| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Rrugėtimi i identiteteve fetare dhe influenca e tyre nė shoqėrinė shqiptare |
| Postuar mė datėn: 2008-04-18 19:00:21 nga admin4 :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Dorian Koēi
Universiteti Veror
Vlorė, 5.11.2007
I
Nė fillim tė vitit 2006, ambasada e Shteteve tė Bashkura tė Amerikės, dhuroi njė fond pėrreth 30.000 euro pėr tė restauruar njė objekt brenda kėshtjellės sė Rozafės qė kishte shėrbyer pėr njė kohė tė gjatė si kishė dhe xhami njėkohėsisht.Nė fakt, objekti me historinė e tij tė veēantė mund tė konsiderohet si njė nga objektet sintezė tė historisė religjioze sė shqiptarve.E njohur dhe e dokumentuar si kisha e Shėn Stefanit nė veprat e Marin Barletit dhe Marin Beēikemit,dy autorėve tė shekullit tė XV, kisha do tė shndrrohej nė njė xhami gjatė pushtimit turk.Sipas specialistėve mendohet se ″minareja ėshtė shtuar rreth vitit 1405(Peēi.A,2006:1)dhe jo nė vitin 1479 siē mendohet rėndom duke marrė pėr bazė pushtimin e kėshtjellės nga turqit. Viti 1405 ėshtė vit ″kur osmanėt e patėn nė duart e tyre qytetin e Shkodrės pėr disa vjet sė bashku me Ulqinin dhe Lezhėn. Vendosja e garnizonit osman nė kėtė periudhė dhe stili i minareve selxhuke bashkėkohėse me minaren e kuqe nė kalanė e Beratit tė vitit 1389, si dhe vendosja e saj nė anėn fundore tė xhamisė dhe jo nė tė djathtė hyrjes,ėshtė karakteristikė pėr xhamitė osmane tė shekullit XV(Po aty, 2006).
Adoptimi i bėrė nuk kėrkoi ndryshime tė mėdha nė arkitekturė, kjo pėr faktin se orientimi i mihrabit koincidonte, me atė tė mjedisit tė altarit nė apsidė. Ky mjedis ka qenė i mbuluar deri vonė me kupolė nervaturash tė kryqėzuara tė stilit romano-gotik. Nė vitin 1660-1664 Veziri i Shkodrės, Mehmet Pashė Bushatlliu, nė punimet rindėrtuese e restauruese nė strukturat e kalasė kreu ndėrhyrje edhe nė xhami duke shtuar hajatin me arkadė nė anėn jugore. Ai porositi nga Venediku edhe njė mekanizėm sahati akustik, pėr tė cilin siē shprehet vetė nė njė dokument kishte ngritur para xhamisė njė kullė tė lartė(Po aty, 2006).Si mund tė vėshtrohet me gjithė shndėrrimet qė iu bėnė objektit, ″banorėt e kėtij qyteti e ruajtėn harmoninė fetare(Po aty,2006). Shkresa e firmosur nga Veziri i Shkodrės, ku rinovohej e leja zyrtare pėr tė mbajtur meshėn ēdo tė premte nė mėngjes, tregon se banorėt ende tė pėrqendruar nė kala, kishin mirėkuptimin maksimal mes tyre″(Po aty, 2006).Por ajo qė ishte shmangur pėr njė kohė tė gjatė me mirėkuptim midis dy komuniteteve fetare u lėkund nė ditėt e sotme kur godina nuk shėrbente mė si njė objekt kulti.
Qysh pej vitit 1878, kur ajo u kthye nė njė depo baruti,godina gjendet nė gjendjen e sotme duke pritur njė restaurim tė mundshėm qė sipas specialistėve duhet tė pėrfshijė tė gjitha etapat e ndėrtimit tė saj.Por jo tė gjithė ndanin tė njėjtin mendim nė qytetin verior tė Shkodrės.Njė debat shpėrtheu midis Komunitetit Musliman tė Shkodrės dhe Kishės Katolike,pėr pėrkatėsinė e objektit dhe nėse ajo duhej restauruar nė njė kishė apo nė njė xhami.Si gjithmonė nė raste tė tilla lindėn pyetje tė ndryshme tė cilat nxorėn nė pah sėrish konflikte tė heshtura nėn petkun e fortė tė formimit tė shtetit-komb tė periudhės sė viteve 20 dhe totalitarizmit tė viteve 40-90 qė qenė munduar ti fashisnin konflikte tė tilla nė emėr tė formimit tė identitetit dhe kombit shqiptar.
Mė tepėr se njė konflikt mbi pronėsinė e njė objekti, situata hodhi dritė mbi identitetet e fjetura fetarė tė shqiptarve dhe nė kėtė mėnyrė mund tė thuash se ishte njė pararendėse e debatit Kadare-Qose qė mbėrtheu elitėn intelektuale shqiptare pas nėnshkrimit tė marėveshjes sė MSA dhe publikimit tė veprės sė Kadaresė Identiteti Evropian i Shqiptarėve.
Nė kėtė studim do tė mundohemi tė hedhim dritė nėpėrmjet njė analize tė hapave tė parė tė formimit tė shtetit modern tė shqiptarve sesa pėrcaktues ka qėnė identiteti fetar nė zgjimin nacionalist tė shqiptarve, si ka ndikuar dhe ndikon ky identitet nė shoqėrinė shqiptare dhe prirjet moderniste tė religjionit tė shqiptarėve nė epokėn e sotme tė Globalizmit.
II
Identiteti fetar nė Shqipėri nuk ėshtė marrė gjithmonė nė konsideratė nė rrugėtimin e tij drejt realitetit qė kemi sot, duke vlerėsuar se motoja e rilindasit Pashko Vasa Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria ėshtė pėrgjithsuese dhe karakteristike pėr epokėn e Rilindjes Kombėtare tė shqiptarve dhe si e tillė duhet ti pėrshtatet apriori tė gjitha situatave shtetformuese apo kulturoro-historike tė mėvonshme.Ky pėrcaktim vjen pasi Rilindja Kombėtare ka njė peshė tė veēantė nė botėkuptimin nacionalist shqiptar si apogjeu i pėrpjekjeve intelektuale dhe shpirtėrore pėr tė themeluar njė Shqipėri moderne dhe tė zhvilluar. Nė fakt rrugėtimi identitetit fetar tė shqiptarve i ka pėrngjarė njė batice e zbatice,pa qenė asnjėherė nė gjendje tė luajė fuqinė e njė force centrifugale pėr tė realizuar njė bashkim tė qėndrueshėm kombėtar,as shumė i fuqishėm sa tė pengojė pėrjetsisht atė, por i mjaftushėm sa tė influencojė dhe vonojė disa procese intriguese qė popujt e tjerė tė Ballkanit i realizuan mė shpejt se shqiptarėt.
Gjithsesi shprehja nuk duhet marrė si simboli i njė lėvizje apo epoke , siē ka prirje tė shumta nė qarqe studiusish apo politikanėsh pėr ta pėrqasur atė, pasi nė njė analizė tė thellė tė veprės sė dy poetėve tanė kombėtarė qė kanė luajtur dhe njė rol tė madh nė formimin e ndėrgjegjies kombėtare vėren se identiteti fetar ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e veprės sė tyre.Kėshtu p.sh ėshtė e pamundur ta lexosh Gjergj Fishtėn dhe tė mos hasėsh binomin Fe dhe Atdhe, ku me fe ai nėnkupton fenė e tė parve- Katolicizmin apo Naim Frashėrin dhe tė mos hasėsh Bektashizmin dhe filozofinė e panteizmit tė tij.Madje Naimi shkon dhe mė larg nė botkuptimin e tij fetar kur krijon njė poemė si Qerbelajaqė pėrshkruan njė konflikt tė mirėfilltė fetar.
Shqiptarėt nuk mund tė bėnin dallim nga popujt e tjerė ballkanikė kur nisėn zgjimin e tyre nacionalist.Prirja e natyrshme do tė ishte ashtu si dhe te fqinjėt e vet,njė kundėrvėnie ndaj fesė zyrtare tė pushtuesve-Islamit,diēka qė hasi nė vėshtirėsi qė nė hapat e parė sepse njė pjesė e konsiderueshme e shqiptarve kishin pranuar Islamin dhe nėn influencen e shtetit teokratik osman e identifikonin veten shpesh herė si myslimanė dhe pastaj si shqiptarė.
Kultura islamike e Perandorisė Osmane i kishte mėshuar identifikimit tė besimit fetar me kombin,duke sheshuar dallimin midis shqiptarve e myslimanėve tė tjerė nga njėra anė,dhe duke nxjerrė mė nė pah, nga ana tjetėr, atė midis islamikve dhe krishterėsh gjithfarsojėsh.Nė njė shoqėri shumėkombėshe, siē ishte ajo e Perandorisė Osmane, jeta e nėnshtetasve tė saj, ēėshtė e vėrteta, ishte organizuar rreth besimit, tė cilit, ata i pėrkisnin:domethėnė, vija ndarėse ndėrmjet tė qeverisurve nga qeverisėsit-ose, thėnė mė shkoqur, popullsisė hegjemone-ishte religjioni dhe jo kombėsia, ku padyshim, ashtu si nė tė gjithė perandorinė, myslimanėt pėrftonin njė pozicion tė priveligjuar, gjė qė, nė rastin e Shqipėrisė qe shndrruar e kishte pėrbėrė njė pengesė objektive pėr tė arritur bashkimin kombėtar tė myslimanėve me tė krishterėt,qofshin ata ortodoksė apo katolikė.(Salleo 2000:22).
Edhe pse egsistonte nje farė patriotizmi lokal qė shpesh herė gjente shprehje ashtu siē na dėshmon Hobhouse-i nė veprėn e vet A Journey through Albania and other provinces of Turkey in Europe and Asia, to Costantinople during the years 1809 and 1810 nė deklarimet e banorve, qė kur i pyesnin se ēishin,banori shqiptar nuk thoshte pėrkatėsinė fetare por pėrgjigjej Jam shqiptar(Mema,1988:70), prapėsėprapė ky patriotizėm lokal nuk shtrihej nė pėrmasa pėrgjithsuese qė mund tė pėrbėnte njė nga bėrthamat e themelimit tė identitetit shqiptar dhe pastaj mė vonė atė kombėtar.
Ishin lėvizjet e mėvonshme anti-osmane tė viteve 20,30 e 40 tė shekullit tė XIX nė kuadėr tė luftės kundėr centralizimit tė perandorisė turke qė krijuan kundėrvėniet e e para serioze pas 3 shekujsh pushtimi.Rėndėsia e kėtyre kryengritjeve qėndron se shqiptarėt myslimanė u ngritėn nė kryengritje kundėr pushtetit turk qė faktikisht duhej tė konsiderohej si tyre.Ėshtė e vėrtetė se ato nuk ishin lėvizje me karakter tė plotė kombėtar por gjithsesi vėrehet njė ngjizje e identitetit kombėtar shqiptar kur rapsodi popullor i kėndon pėrpjekjeve tė kryengritėsve qė sluftojnė as pėr mua e spėr ti/po pėr gjithė Shqipėri(Islami,1977:67).Nė kėtė kohė nis dhe procesi i gjatė para-rilindas i ngjizjes sė idesė mbizotėruese se shqiptarėt nė rrugėn e tyre drejt pavarėsisė apo afirmimit tė tyre si komb, duhet ta shmangnin faktorin fetar dhe tė bėnin tė tyren dy faktorė tė tjerė: gjuhėn shqipe dhe figurėn mitike tė heroit tė tyre kombėtar Gjergj Kastriot-Skėnderbeut. Pėr tė arritur kėtu mendimi politik i rilindasve tanė pėrsa i pėrket identitetit kombėtar kaloi nė tre etapa maturie,tė cilat dėshmojnė dhe rrugėtimin e identitetit fetar tė shqiptarve. Ndėrmjet fqinjėve ballkanikė tė Shqipėrisė feja dhe kombėsia pėrputheshin.Pėrderisa kjo nuk ndodhte me shqiptarėt,udhėheqėsit e tyre u pėrpoqėn tė zhvillonin ato aspekte tė kulturės kombėtare qė ishin tė njė natyre jofetare sepse vetėm kėshtu mund tė arrihej bashkimi(Skėndi,2000:111)
Etapa e parė i pėrket periudhės 20-60 tė shekullit XIX, kohė nė tė cilėn pėrkthehen Bibla nga gjuha greke nė atė shqipe, duke krijuar kėshtu njė sfond tė nevojshėm shpirtėror pėr shqiptarėt e besimit ortodoks qė gjuhėn e tyre tashmė mund ta shikonin dhe si gjuhė perėndie, ku mund tė lexonin dhe kuptonin shkrimet e shenjta.Kjo epokė lidhet fort dhe me krijimin e komuniteteve tė forta tregtare nė jug tė vendit, tashmė fshatra por dikur tė lulėzuara si Voskopoja ,Vithkuqi etj apo rritjen e qyteteve si Elbasani, Gjirokastra, Shkodra e Berati.Nga rradhėt e kėtyre komuniteteve do tė dilnin dhe disa nga figurat e shquara tė mendimit politik rilindas shqipar si Vangjel Meksi qė pėrkthen Biblėn nė shqip, Naum Veqilharxhi qė krijon abetaren e parė nė shqip, Kostandin Kristoforidhi qė pėrkthen e boton Biblėn nė shqip etj figura, vepra e tė cilėve do influenconte nė zgjimin nacionalist shqiptar.
Etapa e dytė i pėrket viteve 40-70 tė tė njėjtit shekull, kohė nė tė cilėn fillojnė tė dalin nė pah manifestet e para tė Rilindjes Kombėtare dhe nėn influencėn e Romantizmit Evropian dhe pėrmbledhjet e para folklorike.Interesant ėshtė fakti se nė kėto manifeste ndihet njė pranim i situatės religjioze nė Shqipėri dhe bėhet pėrjekje qė tė mos cėnohen marrėdhėniet midis komuniteteve fetare,por gjithsesi ka akuza tė tėrthorta pėr situatėn e keqe nė tė cilėn gjendet Shqipėria dhe njė nga ato sipas Letrės Encilike Pėr Tė Gjithė Tė Pasurit E Tė Mėsuarit Ortodoksė Shqiptarė tė Naum Veqilharxhit ėshtė dhe hyrje dogmash tė reja fetare(kupto Islamin)(Islami.M,1977:147).
Po kėshtu pėrjashtues mbetet fakti qė encilika u drejtohet vetėm tė pasurit e tė mėsuarit ortodoksė shqiptare(po aty:147),duke mos pėrmendur tė pasurit e tė mėsuarit myslimanė njė pjesė e tė cilėve ishin dhe elitė e Perandorisė turke apo tė pasurit e tė mėsuarit katolikė,tė cilėt kishin njė komunitet tė fuqishėm tregtar nė Shkodėr.
Encilika nė kėtė mėnyrė, sa shpreh njė vullnet nacionalist kur flet pėr pėrparimin dhe dėshirėn pėr tu vėnė nė rradhėn e kombeve tė qytetėruara(po aty:149), po aq ka dhe njė karakter lokalist e pėrfaqėsuar nėpėrmjet titullit tė vet.Nė kėtė etapė vėrehet se identiteti fetar vazhdon tė jetė njė pjesė e rėndėsishme e pėrpjekjes pėr tė formuar identitetin kombėtar.
Efekti i kėtij karakteristike lokaliste tė Encilikės u mundua qė tė shmangej nė epokėn e tretė qė i pėrket viteve 1878-1912, vite tė stuhishme kėto pėr themelimin e shtetit dhe identitetit shqiptar.Nė fakt lėvizja shqiptare kishte humbur mbėshtetės qė nė fillimet e para tė tyre kishin pėrkrahur idenė e shqiptarizmės por nėn influencėn e prosiletizmit qė filloi Patriakana Greke e Stambollit jo vetėm ndaj zgjimit nacionalist shqiptar por dhe atij tė kombeve tė tjerė nė ballkan, kaluan nė pėrkrahės tė hapur tė Helenizmit.
Sigurisht, pėrkatėsia fetare kish qenė njė faktor kryesor qė i kish kthyer si me magji kėta figura nė identitete tė defermuara greke sipas kulturės qė i pėrkisnin por qė shumė shpejt pėrqafuan dhe deklaruan dhe identitetin e tyre si grekė. Njė rast tipik ėshtė shqiptari i pasur nga Labova Vangjel Zhapa ,i cili nga njė pėrkrahės i njė lėvizje pėr kulturė kombėtare(kupto shqiptare)(po aty:120) nė vitin 1844, kthehet nė njė pėrkrahės tė Helenizmit nė vitin 1860 kur polemizon me Naum Veqilharxhin kundėr alfabetit shqiptar(po aty:84).
Pėr tė tejkaluar kėtė pengesė tė rrezikshme qė mund tė shkaktonte dėshtimin e projektit nacionalist shqiptar, rilindasit i kushtuan mė shumė rėndėsi bashkimit sesa identiteve tė veēanta fetare.Nė asnjė prememorie apo program tė saj nuk do tė gjendet mė ndonjė thirrje e njėanshme si e Veqilharxhit,bazuar nė identitetet fetare.Madje dhe kur do tė ketė propozime gjithpėrfshirės si ai i De Radės pėr njė Shqipėri tė ardhme federative, tė ndarė nė tre njėsi, nė bazė tė besimeve fetare(Skėndi,2000:159), mendimtari politik i Rilindjes Sami Frashėri do ta kundėrshtonte si plan jo tė mirė dhe as tė realizueshėm(Po aty:159). Nė vend tė njėsive tė bazuara mbi identitetet e veēanta fetare ,tė cilat sipas Sami Frashėrit do tė sillnin ndarje, ai propozonte se fetė duhet ti liheshin kishės dhe xhamisė dhe se gjithė shqiptarėt duhej tė bėheshin vėllezėr ashtu siē e kishte caktuar vetė natyra dhe siē kishin qenė nė kohėt e lashta(po aty:160). Tė njėjtin mendim ndante dhe Naim Frashėri i cili shprehej nė librin e vet Liga e vėrtetė e Shqiptarve se ne tė gjithė kemi fe Perėndinė dhe nėnė Shqipėrinė.Kushdo le ti falet Perėndisė si tė dojė.Po kjo nuk bėn tė na ndajė (po aty:159). Ėshtė po Naim Frashėri qė nė 1898, nė prag tė vdekjes sė tij boton Istori e Skėnderbeut,njė lloj testamenti politik me tė cilin poeti kombėtar i shqiptarve dėshironte tu jepte kumte tė reja bashkėatdhetarve tė vetė.Nė poemė mungojnė referencat fetare,por ka njė idealizim tė fortė tė gjėndjes sė Shqipėrisė tė para pushtimit turk.
Nė poemė nuk pėrmendet asnjė institucion fetar apo lidhjet e Skėnderbeut me Papėt e Romės e aq mė tepėr cilėsimin prej tyre si Kampion i Krishtėrimit, por ka njė pamje idilike(Sulstarova, 2007:6), ku si karakteristika tė kohės jepen paqa, kama ,nderi, shpresa , drejtėsia ,dashuria , miqėsia dhe besa-besa.Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se duke mos pėrmendur asnjė fe konkretisht, por duke dhėnė nė tė njėjtėn kohė pothuajse tė gjitha karekteristikat e besimeve monotheiste, Naimi Frashėri dėshiron tė krijojė njė besim tė pėrbashkėt tė gjithė shqiptarve,tė cilin ai e gjen tė konkretizuar nė epokėn e Skėnderbeut.Kjo fe e re qė Naimi kėrkon tė krijojė nuk ėshtė gjė tjeter veēse bashkimi kombėtar i shqiptarve dhe atdhedashuria.Zgjedhja e figurės sė Skėnderbeut si simbol i bashkimit kombėtar nuk ėshtė e rastėsishme, por nėpėrmjėt figurės sė tij rilindasit kėrkonin tė nėnvizonin faktin e kundėrvėnies dhe luftės me turqit pėr tė arritur pavarėsinė,simbol tė tė cilave janė bėrė vargjet e Naim Frashėrit :
Jo nuk vdiq Shqipėria
Nuk vdiq por ėshtė gjallė
Tjatėr pėrgjigjie Turqia
Nuk do pėrveē me pallė
(Frashwri,1966:63)
Pėr tė shmangur kontradiktat fetare midis shqiptarve,njė pjesė e konsiderueshme e tė cilėve kishin pėrqafuar Islamin dhe qė ndoshta akoma e shihnin Turqinė si pjesė pėrbėrėse tė atdheut tė vetė, antagonizmi turko-shqiptar nė poemė pėrshkruhet mė shumė si pėrplasje qytetėrimesh midis Evropės dhe Azisė sesa dhe kundėrvenie fetare siē shihet nė letersinė apo programet politike tė kombeve tė tjerė ballkanikė.Kėtij qėndrimi qė ravijėzohet dalė nga dalė nė mendimin politik shqiptar do ti qėndrojnė besnik jo vetėm Naim Frashėri qė i pėrkiste vet besimit mysliman por dhe shkrimtarė dhe ideologė tė tjere tė krishterė tė Rilindjes kombėtare.
Ėshtė shumė e rėndėsishme tė kuptohet se kjo zgjedhje e rilindasve ka qenė mė tepėr e detyruar sesa ka nė tė njė pėrēmim apo kundėrvėnie ndaj Azisė-Lindjes.Vetė Naimi Frashėri ishte njė orientalist i shkėlqyer i cili madje kish botuar dhe njė pėrmbledhje poetike nė persisht.Natyrisht ishte e natyrshme qė intelektualėt shqiptarė tė kishin filluar tė kishin njė tėrheqje ndaj zhvillimit kulturor dhe ekonomik tė Evropės,fenomen qė nuk ndodhte vetėm nė ndėr shqiptarė qė ishin afėr Evropės gjeografikisht,por dhe qė nė momente tė ndryshme kishin marrė pjesė aktivė nė disa nga proceset evropiane,por dhe vetė ndėrmjet elitės turke.Shekulli i XIX ishte njė shekull i shdrrimeve tė mėdha,dhe modernizmi ishte prirja e ditės.
Identiteti fetar kish luajtur njė rol tė fuqishėm dhe frenues nė ngjarjet e Lidhjes shqiptare tė Prizrenit,ku nuk u arrit tė avancohej apo shkohej mė tej nė kėrkesat ndaj Portės sė Lartė sepse forcat qė sundonin nė mbledhjen e Prizrenit ishin forca myslimane konservatore dhe nėpėrmjet tyre Porta mund tė ushtronte njė ndikim pėr interesat tė veta.Kjo shpjegon pėrse shqiptarėt e Prizrenit luftonin nė fillim,bashkė me boshnjakėt myslimanė pėr njė kauzė tė pėrbashkėt.(Skėndi,2000:46).Ky lloj dyzimi i elitės administrative shqiptare jo vetėm gjatė Lidhjes se Prizrenit por nė vazhdimėsi, pėr ti quajtur tė vetat interesat e perandorisė, do tė pengonte dhe vononte rrugėtimin e shqiptarve drejt pavarėsisė.
Duke qenė se patriotizmi lokal , kishte njė influencė jo tė vogėl nė botėkuptimin e shqiptarve,pėr tė cilėt mund tė qe njė gjė e natyrshme qė tė kridhesin nė mbretėrinė mė tė madhe(kupto Perandorinė Turke) e tė linin pas dore atdheun e tyre tė vogėl dhe primitiv,interesin e tė cilit e shihnin tė lidhur ngushtė me atė tė perandorisė(po aty:29),gjithsesi nė pėrgjegjėsi nuk harronin se ishin shqiptarė(po aty:29),faktorit tė dytė qė iu mėshua pėr tė shmangur dallimet,ishte gjuha kombėtare.
Nė asnjė komb tjetėr nuk gjen njė numėr kaq tė madh poetėsh dhe mendimtarėsh qė ti kenė kenduar apo thurrur himne gjuhės sa nė letėrsinė shqiptare tė shekullit XIX-XX. Gjuhė perėndie(po aty:120)e quan Naim Frashėri, ai qė nuk flet shqip sipas Fishtės, duket i ulėt...Krejt i turpėruar?si ai qė.... nuk di se kush ėshtė babai i tij(po aty :121).Rėndėsinė e gjuhės dhe lėvrimit tė saj e jep Kristoforidhi kur shprehet senėse gjuha shqipe nuk do tė shkruhet,atėherė brenda njė kohe tė shkurtėr nuk do tė ketė mė Shqipėri nė faqe tė dheut dhe as do lexohet mė emri shqiptar nė hartėn e botės(po aty;119).
Eshtė ky afiksacion me figurėn e Skėnderbeut, gjuhėn dhe kulturėn kombėtare qė formon shtratin e identitetit kombėtar tė shqiptarve,u jep atyre kohezionin qė u mungon nga dallimet fetare dhe i pėrgatit pėr maturinė e tyre si komb.Nė brezin e dytė tė Rilindasve gjejmė vargjet monumentale tė Andon Zako Ēajupit qė shpėrthen nė Myslimanė e tė krishterė/jemi keq/Tė ngrihemi tė tėrė/djem e pleq(po aty:121).Pėrballė kėtyre dy faktorve, identitetet fetare tė nxitura mė shumė nga turqit pėrsa i pėrket popullsisė myslimane dhe Patriakanės sė Stambollit dhe shtetit grek pėrsa i pėrket popullsisė ortodokse fillojnė e humbin terren,neutralizohen por jo deri sa tė zhduken fare.Nuk mungojnė edhe rrugėt e tjera tė tėrthorta tė cilat duke e ditur rėndėsinė e identitetit fetar kėrkojnė tė ndėrmarrin hapa tė rėndėsishėm pėr bashkimin e shqiptarve duke nxitur pėrqafimin e njė feje tė vetme apo konvertimin nė njė tjetėr perėndimore siē ishte protestanizmi.Ėshtė i ditur fakti se nė kėtė rast Naim Frashėri preferonte dhe propozonte bektashizmin si sekti islam qė ishte dhe mė afėr kristianizmit.Njė propozim tjetėr erdhi nga rradha e intelektualve patriotė ortodoksė,tė cilėt vuanin faktin se pėrveē qė shqipja ndalohej nga autoritetet turke ata nuk mund ta praktikonin gjatė liturgjisė fetare sepse ndalohej nga autoritetet kishtare greke.Ata u ndodhėn pėrpara njė dileme, nėse duhej tė pėrqafonin njė degė tjetėr tė kristianizmit qė kėshtu tė hiqnin qafe ndikimin grek dhe tė fitonin proteksionin e fuqive dhe popujve tė perėndimit?(po aty:169).Pėr kėtė dilemė pati dy versione,gazeta Kombi e Bostonit propozoi kthimin e shqiptarve nė ortodoksė unikė,do me thėnė tė ruhej liturgjia ortodokse por tė njihej Papa si udhėheqės suprem shpirtėror(po aty:169),njė rast i tillė ishte popullsia e Shpatit nė Elbasan, kurse shoqėria shqiptare e Egjiptit mbėshteste konvertimin nė protestanizėm,e cila jo vetėm kishte pasues tė fortė nė perėndim por gjithashtu,duke qenė gjė e re nė Shqipėri,mund tė tėrhiqte pasues nga tė tre fetė.(po aty:169)Siē kuptohet dhe nga pyetjet dhe dilemat e ngritura identitetet e veēanta fetare kanė qenė njė pengesė serioze pėr lėvizjen kombėtare shqiptare dhe klasa intelektuale shqiptare ishte gati tė bėnte dhe kompromise tė kėtij lloji,tė cilat natyrisht nuk dihet nėse do tė priteshin mirė apo pėrqafoheshin nga populli i thjeshtė.Nė fakt shqiptarėt,nuk ishin tė pėrgatitur pėr veprime tė tilla, pasi ata nuk ishin aq tė pjekur politikisht sa tė ndėrmerrnin njė hap tė tillė,ndaj nė lėvizjen kombėtare shqiptare zuri vend mė shumė propozimi i Fan Nolit,i cili nuk e shikonte problemin nė egzistencėn e tre feve, por nė faktin qė asnjėra nga besimet e njohura nė Shqipėri nuk praktikohej nė gjuhėn shqipe,dhe klerikėt qenė armiq me njėri-tjetrin(po aty:169).Mė andej Noli shtonte se fatkeqėsia nuk qėndron aq shumė nė ndryshimin e feve sesa nė krerėt fetarė.Ata nuk duhen tė jenė tė huaj,por shqiptarė dhe patriotė(po aty:169).Kėtu zė fill projekti i Nolit i cili themeloi Kishėn Autoqefale Ortodokse shqiptare,duke e shkėputur nga ndikimi grek dhe u duke u dhėnė njė shembull tė mirė edhe shqiptarve tė besimeve tė tjera sesi mund tė fitonin pavarėsinė shpirtėrore dhe forcimin e vetdijes sė tyre kombėtare.
Kėshtu identitetet fetare fillojnė tė pėrftojnė ngjyrat shqiptare,por gjithsesi kjo rrugė ishte ende e brishtė pėr tė dhėnė rezultat menjėhere.
Nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė,atėherė kur fillon e kuptohet se bėrja e Shqipėrisė si shtet i pavarur ėshtė shumė afėr dhe e pashmangshme, identiteti fetar rigjallėrohet sėrish pėr tė dalė nė skenė herė nė trajta tė verbėrta nė formėn e kryengritjeve dhe herė denoncues pėr lirinė e munguar pėrgjatė pushtimit tė gjatė turk.Influenca e tij pėrgjatė viteve tė para tė pavarėsisė dhe formimit tė shtetit modern tė shqiptarve do tė jetė jo e papėrfillshme dhe madje nė disa raste pėrcaktues.
Madje ai ėshtė prezent dhe nė programin prej 14 pikash mė 9 gusht 1912 qė kryengritėsit shqiptarė kėrkuan tė realizohej nga qeveria turke pėr tė fituar autonominė, ku nė njė nga pikat krahas krijimet tė liceve me bazė gjuhėn shqipe, kėrkohej dhe krijimi i medreseve (shkolla me mėsim fetar mysliman) dhe ruajtja e adeteve dhe zakoneve tė Islamit(po aty:389).Prania e kėtyre pikave nė programin autonomist shqiptar tregonte se identiteti fetar pėrbėnte gjithashtu njė pjesė tė rėndėsishme tė vetdijes sė shqiptare,i cili nuk mund tė mos merrej parasysh.Shqipėria hynte nė rradhėn e kombeve tė rinj tė kontinentit,si kombi me katėr besime fetare si askush tjetėr mė parė.
III
Egzistenca e shtetit shqiptar tė vitit 13 e nė vazhdim do pėrbente njė kuriozitet tė veēantė sociologjik pwr tw gjithw ata qw do ta ndiqnin nga afwr, pasi kėrkohej tė kryhej pothuajse e pamundura, tė ngrihej dhe mbijetonte njė shtet me fqinjė agresivė qė nuk dėshironin qė ta njihnin pasi tokat shqiptare i konsideronin si plaēka tė luftės ballkanike qė kishin fituar, me rezerva financiare tė pamjaftueshme as pėr tė paguar rrogat e nėpunsve tė vet dhe me njė popullsi qė ishte nė mes tė formimit tė identitetit kombėtar dhe e ndarė nė katėr besime fetare.Pėrsa i pėrket armiqėsisė sė fqinjve, kjo gjė nuk mund tė ishte e pakėpėrcyeshme pasi herėt a vonė nėn presionin e fuqive tė mėdha Austro-Hungarisė dhe Italisė fqinjėt do neutralizoheshin,po kėshtu gjendja financiare do tė pėrmirėsohej pasi Shqipėria zotėronte burime natyrore dhe me ndihmėn e fuqive tė mėdha tė interesuara pėr tė, do tė dilte nga kriza.Problemi i vėrtetė nuk do tė qėndronte as nė marrėdhėniet midis komuniteteve fetare pasi Shqipėria deri nė atė kohė kish demostruar njė tolerancė fetare deri diku tė pranueshme, por nė ndarjen e pushteteve nė shtetin e ri, ku myslimanėt kishin patur privilegjet tradicionale tė pjesmarrjes nė qeveri, kurse tė krishterėt katolikė nė veri dhe ortodoksė nė jug kishin qenė tė pėrjashtuar.Kjo do tė ishte sfida mė e madhe nė shtetin e ri, ku identitetet fetare do tė kėrkonin tė rikonfiguroheshin nė kėrkim tė afirmimit tė tyre pėr tė ndarė mė vonė tortėn e pushtetit.Logjika qė mund tė egsistonte ishte se pėrderisa shteti i ri u krijua nėn kujdestarinė e Evropės,tė krishterėt shqiptarė do kishin mė tepėr pjesmarrje dhe se myslimanėve do u duhej tė hiqnin dorė nga privilegjet tradicionale.
I pari qė e kuptoi kėtė ishte publicisti Faik Konica i cili nė njė artikull tė vet qysh nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė drejtuar vetėm myslimanve vinte nė dukje se pėr ata po afrohej njė rrezik iminent(Skėndi,2000:359).Mė tej Konica shtonte se ishte i sigurtė se otomanėt do tė dėboheshin prej Evropės dhe shqiptarėt myslimanė rrezikonin kėshtu tė pėrziheshin dhe ata dhe vendi i tyre tė ndahej(po aty:359). Prandaj sipas Konicės kishte vetėm dy zgjidhje pėr bashkėfetarėt e tij:ose tė ktheheshin nė fenė e stėrgjyshėrve tė tyre,domethenė tė bėheshin tė krishterė,ose tė mbeteshin myslimanė, por tė ishin aq tė afėrt dhe sinqerisht tė bashkuar me tė krishterėt,sa ti jepnin kombit njė karakter semi-kristian(po aty:359) .Mė andej Konica vazhdonte tė kėshillonte se pėrderisa rikonversioni nuk mund tė bėhej,shqiptarėt mund ta mbanin fenė Islame, por nė tė njėjtėn kohė tė largoheshin nga e keqja politike qė vinte prej saj:identifikimi nga tė huajt i shqiptarit mysliman me turkun(po aty:359-360).Ndoshta Konica egzagjeronte pakėz kur kėrkonte qė kombit ti jepej njė karakter semi-kristianpasi ndoshta nuk ishte e nevojshme tė shkohej deri nė atė pikė dhe as vetė popullsia myslimane nuk ishte e gatshme pėr njė gjė tė tillė, por qė ishte e nevojshme njė ri-regullim i ri nė raportet mes myslimanve dhe tė krishterėve kjo patjeter qė skishte diskutim.Pėr njė kohė tė gjatė dhuna feudale e identifikuar dhe shpesh herė si dhunė fetare ndaj tė krishterėve nė Shqipėri kish krijuar tė ēara tė mėdha tė cilat kėrkoheshin tė riparoheshin.Nė formimin e qeverisė sė parė shqiptare u morr parasysh identiteti fetar dhe ajo pėrfaqėsonte tė katėr besimet.Caktimi i njė princi evropian,njė vit e gjysėm mė vonė krijoi tė ēarat e para nė besimin e ri tė ndėrsjelltė qė po krijohej.
Njė rol tė rėndėsishėm nė acarimin e situatės luanin dhe fqinjėt ballkanikė tė Shqipėrisė qė kėrkonin tė destabilizonin shtetin e ri dhe xhonturqit qė kėrkonin tė rikonfirmonin influencėn e tyre nėpėrmjet caktimit tė njė princi mysliman.Kėta tė fundit duke shfrytėzuar nė mėnyrė tė veēantė grupe fanatikėsh myslimanė boshnjakė,qė ishin vendosur nė Shqipėri nėn mbrojten e Portės,nė kohėn e pushtimit austriak tė Bosnjė-Hercegovinės(Salleo,2000:86) si dhe ndjenjat islamike tė njė pjese tė popullsisė vendase organizuan njė kryengritje tė vėrtetė(po aty:86) me tendenca islamike kundėr qeverisė sė Princ Vidit.Lėvizja ka hyrė nė histori si kryengritja e Haxhi Qamilit dhe pėrfaqėson njė nga episoded mė tė errta nė historinė moderne tė shqiptarve.Kėrkesat kryesore tė kryengritėsve ishin qė Shqipėria tė futej nėn suzerainite turk, pėrdorimi i flamurit turk dhe i turqishtes dhe ndonjėhere ato kalonin dhe cakun e absurditetit kur kėrkonin qė princ Vidi tė kthehej nė mysliman dhe tė bėhej synet!Identiteti fetar shfaqej kėshtu nė formėn mė tė egėr dhe primitive pėr tė shkatėrruar identitetin kombėtar qė mezi kish filluar tė merrte jetė.Nė tė njėjtėn kohė por me njė kahje tjetėr pėrsa i pėrket identitetit fetar shpėrthen dhe rebelimi i ashtėquajtuar epiriot nė jug tė Shqipėrisė i organizuar nga njė renegat shqiptar, Kristaq Zografo-ish ministėr i jashtėm i Greqisė nga fshati Qestorat i Lunxhėrisė dhe njė nga shpirtėrat e humbur tė shqiptarve nė betejėn e tyre me Helenizmin dhe Kishėn greke.Rebelimi u nxit dhe u mbėshtet nga ushtritė pushtuese greke tė cilat kishin hyrė nė territorin shqiptar, pėrkatėsisht nė Gjirokastėr e Sarandė. Bandat epiriote tė Zografos mundėn tė marrin pjesė si palė nė bizedimet qė Komisioni Ndėrkombėtar ndėrmori me autoritetet greke,bizedime nga tė cilėt u formulua dhe Protokolli i Korfuzit,qė iu dėrgua fuqive tė mėdha pėr ta miratuar, miratim i cili erdhi nė datėn 2 Korrik.
Dispozitat e protokollit ndėrmjet tė tjerash parashikonin shndrrimin e bandave tė armatasura nė xhandarmėri lokale,e cila do tė ushtronte detyrat e saj vetėm nė qarqet e Korēės e tė Gjirokastrės.Nė tė dyja rrethet,qeveria shqiptare do tė emėronte guvernatorė tė krishterė,pranė tė cilėve do tė vendoseshin kėshilltarė tė zgjedhur nga vota e popullit.Sigurohej liria e plotė e besimit, ndėrsa gjuha greke do tė mėsohej nė shkollat fillore, si dhe do tė pėrdorej nė administratė dhe nė sistemin e drejtėsisė(Salleo, 2000:78).
Kjo xhandarmėri qė pėrbehej nga vullnetarė qė tashmė ishin nėn armė(po aty:78), pėrbėn pikėn mė tė errėt tė kėsaj historie pasi anjėherė nuk ėshtė theksuar nė historinė zyrtare tė Shqipėrisė se kėta vullnetarė ishin banorė lokalė tė krishterė tė Shqipėrisė sė jugut, tė cilėt nė emėr tė identitetit tė tyre fetar braktisėn identitetin e tyre etniko-gjuhėsor si shqiptarė ,pėr tė krijuar apo pėrqafuar njė identitet tjetėr kombėtar.
Arsyet mund tė ishin nga mė tė mundshmet ,njė pjesė tė tė cilave ende vazhdon fatkeqėsisht dhe sot ndėr shqiptarėt emigrantė nė Greqi, por qė shoqėria shqiptare e asaj kohe i duhej tė bėnte njė mia culpa, pėrsa i pėrket dhunės feudale qė shpesh herė aristokracia shqiptare myslimane kish ushtruar mbi popullsitė krishtere shqiptare,ky duhej tė ishte pa diskutim njė nga hapat e parė qė ajo duhej tė ndėrmerrte pėr tė realizuar njė bashkim tė vėrtetė kombėtar.
Qysh gjatė shtypit tė Rilindjes kish patur njė debat tė gjerė mbi barazinė politike tė shtetasve nė shtetin e ardhshėm shqiptar, ku nuk kishin munguar dhe tonet e ashpra.Njė nga mė tė ashprit ishte poeti Asdreni i cili nė artikullin e vet Dy fjalė pėr Aristokracinė botuar nė Albania theksonte se:
Nėse Shqipėria ishte duke fituar pavarėsinė e saj...ajo munded dhe tė mos e fitonte kėtė,nė qoftė se tė gjithė shqiptarėt nuk kanė pėr tė gėzuar tė gjitha tė drejtat e tyre; dhe nėse duam tė ndjekim idetė e mėdha:barazi,vėllazėri,liri-atėherė ēnevojė ka kombi tė ndahet nė shkallė,me zotėrinj dhe skllevėr?Shqiptarėt duhet tė jenė tė barabartė midis ligjit.Titujt duhen tė hiqen...Apo mos vallė besoni se aristokracia duhet tė urdhėrojė dhe atėherė siē bėn tani?(Skėndi,2000:175)
Ky paragraf shpesh herė ėshtė komentuar edhe si parim i luftė klasash nga historiografia komuniste por dhe nga historinė shqiptarė nė perėndim(shih Skėndi Stavro,Zgjimi Kombėtar Shqiptar Tiranė,dhjetor 2000) por nė tė vėrtetė pasqyron njė realitet tė hidhur qė ishte mbizotėrues nė Shqipėri nė atė kohė.Asdreni jetonte dhe punonte nė Rumani e cila ishte njė monarki, dhe asgjėkundi tjetėr nuk gjenden shkrime qė tė jetė kundėr aristokracisė nė pėrgjithsi, por mendimi i tij i drejtohej pikėrisht kundėr arbriritetit me tė cilin qeveriste aristokracia shqiptare nė atė kohė.Ėshtė shumė i rėndėsishėm tė kuptohet fillimi i kėtij debati sepse nė vitet 20 ai do tė marrė pėrmasa mė tė mėdha dhe kontestuesit e klasės feudale nuk do tė nisen nga premisa thjesht anti-lindore kur do ta cilėsojnė aristokracinė feudale si anadollake(Sulstarova 2007:7), por me kėtė term do tė identifikonin burimin e privilegjeve qė ata kishin fituar gjatė pushtimit turk.Nė biografinė zyrtare tė Mustafa Qemalit,dhe shpesh herė dhe ai vet mburrej se nga nėna kish origjinė nga viset e Anadollit,tė cilat konsideroheshin si viset ku u themelua shteti i osmanėve.Identifikimi shpesh herė me lavdinė perandorake tė familjeve aristokrate shqiptare vazhdonte dhe pas pavarėsisė dhe hapėsira e shtetit tė ri qė u krijua nuk i mjaftonte asaj pėr tė demonstruar ambiciet e veta pėr karrierė prandaj dhe vetė midis saj pati njė konflikt tė fortė pėr pushtet.
Pėrfaqėsuesi tipik i saj ishte Esat Pashė Toptani ,i cili nė njė intervistė tė dhėnė nė njė gazetė italiane nė vitin 1914 kur fliste pėr ardhjen e princ Vidit nė Shqipėri,nuk i mohonte simpatitė e tij pėr Turqinė(Salleo,2000:61),por nė tė njėjtėn kohė i zotohej princit se askush tjetėr pėrveē tij nuk do tė bėhej mbret i Shqipėrisė nė qoftėse princi jepte dorėheqjen(po aty:62),duke shprehur nė kėtė mėnyrė ambiciet e tij personale.
Lufta e parė botėrore i fashiti pėr njė moment konfliktet e brendshme tė bazuara nė identitetet fetare,pasi shteti shqiptar pushoi sė egzistuari dhe Shqipėria u bė shesh lufte.Ashtu si dhe nė periudhėn e para pavarėsisė dhe tani ēėshtja shtrohej pėr garantimin e pavarėsisė sė Shqipėrisė prandaj identiteti fetar nuk luan ndonjė rol shkatėrrues apo pengues.Aq mė tepėr qė njė pol i rėndėsishėm i tėrheqjes shpirtėrore tė shqiptarve myslimanė,perandoria turke ishte shkatėrruar,po kėshtu ishte shkatrruar dhe dhe perandoria e Hasburgasve, poli tradicional mbėshtetės i katolikėve shqiptarė me politikėn e vet tė Kulturprotectorat,si dhe perandoria ruse njė mbėshtetėse e fortė e ortodoksisė.Fuqitė lokale fqinje nuk mund tė luanin mė rolin e kėtyre perandorive, ndaj identiteti fetar i shqiptarve tashmė hyn nė njė fazė tė re,nė atė tė afirmimit dhe ndarjes sė pushtetit nė shtetin e ri, sesa forcimit tė karakterit tė vet shpirtėror dhe dallues.Delegacioni shqiptar nė Konferencėn e Paqes nė Paris do ketė pėrfaqėsues tė tre besimeve,po kėshtu regjenca e parė qė krijohet mė 1921 kishte nė pėrbėrje tė saj katėr pėrfaqėsues,tė cilėt pėrveē cilėsive tė tyre politike pėrfaqėsonin dhe tė katėrt komunitetet fetare.Natyrisht qė nuk mund tė mungojnė dhe shpėrthimet e identitetit fetar,siē ėshtė rasti i vetshpalljes sė republikės sė Mirditės mė qershor1921, nga ana e prijsit katolik Marka Gjoni,i cili kėrkonte tė krijonte njė republikė tė pavarur nėn kujdesin e Jugosllavisė.Justifikimi i Gjonit pėr shkėputjen nga Shqipėria ishin prirjet xhonturke (korsivi ėshtė i origjinalit) tė qeverisė sė Tiranės dhe qėndrimi i saj armiqėsor ndaj lirisė sė katolikėve (Austin,2003:57).Mirdita dhe fiset katolike po e kalonin tani ethet e forta tė identitetit fetar qė kish kaluar Shqipėria e mesme me lėvizjen e Haxhi Qamilit dhe njė pjesė e Shqipėrisė sė jugut me lėvizjėn epiriotase tė Kristaq Zografos.Gjithsesi, nė veprimin e Marka Gjonit kish mė tepėr njė prapavijė politike sesa fetare.Si prijės i njė krahine qė historikisht ishte qeverisur tradicionalisht nga familja e vet,Marka Gjoni nuk mund tė pranonte tė ishte njė qytetar i zakonshėm i shtetit tė ri,ndaj thėriste nė ndihmė identitetin fetar pėr tė krijuar njė identitet tė ri shtetformues,natyrisht pėr tė ruajtur pozitat e veta sunduese nė krahinė.Akuzat e Marka Gjonit nuk ishin tė vėrteta pasi siē deklaroi anėtari i delegacionit shqiptar nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė Mithat Frashėri , qeveria e Tiranės nuk ishte qeveri muhamedane.Nė kabinetin e saj kishte pėrfaqėsues nga tė gjitha fetė shqiptare.(po aty:57),por ato arritėn ta vinin nė vėshtirėsi delegacionin shqiptar i cili i duhej tė pėrballej me faktin se brenda territorit tė vet ishin dy qeveri dhe nė kėto kushte fuqitė e mėdha mund ta vononin njohjen diplomatike tė Shqipėrisė.Lėvizja nuk u mbėshtet as nga kleri katolik i Shkodrės duke zhvlerėsuar nė kėtė mėnyrė pretendimet e pa baza tė Gjonit.
Prapavijat politike do tė bėhen shprehėse tė njė lufte ppėr pushtet,e cila kur nuk do tė gjej argumenta bindėse pėr tė mposhtur kundėrshtarin do u kthehen identititeve fetare duke dhėnė kambanėn e alarmit se tė drejtat e njėrit grup po shkelen nga tjetri.Kėshtu grupet politike dhe partitė qė do tė rreshtohen nė parlament,shpesh herė do tė kenė ngjyra lokaliste,krahinore dhe i vetmi karakteristik e perbashkėt do tė jetė besimi fetar.Kėshtu blloku mysliman i ēifligarve do tė rreshtohej nė Partinė Pėrparimtare, intelektualėt ortodoksė nė Partinė Popullore dhe intelektualėt katolikė nė grupin parlamentar tė quajtur Ora e Maleve. Tė gjitha kėto grupe do tė jenė shumė tė ndjeshėm ndaj pushtetit politik dhe sidomos ēėshtjes sė tokės qė pėrbėnte njė pikė kyēe nė marrėdhėniet e barazisė qytetare.Shumica e ēifligarve myslimanė nuk dėshironin qė tė bėhej njė reformė agrare pasi pretendonin se toka ishte e trashėgueshme, ndėrsa intelektualėt ortodoksė dhe katolikė pretendonin se tokėn ēifligarėt e kishin fituar si rezultat i privilegjeve qė kishin pasur nė perandorinė turke ndaj ajo duhej ti nėnshtrohej reformės agrare.
Nė kėtė kuadėr nuk mėnonin tė ndizeshin dhe debatet tė bazuara mbi identitetet fetare se kujt i pėrkiste toka dhe rrjedhimisht Shqipėria, atyre qė kishin pėrqafuar Islamin dhe kishin bashkėpunuar me turqit apo atyre qė kishin ruajtur besėn e tė parve dhe kishin vuajtur dhunėn feudale pėr shekuj me rradhė?Debati do tė vazhdonte tė ishte i hapur pėrgjatė viteve 20-24dhe nė njė farė mėnyre vazhdon tė ketė spiralet e veta deri nė ditėt e sotme.Me rastin e debatit pėr identitetin Kadare-Qose, publicisti dhe piktori Maksi Velo do tiu drejtohet pasardhėsve tė atyre qė u myslimanizuan(Sulstarova,2007:9) se:
Pėr ēfarė patriotizmi mund tė flasin ata qė tradhėtuan fenė e tė parve dhe fenė e gjithė Ballkanit dhe ropės,Krishtėrimin.Shqipėrinė e ka sjellė nė kėtė gjendje (si vendi mė i prapambetur dhe mė i varfėr),pikėrisht kjo tradhti nga njė pjesė e shqiptarve.Shqipėrinė e solli nė kėtė gjendje Islami,qė ishte njė regres pashembullt.Jemi i vetmi popull nė Evropė qė kemi pasur njė tragjedi tė tillė.Tė paktėn tani pasardhėsit e tradhėtarve tė heshtin(Sulstarova, 2007:9).
Tone tė tilla ėshtė vėshirė tė gjesh nė gjithė literaturėn e hershme tė rilindjes po dhe nė atė tė viteve 20.Kėtė lloj ligjėrimi Noli do tė mund ta cilesonte si njė ilustrim tė idesė sė tij tė anarkisė fetare tė cilėn e rradhiste nė njė nga pesė anarkitė qė pengonin intregimin kombėtar tė shqiptarve(Austin,2003:34).Noli kish qenė veēanrisht gjithmonė i shqetsuar pėr ndikimin qė do tė kishin fetė e ndryshme ndaj bashkimit kombėtar.,duke vėrejtur se bashkimi fetar kishte qenė shumė i rėndėsishėm pėr kombet e tjerė tė Ballkanit si grekėt dhe serbėt.Pėr tė, pėr sa kohė qytetarėt ortodoksė shqiptarė ishin nėn kontrollin e Patriakanės greke dhe myslimanėt nėn ndikimin e Turqisė do tė kishte pak progress(po aty:34).Prandaj Noli do tė vazhdonte punėn e tij titanike tė themelimit tė Kishės Autoqefale Ortodokse shqiptare me njė pasion tė madh duke u shkėputur dhe pėr njė vit nga karriera politike,nė mėnyrė qė nė mos tė realizohej dot bashkimi fetar pėr shkak tė egzistencės sė tre feve tė ndryshme,tė paktėn shqiptarėt tė kishin institucionet e tyre tė pavarura fetare.Nė tė njėjtėn rrugė do tė ecte dhe komuniteti mysliman shqiptar i cili do kėrkonte qė tė ishte i pavarur nga Stambolli,ndėrsa bektashinjtė pėr shkak tė pėrndjekeve nė Turqi e patėn mė tė lehtė pėr tė siguruar pavarėsinė nga teqeja e tyre mėmė .Tė gjitha kėto hapa, shprehnin njė emancipim tė elitės shqiptare e cila e shoqėruar dhe me tolerancėn tradicionale fetare tė shqiptarve, krijonin premisa pėr egzistencėn dhe mbijetesėn e shtetit tė ri.Reformat pėr pėrftimin e institicioneve fetare tė pavarura vazhduan dhe gjatė qeverisjes sė mbretėrisė,ku nė pėrgjithsi u ruajt formula tashmė tradicionale e pjesmarrjes sė tė krishterve nė kabinetet ministrore, madje dy kryeminstra ishin tė tillė, Pandeli Evangjeli dhe Koēo Kota.Reformat e ndėrmarra mė 1928, pėr ndalimin e ferexhesė, pėrshėndetjes islamike me dorė nė zemėr etj nuk shkaktuan ndonjė oponencė tė madhe nga ana e popullsisė dhe ishte prova e parė se shteti mund tė ndėrhynte pėr tė dhėnė shoqėrisė dhe fesė njė fytyrė mė moderne.
Gjithsesi pati pakėnaqėsira nė rradhėt e klerit mysliman dhe besimtarve tė devotshėm siē tregon rasti i shpėrnguljes nga Shkodra pėr nė Siri i familjes tė Muhammad Nasiruddin al-Albani, njė nga dijetarėt e Islamit me origjinė shqiptare,si rezultat i kėtyre reformave.(Wikipedia).Njė efekt mbėshtetės nė kėtė drejtim ishin dhe reformat e ndėrmarra nga Ataturku nė Turqi, reforma tė cilat synonin modernizim dhe prosperitet tė shoqėrisė .Nė kėtė kuadėr,mbėshtetja tradicionale qė mund tė vinte nga Turqia ishte e dobėt dhe identitetet fetare shqiptare filluan tė shikojnė pėrpara pėr tė bėrė tė tyre reformimin dhe modernizmin.
IV
Analiza tradicionale tė marrėdhėnive midis shteteve dhe besimeve fetare tregojnė se ka tre modele tė tilla. Modeli i parė ėshtė sistemi i bazuar nė marreveshje midis shtetit dhe besimeve fetare,modeli i dytė ėshtė sistemi i karakterizuar nga egzistenca e kishės shtetėrore apo nacionale dhe sistemi i tretė,i cili ka njė njė ndarje tė qartė midis shtetit dhe besimeve fetare.(Sinani, 2007:15).Modeli i tretė i cili quhet dhe secularist apo laik dhe ėshtė modeli tė cilin ka marrė pėr bazė shteti shqiptar pėr tė ndėrtuar marrėdhėniet e veta me komunitetet fetare.A ėshtė kjo zgjedhje, njė prirje moderniste e shqiptarve apo ėshtė njė zgjedhje e detyruar pėr shkak tė identiteve tė ndryshėm fetarė qė ėshtė e pėrbėrė Shqipėria? Natyrisht pėrgjigjie nuk mund tė jepet lehtė ,veēanrisht nėse krahason aspekte tė tjera tė jetės dhe kulturės sonė pėr tė parė nėse ato kanė qenė kaq moderne sa prirja e shqiptarve pėrkundrejt besimit fetar nė kėto 85 vjet tė shteti tė stabilizuar shqiptar.Por edhe nė qoftė se nuk ėshtė kėshtu,do me thėnė zgjedhja nė fillimet e viteve 20 ka qenė e imponuar pėr shkak tė realiteteve fetare, askush nuk mund ta mohojė sot prirjen moderniste tė identitetit fetar tė shqiptarve.Kjo prirje ėshtė e lidhur shumė e ngushtė dhe me identitetin kombėtar kaq tė pėrfolur nė ditėt tona, aq sa shpesh herė duket se nė debatin Lindje-Perėndim do tė pėrcaktohet dhe vendi i shqiptarve nė hemisferė sipas besimit tė tyre fetar.Kjo lloj pėrqasje mendoj se ėshtė e gabuar sepse tė kėrkosh ti pėrshtatesh mjedisit(do me thėnė Evropės ku jetojmė) do tė thotė qė ta konsiderosh veten njė patate tė Lisenkos,e cila rritet dhe fryhet por humbet shijen e vetė origjinale.Ka njė farė afiksacioni tė shqiptarve nė ditėt e sotme me pragmatizmin e skajshėm tė evropianizimit tė jetesės sė tyre , ku dhe identiteti fetar tashmė i paracaktuar sipas disave, pėrderisa rrojmė nė Evropė duhet tė ketė njė tendence kristianizmi ose nė qoftė se jo e tillė , tė paktėn semi-kristian siē e pėrcaktonte Konica nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė.Ska asnjė gjė tė keqe nėse nė momente tė caktuara individė apo grupe njerėzish vendosin tė pėrqafojnė njė identitet tjetėr fetar nga ai i mėparshmi apo ai i prindėrve tė tyre, aq mė tepėr qė kjo ėshtė e garantuar nga Karta e tė Drejtave Themelore, artikulli 10 (Sinani, 2007:16), por kur kjo tendencė shkon dhe nė pėrqafimin e njė identiteti kombėtar tjetėr atėherė kėtu ēalon diēka dhe duhet tė fillojmė tė dyshojmė nėse zgjedhja ėshtė bėrė sipas kėrkesės shpirtėrore tė pa pėrmbushur nga besimi i mėparshėm apo thjesht pragmatizėm nė pėrftimin e njė statusi tė qytetarit tė hemisferės perėndimore? Me hemisferė perėndimore nėnkuptoj Perėndimin me tė tėrė zhvillimin e tij social, historik kulturor, pėrkundrejt Lindjes tė pėrfaqėsuar nga hemisfera lindore. Pėr evropianėt sipas Saidit e para ėshtė quajtur bota jonė (korsivi ėshtė i origjinalit), kurse e dyta tjetri (korsivi ėshtė i origjinalit) negativ i saj(Sulstarova, 2007:1).Shqiptarėt kanė patur fatin historik (mirė apo pėr keq, kjo mbetet ende njė pyetje e hapur) tu pėrkasin tė dyjave influencave dhe tė jenė vendi ku tė dyja botėt janė ndeshur ashpėr.Vetėm 95 vjet mė parė territori ynė konsiderohej Lindja e Afėrme dhe ishim pjesė e njė perandorie qė shtrihej nga Eufrati deri nė Ballkan , kurse 95 vjet mė vonė territoret tona quhen Ballkani Perėndimor dhe jemi gati tė hyjmė nė njėsinė mė tė pėrparuar pėrsa i pėrket sot zhvillimit kulturor,social dhe ekonomik -Bashkimin Evropian. A do tė marrim me vete ndonjė gjė nga tė qėnit tonė si ex-Near Easters apo do hyjmė si present-Balcan Westers, qė ėshtė afėr pėr tė mos thėnė mė mirė pro-european life style. Pėrgjigjen mund ta kėrkojmė ta gjejmė nė diasporat shqiptare nė Evropė tė cilat janė integruar mė shpejt sesa popullsia nė Shqipėri nė tėrėsinė administrativo-ekonomikė ku ne aspirojmė tė hyjmė.Fatkeqėsisht, vihet re njė ri-gjallėrim i identitetit fetar disa herė tė trashėguar disa herė tė fituar nė vendin pritės, dhe qė shpesh herė ėshtė i shoqėruar dhe me pėrqafim tė njė identiteti tjetėr kombėtar.Jemi ndoshta nga tė paktat shtete nė Evropė qė mund tė kemi probleme tė vetdijes kombėtare dhe tė kacafytjes nacionaliste pėr tė bindur njerėz tanė,bashkėatdhetarė se na pėrkasin neve dhe jo tė tjerve.Nė fakt fenomeni nuk ėshtė i ri,pasi nė asnjė komb tjetėr nė Evropė nuk gjendet shprehja gjaku yne i shprishur.Pėr shekuj me rradhė shqiptarėt furnizuan repartet drithėruese tė jeniēerve dhe shpesh herė qindra nga ata bėnė njė karrierė tė shkėlqyer me njė identitet tė ri fetar dhe identitet tė ri kombėtar,por ēėshtja shtohet nėse gabuam njėherė nė mugullirat tona tė historisė kur nuk ishim tė ndėrgjegjshėm si komb a duhet tė gabojmė tani sėrish nė prag tė festimit tė njėqindvjetorit tė pavarėsisė? Duke qenė njėherė viktima tė njė inxhinirie sociale qė na shkatrroi rėndė sepse kthimi jonė nga Njeriu i Ri i socializmit real nė homosapiensin normal u shoqėrua me trauma ,efektet e tė cilave i shikojmė pėrditė nė rreth e rrotull,do tė jetė shumė e vėshtirė qė tė stisim apo tė marrim hua njė identitet tjetėr.Nėse egzistenca dhe mbijetesa e shtetit shqiptar tė vitit 1913 ka pushuar sė qeni njė eksperiment socilologjik,dhe ėshtė tashmė njė realitet atėherė suksesin nuk duhet ta shikojmė nė tipin e kėshillave koniciane pėr tė pėrqasur identitete,por nė diversitetin e kėtyre identiteteve.Shoqėria e sotme shqiptare pas njė rrugėtimi tė gjatė tė integrimit tė kulturave ,si rezultat i identiteve tė ndryshme fetare ėshtė ēka Evropa ka propaganduar dhe kėrkuar tė jetė shoqėria e saj nė tė ardhmen.Krisma e armės qė vrau arkidukėn Ferdinant nė Sarajevė mė 1914, prishi pėrgjithmonė dhe Bosnjėn idilike tė Ivo Andricit dhe statukuo-n fallco tė harmonisė midis identiteve fetare qė se ndjenin veten njė komb.Fatmirėsisht shqiptarėt kanė zgjedhur qė tė ndihen si komb dhe pastaj tė identifikohen si identitete fetare dhe kjo prirje moderniste e tyre ka treguar se ka qenė zgjedhja mė e mirė qė kanė bėrė ndonjėherė.Pėrgjigjia proverbiale e poetit kombėtar tė shqiptarve patėr Gjergj Fishtės,kur njė diplomat francez e pyeti sesi ka mundėsi qė tė besosh nė mbijetesėn e njė shteti tė tillė me tre besime?,ishte:po ėshtė e vertetė zotėri se kemi tre besime, por ne nuk kemi pasur ndonjėherė Natė Shėn Bartolemeu,vazhdon tė mbetet sfiduese edhe pėr kombe dhe shtete shumė mė tė zhvilluara sesa Shqipėria.
V
Identiteti fetar dhe bashkimi fetar ka qenė njė nga qelizat mė tė forta tė shoqėrive,qė kanė aspiruar dhe janė krijuar si kombe.Nė vende tė ndryshme kėto tipare vazhdojnė ende tė jenė pėrcaktues pėr zgjedhje tė ndryshme apo hartimin e politikave tė ndryshme.Nė Shqipėri pėr shkak tė egzistencės sė tre besimev fetare,identiteti fetar u mėnjanua nga zgjimi nacionalist i tyre,duke ia lėnė rrugėn kulturės dhe gjuhės kombėtare.Nė periudha tė ndryshme identiteti fetar influencoi nė zgjedhje lokaliste por ai sarriti dot qė tė pengonte procese integruese,falė tė cilave shqiptarėt u themeluan si komb dhe nė tė njėjtėn kohė u bėnė pararendės tė njė sistemi vlerash aq tė dėshirueshėm sot nė Evropė.Prirjet moderniste tė shqiptarve, duhet ti qėndrojnė zgjimit tė tyre nacionalist,duke u munduar pėr tė nxjerrė vlerat mė tė mira tė tyre dhe jo tė imitojnė apo krijojnė identitete tė rremė.Integrimi nė familjen evropiane,nuk do tė thotė detyrimisht pragmatism por para sė gjithash ėshtė integrim vlerash dhe nė kėtė kontekst ,shqiptarėt kanė se ēafrojnė nga historia e tyre e gjatė e formimit si komb.
______________________________
Burimet:
Austin,C.Robert.(2003).Shtegu i Pashkelur i Fan Nolit.Tiranė: Albin
Islami, M.(1977).Naum Bredhi-Veqilharxhi.Tiranė:8 Nėntori
Mema, Sh.(1988).Shqipėria dhe shqiptarėt nė veprat e udhėtarve anglezė.Tiranė:8 Nėntori
Peēi,A.(2006) Kisha-xhami: Dilema e madhe e Rozafės. Internet: http://www.tokashqiptare.com/kultura/10.htm
Salleo,F.(2000).Shqipėria:gjashtė muaj mbretėri.Tiranė: Shtėpia e Librit dhe Komunikimit.
Sinani,GJ.(2007). European model of relations between state and religion.The National Interest, 1:15
Skėndi. S(2000). Zgjimi Kombėtar Shqiptar.Tiranė:Phoenix
Sulstarova E.(2007).Orientalizmi shqiptar dhe debati mbi identitetinVlorė:Universiteti Veror
Wikipedia:2006,Internet:http://en.wikipedia.org/wiki/Muhammad_Nasiruddin_al-Albani. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|