| » Opcionet për artikullin |
|
Politika ndėrkombėtare javėn e ardhshme ėshtė fokusuar nė ēėshtjen e statusit tė Kosovės dhe Lindjes sė Mesme, kumtojnė mediat gjermane, tė cilat nė qendėr tė vėmendjes kanė zhvillimet e fundit nė Ballkanin Perėndimor. Nė Baden tė Vjenės, shkruan shtypi, qė nga e hėna, sipas tė gjitha gjasave do tė zhvillohet raundi i fundit i bisedimeve, para dorėzimit tė raportit tė Treshes ndėrkombėtare nė Kėshillin e Sigurimit, ndėrkohė qė nė pozicionet e tė dy palėve nuk ka ndryshuar asgjė.
Shqiptaret tashmė janė deklaruar pėr pavarėsi, duke dashur ta shpallin atė sa mė shpejtė, ndėrkaq Beogradi tregohet i gatshėm pėr njė autonomi substanciale tė Kosovės, thuhet ne media. Ndaj, duke iu referuar zhvillimeve tė fundit, agjencia gjermane e lajme DDP ka lėshuar njė komunikatė nė tė cilėn pasqyrohet situata e vėshtirė nė Kosovė.
Gjendja nė Kosovė, thuhet nė kėtė komunikatė, gjendet nė teh tė thikės, andaj nėse pala shqiptare dhe ajo serbe nė minutėn e fundit nuk arrijnė njė ujdi se si do tė jetojnė sė bashku, atėherė ekziston rreziku pėr kapjen e sėrishme tė armėve nė Ballkan.
Pėr tė evituar pėrleshjet e dhunshme, KFOR-i, nė kuadėr te NATO-s, ka stacionuar 17 mijė ushtarė, ndėr ta 2 mijė e 800 ushtarė gjermanė, ndėrkaq sė fundi Bundesveri gjerman ka dėrguar edhe 550 ushtarė tė tjerė, pėr ti aktivizuar ata nė rast rreziku.
Fakti se kryetari i PDK-sė Hashim Thaēi kishte deklaruar se pala shqiptare do ta shpallė pavarėsinė menjėherė pas 10 dhjetorit e bėn situatėn edhe me delikate, ka shpjeguar DDP.
Po ashtu, lidhur me kėtė rrezik ditė mė parė kishte paralajmėruar edhe diplomati amerikan Richard Holbrooke, nėse sipas tij, pėrpjekjet ndėrkombėtare nuk sjellin ndonjė zgjidhje deri me 10 dhjetor, thuhet mes tjerash nė komunikatėn e agjencisė gjermane e lajmeve DDP. /v. hajdari/
RTK staff
24.11.2007 |
|