| » Opcionet për artikullin |
|
REAGIM
Nė intervistėn e z. Hashim Rexhepi, Guvernator i AQBK-sė, botuar nė gazetėn Express, e hėnė, mė 16. 6. 2008, fq. 10-11.
Me marrjen e licencės sė BKP-sė, mė datėn 10/03/2006, nga BPK-ja, ėshtė bėrė shkelje flagrante e rregulloreve tė vetė BPK-sė dhe nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė bėrė shkelja e kodit tė etikės, kjo ėshtė e para qė detyrohemi ta themi publikisht.
Pa hyrė nė dobėsitė e menaxhementit tė BKP-sė, gjatė periudhės sė udhėheqjes, sidomos, nė dobėsitė e treguara gjatė procedurės sė lejimit tė ndarjes sė kredive dobėsi qė kanė qenė prezente nė tė gjitha bankat e Kosovės, marrja e licencės sė BKP me shpejtėsi, ditėn e marrėveshjes me Bankėn e Re tė Lubjanės si partner strategjik, ku, pas tri orė njoftimi mbahet mbledhje e jashtėzakonshme e Bordit tė BPK-sė, duke u revokuar licenca pa asnjė dokument qė vėrteton gjendjen faktike tė bankės, por, vetėm me njė shkresė tė nėnshkruar nga z. Michel. Kėtė e ilustron mė sė miri ish-kryetari i Bordit tė BPK-sė pėrmes deklaratės sė tij publike nėpėr media ku thotė: se bordi ka qenė i manipuluar me dokumente jo tė verifikuara dhe se nė atė moment nuk kemi pasur forcė dhe as mundėsi tė dyshojmė nė pasaktėsinė e provave tė prezantuara.
Kėtė e vėrteton edhe vendimi i bordit, i datės 10/03/2006, ku shihet se dokumenti nuk ėshtė i nėnshkruar nga Kryetari i Bordit, por, nga drejtori menaxhues z. Michel. Duhet tė ceket se njė analizė jovalide e komisionit kontrollues tė BPK-sė pėr afarizmin e bankės, pėr vitin 2005, u dorėzua me datėn 26.06.2006, ndėrsa, licenca revokohet me datėn 10.03.2006. Ky fakt flet vet. Pėr hir tė sė vėrtetės, po ua rikujtojmė se ėshtė kėrkuar tė merret licenca nė shkresėn e datės 10.03.2006 nga z. Michel me arsyetim, kinse:
- pėr shkak jolikuiditeti financiar tė Bankės Kreditore tė Prishtinės,
- pėr shkak moszbatimi tė urdhrave tė BPK-sė pėr moslejimin e kredive tė reja, dhe
- pėr shkak tė mosrritjes sė aksioneve pėr rritjen e kapitalit themelor.
Kujtesė: BKP-ja ishte likuide dhe nuk ishte nė pyetje likuiditeti ndaj depozitarėve. Me datėn 13.03.2006, pėrqindja e mjeteve tė BKP-sė nė BPK-nė ishte 10.49 %, po atė ditė, po ti shtoheshin arkės, mjetet arrijnė nė 15.86% (ky fakt demanton tezėn e parė tė BPK-sė pėr jolikuiditet, pasi qė me rregulloren e BPK-sė kemi qenė tė obliguar vetėm ti ndajmė mjetet 5+5, dmth. 10%).
Akuza nga BPK-ja se BKP-ja, respektivisht, Bordi, dhe, mė konkretisht, sipas shkresės, Kryetari i Bordit tė BKP-sė ka lejuar kredi edhe pas vendimit tė BPK-sė pėr moslejimin e kredive tė reja, i datės 4.01.2006, nuk qėndron.
Edhe pse u Jemi pėrgjigjur me shkrim, nė bazė tė memorandumit tė mirėkuptimit, sepse, ishim tė obliguar, se ky fakt nuk qėndron, ne, prapė, kemi marrė edhe dy shkresa tjera me tė njėjtat akuza. Pėrsėri, u kemi njoftuar me shkrim se kjo akuzė nuk qėndron. Mė vonė, pas mbylljes sė Bankės, kemi kuptuar se e tėrė kjo ishte vetėm alibi pėr atė qė ata kishin pasur projekt pėr ta revokuar licencėn e BKP-sė. Unė, si Kryetar i Bordit tė BKP-sė, publikisht deklaroj se: nėse kjo akuzė ekziston, e cila mund tė vėrtetohet nė ēdo kohė, madje, pėr 5 minuta, nė bazė tė dokumentacionit qė sot posedon BKP-ja, nė likuidim, atėherė, unė jam i gatshėm qė vullnetarisht tu dorėzohem organeve tė hetuesisė dhe kėrkoj dėnimin kapital ndaj meje. Ndėrsa, nė tė kundėrtėn, nėse nuk vėrtetohet kjo akuzė, atėherė, AQBK-ja, sė paku, duhet tė kėrkoj ndjesė publike pėr dėmet morale dhe materiale qė ia ka shkaktuar biznesit tim dhe mua personalisht, si njeri. Kjo kėrkesė, mendoj dhe besoj se ėshtė e ndershme. Unė nuk kėrkoj ndjekje penale, siē ka kėrkuar z. Michel, duke e ditur faktin se ēdo gjė do tė zbardhet me kohė.
Dhe, sė treti, pėr kinse faktin e mosgatishmėrisė sė aksionarėve pėr ta rritur kapitalin themelor, mjafton vetėm tė pėrmendet marrėveshja me Bankėn e Re tė Lubjanės, me tė njėjtėn datė, mė 10.03.2006, ditėn qė ėshtė marrė licenca, ėshtė planifikuar qė mjetet qė do ti sillnin nė emėr tė blerjes sė 51 %, do tė ishin tri herė mė tė madha sesa aksionet ekzistuese.
Siē duket, kjo e frikėsoi dikė?!...
Jam i obliguar ta them dhe pėrsėris edhe njė herė se BPK-ja, me dėrgimin e dy kuadrove udhėheqės tė saj nė vendet kyēe udhėheqėse tė BKP-sė, njėrin e emėron drejtor tė bankės e tjetrin ndihmėsdrejtor i pėrgjithshėm pėr ēėshtjet financiare, ka bėrė skandal tė paramenduar. Ėshtė interesant tė cekėt se nė ēdo shkresė qė ka dėrguar BPK nė adresė tė BKP, ndihmėsdrejtorin pėr ēėshtje financiare e quan zėvendėsdrejtor, edhe pse nuk ishte i emėruar si i tillė nga Bordi i BKP-sė. Nė kėtė mėnyrė, me sjelljen e kėtyre dy kuadrove, ka shkelur rregulloren e vet, nė bazė tė Nenit 8, ku, nė mėnyrė decidive thuhet: Asnjė personel i lartė i BPK-sė nuk ka tė drejtė tė punėsohet, pėr njė vit, nė asnjė bankė komerciale. Pra, z. Guvernator, ju kuptoj, pėr shkak tė pozicionit tė Juaj qė keni, kur thoni se nga aspekti i etikės nuk ėshtė i preferueshėm, ndėrsa, nė realitet, ėshtė bėrė shkelja e rregullores dhe pėr ēdo shkelje ka pasoja, qė u dėshmuan mė vonė.
I rikujtoj. kėtu, edhe vlerėsimet e auditorit tė jashtėm si dhe tė BPK-sė, se, gjatė tri viteve, radhazi, 2001, 2002 dhe 2003, kemi pasė notimin mė tė lartė nė Sistemin Bankar tė Kosovės, me notėn 2. Ėshtė e vėrtetė se pėr vitin 2004 ka ra nota nė 3, pėr shkak tė keqėsimit tė kthimit tė kredive. Kjo notė ishte dhėnė nga BPK, gjashtė muaj para se tė mbyllet banka. Rikujtojmė se dy banka nė Sistemin Bankar tė Kosovės, dy vite ma parė, kanė qenė tė notuar me notėn 5. Nė atė kohė BPK ka vepruar sipas rregullores sė vet: Ka shkarkuar Bordin dhe Menaxhmentin udhėheqės dhe, nė atė mėnyrė, u ka dhėnė shansė dy bankave tjera qė tu pėrmirėsohet gjendja dhe, njėkohėsisht, tu shpėtohet licenca.
SHTROHET PYETJA: PSE BPK-ja NUK VEPROI NĖ TĖ NJĖJTĖN MĖNYRĖ EDHE ME BKP? (Edhe ky fakt flet vetė dhe ėshtė i lexueshėm).
Ne, aksionarėt, sot, e dimė, nė bazė tė fakteve qė posedojmė pėr veprimet e padrejta tė BPK-sė. Por, si tė bėhet shėrimi dhe sanimi i gjendjes sė shkaktuar pa asnjė tė drejtė dhe pa asnjė bazė ligjore?
Marrja e licencės sė BKP u pėrjetua shumė rėndė nė mesin e afaristėve tanė. Kjo ishte njė goditje e rėndė ndaj ndėrmarrėsisė dhe iniciativės sė lirė, nė Kosovė.
Nė kėtė shkresė nuk dua tė hyj nė veprimet arbitrare qė u bėnė ditėn e mbylljes sė BKP, me marrjen e parave tė gatshme nga trezorėt dhe dėrgimin e kasafortės sė fshehtėsive tė BKP nė Gėrmi, pėr tu hapur me dhunė. Vetėm pėr kėto dy veprime, nė ēdo vend demokratik nė botė, do kishte pasuar ndjekje penale.
Zoti Guvernator, tė gjithė aksionarėt e Bankės Kreditore tė Prishtinės sot e dinė se ju, personalisht, edhe pse keni qenė zėvėndėsdrejtor i BPK-sė nė atė kohė, nuk keni pasur mundėsi dhe as forcė pėr ta parandaluar atė projekt ogurzi tė udhėhequr nga z. Michel Svetchin, me rastin e marrjes sė licencės. E dimė se sot ka vėshtirėsi nė kthimin e kredive, pasi qė Banka, efektivisht, nuk funksionon dhe e dimė se po ti merret licenca ndonjė bankė tjetėr, mos e dhashtė Zoti, sidomos, nėse ėshtė bankė e madhe, kthimi i kredive do tė ketė vėshtirėsi 100 herė mė shumė sesa qė ka tani BKP nė likuidim.
Prandaj, ėshtė koha dhe rendi pėr sanimin e gjendjes sė rėndė nė Sistemin Bankar tė Kosovės. Bordi i AQBK-sė duhet, sa mė parė, tė marrė masa pėr kthimin e licencės sė BKP-sė, me kushte qė do i parashtronte.
Ėshtė obligim moral e ligjor i Autoritetit Bankar tė Kosovės ta rishqyrtojė vendimin pėr marrjen e licencės sė BKP-sė. Marrja e licencės ishte nė kundėrshtim tė haptė me rregulloret e BPK-sė, me ligjin dhe interesat e biznesit tė Vendit.
Vetėm me kthimin e licencės sė bankės, do tė kthehej besimi tek institucionet shtetėrore. Ky veprim do tė pranohej nė opinion si njė pėrpjekje pėr korrigjimin e njė drejtėsie dhe njė veprimi tė paramenduar, pėr tė ecur pėrpara.
Gjendja financiare e BKP nė likuidim ėshtė shumė e favorshme pėr kthimin e licencės dhe pėr privatizim. Nga raportet financiare tė bankės, mė datėn 30.03.2008 rezulton:
Obligime ndaj depozituesve dhe klientėve janė: 20.880.407.oo Euro, obligime ndaj kapitalit aksionar janė: 5.285.632.oo Euro, totali i obligimeve tė BKP-sė ėshtė: 26.166.039.oo Euro, ndėrsa, totali i mjeteve tė bankės ėshtė: 28.923.626.oo Euro. Diferenca pozitive pėr kėtė kohė, sa nuk ka punuar banka, ėshtė: 2.757.587.oo Euro.
Pas kthimit tė licencės, bankės do ti ofrohej njė partner strategjik vendor apo ndėrkombėtar (kėrkesat janė tė shumta). Ky model (sanim dhe pastaj privatizim) i transformimit strukturor tė bankave dhe tė ndėrmarrjeve ekonomike ka ndodhur nė Slloveni dhe nė vendet tjera (Hungari, Ēeki, Poloni) dhe konsiderohet si modeli mė efektiv i transformimit dhe zhvillimit ekonomik nė vendet nė tranzicion.
Besojmė dhe fuqimisht jemi tė bindur se ka ardhur koha qė Bordi i nderuar i AQBK-sė ta marrė njė hap tė tillė, tė guximshėm, nė tė mirėn e tė gjithėve, pa u marrė me arsyetime pėr periudhėn e shkuar dhe tia kthej licencėn BKP, si dhe Menaxhementi udhėheqės i AQBK-sė ta udhėheqė kėtė proces, qė suksesi tė jetė qind pėr qind pėr kthimin e mjeteve depozitueseve, aksionarėve, dhe do tė kthehej besimi te iniciativa e lirė e ndėrmarrėsisė, duke e licencuar njė bankė e cila ka interes pėr ta blerė dhe nė atė mėnyrė do tė krijohen kushtet nga ajo bankė qė kreditė ti ristrukturojė pėr 5-10 vite, dhe, qė, qind pėr qind, ti mbledhė tė gjitha obligimet. Pėr kėtė veprim qė duhet tė ndėrmerret, tė gjithė jemi tė bindur se do tė jetė i suksesshėm dhe koha do ta vėrtetojė njė hap tė tillė pozitiv.
Ish kryetari i Bordit tė BKP,
Zeqir Shamolli |
|