| » Opcionet për artikullin |
|
Trupat amerikane tė KFOR-it nė Kosovė nė gatishmėri tė lartė po sigurojnė kufirin me Maqedoninė dhe nė asnjė mėnyrė nuk do tė lejohet qė dhuna tė bartet nga njė vend nė vend tjetėr.
Kjo ėshtė theksuar nga komandanti i Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes (BSHL) nė Kosovė, gjenerali amerikan John Davoren, lajmėron agjencia e lajmeve INA.
Komandanti i Kampit Ushtarak Amerikan Bondsteel, gjenerali John Davoren, tha se KFOR-i po mbikėqyr mirė brezin kufitar, kjo me qėllim tė pengimit tė kontrabandės sė armėve, lėvizjes sė grupeve tė ndryshme dhe gjėrave tjera qė mund tė ndodhin nė kėtė zonė.
Sa i pėrket kėrkimit tė arratisurve nga burgu i Dubravės kohė mė parė dhe qė njėri prej tyre ėshtė vrarė nė Maqedoni, gjenerali amerikan deklaroi se KFOR-i ėshtė duke e mbėshtetur policinė sikur qė po bashkėpunon me policinė kufitare maqedone, nė kapjen e atyre qytetarėve qė kanė ikur nga burgu, pasi siē tha ai, ata njerėz janė tė rrezikshėm pėr sigurinė.
Ai tha se forcat e KFOR-it janė tė kujdesshme dhe nė detyrė pėr tė penguar ēfarėdo dhune tė mundshme. Davoren mohoi qė KFOR-i tė ketė zėnė disa uniforma serbe brenda territorit tė Kosovės, pėr tė cilėn gjė ėshtė pėrfolur ditėve tė fundit nga mediat serbe. Sipas tij, KFOR-i po bėn hetime pėr ta zbardhur kėtė rast dhe rastet tjera pėr tė cilat po pėrflitet, pasi sipas tij, kėto ndikojnė tek qytetarėt. Gjenerali amerikan theksoi se Kosova ėshtė shembull pėr rajonet tjera konfliktuale, ku ėshtė e pranishme NATO, pėr progresin dhe zgjidhjen e problemeve dhe pėrparimet e bėra, njofton INA. Ai pranoi se njė ndėr sfidat me tė cilat do tė pėrballet KFOR-i dhe tė gjithė ne, ėshtė paraqitja e grupeve ilegale dhe shumė aktivitete tjera, por shtoi se KFOR-i ėshtė i vėmendshėm.
07.11.2007 |
|