DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Territoret e shkėputura vėzhgojnė dhe presin
Postuar mė datėn: 2008-01-07 16:06:03 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Stefan Wagstyl

Paralajmerimet ruse se nje shpallje e njeanshme e pavaresise nga Kosova do te vendoste nje precedent per territoret e tjera te shkeputura provokojne nervozizem midis zyrtareve amerikane dhe atyre te BE-se. Por ne territoret e shkeputura te Abkhazise, ne Detin e Zi, fjalet e Moskes jane po aq te mirepritura sa edhe dirta e diellit ne dimer.

"Ne e shikojme Kosoven pikerisht si nje precedent, jovetem per Abkhazine por per shume vende te tjera qe nuk jane njohur", thote Maxim Gunjia, zv/Minister i Jashtem, ne nje interviste telefonike nga Sukhumi, kryeqytetin abkhaz. "Ne duam te arrijme njohjen nderkombetare per pavaresine tone".

Abkhazia, e cila ligjerisht eshte nje krahine e Gjeorgjise, ku votuesit shkuan per te votuar ne fundjaven e shkuar per zgjedhjet shume te ngushta presicenciale te cilat synojne te kapercejne nje krize gjithnje e me te madhe politike, eshte ne krye te listes se territoreve te diskutueshme, ku Kremlini mund te jete ne gjendje te perdore precedentin e Kosoves. Osetia e jugut, nje krahine e shkeputur shume me e vogel ne Gjeorgji, eshte nje tjeter kandidat i rendesishem. Po ashtu eshte edhe republika e Transnistrias, nje rajon i shkeputur ne Moldavi, i cili nuk eshte njohur nderkombetarisht.

Nje Rusi gjithnje e me agresive i shikon konfliktet mbi keto tre territore si mundesi potenciale per te risiguruar influencen ne ish-Bashkimin Sovjetik dhe per te ngacmuar Perendimin, i cili nuk do te pelqente te shikonte ish-republikat sovjetike qe te riktheheshin ne orbiten e Moskes.

SHBA dhe Bashkimi Evropian kane interesa ne te tre krahinat: ato mbeshtesin perpjekjet e Gjeorgjise per te rivendosur autoritetin e saj mbi Abkhazine dhe Osetine e jugut, dhe per te kerkuar antaresimin ne NATO, ndersa ne Moldavi, ato jane te etura qe vendi te ribashkohet dhe te rrise bashkepunimin me Perendimin.

Pas vitesh ne nje situate te bllokuar, ceshtja e Kosoves eshte ngritur lart ne axhenden diplomatike midis perpjekjeve per te gjetur nje marreveshje per kete pjese te Ballkanit, e cila ka qene drejtuar nga OKB-ja qekur forcat serbe u debuan nga trupat e NATO-s ne 1999. Perendimi mbeshtet gjeresisht kerkesat per pavaresi te shumices etnike shqiptare, por Rusia mbeshtet kembenguljen e Serbise qe Kosova te mbetet territor serb.

Deshtimi muajin e kaluar te bisedimeve te fundit, te drejtuara nga OKB-ja, ka shtyre SHBA dhe BE te pergatiten per te arritur nje marreveshje jashte kuadrit te OKB-se sipas se ciles qeverite perendimore do te njihnin kete vit nje deklarim te njeanshem te pavaresise.

Duke mbeshtetur Beogradin, Moska eshte duke mbeshtetur nje aleat tradicional dhe duke mbrojtur interesat e saj. Ashtu sic argumenton Oksana Antonenko, nje analiste ne Institutin Nderkombetar te Studimeve Strategjike (International Institute for Strategic Studies), me qender ne Britanine e Madhe, ruset e shikojne vendosjen e NATO-s ne Kosove si nje kercenim ndaj Rusise. Ajo shkruan ne nje analize te koheve te fundit se shume ruse e shikojnne marreveshjen e propozuar per Kosoven si nje perpjekje te perendimoreve per te provuar se fushata e 1999 ishte legjitime. "Meqenese Rusia e kundershtoi fushaten .. nuk ka asnje interes qe ta legjitimoje ate tani, kur marredheniet jane te tendosura lidhur me mbrojtjen kunder rakete ne Evrope, zgjerimin e NATO-s dhe Traktatin per Forcat Konvencionale ne Evrope (nje traktat sigurie i luftes se ftohte, te cilin Moska e pezulloi kete muaj".

Rusia eshte gjithashtu e shqetesuar mbi vendosjen e nje precedenti te rrezikshem. Ashtu sic deklaroi Sergei Lavrov, minister i Jashtem, kete muaj: "Kjo do te krijoje nje reagim zinxhir neper Ballkan dhe zona te tjera te botes".

Rajoni per te cilin Moska shqetesohet ne vecanti eshte Kaukazi, ku popullsite minoritare brenda dhe jashte Rusise kane kerkuar vazhdimisht pavaresine. Moska eshte me pak e shqetesuar sesa c'ishte mbi integritetin e saj territorial pasi rivendosi ne menyre te pergjakshme kontrollin mbi Cecenine. Por Presidenti Putin mbetet i shqetesuar. Kete vere ai deklaroi : "Eshte shume e veshtire t'u shpjegosh njerezve ne veri te Kaukazit perse, ne nje pjese te Evropes, disa njerezve i'u eshte dhene e drejta per te qene te pavarur, ndersa ketu ne Kaukaz ata nuk e kane nje te drejte te tille".

Por ky qendrim nuk e ka ndaluar Mosken per te mbeshtetur rajonet e shkeputura te Gjeorgjise, Abkhazine dhe Osetine e jugut, me para, eksperte ushtarake dhe te sigurise dhe ceshtjen e pasaportave ruse. Mikhail Shakashvili, presidenti pro-perendimor i Gjeorgjise, eshte i bindur se Rusia eshte duke perdorur konfliktet separatiste per te minuar ate. Ai e ka bere fatin e Abkhazise dhe Osetise se jugut nje teme qendrore te fushates se tij zgjedhore, duke udhetuar ne rajone ne nje perpjekje per te fituar votat e me shume se 200.000 refugjateve gjeorgjiane nga keto zona.

Deri tani zoti Putin nuk ka sugjeruar njohjen e Abkhazise ose Osetise se jugut, pothuajse sigurisht si pasoje e shqetesimeve per impaktin e mundshem mbi minoritetet kaukaziane te Rusise. Por nacionalistet ruse jane duke shprehur me ze te larte mbeshtetjen e tyre. Boris Grizlov, kryetari Dumes, ka propozuar debate parlamentare mbi njohjen e Abkhazise dhe Osetise se jugut muajin e ardhshem. Antare te tjere te Parlamentit sugjerojne se Transnistria mund t'i pasoje ato. Keto mocione nuk do te kene ndonje force ligjore, por do te ngrene temperaturen politike, nderkohe qe ngjarje te tilla si ajo e Kosoves arrijne nje faze kritike.

Znj.Antonenki nuk pret qe Moska te nxitoje per te njohur shtetet e rinj si "hakmarrje" per Kosoven. Megjithate, ajo thote se Rusia ne te ardhmen mund te levize drejt njohjes se Abkhazise, e cila eshte pare si nje shtet me i mundshem sesa Osetia e jugut ose Transnistria. Ne cdo rast, bashkepunimi me Perendimin per te zgjidhur konfliktet ne Kaukaz do te jete shume me i veshtire.

Aleksander Rondeli, president i Fondacionit gjeorgjian per Studimet Strategjike Nderkombetare, eshte dakord: "Nuk do te kete lufte mbi Abkhazine, por presioni politike mund te rritet".

Megjithate, diplomatet perendimore paralajmerojne se nese presioni do te rritet, mund te rriten rreziqet e perplasjeve qe do te perfshinin, psh, rojet kufitare. Vitin e kaluar, Gjeorgjia akuzoi Rusine se kishte hedhur nje rakete ndaj nje pike ushtarake gjeorgjiane ne kufij me Abkhazine. Me vone, dy oficere ruse qe punonin me trupat abkhaze u vrane ne nje perpjekje me forcat gjeorgjiane.

Ne Abkhazi, z.Gunjia insiston se autoritetet jane te angazhuara per te siguruar pavaresine permes mjeteve paqesore. Ai nuk e shikon kete njohje ne nje kohe te afert, por thote se kjo do te arrihet ne kohen kur Rusia do te prese Lojrat Olimpike Dimerore te 2012, ne qytetin e Socit, brigjet e Detit te Zi, prane Abkhazise.

ABKHAZIA
U shkeput nga Gjeorgjia ne luften civile 1992-1993 kur me shume se 200.000 gjeorgjiane etnike u larguan. Disa prej tyre jane rikthyer. Dikur vend i preferuar pushimi i Stalinit, ajo ka nje potencial te madh turistik. Popullesia afersisht 200.000. Perplasje sporadike midis forcave kufitare abkhaze dhe gjeorgjiane.

OSETIA E JUGUT
U shkeput nga Gjeorgjia ne 1991-1992. Perplasjet rifilluan ne 2004 pas perpjekjeve gjeorgjiane per te rivendosur kontrollin. E izoluar nga toka dhe e varfer, me nje popullesi prej 70.000. E lidhur permes tuneleve qe perdoren prej kontrabandisteve me territorin rus te Osetise se veriut.

TRANSNISTRIA
Deklaroi pavaresine nga Moldavia ne 1990. Perpjekje te shkurtra ne 1992 perfunduan kur nderhyne trupat ruse te vendosura atje. Popullesia prej 550.000 vete ne nje total prej 4 milion moldavesh. Bisedimet per nje marreveshje jane mbajtur midis BE, Moldavise dhe Rusise.

"THE FINANCIAL TIMES"
07 Janar 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] KJO ARĖ, KĖTĖ ‘BEREQET’ JEP! (2008-12-01 16:03:50 nga admin1)
[ Opinione ] Dikush vėrtet po rren, kryeministėr ! (2008-12-01 15:58:24 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Opinione ] SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDĖRKOMBĖTAR (2008-12-01 15:43:49 nga admin1)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Diaspora ] Nė Heidelberg tė Gjermanisė u kremtua 28 nėntori (2008-12-01 15:37:02 nga admin1)
[ Opinione ] 28 nėntori simbol i gėrshetimeve tė rėndėsishme kombėtare (2008-12-01 15:34:43 nga admin1)
[ Kultura ] PROFILI LETRAR I DEMAĒIT (2008-12-01 15:29:18 nga admin1)
[ Opinione ] KUSH JANĖ DIFEKTET TONA…?! (2008-12-01 15:25:12 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster