DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» INTERVISTĖ ME ABDULLAH ZENELIN, SHKRIMTAR DHE EDITOR I SHTĖPISĖ BOTUESE "BUZUKU"
Postuar mė datėn: 2007-06-08 12:00:38 nga admin4 :: Kategoria: Intervista

BOTIMI I PAVARUR I LIBRAVE - BARAS ME IDEALIZMIN



Prej 30 prillit deri mė 4 maj nė Gjenevė u mbajt panairi ndėrkombėtar i librit, i cili, pėr kulturėn dhe veprimtarinė botuese shqiptare, kėtė herė ishte i njė rėndėsie tė veēantė, sepse morėn pjesė edhe tre botues nga Kosova dhe njė botues e njė agjenci botimesh nga Shqipėria. Shfrytėzuam rastin tė bisedojmė me shkrimtarin dhe editorin e Shtėpisė Botuese "BUZUKU", z. Abdullah Zeneli lidhur me pėrshtypjet rreth panairit dhe librit shqip si dhe tė fenomeneve aktuale qė lidhen me prodhimin e quajtur libėr.



Abdullah Zeneli, botues

Ē’do tė thotė pėr Buzukun pjesėmarrja nė "Salon internation du livre et de la presse"?

Gjithsesi pėr njė botues tė mirėfilltė pjesėmarrja nė njė revistė tė tillė botuesish do tė thotė shumė. Nė rend tė parė ėshtė guximi pėr tė prezentuar punėn botuese nė mesin e botuesve me traditė botimi dhe me mundėsi shumė mė tė mėdha sesa qė i kemi ne nė Kosovė. Mė tutje do tė pėrmendja faktin se nė Zvicėr ka njė numėr marramendės bashkatdhetarėsh, ndaj ardhja kėtu e ka edhe njė dimension mė shumė nė informimin e tyre pėr librin shqip dhe rrjedhat e tij tė sotme. Sigurisht se kontakti me botues, lexues, krijues, biblioteka, librari, klube, asociacione tė ndryshme ėshtė planifikuar mirė nga ne dhe kemi pritur pikėrisht edhe atė ēfarė nė tė vėrtetė edhe ngjau.

Me sa tituj u prezentuat nė kėtė panair?

Meqenėse ėshtė hera e parė qė ne vijmė kėtu, detyrimisht u prezentuam me tė gjithė titujt qė kemi botuar deri mė sot qė do tė thotė 50 tituj, tre prej tė cilėve nė formė makete, sepse nuk arritėm t’i ‘finalizojmė’ nė mungesė kohe. Kaq kemi mundur tė botojmė pėr kėta gjashtė vjet ekzistence. Po tė kishim ndonjė pėrkrahje nga instancat shtetėrore tė Republikės sė Kosovės dhe tė fondacioneve tė ndryshme qė ndihmojnė tė tjerėt nė Kosovė (siē ėshtė Sorosi bie fjala), me siguri do tė flitnim pėr dyfishin e kėtij numri dhe tė autorėve qė presin radhėn tė pėrjetojnė kėnaqėsinė e botimit sė bashku me botuesin. Janė kėta 50 tituj kryesisht nga letėrsia e mirėfilltė: romane, tregime, poezi, studime letrare autorėsh tanė dhe tė pėrkthyer.

Nga gjithė ajo ē’dimė pėr veprimtarinė e BUZUKUT, si dhe nga tė dhėnat qė na i jep katalogu juaj, shihet se dispononi tituj dhe autorė si Konica, Koliqi, Camaj, Kadare, Trebeshina, Demaēi, Dėrvishi, Kokalari, Shehu, Halimi, Ramadani... deri te Beketi.

Hese, Elsi, Hoxhiqi, Falaski, Fahr..., ē’do tė thotė kjo?

Pa dyshim se emrat qė pėrmendėt mė sė miri e dėshmojnė pėrkushtimin apo kėmbėnguljen tonė qė tė ndjekim njė kriter nė fushė botimi: v l e r ė n. Pastaj pėrgatitjen tekniko-estetike tė librit, qė nuk dallon aspak nga standardet evropiane tė botimit. Kjo, pėr njė botues qė vepron nė rrethana katastrofale kosovare dhe pa pėrkrahje tė nevojshme pėr njė shoqėri qė duhet tė stimulojė shtetasit e vet profesionistė nė punėn e vet, do tė thotė shumė. Tepėr shumė. Madje baras me njė idealizėm do tė thosha ēuditėrisht tė realizuar!

Konkretisht do tė dėshironim tė dinim ku ėshtė pozicioni i autorit dhe i botuesit tek ju?

Pyetje me vend! Autori e ka tė drejtėn e vet, sepse ai jeton nga puna e vet. Po flas pėr autorėt e gjallė. Pėr ata qė tashmė janė tė traditės, ėshtė vepra e tyre qė e kanė lėnė, e cila pret t ‘i ofrohet lexuesit qė ka nevojė imediate pėr tė. Sa mė i shpejtė tė jetė ky kontakt, suksesi i botuesit do tė jetė mė i madh. Respekti do tė jetė i dyanshėm. Stimulimi pėr krijuesit do tė jetė gjithherė i domosdoshėm. Unė edhe vetė jam njėfarė krijuesi, ndryshe nuk do ta doja dhe nuk do t’i pėrkushtohesha kėtij profesioni edhe tė vėshtirė, edhe tė rrezikshėm. Nėse autori ndahet i kėnaqur me honorarin, me punėn e bėrė rreth krijimit tė tij deri te forma pėrfundimtare e produktit tė quajtur libėr, atėherė pėr ne gjysma e punės konsiderohet e kryer.

Gjysma tjetėr?

Gjysma tjetėr nuk jemi ne, por lexuesi. Sepse, ne hėjmė punėn pėr lexues. Jo pėr vete. Ndaj edhe kujdesemi qė libri tė duket veēanėrisht i bukur, me sa mė pak gabime redaktoriale, lekture e korrekture dhe, mė kryesorja, tė mos jetė i shtrenjtė pėr shumė shtresa lexuesish dhe qė ai (Iibri) tė arrijė kudo qė pėr tė ka kėrkesa. Kėtė e dėshmon edhe prania jonė kėtu, nė Zvicėr (Gjenevė, Lozanė, Bernė, Soloturn, Cyrih...).

Sikur mė bėhet se nuk jeni i kėnaqur me vendin qė iu dha librit nė mjetet tona tė informimit si dhe vetė prezentimit tė botuesve shqiptarė nė panairin e Gjenevės. A kam tė drejtė nė kėtė konstatim?

Ju tė informimit nganjėherė arrini t’i lexoni, nė ballin e bashkėbiseduesit, edhe mendimet! Po, nuk jam i kėnaqur. Derisa ju nė "Bota sot", me sa kam mundur tė shoh, i keni dhėnė hapėsirė tė konsiderueshme Salonit... tė Gjenevės deri te reportazhet me fotografi e fjalė me faqe tė tėra, nė "Rilindja" apo nė televizionin shqiptar, kjo ishte fare simbolike! Turp, turp! Ndėrsa kėndej i kemi pikėrisht kėta qė i pėrmenda aq rrahagjoksa sikur informojnė shpejt, mirė e drejt opinionin gjithėshqiptar kudo qė ai ndodhet. Kėtė e pėrmenda edhe publikisht nė njė takim tė organizuar nė Universitetin Popullor Shqiptar tė Gjenevės mė 3 maj ku ndodhej raportuesi i "Rilindjes", vetė koordinatori dhe gjithė suita e tij, por kot! Nė gazetė del sikur gjithēka ishte nė rregull, sikur takimi me botuesit dhe krijuesit shqiptarė, qė deklamuan aty diēka nga vepra e tyre, krijoi njė disponim tė mirė tek tė pranishmit. Pėrkundrazi, tė pranishmit kuptuan se ka probleme tė shumta, por qė me pėrgjegjėsi dhe korrektėsi tė tė gjithėve, ato, ndonjė ditė, edhe mund tė mėnjanohen. Me oportunizmin tonė, mė falni qė pėrdora kėtė shprehje politike nga njė ideologji e huaj pėr ne shqiptarėt, nuk i kontribuojmė kurrfarė afirmimi as tė librit, as tė kulturės shqiptare nė pėrmasa tė ngushta (trojet etnike), as nė ato tė gjera (bota e madhe), qė po na ikin gjithnjė e mė shumė…

Ju lutemi, mund tė vazhdoni nė kėtė drejtim edhe mė konkretisht?

Po ju them hapur se disa individė qė mund tė quhen edhe pėrgjegjės tė kėshillave tė shumtė qeveritarė (tė pjesės ‘kulturore’) apo qendrave qė mėtojnė tė jenė kulturore nga faza e tanishme ‘qebaptore’ mė shumė pėrkrahin autorė e krijues trafikantė sesa kulturėn e mirėfilltė shqiptare. Ky kontrabandizėm kulturor mund tė na kushtojė shtrenjtė, sepse luhet me emocionet e njerėzve. Tė lozėsh me emocionet e njeriut tonė do tė thotė tė pasurohesh me ēdo kusht. Ne nė "Buzuku" i kemi ikur kėtij fenomeni tė akulturimit. Asnjė libėr tė vetėm nuk kemi shitur nė klube apo nė qendra kulturore derisa tė tjerėt kėtė e bėjnė paturpėsisht kohė e kohė. Asnjė nga kėta pėrgjegjės nuk e pa tė udhės t’ia organizojė "Buzukut" njė tė vetmen mbrėmje apo takim spontan me adhuruesit e shumtė tė librit dhe tė shkrimit bukur. "Buzuku" dhe kultura shqiptare, libri shqip dhe autorėt e sinqertė nuk nguten tė pozicionohen nė stafe tė padėshiruara rrahagjoksėsh.

Ē’mund tė thoni pėr botuesit e tjerė shqiptarė?

Derisa nga Shqipėria ishte vetėm TOENA e Fatmir Toēit, nė stendėn e sė cilės ishin grumhulluar edhe tituj tė botuesve tė tjerė nga Shqipėria, si ONUFRI (me botimin ekskluziv tė romanit "Spiritus" tė Ismail Kadaresė), botimet MĒM ĒABEJ etj., nga Kosova ishim sė bashku me "Rilindjen" dhe Entin e Teksteve tė Kosovės. "Rilindja" dhe Enti i Teksteve, si botues shtetėrorė, nuk e arsyetuan as pėr sė afėrmi kėtė epitet qė e gėzojnė. Pėr shtetin, qė tė paguan, duhet tė veprosh bindshėm dhe me profesionalizėm tė theksuar. Kjo nuk ndodhi. Unė, si botues i pavarur, (mė quajnė me pėrbuzje privat!) bėra diēka pėr atdheun tim. Dhe jam krenar pėr kėtė. Krijova kontakte me botues, biblioteka, pėrkthyes, autorė, biznesmenė nga mė tė ndryshmit dhe besoj se arsyetova ardhjen time kėtu. Pėr mė tepėr kontakti me KADARENĖ shqiptar dhe botėror, Peter Fahrin zviceran i cili tashti flet edhe shqip nga botimi i BUZUKUT nė pėrkthim tė Enver Robellit, Hans-Joakim Lankshin ‘gjermanoshqiptar’ si dhe kontakte tė tjera, janė pėr mua kapitull mė vete. U zhgėnjeva tej mase kur njė Kadare apo njė Lanksh nuk u shoqėruan nga mjetet tona tė infornimit derisa kėtė masmediat zvicerane e bėnin nė ēdo hap madje edhe me prezentime tė drejtpėrdrejta siē qe paraqitja dinjitoze e Kadaresė nė TV tė Zvicrės.

Bisedoi: Xhemol Ahmeti

Prishtinė, mė 8.6.07

Boks 1: Tė gjithė lexuesit shqiptarė, apo tė tjerė nga mbarė Evropa, mund tė porosisin libra nė pėrfaqėsinė e Buzukut nė Cyrih drejtpėrdrejt, me shkrim nė adresė tė pėrfaqėsisė apo me anė telefoni.

Adresa Buzuku Verlag, CH-8806 Bäch/Postfach 22. Tel. (01)785.01.26.

Boks 2:

KALIMI NGA FAZA «QEBAPTORE» NĖ ATĖ TĖ MIRĖFILLTĖ KULTURORE

Po ju them hapur se disa individė qė mund tė quhen edhe pėrgjegjės tė kėshillave tė shumtė qeveritarė (tė pjesės ‘kulturore’) apo qendrave qė mėtojnė tė jenė kulturore nga faza e tanishme ‘qebaptore’ mė shumė pėrkrahin autorė e krijues trafikantė sesa kulturėn e mirėfilltė shqiptare. Ky kontrabandizėm kulturor mund tė na kushtojė shtrenjtė, sepse luhet me emocionet e njerėzve. Tė lozėsh me emocionet e njeriut tonė do tė thotė tė pasurohesh me ēdo kusht. Ne nė "Buzuku" i kemi ikur kėtij fenomeni tė akulturimit. Asnjė libėr tė vetėm nuk kemi shitur nė klube apo nė qendra kulturore derisa tė tjerėt kėtė e bėjnė paturpėsisht kohė e kohė.




Sqarim:

Botuar nė tė pėrditshmen "Bota sot", mė 16 maj 1997, f. 13, me paralajmėrim edhe nė faqen e parė:

INTERVISTĖ ME ABDULLAH ZENELIN, SHKRIMTAR DHE EDITOR I SHTĖPISĖ BOTUESE "BUZUKU"

BOTIMI I PAVARUR I LIBRAVE - BARAS ME IDEALIZMIN (Fq. 3) - [gabim shtypi, duhet

fq. 13, sikundėr qė ‘baras’ nė brendi ėshtė ‘baraz’...!]
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] ADEM DEMAĒI - Intervistė (2008-11-18 22:52:41 nga admin1)
[ Intervista ] Intervistė me Albin Kurtin, Lider i Lėvizjes Vetėvendosje! (2008-07-21 15:51:14 nga admin1)
[ Kultura ] Intervistė ekskluzive e gazetės norvegjeze ”Dagbladet” (2008-07-03 02:05:08 nga admin4)
[ Opinione ] Reagim ndaj intervistės sė gjeneralit Rrahim Ademi (2008-06-11 07:37:08 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTE EKSKLUZIVE ME Z, IBRAHIM EGRIU (2008-06-07 11:52:16 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me shkrimtarin kosovar Agim Gjakova (2008-06-03 09:26:43 nga admin1)
[ Intervista ] INTERVISTĖ ME KOLONELE SARANDA TOPLICA (2008-04-29 07:45:04 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE PĖR "SHQIPĖRIA SOT" (2008-04-02 06:58:20 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, pėr Albania Today - Shqipėria Sot (2008-03-26 18:31:34 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE E TĖ PAVARURĖS "ALBANIA TODAY" (2008-02-25 16:37:14 nga admin4)
[ Intervista ] Interviste me “Artisten e Merituar” Fitnete Rexhėn (2008-02-02 05:37:00 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster