DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SIMBOLET “ SHTETĖRORE” NĖ PRISHTINĖ , SI TRAJTIMI I SHQIPTARĖVE NĖ ATHINĖ !
Postuar mė datėn: 2007-06-23 13:12:13 nga admin1 :: Kategoria: Opinione


Nė fund tė javės: ( Muja dhe Halili nė Udbinė – Ekipi i Unitetit nė Gėrmi, i fundosur nė pishinė; Rapsodi pėr Millojkėn, Elegji pėr Sorrojkėn, etj.

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA

Muja dhe Halili nė Udbinė – Ekipi i Unitetit nė Gėrmi, i fundosur nė pishinė :

Blerim begu o kėqyrė sahatin, n’ Dragodan o e kem konakun. Me Zeusin o kem takim, nesėr heret nė agim. Duhet krejt me e ul tonin, do tė shkojmė pa Vetonin! Gjendjen e kemi tė vėshtirė, o Zeus bėje mirė! Nėse punėt shkojnė keq, ne si grup shkuam nė dreq! Duhet thėnė pikė sė parit, ne i shėrbyem gospodarit. Andaj ke pak mėshirė, kemi qenė rrogtarė tė mirė! Ju betohem nė guri tė Qabes se ju kemi ,nė vend tė babės. Edhe ėndėrrat qė i keni treguar, si tė vėrteta i kemi paketuar! Na the bėjeni decentralizimin ne si shtesė burgosėm Albinin. Pėr hirė tėndin, pėr gjumė tė mirė, ne premtuam Kosovė tė lirė, me sovranitet nė Tibet dhe pavarėsi nė Manxhuri, dikund nė brendi tė Kinės, sall pėr hatėr tė Tinės! Ishte disi shumė lehtė, pavarėsinė me futė n’paketė, jo n’paketė tė pazarit por ate tė Ahtisarit! Shumė t’u falenderuam kur na solle Kushtetutėn e Zhablakut, me do nene tė Bablakut, me flamur tė bardhė - borė ndonėse krejt u bėmė horė, u bėmė hora e dynjasė, nė kurriz tė fukarasė! Flamurin e bėre poēavėr, s’na le vend pos nė zgavėr. Bira e minit 300 grosh, pavarėsia shkoi nė kosh. Na the, shkoni nė Beograd dhe Cetinė dhe mos shkoni nė Vraninė, mos t’ju shoh nė Udbinė! Ne t’u bindėm pa bėrė fjalė, po disi dredhtė do me dalė! T’ju them me pak fjalė, nuk kemi mbetur as pėr Udbinė, Vraninė apo Cetinė dhe e kemi shumė tė qartė, nėse duam nė BE t’na integrojmė, me Beogradin edhe nja 12000… ditė duhet tė bisedojmė dhe bashkėjetojmė! Do tė bindemi dhe nuk do tė kundėrshtojmė! Pasi nuk kemi gogla pėr Udbinė dhe Vraninė dhe nėse ju nuk na ndihmoni, nuk na mbetet asgjė tjetėr pos tė shkojmė nė Gėrmi dhe tė fundosemi politikisht , moralisht, kombėtarisht, nė pishinė!

Rapsodi pėr Millojkėn, Elegji pėr Sorrojkėn

Kam pasur do dilema tė natyrės morale dhe personale a tė konkuroj pėr simbole tė njė shteti, sepse krejt i ka dalė lezeti. Disi po mė pėrngjani si nė AKM, nė procesin e privatizimit, pa u shpallė tenderi, dihet ēmimi dhe dihet shumė mirė te kush shkon fitimi! Mendoja tė luaj fer, dhe tė jem i sinqertė pėr Kushtetutė nuk mė punon truri por mund tė kėrset edhe druri, nė formė huri! Jo qė jam frikacak dhe qė jam nė lule tė rinisė, por nė ēaste kur truri mė noton nė birrrėn e Pejės, ndjehem si tė jem trashėgimtar i vetėm i Selman Kadrisė dhe Ahmet Delisė! Permutacion gjenetik dhe manipulim strategjik! Ky ėshtė rast tipik kur hynė dhėndėrr me rekuizite tė rentuara, pėr natėn e pare, nė sy tė miletit me dalė faqebardhė! Nuk ėshtė me rėndėsi kush tė shalon, ėshtė me rendėsi tė krijosh opinion se nuk je impotent nė njė mjedis potent. Kaq pėr Kushtetutėn qė doli nga zyrat e Arbėrisė e qė ėshtė pėrkthyer nga dikush, qė shumė lehtė nesėr mund tė bėhet minister i punėve tė jashtme tė Shqipėrisė, si Luli i Salės, bandilli i mėhallės! Siē po shihni, kėtu nuk po dihet ēka ėshtė personale e ēka ėshtė dilemė morale por nė pyetje ėshtė njė tradhėti kardinale e ēėshtjes kombėtare, si ma treguan gishtin, nė mėnyrė diskrete e palova bishtin, i kėndoja ahtisarisė dhe i ktheva shpinėn Selman Kadrisė e sidomos Ahmet Delisė. Deri nė njė rast tjetėr kur tė furnizohem mirė me birrė dhe ia nisi nga fillimi…pritni pak se po vjen Behxhet trimi, dhe kėshtu me radhė, si ēdo patriot shqiptar! Natėn, nė ēastet e vetmisė, do t’i vazhdojė t’i kėndojė Selman Kadrisė dhe Ahmet Delisė, ndėrkaq ditėn nė takime me tė huajt, nuk guxoj bishtin me e luajt! Zyrtarisht, profesionalisht, moralisht, politikisht dhe kombėtarisht do tė angazhohem pėr ahtisari, qė ėshtė mė shumė se pavarėsi! Pėr flamur ma punuan dhe mė mashtruan dhe, mė besoni se nuk kam pasur asnjė interes tė fitoj njė garė, pėr t’u dėshmuar se jam puro shqiptar por nga natyra jam filantrop dhe dua t’i ndihmoj miletit, nė radhė tė pare Ekipit tė Unitetit! Tash janė pushimet, u duhen lekė shtesė andaj e kisha njė adresė, as nė Arbėri, as nė Velani dhe as nė Shqipėri por dėshiroja tė kontribuojė pėr bisedimet Kosovė – Serbi! Dikush mė tha, nėse e fiton ēmimin e parė, pse nuk i jepė Adem Daisė, qė po kacavjerret shkėmbinjve tė Shqipėrisė! Pata vendosur , qė mė parė, qė Bacės t’i ndajė, si Hashimit, 0 dinarė! U ngatėrrua puna, si nė kuvendin e Tibetit dhe pa lekė ( jo me fajin tim ) do tė mbetet edhe Ekipi i Unitetit! Mos ia shihni pėr tė keq Rinės, kėtė dhuratė e keni prej Zeuse- Tinės! Pėr flamur, ėshtė njė kriter, qė edhe nėse je beter, nuk ke gjasa ta plotėsosh, andaj tė trashėt e Sulės do ta fitosh, dhe sipas Kanunit premtimi duhet tė respektohet, dhurata , cilado ajo ēoftė, nė adresėn e premtuar duhet tė dėrgohet. Meqė dėshtova nė dy rastet e radhės, mė ėshtė luhatur seriozisht kredibiliteti dhe mė ka rėnė imuniteti. Disi, po e ndiej veten krejt tė mjerė kur po mė trokasin nė derė dhe mė pyesin ku e kam sovranitetin dhe pavarėsinė, kur tė tjerėt mė kanė shtrirė tė deklasuar nė shpinė! Mė akuzojnė pėr hipokrizi dhe pafytyrėsi, mė thonė a ta kemi dhėnė votėn pėr bishtin e gomarit apo pėr pakon e Ahtisarit!? Duke mė pėshtyrė nė fytyrė, mė vjen si puhi, si nė njė ditė vere me shumė vapė, pasi tė bjerė shi! Tė shohim a mund tė shpėtohet edhe njė gram fytyrė dhe nė ē’mėnyrė? Ta provojmė me Himnin e Kosovės dhe Metohisė, pėr inat tė Serbisė, duke injoruar krejtėsisht Sorrojkėn e Astrirtit, pra e fillojmė : “ Rapsodi pėr Millojkėn “

Dul Millojka te bunari o te bunari ( dy here )

dobar dan o dobar dan i tha Miftari( jedan put )

ēok gyzel o ēok gyzel i tha Jashari ( njė here )

shukarie, shukarie i tha Sedllari ( njė here )

Veēno da zhivi Millojka e Radovanit, stėrmbesa e car Dushanit( refren )

Rroftė Miftari i Andreut, stėrnip i Skenderbeut ( refren )



Dul Millojka n‘ kapixhik o n’ kapixhik ( dy here )

me taku Ademin arshik o , Ademin arshik e ( dy here)

ko to kazhe ko to llazhe, da je Adem malli ( refren)

nije malli, nije malli veē je ko svi ostalli i nishta mu ne falli ( refren )



Oj Kosovė oj nasha majka

me bo lesh punėn po bajka!

Od Horgosha deri nė Dragash,

e fituam o daj shta dash!

e fituam o daj shta dash!



Shoqja Tina, mi ti se kunemo

da sa tvoga kursa ne skrenemo

tė betohemi nėn kėtė dardhė

me Millojkėn n’kali tė bardhė!

Rrofsh e qofsh, Kosova trime

se ke mbetur krejt jetime!



Nuk e di a ta angazhoj pėr muzkė , Gencin , kusheririn e Zakes, me prejardhje nga Mali i Zi, jo, jo, po e lė krejt sepse ma bėnė punėn llugė, thotė se kėtu ėshtė Shqipėri pastaj ai e don flamurin kuq e zi dhe me Tinėn mė fut nė armiqėsi! Prandaj, t’ua them tė vėrtetėn, do ta leja ēdo gjė nė kėtė botė, pėrfshirė edhe Rinėn, vetėm e vetėm…..ta kem njė minut tė mirė me Tinėn! Ndėrkaq, sa i pėrket Himnit, ju e vlerėsoni, nė radhė tė pare ėshtė rapsodi, mund tė merret edhe si elegji, dikush e merr edhe si tragjedi, ka elemente tė dashurisė multietnike, me do mėlmesa cinike, ka elemente tė kujtesės historike, janė pėrjashtuar elementet pornografike, mund tė merret si kėngė pėr kushtrim, ėshtė rast tipik si duket njė nėnshtrim dhe dorėzim, nuk ėshtė projekt lokal por projekt i BE pėr integrim rajonal dhe ruajtje e integritetit territorial tė Serbisė, sipas ahtisarisė, ka optimizėm por mė shumė realizėm e qė dikush mund ta interpretojė si pesimizėm, nė njė formė ėshtė edhe muzikė klasike me do finesa retorike dhe , nuk e di a ka mbetur diēka pa u pėrfshirė qė tė duket diēka mė mire! Nėse edhe kėsaj radhe do tė dėshtoj dhe nuk fitoj, nga ky mjedis do tė zhdukem fare sepse do ta humb besimin e madh qė e kam pasur, nė Ekipin e Unitetit dhe institucionet tjera, vendore dhe ndėrkombėtare!

Tash e kam nė dilemė, vėrtet dilemė, pėr njė kohė a tė pushoj apo tė rrah ujė me havan tė vazhdoj?!

Nuk kam shumė lekė pėr tė shpenzuar, nėse vendosi tė shkoj nė pushim por e kam njė pėrvojė tė mire nga Ekipi i Unitetit se si duhet tė bėhet njė mashtrim, e bėjė sefane e lezetit dhe llogarinė e ēojė nė adresė tė Ekipit tė Unitetit. Nė emėr tė pavarėsisė dhe majka Rosisė! Pastaj, nuk mund tė mė ndjekin penalisht dhe mund tė marr frymė lirisht, nėse vjen pavarėsia dhe sovraniteti i Kosovės, borxhin do ta shlyej me tre qypa flori qė m’i kanė dhuruar shehlerėt e Teqes sė Madhe tė Gjakovės!

Prishtinė 23.06.2007,

Behxhet SH. SHALA, emigrant nė Serbi dhe konsull i Kaligules nė Bruksel ( Rusi )

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Simbolet Kombėtare dhe Minoritetet (2008-08-05 14:37:43 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] KOSOVA SHPALL PAVARESINE. PARLAMENTI MIRATON SIMBOLET E SHTETIT (2008-02-17 11:56:54 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Ndarja e Mitrovicės – tėrheqje e vėmendjes nga simbolet dhe afati i pavarsisė (2007-08-16 19:16:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Simbolet ēetnike kthehen nė administratėn e UNMIK-ut (2007-08-09 04:02:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Janė vendosur kriteret pėr simbolet e Kosovės (2007-06-07 13:59:41 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] U caktua grupi punues pėr hartimin e kritereve pėr simbolet shtetėrore tė Kosovės (2007-05-29 10:34:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shpallet konkursi pėr simbolet shtetėrore (2007-04-24 08:51:16 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] LIGJVĖNĖSIT: SIMBOLET E KOSOVĖS NUK MUND TĖ INJOROJNĖ SHUMICĖN (2007-04-13 12:25:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kuvendi javėn e ardhshme e shpall konkursin pėr simbolet (2007-04-05 08:12:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] VAZHDON DEBATI PĖR SIMBOLET SHTETĖRORE TĖ KOSOVĖS (2007-03-13 14:36:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kryesia e Kuvendit vendosi pėr shpalljen e konkursit pėr simbolet shtetėrore (2007-03-12 07:58:28 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster