DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Shkrimtari Ismail Kadare: Akademik Rexhep Qosja tė shkojė nė pasikatri
Postuar mė datėn: 2006-11-10 18:17:57 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Lajmet kryesore

PRISHTINĖ - “Rexhep Qose ėshtė i papėrgjegjshėm dhe duhet tė kurohet nė psikiatri”. Kjo ėshtė deklarata qė shkrimtari Ismail Kadare bėri dje, gjatė njė bashkėbisedimi me studentėt e Universitetit tė Prishtinės, duke acaruar kėshtu mė tej raportin e tij me akademikun. Duket se Kadare nuk ka mundur t’i shmanget konfrontimit verbal me Rexhep Qosen. Nė ditėn e tretė tė qėndrimit nė Kosovė, nė njė takim nė Bibliotekėn Kombėtare, Kadare e ka quajtur Qosen tė papėrgjegjshėm. I ndodhur pėrpara njė publiku tė interesuar dhe qė ka ndjekur sė fundmi debatin mes Qoses dhe Kadaresė, shkrimtari i madh nuk mund tė mos pėrgjigjej rreth marrėdhėnieve tė tij me akademikun kosovar. “Qosja, do ta kėshilloja tė shkonte nė psikiatri. Pse? Nuk e bėj pėr ta fyer, por pėr t’i bėrė njė favor. Njė avokat, kur mbron dikė qė akuzohet thotė: Zotėrinj gjyqtarė, mos ia vini re, nuk ėshtė nė rregull. Ta ēojmė nė psikiatri.

Avokati i palės tjetėr kundėrshton, thotė: Ky ka bėrė krime, ka bėrė kėtė e atė, ėshtė nė rregull, kėshtu qė duhet ta dėnojmė. Dhe unė po them versionin mė tė favorshėm. Ky njeri ėshtė i papėrgjegjshėm, tė shkojė pra nė psikiatri. Nuk them tjetėr version”.

Versioni tjetėr, sipas Kadaresė ėshtė shumė mė i rėndė. “Ky njeri shtyhet nga dikush. Nuk po e them kėtė, ėshtė shumė i rėndė”, - ka thėnė Kadare, pėrpara studentėve. I nxitur nga kureshtja e tė rinjve, ai ka shpjeguar pėr herė tė parė problemet e tij me akademikun. “Deri nė vitet ’90 nuk i jam pėrgjigjur asnjėherė, kam qenė i pavėmendshėm. Kam thėnė: le tė thotė ē’tė dojė, punė e madhe. Nė vitin ’90, kur unė kam lėnė Shqipėrinė, ka bėrė njė deklaratė shumė tė favorshme pėr mua. Faleminderit! Nė vitin ’93 – ’94, kam ndėrhyrė pėr tė botuar romanin e tij “Vdekja mė vjen prej syve tė tillė”, nė njė shtėpi botuese franceze. I kam bėrė njė parathėnie shumė tė gjatė, tepėr tė gjatė, ku tė jem i sinqertė e kam bėrė nė radhė tė parė pėr ēėshtjen e Kosovės. Ai ėshtė armiqėsuar prapė, nuk e kam marr vesh pėrse. Spekulime pafund: Kadareja bėn thirrje pro katolike, ai ėshtė kundėr myslimanėve. Kadare fyen myslimanėt, fyen profetin Muhamed. Nė fund kanė ardhur deklaratė tė tilla, si Kadareja ėshtė pjellė e komunizmit, e Enver Hoxhės, ėshtė shkrimtar mediokėr, s’ka asnjė vlerė dhe ka futur nė burg njė grua me emrin Janulla. Me kėtė pėrfundoi ai. Ėshtė njė turp i madh pėr tė”, - vazhdoi Kadare. Ndėrkohė, Rexhep Qosja i ėshtė shmangur debatit, sikundėr veproi edhe dy ditė mė parė. Edhe pse ishte i ftuar nė manifestimin e madh letrar “Kepi i Shpresės sė Mirė, Hajredin Gunga” nė Mitrovicė, Qose nuk mori pjesė.

DEBATI

“Evropa, shtėpia jonė”

PRISHTINĖ- ‘Djallėzia’ e mosmarrėveshjes pėr identitetin e shqiptarėve, sipas Kadaresė fillon tek feja, pasi Qosja ka thėnė se Kadare mendon se nė Evropė duhet tė hyjė pjesa e krishtere e Shqipėrisė dhe se pjesa myslimane pėrjashtohet. Por Kadare ka ngulmuar dje nė Prishtinė se ka thėnė:”myslimanėt shqiptarė janė po aq evropianė sa edhe katolikėt apo tė krishterėt”. “Unė e kam argumentuar me fakte. Kam thėnė se rilindja shqiptare, qė e udhėhoqi luftėn pėr nė Evropė, shumica e rilindėsve ishin myslimanė dhe ata nuk e ngatėrronin fenė me kombėsinė. Evropa ėshtė kontinenti ynė, ėshtė shtėpia jonė, nuk kemi shtėpi tjetėr”,- ka thėnė Kadare. Mė tej, Kadare ka shtuar se krimet e komunizmit duhen dėnuar, gjė qė duhet bėrė me hapjen e dosjeve sekrete. “Ėshtė hipokrizi, ėshtė dyfytyrėsi tė thuash se ne jemi evropianė, por mos na pyesni mė shumė pėr tė kaluarėn. Prandaj diskutimi duhet tė bėhet. Nėse kemi kėtė dilemė, ne e vėmė veten nė skizofreni morale, qė ėshtė gjėja mė e pamoralshme e njė kombi” -ka thėnė ai. “Ka gjėra qė pėr arsye tė ndryshme munden qė pėr njė kohė t’i refuzohen publikut, ēdo shoqėri e ka kėtė, ka arkiva qė nuk hapen pėr vjet tė caktuara pėr arsye tė ndryshme, por shoqėritė demokratike duhet tė shpjegojnė ato qė ndodhin nė strategji tė zhvillimit tė shtetit, nė politikė, nė ekonomi, nė tė gjitha”,-ka shtuar Kadare.

Takimi: Kadare, kėshilla nė prag tė pavarėsisė

“Nė kėto ditė, Kosova dhe populli kosovar ndodhen pėrpara ngjarjeve tė rėndėsishme qė kėrkojnė menēuri, gjakftohtėsi, kurajo civile dhe shikim tė largėt”. Ky ėshtė mesazhi me tė cilin iu drejtua kosovarėve, shkrimtari Ismail Kadare. Ditėn e tretė tė qėndrimit nė Kosovė Ismail Kadare zhvilloi njė takim me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe mė pas njė bashkėbisedim me studentėt kosovarė. “Ėshtė njė kėnaqėsi vėrtet e veēantė tė takoj pėr herė tė parė presidentin e ri tė Kosovės. Ne nė Shqipėri e kemi mendjen nė mėnyrė tė natyrshme, pa na shtyrė kush, nė gjithēka qė ndodh nė Kosovė, ashtu si e ka njeriu mendjen nė gjithēka qė ndodh brenda familjes. Prandaj takimi im i sotėm me zotin President ėshtė vazhdimėsia e njė fryme qė nuk ndryshon kurrė, qė nuk shteron kurrė, qė nuk varet as nga konjukturat e ditės, as nga konjukturat e politikės. Ėshtė diēka qė i ka rrėnjėt thellė, nė rrėnjėt e popullit shqiptar”, - u shpreh Kadare gjatė takimit me presidentin kosovar. Nga ana e tij Sejdiu shprehu falėnderimet pėr interesimin e vazhdueshėm dhe punėn qė njė nga figurat mė tė mėdha tė kombit shqiptar, po bėn pėr ēėshtjen e Kosovės.

F.B.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Itali, kapet me drogė shkrimtari Zyhdi Morava (2008-09-27 02:09:44 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me shkrimtarin kosovar Agim Gjakova (2008-06-03 09:26:43 nga admin1)
[ Kultura ] Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve (2008-01-29 05:00:30 nga admin4)
[ Intervista ] Shkrimtari, publicisti dhe gazetari i emigracionit (2007-07-30 21:01:08 nga admin1)
[ Intervista ] Intervistė me shkrimtarin dhe publicistin nė Bruksel, Jeton Kelmendi (2007-07-12 16:38:26 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] VDIQ SHKRIMTARI I MADH SHQIPTAR ILJAZ PROKSHI (2007-04-28 17:58:35 nga admin1)
[ Kultura ] Francezet kunder shkrimtarit italian Alberto Moravios,botojne romanin antiitalian "Gjenerali"!? (2006-12-15 00:17:14 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Pse paturpesisht Shkrimtari Bahtir Hamza ,sulmon Isuf Gervallen! (2006-12-07 08:13:10 nga Flori Bruqi)
[ Kultura ] Shkrimtari turk Orhan Pamuk, fitues i ēmimit Nobel (2006-10-30 03:52:57 nga Arlind Nushi)
[ Kultura ] Ismail Kadare: Epoka e kapitalizmit ėshtė nė perėndim, ndėrsa Realizmi socialist ėshtė ende nė dekadat e tija tė para ("Zėri i Popullit", 13 janar 1974, f. 3 ) (2008-11-02 08:23:06 nga admin1)
[ Kultura ] Analizė e shkrimit "Identiteti evropian i shqiptarėve" tė Ismail Kadaresė (III) (2008-09-26 11:00:49 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster