin ndėrkombėtar.
Para disa ditėsh Presidenti i Serbisė, Boris Tadiq doli me opsionin pėr ndarje tė Kosovės.
Nė tė njėjtėn kohė diplomacia serbe me anė tė njė rezolute, e cila kaloi nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, ka kėrkuar mendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Ėshtė e vėrtetė se vlerėsimi i GJND-sė ka vetėm rėndėsi kėshilluese. Kėtė fakt e dinė dhe e pohojnė edhe faktorėt ndėrkombėtarė, edhe pala serbe, po ashtu e dimė edhe ne. Prandaj, nė shikim tė parė kjo nuk duket edhe aq shqetėsuese.
Mirėpo, kur tė analizohet thėnia e Tadiqit se “opsioni i ndarjes sė Kosovės vjen nė shprehje vetėm pasi tė shterohen opsionet tjera, megjithėse ato janė fare pak”, del se Serbia po pėrgatitet nė mėnyrė intensive pėr ndarjen e Kosovės.
Opsioni serb pėr ndarje tė Kosovės ėshtė shumė i qartė pėr opinionin e gjerė: veriu i Kosovės(me shumicė serbe), pjesa qendrore e Kosovės (me njė pakicė relative serbe) si dhe rajoni i Preshevės, Bujanocit e Medvegjės (me njė shumicė shqiptare) t’i mbeten Serbisė, pastaj pjesės tjetėr tė Kosovės t’ia njohė pavarėsinė!!!
Ėshtė kjo njė politikė e dukshme, armiqėsore ndaj popullit shqiptar dhe e rrezikshme pėr paqen nė rajon e mė gjerė.
Megjithatė, e keqja mė e madhe nuk qėndron nė deklaratat e Tadiqit dhe nė tendencat e Serbisė, por nė mungesėn e vizionit dhe guximit tė Qeverisė sė Kosovės pėr tė reaguar nė mėnyrėn e duhur ndaj pretendimeve serbe.
Sjellja e Qeverisė sė Kosovės, me politikėn e saj inerte nė raport me veriun e Kosovės, me qasjen e gabuar ndaj pakicės serbe qė jeton nė pjesėn qendrore tė Kosovė si dhe me politikėn e gabuar ndaj shqiptarėve qė jetojnė nė trojet e veta historike nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė, po i kontribuon nė mėnyrė indirekte (ndoshta edhe me pa vetėdije), ose ndarjes sė dhimbshme tė Kosovės ose luftės sė re.
Prandaj Lėvizja pėr Bashkim kėrkon thirrjen e njė seance tė jashtėzakonshme tė Kuvendit tė Kosovės ku do tė rishqyrtohej politika e Kosovės ndaj Serbisė, ndaj veriut tė Kosovės, ndaj pakicės serbe nė Kosovė (sidomos ndaj decentralizimit) si dhe ku do tė shqyrtohej qasja dhe qėndrimet e politikės sė deritanishme tė Kosovės dhe institucioneve tė saj ndaj popullit shqiptar nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė.

Avni Klinaku
Kryetar
LEVIZJA PER BASHKIM
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] LĖVIZJA PĖR BASHKIM - MATERIAL PĖR GAZETARĖ (2008-11-16 07:51:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] VIDEO MATERIALI nga aktiviteti i lėvizjes “VETĖVENDOSJE” (2008-05-15 11:31:51 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tėrmet nė Prishtinė - nuk shėnohen dėme materiale (2008-01-16 12:31:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Opinione ] KUDO BISEDOHEJ PĖR DIBRĖN (2008-12-01 06:28:37 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi del me njė propozim tė ri, tė pafavorshėm pėr Kosovėn (2008-11-30 17:42:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FRONTI PĖR BASHKIM KOMBĖTAR SHQIPTAR (FBKSH) (2008-11-30 11:19:56 nga admin1)
[ Kultura ] Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione nė sallėn “Metropol” tė operės sė Lozanės (2008-11-30 11:01:09 nga admin1)
[ Opinione ] Pėrkujtojmė 41-vjetorin e tėrmetit katastrofal tė Dibrės me rrethinė (2008-11-30 08:48:32 nga admin4)
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Persiatjet e njeė amerikani mbi ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė (2008-11-29 02:21:45 nga admin4)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster