DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KSHZ: Prijnė VMRO-DPMNE dhe BDI
Postuar mė datėn: 2008-06-02 09:37:04 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski ka fituar 48.33% tė votave nė zgjedhjet nė Maqedoni. Nė mesin e partive shqiptare kryeson BDI-ja e Ali Ahmetit me 11.09 %. Rezultatet janė bėrė tė ditura nga KSHZ-ja.


Nė bazė tė rezultateve paraprake nga 98 % e vendvotimeve tė numėruara, Komisioni Shtetėror Zgjedhor bėn te ditur se VMRO DPMNE-ja nė nivel republikan ka arritur tė fitojė gjithsejtė 479. 219 vota ose 48,33 % tė votave, ndėrsa LSDM-ja vetėm 231.978 ose 23.39 % tė votave. Tek blloku i partive shqiptare, sipas KSHZ-sė, BDI-ja ka fituar numrin mė tė madh tė votave. Pėr kėtė parti nė zgjedhjet e sė dielės kanė votuar gjithsej 109. 940 votues ose 11.09 % e elektoratit. PDSH-ja, nga ana tjetėr, ka marė 101.123 vota, pėrkatėsisht 10.20 %.

Pas kėsaj, kryetari i VMR-DPMNE-sė dhe kryeministri Nikolla Gruevski tha se fitorja e subjektit qė ai drejton ėshtė historike, duke siguruar shumicėn parlamentare.

“VMRO-DPMNE dhe koalicioni pėr njė Maqedoni mė tė mirė do tė ketė mbi 60 deputetė nė Parlamentin e Maqedonisė”, ka theksuar Nikolla Gruevski, duke premtuar se do tė angazhohet pėr realizimin e agjendės sė platformės politike tė koalicionit tė VMRO-DPMNE-sė, qė do tė mundėsojė, siē ka theksuar ai, njė jetė mė tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė.

Menjėherė pas kėsaj, blloku opozitar, i kryesuar nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisė, e ka pranuar humbjen.

“Uroj koalicionin dhe VMRO-DPMNE-nė pėr rezultatet zgjedhore”, tha Radmilla Shekerinska, drejtuese e opozitės maqedonase, duke shtuar se ēmimin qė paguan Maqedonia pėr kėtė fitore tė Gruevskit ėshtė largimi shumė hapa prapa i integrimit nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO.

Nė mesin e partive shqiptare, sipas Komisionit Shtetėror tė Zgjedhjeve, nga votat e numėruara nė 82 pėr qind tė vendvotimeve, Bashkimi Demokratik pėr Integrim i Ali Ahmetit ėshtė nė pėrparėsi prej 10 mijė votave ndaj Partisė Demokratike Shqiptare.

Por, Menduh Thaēi, kryetar i PDSH-sė, thotė se partia e tij ka fituar me 19 deputetė kundrejt 10 deputetėve tė BDI-sė.

“Ėshtė fitorja mė e rėndė, mė e vėshtirė, por mė e lezetshme pėr Partinė Demokratike Shqiptare”, ėshtė shprehur Menduh Thaēi.

Nga ana tjetėr, kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti, mbrėmė ka bėrė tė ditur se partia e tij nuk do tė njohė rezultatet nė ato zona ku ka pasur parregullsi.

“Pėr ne, rezultatet e zgjedhjeve janė tė papranueshme. Kėrkojmė ripėrsėritjen e procesit”, ka thėnė Ali Ahmeti.

Gjate procesit tė djeshėm zgjedhor ka pasur shkelje serioze tė ligjit sidomos nė zonat e banuara me shqiptarė. Njė preson ėshtė vrarė, kurse disa tė tjerė janė plagosur, ndėrkohė qė nė shumė vendvotime, nė njėsinė zgjedhore 2 dhe 6, vise kėto tė banuara kryesisht me shqiptarė, kutitė e votimit ose janė mbyllur tėrėsisht, ose nuk kanė funksionuar me kapacitet tė plotė gjatė ditės sė djeshme.

Komisioni Shtetėror i Zgjedhjeve thekson se me rezultate tė plota do tė dalė sot nė mesditė.

Evropa e lirė
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Marrėveshja VMRO-DPMNE-BDI shmang njohjen e Kosovės (2008-07-06 12:00:25 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnė marrėveshje pėr formimin e qeverisė (2008-07-04 18:18:57 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Opinione ] DIPLOMACIA EVROPIANE DHE NDĖRKOMBĖTARE NĖ SHĖRBIM TĖ SERBISĖ KOLONIALISTE (2008-12-01 07:53:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Haradinaj rizgjedhet Kryetar i AAK'sė (2008-11-30 10:30:36 nga admin1)
[ Opinione ] KRIMINELĖT DHE FASHISTĖT E RINJ SERBĖ ME “FYTYRĖ” TADIĒO-MEDVEDEVO-BANKIMUNĖSH (2008-11-29 13:15:45 nga admin1)
[ Opinione ] PLANI BAN KI MONN I KS TĖ OKB DHE RIBASHKIMI KOMBĖTAR! (2008-11-29 13:07:11 nga admin1)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PUBLIKE E ZĖDHĖNSIT POLITIK TĖ FBKSH (2008-11-28 17:51:27 nga admin1)
[ Intervista ] Frid: Vendosja e EULEX-it nė Kosovė i shėrben forcimit tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė saj (2008-11-28 17:23:47 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster