DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kastriotėt me Dardaninė
Postuar mė datėn: 2007-05-12 18:27:42 nga admin1 :: Kategoria: Histori



Nga: Kasem BIĒOKU

Burimet historike kanė tė dhėna tė pakta pėr praninė e Kastriotėve nė Dardani. Ato janė tė drejtpėrdrejta dhe, mė tė shumtat, tė tėrthorta, tė dhėna kėto qė nuk janė vlerėsuar nė studimet historike. Pėr kėtė do tė pėrmend dy dokumente tė botuara shumė kohė mė parė (tėrėsisht njėri dhe me shkurtime i dyti), me pėrmbajtjen e tė cilėve janė njohur mė parė se unė edhe shumė historianė tė tjerė. Ato kanė tė bėjnė me taksat doganore qė paguheshin nė rrugėn tregėtare qė lidhte bregdetin me Dardaninė dhe qė kalonte nėpėr zotėrimet e Gjon Kastriotit.

Dokumenti i parė ėshtė njė letėr e Gjon Kastriotit e 25 shkurtit tė vitit 1420. Nė tė ėshtė treguar se, duke u nisur nga pėrėndimi pėr nė lindje, zotėrimet e Gjon Kastriotit shtriheshin nga Shufadaja, qė ishte port dhe qendėr doganore e Gjon Kastriotit nė grykėderdhjen e lumit Mat, dhe arrinin deri nė Prizren. Ky qytet e vendkryqėzim rrugėsh ndėrkrahinore shumė tė rėndėsishme ėshtė treguar nga vetė Gjon Kastrioti se ka qenė nė zotėrim tė tij. Rrjedhimisht edhe treva e Prizrenit ka qenė nė zotėrimin e Kastriotėve, d.m.th. pjesa jugore e Rrafshit tė Dukagjinit tė sotėm dhe malėsia e Sharrit. Nė njė dokument tjetėr, i vitit 1426 , po nga Gjon Kastrioti dėshmohet se krahina e Rekės, rrejdhimisht edhe ana jugore e Sharrit, ka qenė nė zotėrim tė tij.

Se deri ku ishte shtrirja lindore e zotėrimeve tė Kastriotėve nė rrugėn Prizren-Prishtinė e tregon me pėrafėrsi njė dokument i 13 shtatorit tė vitit 1430. Dokumenti ėshtė shkruar pasi ushtritė osmane kanė shtypur kryengritjen e Gjon Kastriotit dhe kur njė pjesė e zotėrimeve tė tij nė Dardani kishin kaluar nė duart e pushtuesve. Nė tė janė shėnuar porositė pėr ambasadorėt raguzianė qė do tė shkonin te komandanti osman i Shkupit dhe te sulltani. Ndėr tė tjera ambasadorėt janė porositur qė, kur tė arrinin nė Prishtinė, tė pyesnin pėr taksat doganore qė "paguhen nėpėr vendin qė ka qenė i Gjon Kastriotit deri nė Lezhė". Dokumenti ka njė tė dhėnė shumė tė rėndėsishme. Ai tregon se banorėt e Prishtinės i njihnin taksat doganore qė ishin paguar nėpėr vendin e Gjonit.

Nga Prishtina deri nė Prizren sot janė 76 km rrugė automobilistike. Tė dy kėto qytete janė ngritur rrėzė maleve dhe nė anė tė dy fushave tė gjėra e pjellore. Fushat janė ndarė midis tyre prej njė treve kodrinore e malore me gjerėsi rreth 28 km dhe qė ėshtė mė afėr Prizrenit (20 km) se Prishtinės (28 km). Gjithashtu si qytet mesjetar Prizreni ka qenė mė i rėndėsishėm se Prishtina. Rrjedhimisht edhe treva malore midis kėtyre dy qyteteve ka qenė e lidhur mė shumė me Prizrenin edhe pėr shkaqe ekonomike, pėr kripė e mallra tė tjera qė vinin nga trevat bregdetare dhe nėpėrmjet Prizrenit kalonin nė drejtim tė viseve lindore. Me Prizrenin ka qenė e lidhur ngushtėsisht edhe treve e Tetovės e mė gjerė, prandaj ato kanė qenė pėrfshirė nė tė njėjtėn njėsi administrative tė kishės katolike.

Nėpėrmjet tė dhėnave tė tėrthorta tė burimeve historike arrihet nė pėrfundimin se, krahas trevės sė Prizrenit, Gjon Kastrioti ka zotėruar edhe trevėn kodrinore qė ndante fushėn pėrėndimore tė Dardanisė nga fusha lindore e saj, si edhe rrugėn qė lidhte Prizrenin me Tetovėn. Lidhjet historike ndėrkrahinore, interesat ekonomike tė banorėve tė zotėrimeve tė tij dhe lidhjet familjare bėnė qė Gjon Kastrioti tė martohej me Vojsavėn, nė zotėrimin familjar tė sė cilės ishte Pollogu, trevė qė, sipas M. Berlecit, kufizohej me qytetin e Shkupit. Tė njėjtat motive e shtynė Gjon Kastriotin qė vajzėn e parė tė tij, Marėn, ta martonte me sundimtarin e Gentės, Stefan Gjurashin (Cėrnojeviēin) . Nėpėrmjet kėsaj martese Gjon Kastrioti dhe dhėndri i tij zotėronin Udhėn e Gentės, qė lidhte bregdetin me Dardaninė. Qytetet bregdetare, si Kotorri etj., furnizoheshin me drithė prej Gjon Kastriotit. Nė tetor tė vitit 1413, kur ai, fėmijėt dhe trashėgimtarėt e tij u bėnė "qytetarė venecianė", Venediku e ka cilėsuar Gjon Kastriotin, "sundimtar nė viset e Bosnjės". Nė njė dokument tjetėr venecian ėshtė shėnuar se zotėrimet e tij ishin kufitare me Shkodrėn dhe Lezhėn . Kjo dėshmon se zotėrimet e tij shtriheshin nė Shqipėrinė e Epėrme, e cila nė Mesjetė kufizohej nė veri me Bosnjėn. Disa muaj mė parė, nė mars tė vitit 1413, Gjon Kastrioti ishte bėrė edhe qyetetar i Raguzės, qytet-shtet qė kishte interesa tė veēantė ekonomikė nė Dardani, ku jetonin edhe tregtarė raguzianė. Jeta politike nė Dardani u decentralizua nė fund tė shek. XIV me rėnien e Balshajve dhe pas vdekjes sė sundimtarit tė trevave lindore tė saj, Vukė Brankoviēit. Prandaj nė mes tė shek. XV Dardania Lindore u regjistrua prej osmanėve me emrin "vilajeti i Vukut". Kjo dėshmon se Dardania Pėrėndimore nuk ka qenė nėn pushtetin e Vukė Brankoviēit dhe se, qė nga fundi i shek. XIV dhe deri me pushtimin osman tė shek. XV Dardania Lindore nuk ėshtė qeverisur prej njė sundimtari tė vetėm, por ka qenė e ndarė midis disa sundimtarėve, emrat e tė cilėve kanė mbetur tė panjohur.

Zotėrimet kryesore tė Gjon Kastriotit kanė qenė nė trevat lindore, prandaj ai ka bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr tė pasur dalje nė det . Qė nė fillim tė shekullit XV kjo dalje ka nisur me Shufadanė nė grykėderdhjen e lumit Mat dhe ėshtė vijuar me pėrpjekjet pėt t'u shtrirė drejt veriut. Nė vitin 1410 Gjon Kastrioti ka kėrkuar tė kishte banesė nė Ulqin , tė cilėn e ka siguruar, sepse nė vitin 1469 gruaja dhe djali i tij kanė qėndruar nė kėtė qytet gjatė rrugės sė emigrimit tė tyre nė Itali . Mė pas edhe njė nip i tij ka qėndruar po nė kėtė qytet. Nė vitin 1417 nuk u pranua kėrkesa e Gjon Kastriotit pėr tė ndėrtuar njė kėshtjellė pranė Shkodrės, nė Barbullush. Edhe martesa e vajzės sė parė tė tij, Marės, me Stefan Gjurashin, siē u tha mė sipėr, dėshmon se interesat politikė dhe ekonomikė tė Gjon Kastriotit fillimisht ishin tė lidhur me Shqipėrinė e Epėrme.

Pėrdorimi kryesisht i sllavishtes, si gjuhė e shkruar prej kancelarisė sė Gjon Kastriotit, dhe emrat vetjakė tė fondit nė gjuhėn sllave tė kishės, qė kishin disa prej fėmijėve tė tij, dėshmojnė se zotėrimet kryesore tė Kastriotėve dhe qendra administrative e tyre ka qenė nė trevat ku si gjuhė kryesore kishtare dhe e shkruar ėshtė pėrdorur sllavishtja.

Shqyrtimi i burimeve historike dhe njohja e jetės sė formacioneve shtetėrore shqiptare gjatė shekujve tė Mesjetės dėshmojnė qartė se veprimtaria kryesore e dinastive shqiptare, ashtu si kudo nė botė, ka qenė zotėrimi i qyteteve, ku edhe ėshtė formuar aristokracia shqiptare, ashtu si edhe ajo te popujt e tjerė tė Perandorisė Bizantine. Ajo lindi dhe u fuqizua si aristokraci e administratės bizantine. Prandaj si simbol kryesor pushteti, edhe pas shembjes sė Perandorisė Bizantine, shumė prej sundimtarėve shqiptarė kanė pasur simbolin e pushtetit perandorak, shqiponjėn dykrenore. Krahas pėrdorimit tė shqiponjės dykrenore, edhe prejardhja e emrit familjar tė Heroit tonė Kombėtar dėshmojnė se paraardhėsit e tij kanė qenė funksionarė tė lartė tė administratės bizantine.

Pėr dinastitė shqiptare, qė kishin zotėrime nė bregdet, dokumenet kanė tė dhėna pėr qytetet bregdetare qė ato zotėronin, por mungojnė tė dhėnat pėr jetėn dhe administrimin e qyteteve larg bregdetit.

Dėshmia shumė e rėndėsishme e vitit 1420 e Gjon Kastriotit pėr Prizrenin, si qytet i pėrfshirė nė zotėrimet e tij, nuk ėshtė vlerėsuar prej atyre qė e kanė shkruar historinė tonė kombėtare me paragjykime. Prizreni, si vendkryqėzim rrugėsh, ka qenė i pėrshtatshėm dhe ėshtė pėrdorur si qendėr administrative e shteteve mesjetare dhe, mė pas, e administratės provinciale osmane. Duhet pranuar se edhe fraza e shkruar prej Gjon Kastriotit se zotėrimet e tij shtriheshin "nga Shufadaja deri nė Prizren" duhet interpretuar se ky qytet ka qenė qendra administrative e shtetit tė tij.

Prizreni ėshtė bėrė qendėr administrative e Gjon Kastriotit me rėnien e Balshajve nė fund tė shek. XIV dhe jo mė vonė se fillimi i shek. XV. Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIV Prizreni ka qenė nė zotėrimin e Balshajve, me tė cilėt Kastriotėt kanė qenė kushėrinj. Pas fitores sė Kryengritjes ēlirimtare tė nėntorit tė vitit 1443, Skėnderbeu ka deklaruar se "ishte pasardhės i Balshajve dhe donte vendet e tyre" . Jo mė pak pretendues pėr trashėgiminė e Balshajve ka qenė mė parė edhe i ati i Heroit tonė Kombėtar, Gjon Kastrioti. Bashkėpunimi me Balshajt e ka fuqizuar Gjonin dhe rėnia e tyre ka ndikuar qė ai tė zgjeronte zotėrimet e tij me trevat qė ata humbėn. Kėtė zgjerim e ka favorizuar edhe dobėsimi i fuqisė ushtarake tė Perandorisė Osmane prej disfatės qė mongolėt i shkaktuan nė Ankara nė vitin 1402. Gjon Kastrioti zgjerohet nė drejtim tė viseve bregdetare dhe qė nė vitin 1406 ai shfaqet pėr herė tė parė nė dokumentet veneciane dhe raguziane si njė partner i rėndėsishėm nė marrėdhėniet me shtetet e huaja , ambasadorėt e tij shkonin nė vendet e huaja dhe ambasadorėt e tyre vinin pranė tij. Ndėrkohė nga kancelaritė e huaja ai ėshtė cilėsuar si "zot shumė i fuqishėm", "i madhėrueshėm" etj. Pushteti dhe ndikimi i tij ishin tė fuqishėm, prandaj nė vitin 1408 Gjon Kastrioti u bė garant i paqes qė u nėnshkrua nė rrethinat e Durrėsit midis Venedikut dhe Balshajve . Kėto tė dhėna tė fillimit tė shek. XV, kohė kur ka lindur edhe Heroi ynė Kombėtar, dhe shumė tė tjera mė tė vonshme janė tė mjaftueshme pėr tė treguar se nė atė kohė selia e Gjon Kastriotit, rrjedhimisht edhe vendlindja e Heroit tonė Kombėtar, nuk ka qenė nė njė fshat tė thellė, por nė njė qytet, ku kryqėzoheshin rrugė tė rėndėsishme ndėrkrahinore, qė lehtėsonin komunikimin brenda vendit dhe me shtetet e huaja.

Shqipėria e Epėrme ka pasur rėndėsi tė veēantė pėr Gjon Kastriotin dhe dhėndrin e tij, Stefan Gjurashin. Kėto interesa binin ndesh me ato tė despotėve serbė tė Rashės, tė cilėt kanė luftuar me ashpėrsi pėr tė pasur dalje nė bregdetin shqiptar. Lufta qe e suksesshme pėr shqiptarėt. Despotėt serbė nuk siguruan dalje tė qėndrueshme nė Detin Adriatik, nė vitin 1428 u larguan drejt veriut dhe e zhvendosėn kryeqytetin e tyre nė lindje tė Beogradit, nė Smederevė. Kėto rrethana favorizuan sundimtarėt shqiptarė tė forconin pozitat e tyre nė Shqipėrinė e Epėrme dhe nė Dardani.

Pėr shtrirjen e zotėrimeve tė Gjon Kastriotit mund tė flitet me pėrafėrsi. Sipas njė dokumenti tė vitit 1430, i hartuar pas shtypjes sė Kryengritjes sė Gjon Kastriotit, osmanėt ia rrėnuan tė gjitha kėshtjellat, me pėrjashtim tė dy kėshtjellave qė ishin vėnė nėn kontrollin e tyre. Pas kėsaj ata ia kishin rikthyer zotėrimet Gjon Kastriotit me pėrjashtim tė njė pjesė qė ia kishin dhėnė komandantit osman tė Shkupit, Isak Beut. Pėrcaktimi i pjesės sė Isak Beut mund tė bėhet vetėm si supozim. Ajo duhet tė ketė qenė Pollogu i sotėm, si trevė ku njė ushtri e nisur nga Shkupi mund tė futej mė lehtė se sa nė Kosovėn e sotme.

Sipas kėtij dokumenti osmanėt janė treguar tolerantė me Gjon Kastriotin. Shkaku kryesor i kėtij qėndrimi ka qenė nė fuqinė reale tė Kastriotėve. Nė njė letėr tė vitit 1430, sanxhakbeu i Sanxhakut Shqiptar, Mustafai, ka shprehur frikėn qė kishte prej Skėnderbeut. Me kėrkesėn e kėtij, sanxhakbeu kishte miratuar kėrkesėn qė Skėnderbeu tė merrte zeametin e Misjes (Ishmit) dhe u kėrkonte organeve qendrore tė Perandorisė qė zeameti tė mos i jepej.

Nė vitin 1411 Gjon Kastrioti ka treguar se ai kishte nė gatishmėri luftarake "dy mijė kalorės shqiptarė dhe tre qind kalorės turq" . Kjo e dhėnė dėshmon se Gjon Kastrioti kishte njė forcė ushtarake tė konsiderueshme dhe se nė atė kohė ai ishte nė marrėdhėnie tė mira me osmanėt, aq sa trevat lindore tė shtetit tė vet i ka qeverisur si funksionar osman. Herė pas herė vetė Gjon Kastrioti ėshtė shprehur se ishte vasal i sulltanit. Njė ushtri prej 2.300 kalorėsish mund ta mbante nė gatishmėri luftarake vetėm njė sundimtar me fuqi ekonomike e politike tė konsiderueshme dhe ajo ishte shumė mė e madhe se ushtria e njė sanxhaku.

Pasi nėnshtruan Gjon Kastriotin nė vitin 1430, osmanėt bėnė edhe regjistrimin kadastral tė trojeve tė qeverisura prej tij, duke i pėrfshirė ato nė njė regjistėr tė veēantė. Ky regjistėr ėshtė pėrmendur nė njė dokument tė vitit 1438, ėshtė emėrtuar "Juvan-ili" (tokat e Gjonit) dhe si pjesė e tij ėshtė pėrmendur "vilajeti i Dhimitėr Jonimės" . Sipas regjistrave kadastralė tė shek. XV, vilajetet kishin madhėsinė e njė krahine dhe tė disa krahinave. Nė regjistrin kadastral tė vitit 1455 ish-zotėrimet e Vukė Brankoviēit janė emėrtuar "Vilajeti i Vukut" (Defter-i Vilayet-i Vlk), qė ishte formuar prej 8 krahinave (nahijeve). Duhet pranuar se nė krahasim me "vilajetin e Vukut", "Juvan-ilia", pra shteti i Gjon Kastriotit, nė fillim tė shek. XV ka pasur shtrirje gjeografike shumė mė tė madhe se shteti i Vukė Brankoviēit, kur, prej vdekjes sė tij, u shemb nė fund tė shek. XIV.

"Kopja e pėrmbledhur e regjistrit tė vilajeteve tė Jeliēes, Zveēanit, Hodidjedės, Sjenicės, Rashės, Shkupit, Tetovės dhe e vendeve qė u pėrkasin atyre" , i hartuar nga 5 deri mė 18 maj tė vitit 1455, ka tė dhėna me shumė interes qė dėshmojnė se nga koha e hartimit tė tij deri nė fund tė viteve 60 tė shek. XV kėto treva kanė qenė tė lidhura dhe nėn ndikimin e fuqishėm tė luftės antiosmane tė Skėnderbeut.

Shpėrthimi nė Shqipėri i kryengritjes antiosmane nė nėntor tė vitit 1443 ėshtė nxitur edhe prej rrethanave tė favorshme ndėrkombėtare, qė u krijuan nė fillim tė viteve 40 tė shek. XV.

Nė tetor tė vitit 1443 trupat hungareze tė komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin, u futėn nė thellėsi tė Ballkanit dhe filluan "Fushatėn e Gjatė" qė zgjati deri nė fillim tė vitit 1444. Ato marshuan nė drejtim tė viseve verilindore shqiptare. Kudo ato gjetėn gatishmėrinė e banorėve tė krahinave ku kalonin pėr tė luftuar sė bashku kundėr tė njėjtit armik. Vetė Huniadi ka shkruar ato ditė se ushtria e tij po "rritej nga dita nė ditė me shumė bullgarė, arbėn, serbė, boshnjakė" .

Beteja u zhvillua mė 3 nėntor tė vitit 1443 nė afėrsi tė Nishit, ku trupat osmane u thyen dhe u tėrhoqėn tė shpartalluara. Ushtria e J. Huniadit vazhdoi marshimin nė thellėsi tė zotėrimeve osmane gjatė njė dimri tė ashpėr dhe u fut nė Bullgari, duke zbritur deri nė juglindje tė Sofjes. Gjatė 5 dhe 6 dhjetorit tė vitit 1443 ushtria e J. Huniadit pėsoi disfatė nė Vasilicit dhe filloi tėrheqjen. Pas njė muaji, mė 5 janar tė vitit 1444 ajo pėsoi njė disfatė tė dytė nė Pirot (nė juglindje tė Nishit). Me humbje tė ndjeshme tė shkaktuara edhe prej kushteve natyrore tė stinės, nė fillim tė shkurtit tė vitit 1444 ushtria e J. Huniadit arriti nė Budapest me njė efektiv disa herė mė tė vogėl nga numri fillestar i luftėtarėve, kur nisi fushatėn nė tetor tė vitit 1443. Ngjarjet e mėsipėrme ndikuan nė jetėn politike tė Ballkanit. Nė gusht tė vitit 1444, me miratimin e sulltan Muratit II dhe me kufij tė rrudhur, u rimėkėmb Despotati i Rashės.


Armet e Skėnderbeut

Nė betejėn e Nishit, tė 3 nėntorit tė vitit 1443, ka qenė edhe Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, qė kishte detyrėn e funksionarit tė lartė osman, atė tė sanxhakbeut tė Nikopolit. Shpartallimin e forcave osmane nė betejėn e 3 nėntorit tė vitit 1443 dhe vazhdimin e marshimit tė trupave tė J. Huniadit nė drejtim tė Bullgarisė, Skėnderbeu i gjykoi si ēastin mė tė pėrshtatshėm pėr ēlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkatdhetarė pjesėmarrės nė betejėn e Nishit dhe i shoqėruar nga i nipi Hamza Kastrioti, Skėnderbeu mori rrugėn pėr nė atdhe.

Gjatė kthimit nga Nishi rruga natyrshėm e solli Skėnderbeun nė Fushė-Dardani. Forcat osmane ishin larguar nga Kosova e sotme pas disfatėn qė pėsuan nė Nish. Skėnderbeu ka vijuar udhėn drejt zotėrimeve familjare nė kushtet e njė dimri shumė tė ashpėr dhe nė qytetin e Prizrenit duhet tė ketė qėndruar gjatė pėr tė riorganizuar pushtetin dhe mbrojtjen e vendit. Prej kėtu ai ka marrė rrugėn e Tetovės pėr tė arritur nė Dibrėn e Poshtme (Pollogu i sotėm) dhe ka pėrforcuar grykat e saj pėr tė penguar kalimin e trupave osmane drejt fushės. Nė pjesėn lindore tė zotėrimeve familjare Skėnderbeu ka qėndruar dy-tri javė. Pastaj ka marrė rrugėn drejt viseve pėrėndimore dhe ēliroi Krujėn e kėshtjellat e tjera pranė saj. Pas kėsaj ai u rikthye nė viset lindore pėr tė ēliruar Dibrėn e Sipėrme dhe kėshtjellėn mė tė rėndėsishme tė saj, Sfetigradin.

Regjistri kadastral osman i vitit 1455 ka tė dhėna tė mjaftueshme qė dėshmojnė se Dardania nė pėrgjithėsi dhe sidomos Dardania Pėrėndimore ka qėndruar jashtė kontrollit osman .

Trevat shqiptare tė ēliruara nė nėntor tė vitit 1443 shtriheshin gjeografikisht afėrsisht po nė atė hapėsirė qė kishte arritur shteti i Balshajve gjatė viteve 70-80 tė shek. XIV. Prandaj Skėnderbeu ka thėnė gjatė ditėve tė Kryengritjes sė Pėrgjithshme ēlirimtare se ishte "pasardhės i Balshajve dhe donte vendet qė kishin qenė tė tyre".

Nė fillim tė vitit 1445 Skėnderbeu sė bashku me vėllain e vet, Stanishėn, i kėrkoi Venedikut qė tė merrte me qera doganat e zotėrimeve veneciane nė trojet shqiptare . Nė kėtė mėnyrė synohej qė tė qarkullonin mallrat lirisht nga bregdeti veriperėndimor shqiptar nė viset lindore shqiptare, nė Dardani, dhe anasjelltas. Kjo kėrkesė atėherė u refuzua. Nė mosmarrėveshjet e mėpasme qė ēuan nė konflikte tė armatosura midis Venedikut dhe Besėlidhjes Shqiptare tė Lezhės ka ndikuar drejtpėrdrejtė edhe e drejta e shqiptarėve pėr tė zotėruar pjesėn pėrėndimore tė Udhės sė Gentės.

Pėrpjekjet osmane pėr ripushtimin e Dardanisė kanė filluar nė vitin 1454 me rrethimin e Novobėrdės, tė cilėn e pushtuan mė 1 qershor tė vitit 1455. Pas dy javėsh kampi i ushtrisė osmane ndodhej nė fshatin Reēan tė Prizrenit, por kėtė qytet dhe Pejėn nuk i mori dot. Nė fillim tė vitit 1456 osmanėt pushtuan pėrkohėsisht Medunin.

Pėr tė mbajtur viset e lira shqiptare nėn goditje ushtarake tė pandėrprerė, sulltan Mehmeti II gjatė rrethimit tė Novobėrdės krijoi njė njėsi administrativo-ushtarake tė veēantė, qė kishte afėr 240 hase e timare pėrgjithėsisht tė mėdha dhe i shėnoi nė njė regjistėr kadastral mė vete. Nė tė u pėrfshinė trevat e Gostivarit e tė Tetovės, tė Kaēanikut bashkė me njė pjesė tė Shkupit, tė Dardanisė Pėrėndimore (pa qytetet e Prizrenit e tė Pejės, sepse osmanėt nuk kishin mundur t'i pushtonin), tė Zveēanit (Mitrovicės), tė Plavės e tė Gucisė, tė Jeliēes (Sanxhaku) etj., si edhe njė pjesė e Bosnjės Jugore.

Me kėtė organizim tė veēantė, qė nuk zgjati as dy vjet u synua tė shkėputeshin e tė nėnshtroheshin viset periferike lindore e veriore shqiptare, qė ishin tė lira dhe nėn kontrollin e Skėnderbeut e tė fisnikėve tė tjerė shqiptarė. Ato iu dhanė Isa Beut, qė ky tė vepronte energjikisht pėr zotėrimin e tyre. Zeameti i Isa Beut prej rreth 150 fshatrave shtrihej nė tė gjitha krahinat. Njėsia ushtarako-administrative e krijuar nė vitin 1455 nuk qe efikase. Pėr nėnshtrimin e banorėve tė saj ėshtė pėrdorur ushtria, si nė vitet 1458, 1459 dhe 1463.

Skėnderbeu ka qenė gjithnjė i pranishėm nė Dardani. Nė fillim tė muajit shtator tė vitit 1464 ai i nisi trupat e veta nė drejtim tė Sjenicės dhe u ndesh me trupat osmane, tė cilat i shpartalloi. Udhėtimi pėr nė Sjenicė (nė veriperėndim tė Pazarit tė Ri) bėhej duke kaluar nėpėr Rrafshin e Dukagjinit tė sotėm. Prandaj edhe gjatė vitit 1464 Dardania Pėrėndimore ėshtė kontrolluar prej Skėnderbeut.

Studimi i thelluar i burimeve historike ka pėr tė nxjerrė tė dhėna gjithnė e mė tė shumta qė do tė ndriēojnė edhe mė mirė lidhjet e ngushta qė kanė pasur Kastriotėt me Dardaninė.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-06 16:03:56 nga admin1)
[ Opinione ] Kujt i flet Qeveria kur thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndėrhyjė me dhunė nė veri? (2008-09-06 07:42:11 nga admin4)
[ Kultura ] MĖSUESI (2008-09-06 04:16:20 nga admin4)
[ Kultura ] “KOHA E KOMETES” OSE KOHA E INFERIORITETIT SHQIPTAR (2008-09-06 03:39:10 nga admin4)
[ Kultura ] NERUDA NĖ GJUHĖN TIME (2008-09-06 03:25:20 nga admin4)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-05 18:03:23 nga admin1)
[ Histori ] Marrėveshja antikombėtare e Ahmet Zogut! (2008-09-05 10:27:05 nga admin4)
[ Opinione ] Filozofia politike shumėdimensionale (2008-09-05 10:18:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Njė tren aksidentohet me njė kombi bus nė Shtitaricė tė Vushtrrisė (2008-09-05 10:06:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu: UNMIK s'mund tė ndėrmjetėsojė nė dialogun me Serbinė (2008-09-04 08:51:38 nga admin1)
[ Opinione ] ETAPAT E PAFUNDME TĖ DIKTATURĖS “KOMUNISTE” TĖ “SHQIPTARO”-TITISTĖVE TĖ KUQĖ JUGOSLLAVĖ, 1945-2008 (2008-09-04 04:08:35 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster