DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Robert Shvarc, ca tė vėrteta sipas tij
Postuar mė datėn: 2007-10-19 14:30:26 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Alma Mile

U prezantua dje libri "Robert Schvartz, ose dritaret e qytetit tim". Trajtimi i hebrejve nė Shqipėri, persekutimi i tij, ekzistenca e njė "dosjeje" nė hetuesi dhe kontributi nė pėrkthim, janė ēėshtjet qė i tregon vetė Shvarci
Tetori gjerman ishte njė kohė e pėrshtatshme rrėfimi edhe pėr tė ndjerin Robert Shvarc, kur dje nė Bibliotekėn Kombėtare u prezantua libri i hartuar nga Ardian Klosi, "Robert Schvartz, ose dritaret e qytetit tim". I kuruar nė formėn e njė katalogu, ku vetėrrėfimi i pėrkthyesit tė njohur gėrshetohet me mendimet dhe kujtimet e miqve si Amik Kasaruho, Yllka Mujo e gazetarja Ela Baēi. Pėrfshihen aty poezitė e shkruara nga Shvarc, faksimile tė dorėshkrimeve dhe fotografitė. Aty kėtu ndėrhyn edhe hartuesi i monografisė pėr tė bėrė lidhjen e materialit. Ēka mė sė shumti bėn pėrshtypje ėshtė autobiografia e Shvarcit, e shkruar nė formėn e njė letre drejtuar tė birit dhe qė mban datėn e 12 tetorit 1999. Letėr e shkruar hapur, pa nota emocionale, siē rėndom mund tė ishte njė letėr drejtuar njė biri. Duket se Shvarc ėshtė pėrpjekur tė tregojė sa mė shumė tė mundet, megjithė densitetin e kohės dhe ngjarjeve qė rrok rrėfimi pėr degėn e Shvarcėve. Nė pak faqe tregon itinerarin e familjes hebreje Shvarc. Nė mėnyrė kronologjike rendit zbritjen e tė gjyshit nga Vjena nė Sarajevė dhe gjatė pushtimit tė Hitlerit nga Sarajeva nė Shkodėr, ku mendonin se do tė ishin mė tė sigurt. Pėrshkruan punėn e tė atit, pastaj vendosjen nė Tiranė, rritjen e tij, shkollimin, ushtrinė, formimin, pėrkthimin, autorėt qė preferonte dhe punėt angari si punonjės nė Radio Tirana apo si pėrkthyes.



Nuk tė shpėtojnė tė dhėnat dhe qėndrimi qė Robert Shvarc mban pėr trajtimin e hebrejve nė Shqipėri, kur nė kėto vite tė fundit i mėshohet faktit qė Shqipėria ėshtė i pari vend nė Evropė qė mbrojti dhe fshehu hebrejtė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, dhe prej nga ku asnjė prej tyre nuk u deportua pėr nė kampet e pėrqėndrimit. Shvarc thotė se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Sipas pėrkthyesit nuk ėshtė e vėrtetė qė shqiptarėt i mbrojtėn hebrejtė. Qė ata nuk u deportuan lidhet thjesht me faktin qė Shqipėria ishte jashtė vėmendjes gjermane, gjė qė u jepte liri lėvizjeje hebrejve. "Edhe nėn okupacionin gjerman kanė punuar dhe lėvizur lirisht. Kjo ndoshta shpjegohet se kėtu nuk vepronte Dega e Eichmannit, e ngarkuar pėr zhdukjen e tyre", - thotė Shvarc dhe shton qė nėse qendra e Gestapos do tė ishte kėtu, tė gjithė hebrejtė do tė ishin zhdukur. Ai sjell shembullin e tė vetmes familje hebreje nė Shkodėr, qė u deportua dhe u zhduk nė kampin e Prishtinės. Ai thotė se ēėshtja e mbrojtjes sė hebrejve ėshtė "fryrė" nga komunistėt, duke sjellė si shembuj Danimarkėn e Italinė qė mbrojtėn hebrejtė e tyre. Mė tej tregon pėr kohėn e komunizmit, kur hebrejtė u vodhėn, ishin gjithnjė nėn mbikėqyrje dhe u detyruan tė spiunonin njėri-tjetrin. Sipas tij komunistėt kishin virtytin e admirueshėm: "Tė huajin mos e duaj, por duroje, sepse ia ke nevojėn!". Ndėrkohė ai vet nuk pati mundėsinė tė vazhdonte shkollėn e lartė. Bėri ushtrinė dhe filloi punė menjėherė. Nuk i eci keq, por Shvarc nėnvizon shpesh praninė e spiunėve, "ziliqarėve", "zagarėve" dhe shėrbėtorėve tė diktaturės, tė gatshėm pėr "t'i hequr vizėn". Shvarc flet edhe pėr dosje tė hapur me emrin e tij e cila mbushej vazhdimisht edhe me argumente nga mė banalet, siē ishin kėrkesat pėr shtėpi, qė pėrbėnin "pakėnaqėsi ndaj pushtetit", miqėsia me Ismail Kadarenė, pėrkthimi i autorėve tė ndaluar etj. Megjithatė pėrveē njė vėrejtjeje kjo "dosje" nuk i solli ndonjė tė keqe Shvarcit. Ai thotė se dosja u mbyll, pasi "hetuesi, njė simpatizant imi, e bėri ēėshtjen diku mė lartė", duke thėnė se ato akuza nuk pėrbėnin "bazė ligjore pėr arrestimin tim pėr "agjitacion e propagandė"". Ēėshtjen e dosjes Shvarc e prek kalimthi dhe nė njė intervistė dhėnė gazetares Ela Baēi, e cila u transmetua dje nė promovimin e librit. Ai tregohet i sinqertė kur thotė se formimin e tij e mori pėrmes pėrkthimit, se ishte i detyruar tė pėrkthente edhe letėrsi revolucionare, qė prej Kubės sė largėt tek Vendet e Lindjes. Nuk qarkulloi nėpėr duar shumė letėrsi tė "ndaluar", por sjell rastin e pėrkthimit tė njė prej veprave mė tė famshme tė Remarkut, me tė cilin thotė kishte shumė gjėra tė pėrbashkėta. Ai tregon pėr "Harkun e Triumfit", si librin e tij tė preferuar, si njė libėr kundėr nazizmit, por qė nė Shqipėri trajtohej si njė letėrsi pornografike. Megjithatė Shvarc e pėrktheu "Harkun e triumfit", njė nga 5 veprat e Remarkut qė shqipėroi. Pėr sjelljen nė njė mėnyrė tė mrekullueshme tė veprave tė Remarkut, por edhe tė njė shumėsi autorėsh tė tjerė, Shvarc ėshtė njė nga pėrkthyesit qė vlerėsohet jo pak nė vendin tonė. "Roberti ishte njeriu modern qė, duke kapėrcyer pengesa tė panumėrta, siē e mėsojmė nga "Autobiografia" e tij, por edhe nga kujtimet e miqve, e realizon par excellence funksionin e urės kulturore. Natyrisht kėtė e arrin edhe pėrmes shqipes sė tij tė rrjedhshme dhe moderne", - thotė hartuesi i monografisė Klosi. Gjatė takimit tė djeshėm u tha se Shvarc ėshtė lėnė nė hije, por kjo nuk ėshtė edhe aq e vėrtetė pėr shkak se nė ēdo pėrvjetor vdekjeje apo lindjeje pėrkthyesi ėshtė pėrkujtuar me njė gotė verė nga miqtė, apo nga pena tė njohura nė shtypin e shkruar. Ndėrkohė qė kėtė e vėrteton edhe vetė libri i prezantuar dje, nė prag tė pėrvjetorit tė 75- tė tė lindjes, tė cilėn e ka nė dhjetor.

19.10.2007

Shekulli
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Ivor Roberts-"Kosova duhet tė jetė e pavarur por jo nė kufijtė e saj tė tanishėm" (2007-12-05 06:50:51 nga admin5)
[ Opinione ] SALI BERISHA, POLITICALLY UNIMPROVED(!?) (2008-11-25 16:29:38 nga admin1)
[ Opinione ] MITROVICA, SPASTRIMI ETNIK I POPULLSISĖ SHQIPTARE (2008-11-21 05:34:42 nga admin4)
[ Opinione ] EDHE IVICA DAĒIQI SI SLOBODAN MILOSHEVIQI! (2008-11-20 04:05:40 nga admin4)
[ Opinione ] MITROVICA, SPASTRIMI ETNIK I POPULLSISĖ SHQIPTARE (2008-11-10 06:46:08 nga admin4)
[ Opinione ] Kėta, ata dhe shumica nė mes! (2008-10-31 10:13:52 nga admin4)
[ Opinione ] Aludimet raciste tė Carl Bildtit! (2008-10-23 17:06:43 nga admin4)
[ Kultura ] Eqrem Ēabej: Romantizmi e modernizmi (2008-10-18 16:07:05 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Osmani: Njohja nga Shkupi dhe Podgorica trysni amerikane (2008-10-11 14:22:46 nga admin1)
[ Opinione ] NUK KA RRUGICA DEVIJUESE, KA VETĖM NJĖ RRUGĖ (2008-10-10 10:08:14 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster