DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» RROBAT E HEROIT
Postuar mė datėn: 2007-07-26 13:29:27 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Alma Mile

Po restaurohen nė Tiranė objektet e mbetura pas shkatėrrimit tė shtėpive tė Jasharajve nė Kosovė. Mbėrritėn nė Tiranė 120 tekstile, tė djegura e shpuara plumbash

Era e barutit, flakės dhe baltės ėshtė akoma e freskėt. Njė pulovėr e djegur, njė xhamadan i gjakosur, njė fustan i shqyer. Janė tė paktat gjėra tė mbetura prej atyre qė nuk jetojnė mė. Shtėpitė e Jasharajve u shuan nė 6 mars tė vitit 1998, por jo historia dhe kujtimi. Nė Prekaz, mbi rrėnojat e kullave do tė ngrihet njė muze pėr Adem Jasharin, komandantin legjendar tė Luftės Ēlirimtare tė Kosovės. Njė nismė e ndėrmarrė nga shoqata kosovare "Adem Jashari", e cila nuk ka nguruar t'i kėrkojė ndihmė Tiranės pėr tė realizuar kėtė mision. Ėshtė pikėrisht Laboratori i Arkeometrisė dhe Konservimit pranė Institutit tė Kulturės Popullore qė ka marrė pėrsipėr restaurimin e objekteve tė mbetura pas shkatėrrimit tė shtėpive tė Jasharajve. Pas shkatėrrimit tė shtėpive dhe vrasjes sė tė gjithė tė rrethuarve nė sulmin e Prekazit, ēka mbeti, fjeti pėr njė kohė tė gjatė nėn hirin e flakėve tė bombardimit, nėn shiun, baltėn, harrimin. Nė ato kohė tė zymta nuk i shkonte kujt ndėr mend tė kujdesej pėr objektet e mbetura nėn rrėnoja, veēse kishte edhe nga ata kalimtarė qė e kishin merak tė kishin si kujtim diēka nga luftėtari. Dhe sot, pas 9 vjetėsh ajo ēka ka mbetur nga pasuria e Jasharajve, veē shtėpive tė shkatėrruara, pėrmblidhet nė disa orendi tė thjeshta shtėpiake, nė ca enė kuzhine, tė gjitha tė thyera e me shenja plumbash, ca vegla pune bujqėsie dhe veshje.



Bombardimet, flakėt, por edhe kushtet e kėqija nė tė cilat ndenjėn pėr njė kohė tė gjatė i kanė shkatėrruar tė gjitha. Shefi i Laboratorit tė Arkeometrisė dhe Konservimit, Frederik Stamati, thotė se puna ėshtė mė e vėshtirė nga ē'e pandehnin. Vetėm pak kohė mė parė nė Tiranė mbėrritėn materialet tekstile, me tė cilat filloi puna. Nga 300 syresh kanė ardhur 120. Me dy qese nė duar, Stamati hyn nė laborator. Nė njėrėn mban rezultatet e para. Janė tre pulovra burrash. Dy mbahen nė gjendje tė mirė. Pastrimi u ka nxjerrė nė pah disa arna tė vogla bėrė nga gratė e shtėpisė. Ndėrsa njė tjetėr nė ngjyrė gri tė hapur, ėshtė e djegur nga tė gjitha anėt. Ndjehet era e pastruesit dhe Stamati nuk ngurron t'i afrojė tek hundėt, si pėr tė nuhatur cilėsinė e larjes. "Do bėjmė ē'ėshtė e mundur qė tė ndalojmė proceset kimike dhe biokimike qė ēojnė nė shkatėrrimin e kėtyre objekteve. Qėllimi ynė ėshtė t'i pastrojmė dhe restaurojmė, por duke respektuar shenjat e luftės. Nuk do tė riparojmė dėmtimet e zjarrit, apo tė shpuarat e plumbit, por pėr shkak tė parandalimit tė shkatėrrimit do tė na duhet tė pastrojmė gjurmėt e lėna nga vaji i armėve, apo ndryshku, edhe pse edhe kėto janė shenja tė luftės", - thotė Stamati, qė nxiton tė nxjerrė mbi tavolinėn e punės, disa veshje tė tjera. Njė batanije, njė palė pantallona, njė triko. Menjėherė ndihet era e dheut dhe baltės sė tharė, e cila shkėrmoqet ndėr duar ndėrsa i shtrin mbi tavolinė. Nė njėrėn nga mėngėt e trikos ka mbetur njė cifėl predhe, ndėrsa tekstilet e tjera tė baltosura shpalosin gjurmėt e flakėve. Mė tej, nė njė tavolinė janė njė palė dimitė. Shkrumbi ia ka shkatėrruar shkėlqimin qė kishin kur kosovarja i vishte dikur. Ndėrsa nė njė enė tė madhe pastrimi tė mbushur me ujė tė oksigjenuar qėndron pjesa e sipėrme e njė veshjeje tjetėr femėrore. Duhet tė ketė qenė vajzė, apo nuse e re ajo qė e vishte. Ėshtė njė copė e hollė me lule nėpėr tė, me krahė tė gjerė dhe me shtat tė shkurtėr. Ndoshta ėshtė pjesė e njė veshjeje tradicionale tė zonės.

Kėto janė rezultatet e para, ndėrkohė qė njė punė shumė e madhe e pret pėrpara Laboratorin e Arkeometrisė, pėr tė ringjallur kujtimet e fundit materiale tė Jasharėve. Adem Jashari shumė shpejt do tė ketė muzeun e tij, njė tempull modest pėr luftėtarin, qė nisi luftėn ēlirimtare tė Kosovės. Pas vdekjes u shpall "Hero i Kosovės", i ėshtė akorduar "Medalja e artė e Lidhjes sė Prizrenit", ndėrkohė qė njė medalje trimėrie mban emrin "Adem Jashari". Luftėtari kosovar ka njė bust edhe nė Tiranė, pranė gjimnazit "Qemal Stafa".

Ditė tė vėshtira pėr laboratorin
Puna pėr restaurimin e objekteve tė mbetura nga familja Jashari e gjen Laboratorin e Institutit tė Kulturės Popullore, i vetmi nė gjithė vendin, nė njė gjendje tė vėshtirė. Pas shuarjes sė buxhetit, laboratori tashmė po pėrballet me shkurtime punonjėsish. Pak kohė mė parė u shkurtua vendi i njėrės prej specialisteve, dhe ata pak tė mbetur presin t'iu vijė radha. Nuk e dinė se ē'do tė bėhet me ta, me godinėn ku punojnė aktualisht, me objektet, jeta e tė cilave varet tek ky laborator. "Kolegėt kosovarė na kėrkuan ndihmė, pasi atje nuk ka laborator tė tillė, por ėshtė e pamundur qė tė realizohet e gjithė kjo punė vetėm nga njė njeri", - thotė Stamati, i cili ka kėrkuar pranė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve njė fond prej 300 mijė lekėsh dhe njė staf specialistėsh, tė paktėn vetėm pėr kėtė projekt.

24-07-2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] KJO ARĖ, KĖTĖ ‘BEREQET’ JEP! (2008-12-01 16:03:50 nga admin1)
[ Opinione ] Dikush vėrtet po rren, kryeministėr ! (2008-12-01 15:58:24 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Opinione ] SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDĖRKOMBĖTAR (2008-12-01 15:43:49 nga admin1)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Diaspora ] Nė Heidelberg tė Gjermanisė u kremtua 28 nėntori (2008-12-01 15:37:02 nga admin1)
[ Opinione ] 28 nėntori simbol i gėrshetimeve tė rėndėsishme kombėtare (2008-12-01 15:34:43 nga admin1)
[ Kultura ] PROFILI LETRAR I DEMAĒIT (2008-12-01 15:29:18 nga admin1)
[ Opinione ] KUSH JANĖ DIFEKTET TONA…?! (2008-12-01 15:25:12 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster