| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PROJEKT-LIGJI PĖR AGJENCINĖ E KOSOVĖS PĖR INTELIGJENCĖ KA TĖ META THELBĖSORE |
| Postuar mė datėn: 2008-07-20 05:50:38 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
E lexova dhe e analizova Nen pėr Nen kėtė projekt dhe erdha nė pėrfundim se nga institucionet e tilla ēfarė i kemi edhe nuk mund tė presim mė shume dije.
Projekti ėshtė njė shishmash kaotik i disa pėrkthimeve tė dobėta e jologjike. Dhe me than tė drejtėn me erdhi keq qė atė e kishte nėnshkruar Jakup Krasniqi, i cili e ka edhe titullin e Magjistrit tė shkencave historike!
Unė jam i sigurt se, pėrveē meje Kosova ka edhe disa dhjetėra ekspert qė do ta bėnin njė projekt ku e ku ma tė mire se kėtė edhe nė aspektin profesional edhe nė atė juridik. Nėse me ne ekspertet vendor institucionet e pėrkohshme nuk mjaftohen, Republika e Shqipėrisė ka ekspert edhe me tė mire se ne nga Republikės se Kosovės.
Kėshtu qė nuk kanė pas nevojė me u marr me ato pėrkthime tė huaja pėrveē nėse ato nuk janė diktat e imponuar dhunshėm si aktet tjera juridike nė kėto kohėt e fundit! Si duket faktorėt e jashtėm tė "mbikėqyrjes" as qė janė tė interesuar pėr tė lejuar krijimin e njė shėrbimi tė mirėfillte kombėtar tė zbulimit dhe se ata me kėtė shprehin aspiratat pėr krijimin e njė "inteligjence" legale e cila qe nė embrion bėhet bisht i shėrbimeve tė huaja pėr tera llojet e nevojave tė tyre dhe qė shėrbimeve tė vendeve tė huaja ju mundėson tė keqpėrdorin territorin ton kombėtar pėr veprimtarin e tyre suberzive edhe ndaj vendit tonė edhe ndaj vendeve tė treta. E thash kėtė se Shėrbimi i Zbulimit qė merret me sigurinė e vendit e ka hapėsirėn e vet tė veprimit vetėm nė tėrėsinė e sigurimin e sovraniteti e integritetit ekonomik, politikė, territorial e kombėtar tė shtetit tė vet nė drejtimet vitale nė raport me shtetet tjera dhe nuk merret me kriminalitetin ordinar te brendshėm dhe as me punėt e Interpolit!
Nė kėtė projekt ligj kėti shėrbimi i ndalohet marrja e ti pikėrisht me punėt e veta themelore dhe ati i imponohen detyra qė duhet i kryen shėrbimet tjetra. Me kėto tė fundit duhet tė merren shėrbimet e zbulimit te policia apo nė raste tė veēanta edhe shėrbimet e zbulimit te ushtria e jonė! Megjithatė edhe e mira e ti ėshtė qė ky projekt i institucioneve tė pėrkohshme me tėra aktet e veta tė pėrkohshme edhe ka karakter tė pėrkohshėm.
Prandaj unė nuk po i deklaroi kėto pėrpjekje si krejtėsisht tė dėshtuara dhe tė pa shpresa. Sepse nėse nuk ka qėllime djallėzore qė ky shėrbim tė hendikepohet e tė keqpėrdoret qė nė embrion pėr nevoja tė qarqeve tė huaja qė nuk ia duan tė mirė vendit ton, apo pėr nevoja personale tė disa qarqeve nė institucionet e pėrkohshme nė pushet pėr tė e pėrdor kėtė shėrbim ndaj kundėrshtarėve politik, atėherė ka mundėsi qė ky projekt tė miratohet si njė akt i pėrkohshėm me afat tė kufizuar. Nėse ka pretendime qė njė Ligj i tille tė imponohet si i pėrhershėm dhe si "akti i kryer" koha vet do ta hedh jashtė rrjedhave!
Kur e them ketė e kam parasysh atė prapavi tė zeze qė e kam trajtuar te "ANATOMIA E NJĖ KOMPLOTI" (pėrēarja nė "fatah e hamas") si pas tė cilit ka mundėsi qė AKI tė pėrdoret nga tė huajt kundėr shqiptareve qė janė pėr bashkim kombėtar sikur qe ėshtė pėrdor UDB-a e Kosovės kundėr Kosovės nga Beogradi (e edhe mė parė) qė nga ndarja e dhunshme e kombit tonė dhe futja e ti nėn sundimin e huaj.
Lėvizja pėr bashkim kombėtar nuk ka pushuar kurrė dhe ajo nuk do tė pushoi deri nė bashkimin e kombit ton tė ndarė nėn sundimin e disa shteteve kundėr vullnetit tė vet! Besoj se Kosova ma nuk ka njerėz aq tė marr qė pėrsėri e marrin rolin e Ismail Karakushit, Muharrem Danes e do tjerėve si ata qė janė e qė nuk janė mė. Nuk po mė besohet se nė vend se nga "AKI" tė tillėt tė ndiqen penalisht pėr krimet qė i kanė bėrė kundėr kombit tė vet gjatė diktaturės titiste, AKI tė merr rrolin e tyre! Kėtė nuk e besoj se mund tė ndodh mė. Nėse edhe ka tė tille akoma, sigurisht se nuk ka me ju shkuar kungulli mbi ujė shumė gjatė.
Unė nuk i imponohem askujt por jam i gatshėm qė tė bashkėpunoi edhe me institucionet e pėrkohshme (edhe pse nuk pajtohem me tėra pikėpamjet e tyre) nė hartimin e njė projekt ligji pėr Shėrbimin e Zbulimit te Kosovės, sepse kėtė e konsideroj interes nacional! Tė theksoj se nocioni inteligjencė ka kuptim tjetėr nga kjo pėrmbajtje qė i epet dhe termet "agjenci e inteligjence" janė tė huaja dhe si tė tilla janė tepėrta kur kemi shprehje tė mjaftueshme nė gjuhen shqipe - nėse kėtu nuk ėshtė fjala pėr njė krijese nė tėrėsi tė tjetėr kujt me titull tė imponuar si e kemi Kosovo police! Por, pėr kėtė ėshtė e nevojshme qė Kryesia e Parlamentit tė Republikės sė Kosovės publikisht tė mė drejtohet me kėrkesė pėr angazhim. Unė edhe tani jam i gatshėm qė tė e jap kontributin time nė vuarjen e themeleve teorike e praktike tė SHZK i cili nė tė ardhmen ka me i shėrbye Popullit tė Republikės sė Kosovės dhe institucioneve tė dala nga zgjedhjet e rregullta dhe Kushtetutės qė del si shprehje e vullnetit tė vet Popullit! Qėllimisht e pėrdora termin Popullit tė Kosovės sepse nė tė kaluarėn ka pas shėrbime tė Kosovės qė janė pėrdor kundėr popullit tė Kosovės dhe nuk dėshiroj qė kjo tė ndodh edhe me AKI! Nėse ata mua si ekspert i sigurisė mė anashkalojnė dhe vazhdojnė me kėtė kurse unė do tė ju dėshiroj ēdo tė mirė!
Abdullah Prapashtica
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|