| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ardian ZEJNAJ
Situata e pėrgjithshme nė Kosovė tani pėr tani i ngjanė sjelljes nė njė rreth pa dalje. Nė njė sjellje tė tillė ngjajnė edhe veprimet dhe deklarimet e udhėheqėsve institucional tė Kosovės. E gjitha kjo, ėshtė pasojė e moskuptimit tė problemeve nė thelb dhe tė tė mėsuarit me atė, se dikush tjetėr duhet tua shpjegojė situatėn dhe tu tregoj shtegdaljen.
Mjegullėn e ka dendur edhe mė shumė mbetja e UNMIK-ut nė Kosovė, ani pse ai nuk figuron askund nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. Kjo mbetje ka shkaktuar konfuzion, sepse tani nuk dihet se, mbi ēfarė baze do tė veprojė dhe cili ėshtė qėllimi apo roli kryesor i kėtij misioni. Ėshtė mision qė do tė raportoj nė KS tė OKB-sė pėr atė qė ndodh nė Kosovė; ėshtė kėtu pėr ta mbikėqyr punėn e institucioneve tė Kosovės dhe Misionit Europian; do tė ketė rolin e ndėrmjetėsit nė bisedimet e reja mes Prishtinės dhe Beogradit, apo e ka marr pėrsipėr rrezikun kryesor, qė ta realizojė ndarjen funksionale tė Kosovės, qė me vonė do tė shndėrrohet nė ndarje faktike tė Kosovės. Megjithatė, ajo qė duhet sqaruar tani ėshtė, ose UNMIK-u vėrtet nuk ka legjitimitet, ose qė Kosova nuk ėshtė tamam ashtu e pavarur si thuhet.
Por, me afėr mendsh ėshtė, se UNMIK-u nė asnjė variant nuk ėshtė pa legjitimitet dhe se Kosova po mashtrohet se ėshtė shtet i pavarur dhe se ndryshimi i vetėm qė ka ndodh me plotfuqishmėrinė e Kushtetutės sė Kosovės ėshtė njė hap pėrpara nė atė qė quhej autonomi substanciale, e qė kjo nuk e pėrjashton realitetin se Kosova pas 17 shkurtit dhe 15 qershorit do tė udhėhiqet dhe qeveriset nga dy sisteme tė ndryshme juridike. Serbėt do tė vazhdojnė tė udhėhiqen nga rregulloret e UNMIK-ut dhe ligjet e ish Jugosllavisė dhe tė Serbisė, duke u thirr nė Rezolutėn 1244. kurse shqiptarėt do tė qeverisen pėrmes ligjeve qė dalin nga Kushtetuta dhe rregulloret qė pėrcakton Bashkimi Europian. Mbase kjo do ta qartėsojė gjithė lojėn qė luhet nga 17 shkurti dhe se Kosova po shkon drejtė njė ndarje, qė tani prezantohet, si ndarje funksionale e Kosovės, mes shqiptarėve dhe serbėve. Natyrisht kjo ėshtė detyra e parė, qė e legjitimon mbetjen e UNMIK-ut pėrmes letrės sė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki-Moon. Kėtu ėshtė edhe defekti, sepse nuk ėshtė kuptuar qė pėrmes kėsaj letre po legjitimohet mbetja e mėtutjeshme e UNMIK-ut nė Kosovė dhe se po i besohet njė rol i ri.
Udhėheqėsit e Kosovės, si gjithnjė tė entuziazmuar me lehtėsi pranuan letrėn dhe planin e Sekretarit Ban Ki-Moon, pėr rikonfigurimin e UNMIK-ut nė Kosovė. Ndėrsa qė Serbia, natyrisht se nuk ishte dakord, ngase ajo asnjėherė nuk ka qenė e tillė, me tė vetmen arsye, se duke kėrkuar mė shumė mund tė arrijė atė qė kėrkon. Prandaj, Serbia gjithnjė kundėrshton nė mėnyrė qė ta rris pazarin e saj nė kėtė proces. Dhe duket se ia ka arritur, tė paktėn kėshtu deklarojė vetė Sekretari Ban, sipas tė cilit Tadiqi e ka bindur se duhet tė ketė bisedime tė reja mes Kosovės dhe Serbisė. Nuk do tė ishim kundėr kėtyre bisedimeve, nėse ato do tė bėheshin pėr dėmet e luftės, borxhin e Kosovės apo pėr ndonjė ēėshtje qė do tė ishte interes i tė dy vendet nė perspektivėn e sė ardhmes, sepse ndryshe nuk mund tė ecė asnjėri vend, siē nuk ka mundur tė arrijė as vetė Europa nė kėto ditė, nėse dy armiqtė e sajė me tė mėdhenj, Franca dhe Gjermania, nuk do tė ishin ulur nė tė njėjtėn tavolinė pėr tė biseduar.
Prandaj, legjitimiteti i ri i UNMIK-ut nė Kosovė ėshtė i bazuar nė dy dokumente. E para, Rezoluta 1244 nuk ėshtė shfuqizuar dhe derisa ajo nuk hiqet, skemi pse vajtojmė rreth kėtij misioni. E dyta, forcimi i kėtij legjitimitet ka ardhur edhe mė shumė nė rrethanat e reja pėrmes letrės sė vetė Sekretarit Ban. Me anė tė asaj letre, ai i ka dhenė njė detyrė tė re Misionit tė UNMIK-u nė Kosovė, atė tė ndėrmjetėsimit tė bisedimeve tė reja mes Prishtinės dhe Beogradit pėr gjashtė pikat qė kėrkohen nė letėr.
Pėr dallim nga angazhimi i njė pėrfaqėsuesi special, ai ka autorizuar tė dėrguarin e tij nė Kosovė pėr shumė arsye. Me kryesorja ėshtė, qė tė mos dėshpėrohet udhėheqja e Kosovės se po futet edhe nė njė proces tė ri negocimi, sepse do ta paraqiste si humbėse tė betejės, dhe nė anėn tjetėr pėr tė mos e entuziazmuar udhėheqjen e Serbisė me kėtė hap, duke menduar qė tė ketė bisedime nga njė pozicion tjetėr, nga sa ishte nė Vjenė. Kjo pėr arsye, se Kosova tani ka krijuar njė pozitė me tė avancuar juridiko-politike kundrejt Beogradit dhe qė prezantohet edhe nė letrėn e Ban-it. Aty Serbia prezantohet si superiore ndaj Kosovės, duke treguar shumė qartė raportet mes Kosovės dhe Serbisė, tė cilat prezantohen nė varėsi. Pra, kėtu prezantohet Kosova nėn Serbinė nė njė raport tė marrėdhėnieve federale.
Nėse, nuk ėshtė kėshtu, atėherė, pse Sekretari Ban, kėrkon qė tė bisedohet pėr gjashtė pika qė janė tėrėsisht nė kompetencė dhe brenda sovranitetit tė Kosovės? Nė kėtė pikė shumė me naive se sa loja e Ban-it qė tė na shes dushk pėr gogla, ėshtė pozicioni i udhėheqjes sė Kosovės. Pse? Sepse nė pėrpjekje pėr tu treguar lojal dhe tė dėgjuar ndaj tė tjerėve, ata nguten tė pranojnė ēdo gjė qė u shkruhet, madje edhe ajo qė nuk ėshtė aspak e mirė pėr neve.
P.sh. Sekretari Ban shkruan nė letrėn e tij se duhet tė bisedohet pėr gjashtė pika, qė janė shumė tė rėndėsishme dhe qė nė fakt tregojnė se, sa i varur apo i pavarur je si vend, ndėrsa kjo pranohet lehtėsisht, duke u komentuar se nuk do tė bisedohet nė asnjė variant tjetėr, vetėm si dy shtete tė pavarur. Kjo tregon se ata, nuk e kanė kuptuar paraprakisht thelbin e letrės dhe kėrkesėn e saj. Ata, sikur nuk e kuptojnė se ato gjashtė pika nuk kanė karakter tė bisedimeve mes dy shteteve, por janė tė karakterit lokal dhe se dialogu duhet tė zhvillohet mes njerėzve tė Kosovės, mė saktėsisht mes institucioneve tė Kosovės dhe qytetarėve tė saj, pa dallim. Kėtu, nuk ka ēka tė bisedohet me Serbinė dhe kjo ēėshtje ėshtė dashur ti sqarohet edhe Sekretarit Ban nė pėrgjigjen qė i ėshtė dėrguar, por edhe PSSP-sė Zanieri. Kjo qė shkruan Sekretari Ban dhe qė pranohet nga udhėheqja e Kosovės i bie, sikur ne ti tregojmė Serbisė se, si duhet tė ndėrtohet dhe tė funksionoj policia, gjyqėsia, doganat, trashėgimia kulturore, pushtetin lokal, financat, etj, nė Luginėn e Preshevės. A do ta pranonte kėtė pėrzierje Serbia? Sigurisht se jo, sepse janė ēėshtje nėn sovranitetin e saj dhe se ėshtė pėrzierje nė punėt e brendshme tė njė shtetit tė pavarur.
Nė momentin qė pranohet tė bisedohet me Serbinė pėr kėto ēėshtje, qė duhet konsideruar si ēėshtje tė brendshme tė Kosovės, duhet qė nė tė njėjtėn kohė tė pranohet edhe konstatimi se nuk jemi vend i pavarur dhe se mė 17 shkurt dhe 15 qershor tė vitit 2008 ne kemi bėrė vetėm njė hap nė avancimin e pozitės tonė juridiko-politike. Ose ndryshe duhet tė adaptohemi me idenė, se pushtet do tė kesh aq sa ke fuqi pėr ta imponuar atė dhe se pėrtej asaj dikush tjetėr qeverisė. Kjo i bie se tė qeverisė do tė thotė se duhet tė jesh i fuqishėm, nė mėnyrė qė ta imponosh pushtetin tendė mbi pjesė tė caktuar tė vendit. Kjo fuqi fatkeqėsisht na mungon, ngase nuk kemi qenė aq kėmbėngulės nė kėrkesat dhe qėndrimet tona. Tani duhet ti bartim pasojat dhe ti plotėsojmė kėrkesat e tė tjerėve, edhe kur ato kėrkesa janė kėrcėnuese pėr neve. Prandaj, edhe e kemi tė vėshtirė pėr tė dal nga rrethi nė tė cilin kemi hyrė dhe nuk po arrimė ta gjejmė rrugėn pėr tė dalė nga kjo gjendje.
|
|