DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Letėr profesor Refik Hasanit
Postuar mė datėn: 2008-09-27 13:10:08 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

I nderuari profesor Refik Hasani!

Ju faleminderit pėr shkrimin e dėrguar!

Edhe pse keni ngritur njė temė me vend pėr Kosovėn Lindore prapė se prapė nuk mund tė pajtohem me mėnyrėn e shtjellimit tė kėsaj teme. Mendoj se ēėshtja shqiptare nė pėrgjithėsi dhe e Kosovės Lindore nė veēanti mund tė pėrparoj vetėm kur mendojmė dhe veprojmė drejtė.

Si shqiptarė e kemi pėr obligim qė ta ndihmojmė njėri tjetrin nė sqarimin e ēėshtjeve tė paqarta.

Unė mė poshtė do tė jap mendimin tim nė disa pika tė artikullit tėnd, dhe nuk kėrkoj nga ju qė tė pajtoheni, por nėse e keni bėrė nga padituria e gjerave, qė sė paku nė tė ardhmen tė i pėrmirėsoni ato.



1. Kosovėn Lindore ju e quani Luginė e Preshevės..pse?

Nėse vėllezėrit tanė nga trojet etnike nuk e dinė ..ti sė paku duhet ta dish...Lugina e Preshevės ėshtė njė term qė pėrfshin vetėm 10% tė territorit dhe popullsisė shqiptare tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės (territori Moravica, pėrgjatė korridorit 10) apo lė jashtė 90% tė shqiptarėve tė Kosovės Lindore, pra edhe Malėsinė tėnde.

2. Prishtina nuk ėshtė vetėm kryeqytet i Kosovarėve...pse jo shqiptarėve?

Pse ju intelektualėt shqiptarė bini nė kurthe tė tilla. Ju si e ndieni veten profesor Hasani: si kosovar apo SHQIPTAR?

Nėse Prishtina ėshtė e kosovarėve ...atėherė ajo nuk ka asnjė obligim ndaj shqiptarėve.

Sipas jush si do tė duhej tė identifikohen shqiptarėt e Kosovės Lindore, si kosovar apo shqiptar?

3. Takimet me Haradinaj marketing politik...mirė e keni vlerėsuar profesor e nuk e luan as topi.

Kjo ėshtė njė veprim taktik i tė dy palėve me qėndruar nė pushtet.

4. Thaēi ka kredibilitet nė ''Luginė''...pse profesor Hasani?

Vetėm pse ju jeni anėtarė i PDK-sė nė Gjilan?

4. Institucionet e Kosovės duhet tė i japin instruksione tė qarta partive politike tė ''Luginės''.....

Profesor tė ua kujtoj se jo vetėm Prishtina por edhe Tirana e Shkupi zyrtar tė udhėhequr nga zyrtar mafioz qė mendja i punon vetėm pėr ato shtete qė i paguajnė, i kanė dhėnė shumė herė instruksione tė qarta dhe tė sakta mafiozėve tė ''Luginės'' (Riza Halimit, Shaip Kamberit, Nagip Arifit,Jonuz Musliut, Skender Destanit dhe Ragmi Mustafės) -shkoni me Serbi. Kėta tė tanėt me qejf e kanė pranuar njė instruksion tė tillė. E dini pse? Nė Serbi ka mė shumė para se nė trojet etnike.

5. Nėse ju garantohen 5 vende nė parlament...edhe 50 vende profesor me ju garantua asgjė nuk mundesh me ndryshuar nė Serbi, sepse i ke 210 deputet serb kundėr teje nga numri i pėrgjithshėm i 260 deputetėve.

6. Nuk kanė faj as kėta pasi as z.Daci nuk brengoset pėr vendasit e vetė...kėtu profesor mė duket sikur fajin po mundoheni tė ia pėrshkruani njė individi. Shtrohet pyetja sa intelektual tjerė tė Kosovės Lindore kemi nė Prishtinė?Ku janė ata, ēfarė bėjnė?Nuk mund tė presėsh ndihmė nga ata qė pėr karrierė kanė lėshuar vendlindjen e tyre. Por njė gjė duhet mos harruar, pėr ēėshtjen madhore duhet qė tė gjithė tė interesohemi pa ndarje krahinore e jo i Tiranės tė mendoj vetėm pėr Tiranėn, ai i Shkupit vetėm pėr Shkupin. Njė pyetje personale pėr ju, ēka ka bėrė deri mė tash vendasi juaj Sevdail Hyseni pėr Malėsinė e Bujanocit edhe pse ėshtė nė funksione tė larta zyrtare nė Bujanoc?

7. Ta shkruajmė njė program, strategji veprimi nė konsultim me Akademinė e shkencave dhe me miqtė amerikanė...profesorė kur njė strategji e bėjnė akademikėt tanė unė nuk e di se ēka na duhen amerikanėt. Kjo sipas meje akademikėt tanė do tė i paraqiste si njerėz tė paaftė dhe nė anėn tjetėr do tė mė vinte turp nga amerikanėt duke na konsideruar si njė popull qė nuk ka njerėz sė paku tė shkruajnė njė strategji tė thjeshtė veprimi pa ta. Njė pyetje profesor pėr ju..a dinė shqiptarėt diēka tė bėjnė pa u konsultuar me amerikanėt?

8. Serbia nuk do tė ketė kohė tė merret me punė tjera...si profesor i ekonomisė duhet tė i kushtosh mė shumė kohė lėndės sė historisė dhe do ta kuptosh se kush ėshtė Serbia. Serbia ka potencial jo vetėm me Prishtinėn por edhe me Tiranėn tė luaj si macja me miun pėr shumė arsye.

9. Nė shumė shkrime tė juaja paraqiteni si autor i shumė iniciativave..kėtu profesor ma kujtoni njė ves tė keq tė disa individėve, se historia e popullit shqiptarė fillon me ta. Edhe sikur tė ishte e vėrtet i lini tė tjerėt tė ua pėrmendin meritat. Profesori duhet ta dijė se nė mes tė dhėnies sė iniciativave dhe realizimit tė tyre nė praktik ėshtė njė det i madh.

10. Ne e dimė se profesor Refik Hasani ėshtė edhe anėtarė i kryesisė sė shoqatės sė tė shpėrngulurve nga Kosova Lindore ''Vatra'' me seli nė Gjilan. Do tė kishte qenė mirė sikur profesori tė na tregonte pėr lojėrat politike parazgjedhore qė bėnė kjo shoqatė nė emėr tė shpėrngulurve me mafiozėt politik tė ''Luginės'' siē janė Riza Halimi, Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Jonuz Musliu. Ēka i premtojnė mafiozėt kėtyre dhe sa i realizojnė ato premtime?. Si dhe pėr shumė takime tjera nė emėr tė shoqatės qė ka pasur me personalitete zyrtare shqiptare. Profesor ēėshtja shqiptare ndihmohet duke e folur tė vėrtetėn e jo duke dhėnė vetėm nisma.

11. Si nė ēdo punė edhe pėr Kosovėn Lindore ekziston njė hierarki veprimi. Tė parėt duhet tė jemi ne popullata autoktone me udhėheqėsit tanė. Pastaj duhet tė vijė Prishtina, Tirana e Shkupi zyrtar dhe krejt nė fund bashkėsia ndėrkombėtare nėse kemi nevojė pėr ta. Por te ne shqiptarėt me udhėheqėsi mafioze po ndodhė e kundėrta dhe punėt i kemi ashtu siē i kemi.

12. Sa i pėrket kthimit tė tė shpėrngulurve nga Malėsia e Bujanocit, kishte qenė mirė sikur profesori ynė tė bėhet shembull pėr tė kthyerit dhe i pari me familje tė kthehet nė vendlindje.

13. Profesor Hasani, energjinė qė e keni dhe mundėsin pėr tė dhėnė kontribut duhet ta harxhoni me shoqatėn ''Vatra'' nė gjetjen e formave dhe mėnyrave tė veprimit pėr ata qė duan tė kthehen. Sukses tejet i madh do tė konsiderohet sikur nga 3000 tė shpėrngulur tė ktheni 10 familje qė do tė qėndrojnė pėrgjithnjė nė Malėsi tė Bujanocit.

Shpresoj se kėtė reagim tė shkurtėr do ta kuptoni si qėllimmirė dhe do tė ju motivoj drejt sukseseve tuaja tė reja si nė rrafshim personal ashtu edhe kombėtar.

Tė pėrshėndet Besnik Hysa
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Letėr e hapur: Pėr Kuvendin e Kosovės – Kryetarit, Jakup Krasniqi (2008-11-27 17:47:13 nga admin4)
[ Kultura ] Letėr nga Vendlindja e Alfabetit (2008-11-21 15:59:44 nga admin1)
[ Opinione ] LETĖR E HAPUR LIDERĖVE SHQIPTARĖ (2008-11-21 15:56:58 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR MBĖSHTETJEJE (2008-11-16 17:14:36 nga admin1)
[ Kultura ] Le Clezio fiton ēmimin Nobel pėr letėrsi (2008-10-09 16:24:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR PĖRSHĖNDETĖSE KLUBIT “AFRIM ZHITIA”, ME RASTIN E FESTIMIT TĖ lOO VJETORIT TĖ DITĖLINDJES SĖ GJENIUT, ENVER HOXHA! (2008-10-07 02:54:00 nga admin4)
[ Opinione ] LETER DIKUR SHOKUT TIM NE MIGRIM TANI ZYRTAR I PRISHTINES! (2008-10-02 11:21:52 nga admin4)
[ Kultura ] Kush ka frikė nga rishikimi i historisė sė letėrsisė shqipe? (2008-09-19 08:33:43 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Senatorja Clinton shkruan leter, per ēeshtjen e basketbollistit serb Koveēeviē (2008-09-12 04:10:25 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PDSH: Letėr ndėrkombėtarėve pėr ligjin e gjuhės shqipe (2008-08-19 15:19:24 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sot fillon Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare (2008-08-18 04:19:30 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster