DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Intervista: Xhavit Morina - Express
Postuar mė datėn: 2007-09-21 16:14:11 nga admin1 :: Kategoria: Intervista


Nė bisedė telefonike pėr Express, Morina rrefėn nė pika te shkurtėra historinė e jetės sė tij. Pėr gjithcka qė I ka ndodhur, ai pėrgjegjės e bėn edhe Ali Ahmetin, kryetar I BDI-sė ne Maqedoni.


Xhavit Morina ėshtė njėri nga shtatė te arratisurit disa ditė me parė nga burgu I Dubravės. Nė bisedė telefonike pėr Express, Morina rrėfen ne pika te shkurtra historinė e tij. I shumė kerkuari Morina, I akuzuar edhe pėr terrorizem, tregon edhe per arratisjen, planet e tij dhe padrejtesitė qė ai pretendon se I janė bėrė nga sistemi I drejtėsisė ne vend. Xhavit Morina na flet pėr Express.



Express:A jeni brenda ne Kosovė?
Xhavit Morina:Jemi ne kufi gati.


Express:E keni ndėrmend tė dorėzoheni?
Xhavit Morina:Vallahi, une jo.
Edhe keta shokėt kanė thėnė jo, e mė shumė nuk di. Ne cka jemi te pestėt, jo.


Express:A do dė largohesh nga Kosova?
Xhavit Morina:Mendoj qė jo. Nė Ballkan do tė rri, pork u, nuk jam I sigurt.


Express:Pėrvec dėnimit qė keni, cfarė ka tjetėr nė burg aq rėndė qė iu ka shtyrė te arratiseni?
Xhavit Morina:Paj, unė po flas pėr vete. Une prej fillimit kam qenė I kidnapuar. Kėto akuza qė I kam pasur, kanė qenė vetėm njė arsye tė mė mbajnė ne burg, sepse mua m`I kanė ndsyshuar akuzat, pėr katėr vjet e gjysmė sa kam qenė ne burg.
Herė mė kanė akuzuar pėr vrasje, e herė pėr AKSH, e tash ne kohėn e fundit, mė kanė dėnuar me 12 vjet burg. Por kėto kanė qenė vetėm arsyetim I kidnapimit, pra arsye qė une tė rri ne burg.


Express:Pėr sa kohė keni pėrgatitur arratisjen?
Xhavit Morina:Krejt kemi bėrė rreth dy javė.


Express:Flitet se ju keni korruptuar gardianė nga brenda burgut.
Cfarė ka te vėrtetė?
Xhavit Morina:Jo, jo. Kėto janė rrenė krejt. Por ėshtė njė gjė e vėrtetė.
Mė shumė kėta gardianėt brenda qė nuk kanė pasur armė se sa ata jashtė qė kanė pasur edhe armė.
Ata jashtė asnjė fishek nuk e kanė shkrepė.
A kėta gardianėt brenda, edhe pse ne e kishim armėn nė dorė, ngajshin me na kapė.


Express:A ėshtė vėhtirė tė jetosh si I arratisur?
Xhavit Morina:Pėr mua, jo. Se une jam mėsuar me kėtė lloj jete.
Jam mėsuar tė rri ne bodrume e male, pėr mua nuk ėshtė vėshtirė.


Express:Keni pr tė ngrėnė?
Xhavit Morina:I kemi tė gjitha.
Popullata po na ndihmon.


Express:Kėta thonė se ti je terrorist?
Xhavit Morina:As ne ėndėrr nuk e kam parė terrorizmin. Nuk ėshtė e vėrtetė.


Express:A ike bėrė tė gjitha ato vepra pėr tė cilat ngarkohesh?
Xhavit Morina:Jo, bre vėlla, jo.
Me I pas bėrė kėto vepra, kėta nuk kishin mundur tė mė shtijnė nė dorė te gjallė.
Kėtu ėshtė cėshtja pėr tė mbrojtur BDI-nė, Alinė e Maqedonisė.


Express:Po mendoni Ali Ahmetin?
Xhavit Morina:Po


Express:E cfarė ka lidhje nė kėte rast Ali Ahmeti me ju?
Xhavit Morina:Mendimi im ėshtė se kur ėshtė nėnshkruar Marrėveshja e Ohrit, une, jam pas pėrla me Alinė.


Express:Ti nuk e ke pranuar atė marrėveshje?
Xhavit Morina:Jo, nuk e kam pranuar. Une jam pas pėrla dhe kam pasur njė bisedė me tė nė shtėpi tė Hysni Shaqirit, atij deputetit.
Ai e shtroi njė darkė. I thashė se kjo luftė ėshtė tradhtuar dhe I tregova se nė rast se te kanė imponuar me e tradhtu luftėn, tregona, kemi ende ushtarė dhe mundemi me e vazhdu.


Express:Sipas jush, Ali Ahmeti ju ka tradhėtuar?
Xhavit Morina:Po, bile ndėr sy I pata thėnė lufta kėtu ėshtė tradhtuar dhe nė rast se kėtė ta kanė imponuar shėrbimi secret gjerman apo amerikan qė tė tradhtosh, tregona atėherė, ne I kemi ende ushtarėt nė pika, mund tė vazhdojmė luftėn dhe nuk ka problem. Por, ai u bė arrogant dhe dy shokė tė tjerė dhe na tha se kush je ti me na dhėnė kėshilla neve.


Express: Pra, ti beson se Ali Ahmeti ka gisht nė rastin tėnd?
Xhavit Morina: Po, se ky dėshmitari I Prizrenit, njėfarė Sami Xhezairi ose komandant Hoxha, ai e ka pėrmendur njė gjyq, kur e ka vetė gjykata se pėrse ke ardhė ti, kush tė ka shtyrė, ai tha se mė ka dėrguar Ali Ahmeti pėr tek unė nė bisedime.
Ai e ka pėrmendur Alinė dhe unė kam dėgjuar pėrmes avokatit se Alia ka dhėnė dėshminė nė fillim ndaj meje. Pra tri vjetėve, por e ka tėrhequr dhe dėshminė e ka dhėnė nė emėr tė Partisė dhe jo nė emėr tė tij personal.
Kėshtu qė, nė rast se I ecėn puna mirė, mbijeton, e nė rast se I ecėn puna keq, thotė se kėshu Partia mė ka thėnė, si partizan, mė shkurt, edhe eka tėrhequr deklaratėn.


Express: T I beson se aktakuza jote ėshtė e montuar?
Xhavit Morina:Po,de. Kėtė e kanė bėrė qė tė mbrohet Ali Ahmeti.Partia e tij, BDI-ja e ka bėrė qė te mbrohet Aliu, sepse ajo ka qenė ne funksion.
Pra, unė kam ndėgjuar se ka qenė pėr detyrė te me mbajnė mua qė nė qoftė sė Aliu humb ne zgjedhje atje, tė lėshojnė fletė arrest pėr tė mė pėrdorur si dėshmitar ndaj tij.


Express:Por, tash Ali Ahmeti nuk ėshtė mė nė pushtet?
Xhavit Morina:Jo, jo, nuk ka humbur ende.Ai ka njėfar autoriteti.


Express:Por ai nuk ėshtė mė nė pushtet?
Xhavit Morina:E dij, por si kryetar Partie qė ėshtė, ai ende e ka imunitetin qė e pėrdor.


Express:Tash je ne arrati.A do tė takohesh me Ali Ahmetin?
Xhavit Morina:Po, dėshirė kam pasur tė takohem me tė, por njėher disa punė tė mija nėse mund t`I kryej.Duhet tė takohem si me kėtė dėshmitarin, kėtė patriotin nga Prizreni, ashtu edhe me Aliun.


Express:Cka I kishe thėnė Ali Ahmetit, sikur ta takonit, meqė atė e konsideroni pėrgjegjes kryesor pėr sitiatėn tėnde ku ndodheni tash?
Xhavit Morina:Aliut I kasha thėnė tė mė paguaj burgun e mbajtur me para.Me ato para atyre tre dėshmorėve, t`ua ndėrtoj varret dhe familjeve tė tyre t`iu jap.
Ata dėshmorėt janė dy nga Maqedonia dhe njėri nga Kosova.
Edhe ai me I qitė njerėzit se kush I ka mbytur.Pra., ai t`I tregoj njerėzit.


Express:Isha ne fshatin tuaj disa ditė mė parė.Njerėzit thoshin se kanė respect pėr ju.Pse ju respektojnė?
Xhavit Morina:Paj, besoj se kam kmontribuar pėr kėtė popull. I kam bėrė tri luftėra dhe njė nė Bosnjė. Katėr luftėra I kam bėrė.Edhe kur nuk kam shikuar ta shfrytėzoj rastin e lufyės. Emrin tim kurrė nuk kam shikuar tė shfrutėzoj sikurse qė e kanė bėrė tė tjerėt. Edhe pse dikush ka pasur dėshmorė dhe mė vjen keqė pėr ta, qė ne emėr te atyre dėshmorėve, ata I shfrytėzojne emėrat e tyre pėr gjithcka qė bėjnė.
Kanė hyrė nė politikė dhe uzurpime kanė bėrė.Unė nuk I kam shikuar kėto.Mendoj se kėto kanė ndikuar ėe une kam respect.


Express:Sa kohė keni mbajtur burg?
Xhavit Morina:Katėr vjet e gjysmė.


Express:Edhe sa ka pasur qė t`I mbash?
Xhavit Morina:I kam pasur edhe nja shtatė e dicka. Njeherė mė kanė dėnuar 13 vjet, por ma kanė rrėzuar lėndėn, m`I kanė hequr vrasjet dhe pastaj m`I kanė lėnė 12 vjet.


Express:Pra, aktakuza tė ėshtė ndėrruar shpesh?
Xhavit Morina:Po, po, Aktakuza ėshtė ndėrruar non stop. Mua mė kanė akuzuar nė Maqedoni dhe kam e kam kėrkuar fletė arrestin e atij shteti. Por, kėtu gjyqi mė ka thėnė se nuk ka fletė arrest prej Maqedinisė, edhe pse ngjarja ka ndodhur ne Maqedoni. Kėta mė kanė thėnė se KFOR-I ka lėshuar fletė arrest. Kėtė ma kanė thėnė nė gjykatė. Unė kam kėrkuar qė tė shkoj nė Maqedoni, qė te gjykohem, por nuk mė kanė dėrguar.
Duan t`I fshehin krimet,sepse unė kam dėgjuar se aty janė mbytur pesė dhe jo
tre persona. Ata dy brenda qė janė mbytur, kėta nuk I kanė treguar.


Express:A mund ta sqaroni pėr cfarė rasti e keni fjalėn?
Xhavit Morina:E kam fjalėn pėr rastin kur ėshtė sulmuar shtabi I Ali Ahmetit. Mua mė kanė akuzuar se I kam vrarė tre veta aty. Por, dy kėta nuk I kanė treguar. Unė pėr kėtė nė burg kam marrė vesh, sepse mė kanė treguar njerėzit qė kanė pasur lidhje mė tė mėdha.


Express:Nga kėto qė thoni, del se ju keni kontribuar shumė. Jeni zhgenjyer nga ky vend?
Xhavit Morina:Une zhgenjehem derisa t`I gjej tridhjetė veta. Sa nuk I gjej tridhjetė veta, unė zhgėnjehem. Tridhjetė, mė tepėr nuk me duhėn.


Express:Si po mendon tridhjetė veta, tė luftosh?
Xhavit Morina:Po, nėse ėshtė nevoja. Nėsi I gjej tridhjetė veta, unė do tė ngujohem diku nė Kosove.

Express:Beson se mund t`i gjesh shpejt kėta persona?
Xhavit Morina:Po, nuk e di pėr Zotin.


Express:Mediat ne Maqedoni thonė se juve shtatė personave ju kanė liruar me qėllim qė, nėsė Kosova nuk e fiton pavarėsinė, ju ta filloni luftėn?
Xhavit Morina:Jo, jo, jo.Kjo ikje e jona ka qene spontane. Nuk kemi pasur lidhje me jashtė.Gjithashtu, as pėr shėrbime te huaja nuk punojmė, as pėr tonin nuk kemi punuar, e lėrė mė pėr tė huajat.


Express:A keni menduar ndonjėherė pėr tė ardhmen tėnde?
Xhavit Morina:Unė vetėm pėr kėtė cėshtje nuk jam martuar asnjėherė. Une kam paramenduar vetėm tė kem njė punė tė thjeshtė, tė punoj dhe ti shoh punėt e mija. Unė mendova se kėto luftėra mbaruan, port ash mė qitėn ne mal prapė. Unė kam qenė mė parė nė Perėndim, e kam pasur njė punė. E kam lėnė nė Itali banesėn time, tė cilėn ende e kam, jam ncarė edhe me femnėn time italiane. Te gjitha kėto I kam bėrė pėr cėshtjėn e Kosovės. Sapo u bėra gati te kthehem dhe isha duke I rregulluar disa punė te mija, kėta mė arrestuan dhe pėr pesė minuta policia mė ka kidnapuar. Dhe sapo mė kanė sjellė ketu, ameriaknėt ma kanė vėnė thesin nė kokė dhe mė kanė mbajtur njė muaj e gjysmė as qė ma kanė pėrmendur qė kam qenė nė burg ne Bondsteel, vetėn nė Dubravė dhe Mitrovicė.


Express:Ti thua se nuk je kriminel dhe terrorist.Cfarė iu thua njerėzvė qė besojnė se ti je terrorist dhe kriminel?
Xhavit Morina:Porosia ime ėshtė qė t`Iu kthehet besimi nė vetvete, tė besojne nė Zot, tė kenė mėshirė ndaj njėri-tjetrit. Kjo ėshtė e para, e pas saj lidhen krejt cėshtjet tjera.


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Intervista: Ali Ahmeti - Express (2007-09-21 16:16:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] XHAVIT HOXHA (1952 – 2007) (2008-11-19 17:44:58 nga admin4)
[ Opinione ] LETRA LAMTUMIRĖSE E XHAVIT HALITIT DREJTUAR SHQIPĖRISĖ (2008-03-02 08:02:39 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ceremoni mortore kushtuar atdhetarit Xhavit Hoxha (2007-11-20 15:08:46 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nė Drenoc tė Malishevės u varros dje Xhavit Morina (2007-11-06 10:23:52 nga admin4)
[ Kultura ] AFRIM MORINA: KOSOVĖ HALLEMADHE (sonet) (2008-11-24 16:41:07 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] AFRIM MORINA: POEZI (2008-10-17 06:10:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nė Drenoc tė Malishevės u varros dje Xhavit Morina (2007-11-06 10:23:52 nga admin4)
[ Kultura ] Leter mikes,Lady M(Mimoza Morina) (2006-11-20 11:47:38 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Diaspora ] Tė shtunėn me 6 dhjetor 2008 para selisė sė OKB-sė nė Gjeneve (2008-11-30 16:29:13 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster