DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SHQIPTARĖT DHE „PAKOJA AHTISAARI“…!
Postuar mė datėn: 2008-09-19 14:27:03 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: GAFURR ADILI

Shqiptarėt e "Republikės" sė Kosovės po ia shohin sherrin „Pakos Ahtisari“, tė cilėn tanimė e kanė zbėrthyer edhe shumė intelektualė atdhetarė, jo vetėm nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Presheva e Bujanoci dhe Ulqini, por edhe nga diaspora shqiptare; kurse, bashkėsia ndėrkombėtare dhe pėrfaqsuesit e tyre, tė akredituar nė Prishtinė, rregullisht dhe sistematikisht deklarojnė se:



„Pakoja e Ahtisaarit“ ka qenė dhe mbetet zgjedhja mė e mirė pėr Kosovėn, qė favorizon popullin shqiptar tė Republikės sė Kosovės...!? Kėtij kori tė ndėrkombėtarėve, rregullisht dhe sistematikisht, me propagandėn e tyre (pėrmes tė gjitha masmediave vizive dhe tė shkruara), i janė bashkangjitur edhe tė gjitha partitė politike, jo vetėm tė pozitės por edhe ata tė opozitės: tė Prishtinės, tė Tiranės dhe tė Shkupit, kurse partitė politike tė shqiptarėve nėn Serbi (Kosova Lindore) dhe ato nė Mal tė Zi, si dhe PDI (Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim) e popullsisė shqiptare nga Ēamėria (nė Republikėn e Shqipėrisė),po heshtin pakuptueshėm dhe nuk po kėrkojnė qė ato favore tė cilat bashkėsia ndėrkombėtare (pėrmes „Pakos sė Ahtisarit“), ia paska bėrė Kosovės dhe popullit tė saj, t’ia bėjė edhe Serbisė, edhe Malit tė Zi dhe edhe Greqisė, sepse ne shqiptarėt as nuk kemi dashur dhe as nuk duam qė tė jemi tė privilegjuar karshi fqinjėve tanė, si: Serbia, e cila nė gjirin e vet, krahas shqiptarėve tė Kosovės Lindore (Preshevės, Medvegjės e Bujanocit) dhe mbi 100 mijė shqiptarėve nė Beograd, ka edhe hungarezė, rumunė, kroatė, boshnjakė, bullgarė, romė, etj., apo Mali i Zi, i cili gjithashtu, krahas kombėsisė shqiptare aty, qė sipas statistikave zyrtare (tė falsifikuara) pėrbėjnė 8%-shin e popullsisė sė pėrgjithshme tė Malit tė Zi, ka edhe mbi 30% serbė dhe pastaj edhe boshnjakė, kroatė, romė dhe tė tjerė, apo nė Greqi, ku krahas popullsisė arvanitase (mbi 2 milionėshe), nė Greqi jetojnė edhe turq, bullgarė, kucovllahė, romė dhe shumė minoritete tjera. Pra, "Republika" e Kosovės, me mbi 90% shqiptarė, nga bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė cilėsuar si njė shtet multietnik dhe kėshtu nuk cilėsohet as Serbia, as Mali i ZI, as IRJM (ku po sipas statistikave tė falsifikuara, kombėsia shqiptare aty pėrbėnė 27,5%-in e popullsisė sė pėrgjithshme tė sė sėmurės sė Ballkanit) dhe as anėtarja e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, Greqia, e cila tė gjithė minoriteteve ua ka ndryshuar, jo vetėm pėrkatėsinė e tyre kombėtare, por edhe ate konfeksionale, dhe tė gjithė i ka regjistruar grekė dhe ortodokės, si dhe tė gjithė ata qė nuk e kanė pranuar dhe nuk i janė nėnshtruar kėsaj trysnie e represioni shtetėror grek, janė detyruar tė largohen, apo edhe me dhunė e gjenocid janė dėbuar pėr nė Turqi dhe pėr nė Shqipėri, siē ka qenė edhe fati i kombėsisė (myslimane) nga Krahina e Ēamėrisė dhe nga Krahina e Kosturit, gjysma e tė cilėve aktualisht jetojnė nė Republikėn e Shqipėrisė dhe po aq edhe nė Turqi. Nėse bashkėsia ndėrkombėtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO), pėrmes “Pakos Ahtisari”, me tė drejtė, kėrkon rikthimin nė Kosovė tė tė gjithė tė larguarve (edhe serbėve) nga Kosova, pėr ēka janė shumė tė pėrkushtuara tė gjitha institucionet vendore tė Prishtinės, shtrohet pyetja, se pse kjo bashkėsi ndėrkombėtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO), njė gjė tė tillė nuk ia kėrkon edhe Greqisė, anėtares sė OKB-sė, tė Bashkimit Evropian dhe tė NATO-s, apo edhe anėtares tjetėr tė OKB-sė, Serbisė, kur dihet fakti se nga Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci), pas Luftės sė vitit 2000 dhe nė vazhdim, nga atje janė larguar mbi 50 mijė shqiptarė, tė cilėt janė vendosur nė "Republikėn" e Kosovės, si dhe nga dhuna dhe represioni i aparatit tė dhunės (ushtrisė dhe xhandarmėrisė serbe), si dhe nga varfėria e madhe, qė e ka krijuar vetė Serbia nė kėtė krahinė shqiptare, shqiptarėt e Kosovės Lindore po shpėrngulen pėr ēdo ditė pėr nė "Republikėn" e Kosovės, ku shumė shpejt edhe kėta ardhacakė aty do tė quhen MUHAXHIRRĖ, siē janė quajtur dhe quhen shqiptarėt e dėbuar me dhunė dhe gjenocid (menjėherė pas vitit 1878) tė Krahinės sė TOPLICĖS, tė cilėt atėherė u vendosė nė Kosovė, apo siē edhe quhen camė shqiptarėt e debuar me dhunė e gjenocid nga Krahina e ĒAMĖRISĖ dhe qė janė tė vendosur nė Republikėn e Shqipėrisė, dhe kėtu njihen si ēamė. Konsideroj qė, politika zyrtare e Tiranės, tė cilėn e obligon neni 8 i Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, dhe ajo e Prishtinės, si dhe mbi tė gjitha partitė politike shqiptare tė Kosovės Lindore (Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit) dhe ata nė Mal tė Zi, si dhe PDI-ja nė Tiranė, pėrfundimisht duhet tė zgjohet nga letargjia (pėrgjumja) e tyre politike dhe bashkėsisė ndėrkombėtare t’i kėrkojmė qė „Pakoja Ahtisari“ tė zbatohet edhe nė Serbi, nė Mal tė Zi dhe nė Greqi.

Tiranė, 19 shtator 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Koncerti qe bashkon shqiptaret (2008-11-29 12:36:17 nga admin2)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
[ Opinione ] Shqiptarėt duan tė jenė bashkė nė njė shtet tė pėrbashkėt (2008-11-05 16:41:28 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] UNMIK-u diskriminon shqiptarėt nė Veri tė Kosovės! (2008-11-01 15:30:29 nga admin1)
[ Kultura ] MANASTIRI DHE OBJEKTI I KONGRESIT, PĖR SHQIPTARĖT, SI MEKA DHE QABEJA PĖR MYSLIMANĖT (2008-11-01 01:40:28 nga admin4)
[ Intervista ] Tė pėrdoret nocioni politik: Shqiptarėt e Shqipėrisė Lindore! (2008-10-08 17:08:31 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise (2008-10-06 00:10:29 nga admin2)
[ Opinione ] ĒKA NUK E BĖJMĖ NE SHQIPTARĖT, E BĖJNĖ ATA…! (2008-10-03 17:44:27 nga admin1)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ LIROHEN NGA KOLONIALIZMI SHEKULLOR SLLAV NĖ BALLKAN (2008-09-09 13:15:51 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster