DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Nostalgji dhe manipulim
Postuar mė datėn: 2008-09-15 04:33:43 nga admin4 :: Kategoria: Opinione


Shkruan: Doan Dani

"Blloqet" Perėndimore dhe Lindore kanė rreth 18 vite qė regjistrohen si pjesė e sė kaluares. Kjo terminologji nuk i pėrket realitetit sepse pėrcakton njė polarizim tė botės gjatė Luftės sė Ftohtė. Studiues si Fukuyama dhe Huntington kanė teorizuar fundin e kėsaj epoke dhe fillim e njė tjetre qė vendos perballė polarizime jo mė mbi baza ideologjike por historiko-kulturore(pa harruar ato ekonomike). Vetėm mentaliteti i sė kaluares, mllefet mesjetare, nostalgjia e komunizmit dhe majmunizmi, i elitave apo i pushtuesve tė mediave, mund tė na rikujtojė "blloqet". Ėshtė njėlloj sikur H. Thaēi te shprehej se: "Kosova ėshtė nė aleancė tė plotfuqishme me Antantėn". Kjo terminologji ka nje kohė tė caktuar nė histori dhe kur rikujtohet ka tre shpjegime: injorancė, qė nuk ėshtė e cuditshme pėr klasėn tonė politike dhe koret qė i mbajnė ison nė njė periudhė kur kėrkohet mbėshtetje nga sa mė shumė vende; lapsus, qė natyrisht vjen nga nostalgjia e sė kaluares dhe mospranimi i realitetit; servilizėm, tė fokusuar nga njė kėndvėshtrim qė bazohet tek ideja eurocentrike (politikisht e tejkaluar) ku diversitet do tė thotė konflikt dhe " (vetėm) Ne jemi tė mirėt, te fortėt, te drejtėt, te zgjedhurit, tė…".
Duke hedhur njė vėshtrim tė thjeshtė mbi Evropėn gjejmė shtete si Polonia, Republikat Baltike, Cekia, Sllovakia, Hungaria, Rumania, Bullgaria dhe Sllovenia pjestare tė familjes "Perėndimore". Janė tė gjithė shtete ish-pjestare tė Bllokut Komunist, stalite tė BS-sė. Anėtarėsimi i tyre nė BE drejt tė cilės aspiron edhe Kosova, deshmon jo vetėm mosekzistencėn e blloqeve tė Thaēit por edhe prezencėn e disa popujve me karakteristika tė ndryshme historiko-kulturore, nė kundėrshtim me teorizimin e Huntington, nė tė njėjtėn familje Evropiane. Kėtu ka dy vėrtetėsi: nė BE marrin pjesė shtete dhe popuj me karakteristika tė ndryshme qė tė pėrbashkėt kryesore kanė pėrkatėsinė gjeografike dhe gjithashtu disa normativave, tė domosdoshme pėr t'u uniformizuar me ato qė i kanė pėrcaktuar. Kjo zhvlerėson ato personazhe qė mundohen tė mohojnė vetveten duke shpėrfytyruar kombin qė tė bėhen pjesė e kėsaj familjeje duke gjetur lidhje mesjetare. Kur do ta kuptojnė qė nuk jetojmė nė Mesjetė? Vėrtetėsia e dytė ėshtė se pikerisht terminologjia e "Bllokut" sipas botėkuptimit tė Thaēit dhe interpretimit tė Ukajt nuk ka vend pėr vete realitetin e kėsaj ndėrthurjeje tė ish-pjesmarrėsve nė kėto blloqe.
Jo z.Kryeministėr dhe z.Ukaj & Co, nuk janė shqiptaret, sic pohoni ju, "tė paaftė pėr t'u rreshtuar nė politikat ndėrkombėtare". Ne kemi qenė tė rreshtuar nė shahun ndėrkombetarė qė nė kohėn e Skėnderbeut por kanė qėnė kėto "Forca", pėrcaktuese tė aftėsive dhe prespektives sonė. Shqiptaret nuk donin tė jetonin tė ndarė, kėrkonin pavarėsi dhe liri, nuk njihnin as komunizmin por ja qė "forcat ndėrkombėtare " kanė qenė vendimtare. Ali Pashė Tepelena kėrkoi aleanca me fuqi Perėndimore, por, ashtu si Skėnderbeu mė pėrpara, u braktis. Ahmet Zogu drejtoi shikimin nga Perėndimi, por u pushtua nga "miqtė". Do tė ishin po kėta "miq" skulptorėt e hartės dhe tė ardhmes sė zezė tė shqiptareve. Populli kosovarė i dhunuar, rroku armėt pėr t'i dhėnė fund gandizmit rugovian, krijoi UCK-nė, por, gjer nė fillim tė 1999-ės ky organizėm popullorė, pėr Britaninė e Madhe, ishte terrorist ashtu sic ishte Partia e Kongresit Afrikan e Nelson Mandelės pėr Departamentin Amerikan, njė organizėm terrorist gjer nė 1989, njė vit ku Saddam Husein ishte akoma aleat i rėndėsishėm pėr tė njėjtin Departament ! Nuk ėshtė paaftėsi pėr popullin e Thaēit, qė poshtėrsinė e tė "Fortėve" ja vesh atij tė cilin duhet ta mbrojė dhe jo ta nėpėrkėmbė me mashtrime, dhe tė Ukajt qė na percjellė kėto mesazhe groteske, por vullneti i atyre qė na dėnuan pėr mė shumė se njė shekull Odise.
Ėshtė mė naive z.Ukaj, mėnyra e rikthimit tuaj nė momentin historik "tė largimit tė shqiptarėve nga Jugosllavia drejt Turqisė kur shkruani : " nga njėri shtet i fuqishėm i botės islame jemi tkurrur shumė, falė njė bashkėpunimi tė shkėlqyer tė atėhershėm mes atij shteti dhe pushtetit komunist nė Beograd". Nuk dua tė mohoj ngjarjen por vetėm mėnyrėn si e interpretoni ju. Beogradi, Turqia Islamike, marrėdhėniet e mira mes tyre dhe populli ynė viktimė, jane tre ingredienta tė njė reaksioni jo vetėm inekzistent por edhe tendencioz ndaj njė Turqie qė ėshtė mė afėr Kosovės se mjaft vėnde tė tjera Perėndimore. Fragmenti i shkrimit ėshtė tragjikomik. Komiciteti qėndron tek mosnjohja apo injorimi i qėllimshėm, lehtėsisht i evidentueshėm nė linjėn e logjikės suaj, i dy fakteve qė ju shpien nė njė gafė, ndėrsa ėshtė tragjik reduktimi i logjikės pėr tė kriminalizuar kėtė shtet duke e barazuar me Serbinė. Nėse doni tė tregoni se Turqia nuk favorizoi shqiptarėt dhe meriton pėr kėtė tė barazohet me Serbinė, beni mirė, pėr hirė tė sė vėrtetės t'i barazoni edhe "miqtė" e rinj sepse kane vepruar mė keq jo vetėm nė trojet tona por nė tė gjithė botėn. Sic pohova mė lart ju errėsoni dy fakte. Sė pari, kur ndodhi "shpėrngulja", Serbia nuk ekzistonte pėrvecse nė kuadrin e Jugosllavisė, njė shtet i krijuar nga ato Fuqi tė cilave i serviloset Thaēi. Turqia ishte dhe ėshtė shtet laik, tė pakten nė atė periudhė ka pėrjetuar kulmin e tendencave perėndimorizuese dhe islam-refuzuese (tė pasuksesshme). Hyri nė Konferencėn Islamike kur ajo u themelua, pra 3 vite pasi kishte perfunduar ose te pakten ishte ulur ritmi i shqiptarėve tė drejtuar pėr nė Turqi. Se dyti, largimi i shqiptarėve nga Jugosllavia nuk do tė thotė se erdhėn turqit duke rrėmbyer popullin tonė pėr ta dėrguar nė Stamboll apo Anadoll. Devshrimeja ka thuajse 4 shekuj qė nuk ekziston z.Ukaj. po keshtu jeniēerėt, nizamėt nuk jane institucione qė i perkasin periudhes ne fjale. Pėrse e shikoni Turqine nė tė njėjtėn mėnyrė si Perandorinė Osmane? Pėrse barazoni kėtė Perandori me Serbinė?
Tė marrim shembull: emigracionin italian nėpėr botė, veēanerisht nė SHBA dhe Amerikėn Latine. Italia me 60 milion banorė aktualisht numėron 30 milion banorė te shperngulur anekėnd botės. E gjithė kjo lėvizje ka qėnė vullnetare, e ndezur nga faktorė ekonomik dhe e kontrolluar, shpesh, me marrėveshje mes shteteve. Traktatet me Argjentinėn nė 1947-'48 spostuan gjysmė milioni italian, mė vonė marrėveshjet e 1953, 1959 apo 1955 me Gjermaninė. Para Luftes sė Parė kėto marrėveshje ishin me SHBA-nė. Mos vallė ju kėrkoni tė na bindni se Italia nė marrėdhėnie tė shkėlqyera me SHBA, Gjermani, Argjentinė, Britani, Zvicėr etj, me shpėrnguljen e 30 milion qytetarėve me pėlqimin e tyre dhe me vullnetin e saj (Italisė) , i quan kėto shtete tkurrės tė demografisė italiane? Dallimi i shpėrngulje/emigracionit mes Jugosllavi-Turqi dhe Itali-Bote ėshtė se Jugosllavia kishte interesa etnike dhe politike ndėrsa Italia ekonomike (edhe politike), por shtetet tek tė cilat kjo popullsi u drejtua janė tė njėjtė, vetem pritės qė udhėhiqen nga interesat e tyre vetjake universale, nė asnjė mėnyrė tė fajėsueshėm pėr politika qė ato nuk i kanė nxitur, krijuar aq me tepėr imponuar.
Thelbi, apo elementi tragjik, ėshtė tendenca pėr tė barazuar nėpėrmjet miqėsisė, Turqinė dhe vendet Islame, me Serbinė. Miqėsinė mund ta gjeni tė konkretizuar pa shkuar aq larg z.Ukaj. E kemi kėtu ne familje ose ne lidhje direkte me shqiptarėt. Shqipėria ishte nė marrėdhėnie edhe mė miqėsore me Jugosllavinė, marrėdhėnie qė i mbajti pėr dekada, nė aparencė tė ftohta. I keni parė ndonjėherė buzėqeshjet dhe marėdhėnjet e shkėlqyeshme tė Titos me Nikson? Po buzėqeshjet e Roosevelt-Churchill-Stalin nė Jaltė ku vendosen qė Shqipėria tė jetonte komunizmin? Kosova pėrvec komunizmit duhej tė vazhdonte ndarjen nga trualli ashtu si shumė pjesė tė tjera qė dekada mė pėrpara kėto "buzėqeshje" ua kishin lėnė nė formė njollash, truallit tė tigrave ballkanik. Pėr tė ardhur tek buzėqeshjet Clinton-Milloshevic apo mes kėtij tė fundit dhe Rugovės. Quhet politikė dhe bazohet nė interesa, por duhet tė jeni objektiv dhe perpara fluturimit dekada mė pas, pėr tė gjetur faje areale, kėrkoni mė afėr, faje reale. Sot Kosova bazon pjesėn mė tė madhe tė import-eksportit tek Serbia, tek ky shtet qė tkurri popullsinė dhe trojet tona..apo nuk shikoni afėr hundės ju zotėri ?
"Jo nuk besoj se ėshtė falimentim. Duhet shikuar nėse gota ėshtė gjysmė e plotė apo gjysmė bosh."- janė fjalėt e Boutros Ghalit mbi qėndrimin e OKB-sė ndaj Srebrenicės. Kjo dėshmon sa rėndėsi kemi ti dhe unė sėbashku me tė gjithė popullin pėr "miqtė". Srebernica mund tė ndryshojė etni, rajon, periudhė, por lojtarėt vendimarrės dhe indiferenca pėr jetėn do tė mbesin gjithmonė karakteristikė e tė "Fortėve" qė nuk njohin miq.
"Regjonalizimi i botės ėshtė etapa paraglobale"- teori e mbėshtetur nga Z.Berzezinski. Me regjonalizim nėnkuptojmė polarizmin nė disa organizma qė janė nė marrėdhėnie interesash, jetike pėr mbijetesėn. Normativat e globalizimit i pėrcaktojne tė "Fortėt", ne vetėm pranojmė nė heshtje. Kjo fazė kėrkon bashkėpunim dhe jo diversitet konfliktual tė pėrcaktuar nė "blloqe" sic mendojnė nostalgjiku Thaēi dhe "debatikasi" Ukaj. Perėndimi, Shqipėria dhe Kosova kanė nevojė pėr pjesėn tjetėr tė botės. BE-ja kaq shumė e majmunizuar, ėshtė krijuar pėr tė tejkaluar konfliktet civile tė Kontinentit. Gejrmania dhe Franca janė masakruar gjer nė fundin e Luftes sė Dytė Botėrore, po kėshtu SHBA me Japoninė, Kina me Europėn dhe Japoninė, Spanja me Ameriken Latine, Britania me Indinė, ne me disa vende Perėndimore e keshtu me rradhėn, nė epoka tė ndryshme. Kosova, shteti i fundit nė arenėn ndėrkombėtare, nėpėrmjet pėrfaqėsuesit e saj, pretendon se dielli lind dhe perėndon nė Perėndim. Atėherė do t'i kėrkoja Thaēit dhe Ukajt, nėse munden, sė pari tė ndėrpresin cdo marrėdhėnie me Serbinė (e luftuar nga "Blloku Perėndimorė" dhe si "motėr" e Rusise) dhe sė dyti tė provonin ndėrtimin e njė mur-pengese tė erėrave shiprurėse (ujit) qė vijnė nga Afrika dhe energjisė tė ardhur nga Lindja e Mesme apo Rusia! A do mund tė mbijetonin? SHBA ndodhet mė nė perėndim se ne, por kjo nuk i pengon tė jenė shembull ndėrveprimi interesash pa asnjė dallim. Britania e Madhe, mishėrim i Perėndimit klasik nuk pengohet nga mentaliteti i getizimit dhe merr pjesė paralelisht me BE-nė nė Commowealth sėbashku me shtete, popuj, rajone me karakteristika nga mė tė ndryshmet dhe larg Europės.
Shqipėria, Kosova dhe Serbia nesėr do tė ulen nė tryezėn e familjes Evropiane pasi aspirojnė me tė njėjtėn forcė pjesmarrjen. Kjo do tė sanksionojė edhe mė fuqishėm tejkalimin e mentalitetit tė "blloqeve" sėbashku me idiotsinė e atyre qė mendojnė se e ardhmja e jonė do tė jetė jashte kuadrit Ballkanik nė njė normalitet artificial me ngjyresa tė humbura, thellė nė histori. Pėrfaqėsues shqipėtarė tė dy shteteve do t'i shtrėngojnė dorėn serbėve, taksat tona do tė shkojnė nė formė fondesh investimi nė Serbi dhe anasjelltas, blloqet e Thaēit do te jenė edhe mė qesharake, por a do tė shkruaj Ndue Ukaj se: "shqiptarėt e Shqipėrisė dhe ato tė Kosovės kanė marrėdhėnie tė shkėlqyera me pushtetin e Beogradit ?!
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] NOSTALGJIA E VONUAR MESJETARE (2006-12-20 04:16:00 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Opinione ] DIPLOMACIA EVROPIANE DHE NDĖRKOMBĖTARE NĖ SHĖRBIM TĖ SERBISĖ KOLONIALISTE (2008-12-01 07:53:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Haradinaj rizgjedhet Kryetar i AAK'sė (2008-11-30 10:30:36 nga admin1)
[ Opinione ] KRIMINELĖT DHE FASHISTĖT E RINJ SERBĖ ME “FYTYRĖ” TADIĒO-MEDVEDEVO-BANKIMUNĖSH (2008-11-29 13:15:45 nga admin1)
[ Opinione ] PLANI BAN KI MONN I KS TĖ OKB DHE RIBASHKIMI KOMBĖTAR! (2008-11-29 13:07:11 nga admin1)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PUBLIKE E ZĖDHĖNSIT POLITIK TĖ FBKSH (2008-11-28 17:51:27 nga admin1)
[ Intervista ] Frid: Vendosja e EULEX-it nė Kosovė i shėrben forcimit tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė saj (2008-11-28 17:23:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Krasniqi: Nėse shkelen parimet e GK, Shqipėria dhe Kosova tė nisin bashkimin (2008-11-28 17:18:07 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster