| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » LĖVIZJA VETĖVENDOSJE ZBARDHI FYTYRĖN E PRIZRENASVE |
| Postuar mė datėn: 2008-06-12 12:16:37 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Sikurse nė shumė qytete tjera, mė 17 shkurt tė kėtij viti, me rastin e euforisė sė kremtimit tė deklaratės sė Pavarėsisė sė Kosovės, kėtė ditė edhe Prizreni e shėnoi nė mėnyrėn e vetė festive. Nė mes tė shumė aktiviteteve ceremoniale qė atėbotė ishin nė agjendėn e kremtimit, pėrshtypje tė madhe na kishte lėnė njė atraksion i organizuar me kėtė rast nga ana e veteranėve tė UĒK-sė sė Prizrenit. Njė flamur kombėtar i gjatė disa kilometra u nis prej varrezės sė dėshmorėve (Landovica e Prizrenit), dhe i bartur nga duart e mijėra tė rinjve, defiloi deri nė qendrėn e qytetit. Caku i fundit i kėsaj marshute atraktive ishte kompleksi memorial i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Aty, flamuri gjigant kombėtar u palos dhe iu dorėzua Muzeut tė Lidhjes Shqiptare, kurse mė pas, nė oborrin e saj, u ngrit triumfalisht flamuri i ri i shtetit tė posa shpallur tė Kosovės. |
|
Shkruan: Adnan Abrashi
Ēdo gjė vajti si ėshtė mė sė miri. Asgjė e jashtėzakonshme nė shikim tė parė?!
Por ēdo pjesėtarė i rastit, i cili nė atė moment ka qėlluar vrojtues apo pjesėmarrės i kėsaj ceremonie, ka mjaftuar vetėm ta ngrehi kokėn lartė dhe aty pėrballė, nga dritarja e hapur e ndėrtesės muze tė Lidhjes, ta vėrejtur hartėn e madhe murale nė tė cilėn ishin tė vizatuar kufijtė e trojeve etnike shqiptare, synim ky qė edhe ishte qėllim bazė i mbajtjes sė kėsaj Lidhje historike politike-ushtarake tė popullit tonė: tė pėrcaktimit dhe rruajtjes si tė pacenueshme kufijtė etikė tė trojeve shqiptare.
Fillova tė kujtohem nė vete: Dikur, mu para 130 viteve, nė oborrin e po kėsaj hapėsire, nga tė gjitha trojet etnike shqiptare, ishin mbledhur burrat trima tė dheut dhe me nam shqiptar, pėr ti treguar botės se deri ku janė kufijtė historik tė trojeve shqiptare dhe ato gjithmonė do tė mbrohen me gjak.
Ēfarė koincidencė paradoksale e rastit?! Kuptohet e paqėllimshme. Sot, nė 17 shkurtin e vitit 2008, mu nė oborrin e njėjtė, sikur para 130 vite, flamuri kombėtar me hapėsirėn e kuqe si gjaku dhe shkabėn e zezė dykrenore, dorėzohet nė muze, dhe nė vend tė saj, ngrihet njė flamur tjetėr qė ka hapėsirė tė katėrt si uji dhe disa yje qė shndrisin nė pikė tė ditės.
Si e pėrjetova unė kėtė? Simbolikisht, aty gjaku u bė ujė; copėtimi dhe ndarja u bėnė legale nga vetė ne; mu duk se u ndryshua harta, e cila nė atė moment ndau pėrgjysmė edhe murrin e ndėrtesės muze ku qe vizatuar pėrballė. Merrni me mend! Aty sot nga ne, pasardhėsit e atyre burrave me nam tė vitit 1987, po kremtohet copėtimi. Njė ngjarje nė dukje pavarėsi, e nė thelb shkėputje e motivuar ndryshe, pasojat e sė cilės do tia ndjejmė tek dikur mė vonė.
Jo! JO! Me kėtė shembull, aspak nuk e kam qėllim ta stigmatizoj kėtė ide tė padjallėzuar dhe qėllimmirė tė organizatorėve tė kėsaj performance tejet atraktive, por kjo koincidencė intuitivisht mė bri tė ndjej nė at moment njė frikė dyshimi pėr tė ardhmen e trungut tonė tė pėrbashkėt kombėtar. Njė frikė, qė fatkeqėsisht, sot, mė 10 Qershor tė kėtij viti, sikur filloi tė realizohet?!!
Menjėherė posa e pash agjendėn zyrtare tė prezantuar nga strukturat komunale, e qė kishte tė bėnte me itinerarin e shėnimit tė kėsaj feste, menjėherė vėrejta se ajo nuk dallonte aspak nga vitet e kaluara. Bile-bile, as nga kohėrat e regjimit komunist. Vetėm RISI qe, merrni me mend, dreka solemne me specialitete tė peshkut nė Vėrmicė, njė fshat i bukur turistik afėr Prizrenit, i njohur me restorante qė pėrgatisin specialitete nga peshku.
Edhe pse ceremonia e kremtimit tė kėtij jubileu thuhej se mbahej nėn patronatin e presidencės dhe presidentit tė Kosovės, nė solemnitetin e Akademisė qendrore, nuk u vėrejt as njė kėshilltar i rangut mė tė ultė nga presidenca, e lere mė Presidenti, tė cilin, shpesh jemi mėsuar qė ta shohim nė takimet kulturore folklorike regjionale alla Hasi jehon, apo tė tjera pėrurime jo aq tė rangut tė lartė si ky jubile i 130 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Ja edh shkaku i frikės sime paranoide! Prapavija e tendencės sė shkombėtarizimit tonė gradual dhe imponimit tė njė fantom identitetit tė ri kosovar po vazhdon edhe me mospėrfillje sa duhet tė kėtij jubileu tė rėndėsishėm kombėtar.
Mbeta i zhgėnjyer! Sinqerisht, tejet i zhgėnjyer!
Pas shabllon akademie solemne oficiale tė mbajtur atė ditė nė oborrin e muzeut tė Lidhjes Shqiptare, pėr zyrtarėt e lartė komunal dhe disa mysafirė tė rastėsishėm, mė me rrėndėsi dukej se ishte agjenda kur do shtrohet njė drekė e begatshme festive. Nga shumica tė tė ftuarit si tė pėrzgjedhurit special, vėrejta se pak fytyra ishin meritore qė me kėtė ditė tė jenė prezentė aty. Pėr mjaftė ta qė i mihja unė, pa kurrfarė ngurrimi mund tė them se, kurrė nė jetėn e tyre nuk i kanė lexuar as katėr rreshta tė historisė pėr kėtė ngjarje tė madhe tė ndodhur para 130 viteve. Sidoqoftė, ana artistike dhe organizative e akademisė nė fjalė mund tė thuhet se qe nė nivel solid.
E jashtė, pėrtej hapėsirės zyrtare tė shėnimit tė kėtij pėrvjetori, ndodhte diēka. Diēka si rrėmujė qė me tė madhe i kishte trazuar organet pėrgjegjėse komunale pėr siguri. Nė qytet kishte arritur Albin Kurti dhe qindra tė rinj aktivistė tė lėvizjes Vetėvendosje Shpejtė Prizreni kaltėrosh u shndėrrua nė qytet kuqalosh tė ngjyrės sė gjakut. Asaj ngjyre qė realisht i ka hije tė dominojė pėr kėtė festė.
Qindra fanella tė kuqe me parullėn Lidhja ėshtė gjallė! dhe me shqiponjėn e zezė nė gjoks, ishin shpėrndarė punėtorėve tė kafeneve dhe dyqaneve tė qytetit;
Mijėra balona tė kuqe me shqiponjėn e zezė dykrenore stolisnin kėndet mė tė vizituara tė qendrės sė Prizrenit;
CDet e shpėrndara me muzikė shqipe jehonin kudo nėpėr lokalet publike;
Mijėra flamuj tė vegjėl tė shpėrndarė kombėtar nga ta shiheshin nė ēdo skutė dhe ishin stolia mė e preferuar nė duart e kalimtarėve, e veēanėrisht fėmijėve, ardhmėrisė sė kėtij qyteti.
Albini, sikur dikur Abdyli para 130 viteve, i shoqėruar nga anėtarėt e vetė tė devotshėm dhe besnik tė idealit, zbriti nė Prizrenin legjendar dhe nė tė gjeti qindra bijė, trashėgimtar tė Ymer Prizrenit, qė e pritėn krahėhapur dhe zemėrgjerėsi.
Albini atė ditė nuk kishte ardhur nė Prizren qė tė merrte pjesė nė akademinė solemne tė burokratėve komunalė dhe as tė jetė ikonė e drekės sė tyre tė pasur festive, por, ai erdhi si gjithnjė modest dhe me njė porosi shumė tė madhe: LIDHJA ĖSHTĖ GJALLĖ!
Derisa poshtė lexoheshin fjalime shabllone tė akademisė solemne, nė tė njėjtėn kohė, nė Kalanė e lashtė ilire, atje lartė pėrballė kompleksit memorial tė Lidhjes Shqiptare, nga duart e atyre qė mė sė shumti i gėzohen kėsaj dite, shpalosej krenar, flamuri gjigant i gjakut me shqiponjėn e zezė dykrenore nė mes.
Flamuri i lartėsuar dhe madhėshtor kuqezi nga poshtė, shihej larg dhe nga ēdo shtėpi dhe lokal tė qytetit.
Sa mallėngjyese dhe krenare pėr mua ishte, kur kudo qė qėlloja afėr nė atė moment, nga qytetarėt e mi tė Prizrenit legjendar, dėgjoja uratėn e shpeshtė: JU LUMTĖ DJEMA, NA E ZBARDHĖT FYTYRĖN!
Vėrtetė ata na e kishin zbardhur fytyrėn, por, nga tė gjitha ishte me rėndėsia porosia e fuqishme domethėnėse: LIDHJA ĖSHTĖ GJALLĖ! |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|