| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Seanca e pestė gjyqėsore kundėr Albin Kurtit |
| Postuar mė datėn: 2008-02-06 08:46:40 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Gjykata vepron pėr ta shkatėrruar padėgjueshmėrinė morale tė avokatėve mbrojtės
Sot paneli ndėrkombėtar i gjykatėsve nė rastin e montuar politiko-gjyqėsor kundėr Albin Kurtit kanė hyrė nė luftė tė hapur me Odėn e Avokatėve tė Kosovės, brenda sallės sė rrethuar me policė tė armatosur ndėrkombėtar, pėrfshirė njė polic nga Rumania. Avokati i caktuar nė seancėn e kaluar, Ferki Xhaferi, refuzoi tė marrė pjesė nė kėtė gjykim, akt ky parimor i padėgjueshmėrisė, duke iu pėrgjigjur kėshtu thirrjes sė mėhershme tė Albinit drejtuar tė gjithė avokatėve nė Kosovė, qė mos tė pranojnė ta mbrojnė atė. Pėr kėtė akt tė padėgjueshmėrisė morale, Ferki Xhaferi u gjobit me 250 euro dhe gjykatėsi Salustro kėrkoi nga Oda e Avokatėve ta pėrjashtojnė Ferkiun. Paneli i gjykatėsve nuk ka kurrfarė tė drejte ta pėrjashtojė asnjėrin prej Odės sė Avokatėve! Kjo Odė do tė duhej tė vepronte e pavarur dhe nė mėnyrė autonome nga pushteti apo gjyqėsori.
Avokatja e re mbrojtėse, Fetije Ukaj, e cila ishte caktuar sot nė ora 10 pėr ta zėvendėsuar z. Xhaferin, deklaroi se ajo nuk do ta mbrojė Albinin pa pėlqimin e tij. Znj. Ukaj tha se pa pėlqimin e Albinit, ajo do tė qėndronte nė gjykatė vetėm pėr ti pėrmbushur kushtet ligjore dhe, kėsisoj, do tė shndėrrohej nė kukull. Gjykatėsi Salustro e pyeti: A dėshironi tė veproni sipas ligjit apo sipas vullnetit tė z. Kurti? Nėse mendoni se Albin Kurti ėshtė pėrmbi ligjin, atėherė ma thoni?
Janė kėta gjykatės qė e konsiderojnė veten tė jenė mbi ligjin - dhe tė cilėt nė tė vėrtetė JANĖ mbi ligjin nė sistemin e padrejtė tė UNMIK-ut. Gjykatėsi Salustro mėpastaj e la tė kuptohet se nėse Fetije Ukaj nuk paraqitet nė seancat e ardhme gjyqėsore, mungesa e saj do tė jetė shkaktar i drejtpėrdrejtė i zgjatjes sė paraburgimit pėr Albinin. Kjo po ashtu tregon se gjykata nuk do ta shqyrtojė fare kėrkesėn e avokatit Ferki Xhaferi pėr anulim tė masės sė paraburgimit qė i ėshtė caktuar Albinit. Ai po ashtu e tha nėnrreshta se Ukaj ka dėshtuar nė pėrgatitjen e saj pėr rastin, edhepse ajo e kishte marrė lėndėn dhe dokumentat e lėndės vetėm tre orė para se tė fillojė seanca.
Mė nė fund, Salustro vendosi ta sfidojė Odėn e Avokatėve tė Kosovės. Ai tha se nėse znj. Ukaj nuk paraqitet nė seancėn e radhės, gjyqi do ta caktojė Ramė Gashin, Kryetarin e Odės sė Avokatėve, pėr ta zėvendėsuar atė. |
|
Albin KURTI, kryetar i LV
Albin Kurti deklaroi se Nuk e pranoj avokaten Fetije Ukaj pėr shkak se nuk ju pranoj ju si gjykatė, e cila e ka caktuar atė. Akt moral ėshtė pikėrisht akti i padėgjueshmėrisė sė Ferki Xhaferit, dhe ėshtė simptomatike nga kjo gjykatė qė ka vendosur sot afėr meje njė polic nga Rumania.
Natyra politike e kėtij gjykimi dhe mungesa e ēfarėdo baze ligjore pėr tė u pa sheshazi sot. Gjykata po synon ti detyrojė avokatėt shqiptarė pėr tė marrė pjesė nė kėtė gjykim kundėr vullnetit tė Albinit, pėr ti dhėnė rastit legjitimitet tė falsifikuar. Pėr ta bėrė kėtė gjykata sė pari pėrdori kėrcėnimet financiare, kurse sot ka tentuar tia shkatėrrojnė karrierėn z. Xhaferi. Tash ata e kanė kėrcėnuar edhe vetė kryetarin e Odės sė Avokatėve.
Kėto kėrcėnime tė gjykatės po tregojnė qartė se sa tė dėshpėruar, por edhe tė uritur janė kėta gjykatės pėr ta dėnuar Albinin, dhe pėr ta bėrė kėtė gjykim tė duket si kinse gjykim i drejtė. Mirėpo mu kėto kėrcėnime tė gjykatėsit Salustro po ia ējerrin maskėn tėrė sistemit gjyqėsor e politik tė ndėrtuar nga UNMIK-u, dhe po e shpėrfaqin fytyrėn e vėrtetė tė kėtij sistemi - njė fytyrė kjo e shėmtuar dhe e dhunshme qė qėndron pėrmbi njė popull tė shtypur, tė varfėr e tė lodhur. Salustro gradualisht po e zgjeron frontin e UNMIK-ut kundėr tėrė popullit tė Kosovės.
Kėrcėnimet e tij nuk janė vetėm pėr Albinin dhe avokatėt - ato po i drejtohen secilit qytetarė tė Kosovės. Salustro me kėto po na tregon se UNMIK-u kėtu ka tė drejtė tė bėjė ēfarėdo qė dėshiron, me kėdo qė dėshiron dhe kurdo qė dėshiron. A nuk mund tė thuhet kjo edhe pėr policin rumun nė gjykatoren e Kosovės? Ky ėshtė koleg i atyre policėve qė vranė e plagosėn mė 10 shkurt. Kėta plumba nuk na ndalėn. E nuk do tė na ndalin as kėrcėnimet e Salustros e as paraqitja e policėve rumun nėpėr seanca e nė rrugė. Pėr shkak se padrejtėsia me tė cilėn po pėrballemi ėshtė e padurueshme.
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
5 shkurt 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|